Babai i Nicole Kidman ka humbur jetën aksidentalisht

BeRaTsi_MiZeRje

Aktivist i AlbForumi



Babai i Nicole Kidman ka humbur jetën aksidentalisht në një hotel në Singapor, ku ndodhej për të vizituar vajzën e tij Antonia. Policia e Singaporit tha se 80-vjeçari u dërgua në spitalin “Tan Tock Seng” ku më pas u deklarua se kishte ndërruar jetë.


Dr. Kidman ka rënë nga shkallët në dhomën e hotelit, ku ndodhej pasi kishte konsumuar mëngjesin raporton” Australian Womens Weekly”.



D. Kidman ishte një psikolog klinik në spitalin “Royal North Shore” dhe drejtues i departamentit të shëndetit mendor në “University of Technology” në Sidnei.



Si një psikolog shumë i nderuar ai kishte bërë kërkime sesi ndikonte ana psikike-sociale në sëmundje, duke përfshirë edhe kancerin e gjirit.


Ai ishte nderuar me Urdhër në Australi në vitin 2005 për kontributin në fushën e psikologjisë klinike. Familja ishte parë së bashku për herë të fundit në muajin janar, në 50-vjetorin e martesës së Dr. Kidman dhe bashkëshortes Jannelle.


Në qershor të këtij viti Nicole Kidman, 46 vjeç, së bashku me babain e saj dhe bashkëshortin Keith Urban parakaluan në tapetin e kuq në “Swisse Celebrate Ball” në Melburn. Nicole Kidman ka lindur në Honolulu, por familja e saj u shpërngul në Sidnei kur aktorja ishte vetëm 4 vjeç.

 
Top