Al-Punk
Still here
Mesazhi i një fjalimi të gjatë, shoqëruar me ndryshimet në Qeveri dhe kupolën drejtuese të PS, ishte përpjekja e Edi Ramës për t’i thënë Asamblesë së partisë që drejton, se nuk ka ndërmend të hapë krahun e të largohet shpejt nga drejtimi i saj.
Kjo ishte edhe tema për të cilën biseduam të hënën në mbrëmje në emisionin Debat në A2CNN, drejtuar nga Alba Alishani, në prezencë të sekretarit të Përgjithshëm të PS, Blendi Klosi, bashkë me analistin Lutfi Dervishi.
Pas gati tre mandatesh në krye të Qeverisë, ka njerëz brenda forcës më të madhe në pushtet të cilëve po u soset durimi. Vite të gjata në pritje që t’u vijë rradha për të marrë drejtimin e partisë, po fillojnë të hartojnë strategjitë që mund t’i çojnë në krye të lojës së pushtetit, pas largimit të Edi Ramës.
Por shefi nuk lëviz. Ua tha troç se ka fituar 8 nga 9 beteja elektorale, pra pa të nuk kanë ku shkojnë. Nga ana tjetër nuk njeh përgjegjësi as morale për faktin se një pjesë e mirë e njerëzve me të cilët ka drejtuar, kanë përfunduar para drejtësisë. Për më tepër, ua bëri të qartë që e bezdisin zërat se “i gjati të lëshon” për të shpëtuar veten.
Me lëvizjet në qeveri e parti, u mundua të sheshojë orekset e tepruara, teksa zbuti pakënaqësinë e ndonjë pale tjetër. Edi Rama nuk ikën. Do të duhet ta heqin, nëse nuk dëshirojnë të mbajnë rradhën, derisa ai të lodhet. Apo derisa shqiptarët të lodhen me të gjithë ata.
Artikulli i plote...