Bizneset pirate dhe muzika e furgoneve

dora283

Primus registratum
Bizneset pirate dhe muzika e furgoneve

Hej ju forumista, qe shkruani per kenget tuaja te preferuara, shkarkoni tekste kengesh italiane (qe mua personalisht me pelqejne shume), a po e vini re se c'po behet me muziken shqiptare? Nqs do te ishit frekuentues te rregullt te autobuseve si une, po. Shtepite diskografike shqiptare, ne kembim te disa fitimeve, qe nuk jane te pakta, pranojne te nxjerrin ne treg albume palaco, me kenge palaco, te kengetareve palaco. Po ndikojne me se miri ne perdhosjen e muzikes shqiptare. e bukura eshte se pervec televizioneve palaco qe behen pjese e ketij tregu, jane dhe te ashtuquajturat "televizione serioze" te cilat nuk kursehen ne misionin: Vidh te fitojme sa me shume! Ishte per te qeshur dhe per te qare kur
MR Adrian Gaxha nga Maqedonia erdhi me nje muzike te vjedhur nga Sanremo dhe u prit si mbret i muzikes shqiptare ne Top Channel. Pse mo kaq budallenj jane shqiptaret? Eshte njesoj sikur te marresh nje liber te huaj, ta perkthesh dhe te hiqesh sikur e ke shkruar to! Atehere po qe do te fitoja me shume se Maddona Shqiptare (qe mund te ngjaje me gjithcka pervec Maddones reale). Me e keqja eshte kur keto kenge i degjon edhe ne pub-e, festa te ashtuquajtura mondane dhe shume te rinj shqiptare i adhurojne. O my God!
 

epremte

Primus registratum
Re: Bizneset pirate dhe muzika e furgoneve

shshshsh Dora
tutti i gusti sono giusti
as mua s me pelqejne po si zor se ndonje shofer unaze rri degjon Norah Jones ne orar te punes. Lere te shkretin se gjynah, muzika qe njeriu pelqen i ngjan jetes qe ai ben, eshte e thjeshte. ne shqiptaret jemi mesuar ti kapercejme shkallet 2 nga 2. nuk e sheh sa injorance ka verdalle? me bast qe te cahen hundet kur hipen ne autobuz. nuk ke pse pretendon shije te holle muzikore ketu. eshte e njejta gje me filmat librat dhe cdo forme tjeter arti. :shrug:
 

GJYSHI

Gjyshi
Re: Bizneset pirate dhe muzika e furgoneve

Dora,Dora
Holly Valance kopjoi kengen Kiss Kiss nga ajo kenga turke dhe u prit ketu ne angli si goodes e te gjithe thoshin cfare muzike e kur e vura ne makine kaseten me kengen origjinale turke disa shoke angleze u cuditen dhe nuk e besonin.
Kjo bote ka me miliona kenge, epo 7 nota muzikore jane te shkretat, sillu perdridhu aty ne nje vend mblidhen. Pacim Dora e ngjofsh muzike si ta do zemra
 

zog

Primus registratum
Re: Bizneset pirate dhe muzika e furgoneve

TRE jane ngjyrat baze, e bejne miliona te tjera kur kombinohen mes tyre.

keshtuqe mendoj, ato 7 notat mjaftojne.

problemi eshte truni. dhe per kete nora ka te drejte. veçse mendoj se gjeniun popull duhet ta degjoj dhe kaihere, se ai nuk gabon shpesh.

dallimi them une eshte se muzika qe degjon shoferi i autobuzit duhet shoqeru me pak raki, qe te pelqehet.

s'ma ha menia ti kete shku nores menia ketu.
 

dora283

Primus registratum
Re: Bizneset pirate dhe muzika e furgoneve

Faleminderit per "Nora". Gjithsesi mendoj se nje dite edhe ligji per te drejten e autorit do te vije, pak me zvarritje, por do te vije. Duhet ca kohe sa te mbushen mire xhepat e televizioneve, sa te zgjohet shteti nga gjumi dimeror :sleep: (qe po zgjat ca si teper), dhe kur shtepite diskografike te mos kene me shitje (gje qe nuk ndodh duke pasur parasysh shtimin e numrit te fansave te kesaj muzike).
 

Guest
Re: Bizneset pirate dhe muzika e furgoneve

O Dora,
Uroj mos ta kesh seriozisht kete mendimin tend! Po ti qenke per tu heq nga shqiperia mi ti!
Po si mi boka muzike koti Adrian Kola, Shkelqim Kola, Mimoza Imani, Madona, Eglantina...?
Po ik mi rob se ti smerrke vesh ka muzika!

-----
Vetem dashuri vetem dashuri
per gocat e rejaaa moooooj
dhe per djemt e ri (200 here deri sa te behen pese minuta )
-----
:rockband:
 

dora283

Primus registratum
Re: Bizneset pirate dhe muzika e furgoneve

O zemra, dhe une shpresoj shume qe mos ta kesh seriozisht. Nqs e ke seriozisht, atehere po te them qe vazhdo degjoje dhe te befte mire! :smash:
 
Top