Anekdota nga njerëz të medhenj.

Seyfert

Valoris scriptorum
Një komediograf i patalentuar e pyeti Shekspirin:
- A ju pëlqeu komedia ime e fundit?
- Do të më pëlqente, - i u përgjigj Shekspiri, - po të ishte me të vërtetë e fundit!h

..........................................................

Një mik i tha Shekspirit:
- A do të pranonit të bëheshit deputet?
Dramaturgu i madh i u përgjigj:
- Më mirë luaj rolin e një kukulle në skenë se sa në parlament!

....................................................

Kur mësoi se miqtë deshën ti ngrinin një përmendore, Shekspiri tha:
- Nuk dëshiroj të më ngrini aq lart, sepse kam frikë se mos më merren mendtë dhe rrëzohem!
 

Seyfert

Valoris scriptorum
Anekdota nga jeta e Sokratit.

Kur po kalonte së bashku me nxënësit para një dyqani ku përgatiteshin kurora për fituesit e lojrave olimpike dhe për heronjtë e luftës, Sokrati tha:
- Është më e lehtë të thurësh një kurorë se sa të gjesh një kokë për ta vënë!
......................................................................

Kur Sokrati pa në një pemë një grua, ai tha:
- Ah, sikur të gjitha pemët të na jepnin fruta të tilla!

....................................................................

Gjatë një bisede, njëri nga të pranishmit e pyeti Sokratin:
- Si mund të përkufizohet ciniku?
- Ciniku i përngjet atij njeriu që di çmimin e çdo sendi, por nuk di vlerën e asgjëje!

........................................................................

Dikush i tha Sokratit:
-Katër athinas flasin keq për ju.
-Të shkretët ata. Nuk vuajnë vetëm nga dobësitë e tyre, por dhe nga të mirat që kam
unë!

.....................................................................

Vendimi me vdekje u dha nga trupi gjykues. Sokrati filloi të qeshë.
-Talleni me ligjet e Athinës! – i tha njëri nga anëtarët e trupit gjykues.
- Më kënaq ky dënim, sepse mund ta paguaj pa qenë nevoja të hyj në borxhe,-u
përgjigj Sokrati.

...........................................................................

Çfarë mund të na thoni për vdekjen e Sokratit? – e pyetën njërin nga ish nxënësit e tij.
-Ai u shua si një yll, e jo si kandil që e fik çdo lloj ere!.
 

Seyfert

Valoris scriptorum
Anekdota nga jeta e personaliteteve të shquara


Këshilla e Balzakut

Balzakut po i binte në qafë një i patalentuar që i jepte çdo ditë me dhjetra faqe për t’i lexuar.
- Dëgjo, - i tha Baltaku,- ti ke prirje por duhet të lexosh më shumë.
- E çfarë përfitimi do të kem? – e pyeti ai me naivitet.
- Duke lexuar shumë do t’ju mbetet më pak kohë për të shkruar...

Këshilla e Shout

Gjatë një dreke Bernard Shou ishte ulur pran një zonje aristokrate.
- I nderuar zoti Shou,- iu drejtua zonja . Ju që jeni kaq i ditur, a mund të më tregoni ndonjë mjet për tu dobësuar?
Shou e vështroi me ironi dhe i tha:
- Po si jo! – Di një recetë, por nuk di si t’jua përkthej fjalën “PUNË” që ju nuk e njihni.

Diogjeni dhe hajdutët.

Kur ndjeu se hajdutët i kishin hyrë në shtëpi për t’i vjedhur, filozofi Diogjen u fut në një qyp. Hajdutët e gjetën aty dhe e pyetën:
- Pse u fshehe këtu?
Diogjeni u shpjegoi:
- Duke ditur varfërinë time, më erdhi turp t’ju dilja përpara.

Diogjeni për jetën

E pyetën Diogjenin:
- Përse jeta është kaq e shkurtër?
- Që të jetojmë vetëm për punë të dobishme, - u përgjigj Diogjeni.

Injorimi i Volterit

Një kundërshtar i Volterit i preu rrugën atij duke i thënë:
- Unë nuk ua liroj rrugën budallenjve!
Volteri bëri me një anë dhe tha:
- Kurse unë ua liroj gjithmonë...

Dekarti dhe duka

Një dukë e gjeti filozofin francez Dekartin duke ngrënë ushqime të zgjedhura.
- Edhe filozofët hanë ushqime të zgjedhura? – i tha ai me qesëndi.
- E pse jo, - ia priti filozofi. Zotrote kujton se ushqimet e zgjedhura janë vetëm për injorantët...!

Sekreti i Sokratit

Një athinas e pyeti Sokratin:
- Në Athinë ti je mbret i fjalës. Ku qëndron sekreti i këtij vlerësimi?
- Unë flas vetëm atëherë kur kam diçka për të thënë.

VIRGJILI (poet latin)

I thanë poetit latin Virgjil se një kritik kishte folur keq për të. Kur e morri vesh se për çfarë bëhej fjalë Virgjili tha:
- Kundër kësaj kritike unë do të hakmerrem duke përfituar nga këshilla e saj e mirë...

SHARL GUNO (kompozitor)

Kompozitori Sharl Guno bisedonte një ditë me një fillestar mendjemadh, i cili nuk pushonte së mburruri veten e tij.
- Dëgjo i tha Gunoi, - edhe unë kur isha në moshën tënde shoshja vazhdimisht: “Unë, unë, unë!”. Pastaj: “Unë dhe Moxarti!”. Më vonë: “Moxarti dhe unë!” Kurse sot them vetëm “Moxarti”

SENEKA përball NERONIT

Filozofi SENEKA ia përplasi në fytyrë të vërtetën perandorit NERON. Një senator që e dëgjoi i tha:
- Si nuk ke frikë nga një njeri para së cilit dridhet e tërë bota?
- Më mirë preferoj të vërtetën me rrezik, - iu përgjigj Seneka, - se sa lajkat që vrasin ndërgjegjen.

SOKRATI dhe gruaja

Sokrati, filozofi i madh grek, e kishte gruan shuamë grindavece. Një ditë ajo u grind për një kohë të gjatë dhe, më në fund, e tërbuar se i shoqi nuk kthente përgjigje, i holli në kokë një kovë me ujë.
Filozofi mërmëriti:
- E dija unë, se pas tërë atyre bubullimave, patjetër do të binte shi.

Shakaja e ROSINIT

Një aristokrate injorante pyeti kompozitorin e shquar Rosini:
- A është e vërtetë se fosfori i peshqve shton inteligjencën e njerëzve?
- Pasi Rosini pohoi, ajo i tha:
- Ju lutem, mjeshtër, çfarë peshku më këshilloni të ha?
- Një balenë të tërë.

Shakaja e RABËLEIT

Mjeku dhe shkrimtari i falshëm francez Rabële, duke u kthyer nga Roma në Lion, kishte mbetur pa të holla.
Nuk kishte para as për të paguar hotelin, as për të udhëtuar. Atëherë, për të dal nga situata bëri dy pako dhe shkroi sipër tyre “Helm për mbretin”, “Helm për mbretëreshën”.
Policia sekrete e arrestoi në vend dhe e pruri në Paris. Këtu panë shakanë: pakot nuk kishin asnjë lloj helmi.
Kjo ishte e vetmja mënyrë për të ikur nga hoteli pa paguar dhe për të udhëtuar falas.

Mendimi i PASTERIT për fatin

Një klerik takoi një ditë në rrugë Lui Pastërin dhe i tha:
- Zoti Pastër, e morët vesh që Flemingu zbuloi penicilinën? – Për këtë e ndihmoi vetëm fati.
Shkencëtari i madh ia ktheu me ironi:
- Ashtu është Atë, por ama fati ndihmon vetëm mendjet e ndritura...

Inteligjenca e PUSHKINIT

Një oborrtar i Carit për të vënë në provë dhe për ta hutuar Pushkinin e pyeti pa pritur:
-A mund të më thuash që gjë të përbashkët kam unë me diellin?
Poeti u përgjegj pa u menduar aspak:
-As ty dhe as diellin njeriu nuk mund t’i shikojë pa u vrenjtur.

NJUTONI dhe i dërguari i mbretit

Një nëpunës i lartë anglez i ngarkuar nga mbreti, shkoi të takonte shkencëtarin e njohur Njuton. Atë çast Njutoni ishte i zënë me një punë shkencore dhe i tha mysafirit që të ulej në karrike, dhe ta priste.
Oborrtari mendjemadh i tha me kryelartësi:
-Mos harro se unë jam i dërguari i mbretit.
Njutoni i hodhi një vështrim të shpejtë nga maja e kokës e deri në fund të këmbëve dhe, duke i zgjatur një tjetër karrige, ia priti shkurt:
-Mirë. Atëherë uluni në dy karrige...

MOLIERI para vdekjes

Kur Molieri pësoi një krizë në mes të skenës, thirrën urgjentisht një mjek, i cili, pasi e vizitoi i tha:
-Për mua të gjitha organet punojnë në rregull...
Molieri, menjëherë përpara se t’i mbyllte sytë përgjithmonë e tha fjalinë e fundit:
- Është një kënaqësi për mua që të vdes i shëruar plotësisht.

Zgjuarsia e DANTES

Një herë kur poeti i madh italian Dante Aligeri ndodhej në oborrin e sundimtarit të Veronës, princi i tha:
Unë habitem zoti Dante si është e mundur që një njeri kaq i ngritur sa ju të urrehet nga gjithë oborri ku karagjozin e duan kaq shumë?
Dante iu përgjigj:
- Shkëlqesia e juaj do të habiteshit më pak, po të kishit parasysh se gjithmonë i duam më shumë ata që na ngjajnë më tepër neve.
 

Seyfert

Valoris scriptorum
Anekdota nga Mark Tuen

Që kur ishte nxënës, Mark Tueni kishte prirje për humor. Njëherë, mësuesi u dha nxënësve si detyrë shtëpie të shkruanin një hartim për përtacinë. Të nesërmen Tueni i a dorëzoi mësuesit fletoren krejt të bardhë.
- Ç’do të thotë kjo djalosh?
- Detyra e shtëpisë që keni kërkuar ju, zoti mësues, pasojë e përtacisë!

........................................................

Për shtypin amerikan Mrk Tueni ka thënë:
Gjysma e atyre që i blejnë gazetat këtu në Amerikë, nuk lexojnë asnjë artikull. Gjysma e atyre që e shfletojnë, nuk e kuptojnë, ndërsa ata që e lexojnë, nuk e beojnë!

........................................................

Gjatë fushatës së zgjedhjeve, një kandidat e pyeti Tuenin:
-Ju që e njihni psikologjinë e amerikanëve, si më këshilloni ta përfundoj fjalimin tim?
- T’i falenderoni të pranishmit dhe pastaj të largoheni në majë të gishtave që të mos i zgjoni!!

..............................................................

Një ditë Tueni u thirr nga një afarist për të parë koleksionin e tij të parukeve.
- Si ju duken? – e pyeti afaristi.
- Koleksion i mrekullueshëm! Veçse nuk kuptoj përse i duhen tërë këto paruke një
njeriu pa kokë!

....................................................................

Gjatë një darke, një afarist amerikan po u thurrte lavde bankierëve.
Mark Tueni që ndodhej aty, tha:
- Për mendimin tim, bankierët nuk ndryshojnë aspak nga gangsterët. Bankieri është
një gangster që grabit ditën, ndëra gangsteri është një bankier që vjedh natën!

..............................................................

Mark Tueni qe ulur në hollin e një hoteli në Londër, ku ishte i ndaluar duhani, por ku disa anglezë kishin ndezur çibukët dhe llullat.
Tueni u tha:
- Besoj se nuk ju shqetësoj unë që nuk pi duhan!

............................................................................

Mark Tueni i tha një mikut të tij:
- Mos u bëj kurrë mik me afaristët, se ta hedhin. Afaristi më tha: “Ty të takon pjesa e përparme, kurse mua ajo e pasme”, pra, sipas tij, unë duhej ta ushqeja lopën, kurse ai ta milte!

.........................................................................

Mark Tueni kishte vajtur me një mikun e tij në teatër ku po shfaqej një dramë e
dobët.
Shkrimtari i tha me zë të ulët mikut:
- Të largohemi nga teatri para aktit të dytë.
- E përse jo qysh tani, pas aktit të pare?
- Sepse do ketë shumë kallaballëk!
 

Seyfert

Valoris scriptorum
Anekdota
Avokati i shkurtër
Në gjykatë hyri një avokat, tepër i vogël, për të mbrojtur çështjen e një klienti të tij.
Avokati tjetër, pasi e pa atë, tha:
- Si ti, avokat? Unë mund të fus në xhepin tim!
-Shumë mirë, atëhere, në xhepin tënd do ketë më shumë mënçuri se në kokën tuaj!

Mbreti Filip
Mbreti Filip i Mqedonisë iu përgjigj miqve të vet që i thonin se “grekët, megjithëse të mbuluar me favore nga ai, përsëri e fyenin atë;
-Çfarë do ndodhte sikur unë të sillesha me ta më keq?!- vërejti Filipi..

Themistokliu
Themistokliu e martoi të bijën me një njeri shumë të mirë por të varfër, sepse, thosh ai, “bija ime don më mirë një njëri pa pasuri se sa pasuri pa njëri”.

Ciceroni
Ciceroni i tha dikujt që thosh se “e shoqja ishte 30 vjeçe”.
- Padyshim që kjo është e vërtetë sepse e kam dëgjuar këtë gjë që 10 vjet rresht!

Oficeri
Një oficer i perandorit August i kërkoi atij ta nxirrte në pension.
-Nuk më duhen paratë, madhëri, por doja që të gjithë ta merrnin vesh se këtë nder ma bëtë ju me duart tuaja.
Augusti u përgjigj:
-Shumë mire, thuaje kudo sikur unë të kam nxjerrë në pension, nuk kam për ta mohuar këtë gjë!

Moskuptimi
-I dashur, harrova kuletën në shtëpi, më jep hua 10 000 L.
-Më fakt nuk e bëj dot këtë, por po të jap 300 L të marrësh taksinë e të shkosh në shtëpi të marrësh kuletën.

I dituri dhe i pasuri
Një i ditur ndërmori një punë të rëndësishme shkencore por nuk kishte mjete për ta realizuar atë.
Prandaj i bëri një vizitë një të pasuri të cilit i kërkoi ndihmë. Ky kundërshtoi.
I pasuri:
- Është e çuditshme që vetëm të diturit vinë e kërkojnë para te të pasurit, unë përkundrazi kurrë s’e kam bërë këtë gjë.
I dituri:
- Këtë ata e bëjnë sepse e kuptojnë se kanë nevojë për para, kurse të pasurit asnjëherë nuk e kuptojnë se kanë nevojë për shkencë.
I pasuri:
- Pse atëhere të pasurit u dhurojnë para të verbëve, të çalëve dhe fatkeqëve të tjerë, por nuk u dhurojnë para të diturve të varfër?
I dituri:
- Sepse ata kanë frikë se dikur mund të bëhen edhe ata të verbër, të çalë etj, por ata nuk kam frikë kurrë se do bëhen të ditur!

Laraskat
Një burrë nga fshati shkoi në Kiev. I bënë përshtypje ndërtesat e larta. E pa një polic dhe i tha:
-Çfarë po sheh kështu, o bablok?
-Ja, laraskat mbi pullazin e këtij pallati.
-Sa laraska numërove?
-13- u përgjigj fshatari.
- Atëhere më jep 13 rubla, përndryshe do të të çoj në rajonin e policisë!
Fshatari ia dha 13 rublat dhe rrugës, duke u kthyer, po thosh me vete:
- Sa mirë që nuk i thashë 50 laraska, se aq ishin në fakt…

Vjedhësi
- Nga dosja shihet se vjedhjen e keni profesion, i pandehur.
- Pse, si mendoni ju, kam vjedhur për kënaqësi?!

Oficeri
-E shikon atë trung peme, e zemë se armiku qëndron përpara trungut. Qëlloje!
Por ushtari nuk qëlloi mbi trung, por pak anash.
-Si të thashë unë? Nuk je i përgatitur për qitje!
-Z. officer, kur vjen armiku, ai nuk qëndron vetëm përpara trungut por edhe anash…

I dënuari me vdekje
Në Londër kishin dënuar me vdekje një burrë. Por përpara se ta vrisnin ai u sëmur. E dërguan në spital. Pas një jave, kryemjeku e nxori të burgosurin nga spitali me shënimin:
“I sëmuri u shërua, prandaj mund ta vrisni pa dëmtuar shëndetin e tij…”

Profesori
Profesori i zoologjisë nuk e kishte aspak qejf kur një student vinte me vonesë në leksion.. Një ditë, ai po fliste për kalin, kur ia behu një student i vonuar. Për habi, profesori vazhdoi leksionin. Pasi mbaroi se treguari për kalin, ai tha:
- Tash zotërinj, pas kalit të kalojmë te gomari dhe iu kthye studentit të vonuar duke e ftuar atë të ulej.
- Mos u shqetësoni profesor, unë mund ta dëgjoj gomarin edhe në këmbë- vërejti studenti..

Kopraci
Pasi dëgjoi një ligjëratë të ndjeshme nga prifti për bamirësinë, kopraci nisi të thotë me vete:
- U preka aq shumë nga kjo ligjëratë se jam gati të dal e të lyp edhe unë..

Mbreti
Francisko I, mbreti i Francës, i bëri një vizitë papës Leoni X. I habitur nga luksi i oborrit të papës ai vërejti:
- Në Bibël thuhet se barinjt fetarë jetonin në varfëri dhe në thjeshtësi.
Papa ia ktheu:
-Kjo ka ndodhur atëhere kur mbretërit ishin vetë barinj…

Kë don më shumë
Kur je një vjeç don atë që të ushqen;
kur je pesë vjeç don nënoken;
kur je dhjetë vjeç don kohën e lirë;
kur je gjashtëmbëdhjetë vjeç don lirinë;
kur je njëzetë vjeç don të dashurën;
kur je tridhjetë vjeç don bashkëshorten;
kur je dyzetë vjeç don fëmijët e tu;
kur je gjashtëdhjetë vjeç don rehatinë tënde;
në të gjitha kohërat don veten.

Poeti
Mbreti i Anglisë pa në rrugë poetin Pope i cili ishte gungaç.
–Do doja të dija përse shërben ky njeri i vogël që ecën shtrëmbër?
Poeti e dëgjoi dhe tha;
- Që t’u bëjë juve madhëri të ecni drejt!

Napoleoni dhe njoftimet gazetareske
Kur Napoleoni I e la ishullin e Elbës dhe u drejtua për Paris, një gazetë pariziene, “Moniteur”, njoftoi
Dita 1
“Kanibali i mallkuar doli nga strofulla e tij”
Dita 2
“Djalli i Korsikës zbriti nga anija në gjirin Zhuan”
Dita 3
“Tigri mbërriti në Gapo”
Dita 4
“Përbindëshi e kaloi natën në Grenobël”
Dita 5
“Tirani kaloi Lionin”
Dita 6
“Uzurpatorin e kanë parë 60 milje larg kryeqytetit”
Dita 7
“Napoleoni do jetë nesër pranë fortifikatave tona”
Dita 8
“Perandori mbërriti në Fonteneblo”
Dita 9
“Hirësia e tij perandorake kaloi dje në pallatin Tuilerie, i rrethuar nga qytetarët e tij besnikë.”

Problemi u zgjidh
Një herë natyralisti i njohur, Buffoni, kish thirrë në shtëpi në kopësht disa miq të ditur.
Aty ishte një glob xhami që ishte i nxehtë në një anë, pikërisht aty ku binte hieja dhe jo rrezet e diellit.. Të gjithë po arsyetonin si ishte e mundur kjo. Bufoni thirri kopshtarin dhe kërkoi mendimin e tij. Ky u përgjigj thjesht: -Globi ishte nxehur shumë në njërën anë ku binte dielli, unë e ktheva atë anë në hije…

Kapiteni
Një grua iu ankua kapitenit ndaj ushtarëve të tij që e kishin grabitur atë.
-Mos vallë të morën gjithçka, gjithçka?- kërkoi të dinte kapiteni.
- Jo, më kanë mbetur disa gjëra.
-Atëhere nuk kanë qënë ushtarët e mij, sepse ata marrin gjithçka!
 

Seyfert

Valoris scriptorum
Anekdota nga Volteri,

Volteri shkoi me vonesë në shfaqjen e një pjese në teatrin e qytetit. Portieri, për respekt,
shkeli rregulloren dhe i a hapi derën, duke it hënë me zë të ulët:
- Veç ju lutem, ecni në majë të gishtërinjve...
- Pse, tha i çuditur Volteri, kaq shpejt i ka zënë gjumi?
..................................................

Për të shkurtuar shpenzimet e oborrit mbretëror, u vendos të shiteshin gjysma e kuajve.
Kur e mori vesh këtë, Volteri tha:
- Mund të kursenin dhe më shumë.
- Në ç’mënyrë?
Volteri u përgjigj:
- Duke i larguar dhe tërë gomerët që janë mbledhur në pallat!

......................................................................

Një poetuc iu ankua Volterit:
- Më batërdisën! Më vodhën!
- Oh, mjerë ti ç’të paska gjetur. Po çfarë të kanë vjedhur?
- Dorëshkrimet e mia...
- Mjerë ai që ti ka vjedhur!

.....................................................

Të tjera.....

Në një restorant ku Turgenievi po hante bukë, hyri me mëndjemadhësi një general, i cili, duke mos gjetur vënd për tu ulur, i u afrua tryezës së shkrimtarit, dhe i qëndroi aty në këmbë, duke i thënë pas pak gjithë inat:
- A mund të më thoni ç’ndryshim ka midis njeriut dhe kafshës?
- Ua them unë, njeriu ha ulur, kurse kafsha në këmbë!

.....................................................

Aktori francez Zhan Rishard desh të blinte një palë këpucë, por shitësi u përpoq ti shiste një palë të tjera.
- Mos u mundoni të mi shisni këto këpucë që më vijnë të ngushta dhe më vrasin këmbët.
- Por për këtë vit, këta janë të modes, zotëri – i tha shitësi.
- Ndoshta, por unë i kam këmbët të vitit të kaluar, iu përgjigj aktori.

.....................................................

Një shkrimtar të dehur e ndalën njëherë policët. Ky u tha:
- Kam pirë pak si shumë këtë herë, por mos harroni se edhe Dostojevski, Bajroni, Allan Poe etj, kanë pirë si unë.
- Djema, - tha oficeri i patrullës, - kontrolloni menjëherë të gjithë zonën, sepse, me sa duket, paskemi të bëjmë me një bandë të tërë!
 

Seyfert

Valoris scriptorum
Anekdota nga njerëz të shquar.

Xhorxh Litenbergu ishte mjeshtër i aforizmave. Një barkalec i tha një ditë:
- Jeni person i kulturuar, i zgjuar, por i keni ato veshë të mëdhenj që u a asgjësojnë të gjitha cilësitë.
Litenbergu iu përgjigj gjakftohtë:
- Merrni me mend veshët e mij dhe trurin tuaj....Ky kombinim do të jepte një gomar mjaft fisnik!

...................................................

Shkrimtari anglez Samerset Mom, në moshën 88 vjeçare u sëmur rëndë nga gripi. Kështu u detyrua të bënte regjim shtrati, për ditë të tëra, dhe nuk pranoi ta vizitonte njeri.
Një grua që admironte talentin e tij, e mori në telefon dhe, pasi kërkoi të dinte se si ndjehej me shëndet, e pyeti se çfarë dëshironte t’i dërgonte, portokalle apo lule.
Momi i u përgjigj:
- Sa më shumë portokalle zonjë, për lulet është ende shpejt!
..................................................

.Barez Sulivan, artist i famshëm anglez, po luante gjatë një shfaqje rplin e Rikardit të tretë. Kur arriti në shprehjen “ Një kale, për një kale jap mbretërinë”, një shikues nga salla thirri:
- A nuk do t’ju mjaftonte një gomar?
- Po, - iu përgjigj artisti, - Eja!

....................................................

Samuel Sharli, kirurg i njohur anglez, u thirr me shumë urgjencë tek një lord, i cili kishte pësuar një gërvishtje fare të lehtë. Pasi e vizitoi, kirurgu it ha shërbëtorit të vraponte në farmaci për të marrë një ilaç.
Duke dëgjuar këtë, lordi u zbeh dhe pyeti:
- Doktor, përse ky nxitim?
- Kam frikë se po nuk vrapoi me sa i hanë këmbët......
- Ç’mund të ndodhë? – bërtiti lord ii tmerruar.
- Mund të ndodhë që plaga të shërohet para se ai të kthehet!

...................................................

Një mjeku ushtarak që pretendonte se i shëronte njerëzit nga sëmundja e amnezisë (humbjes së kujtesës), dhe se kishte kuruar dhe vehten, shkrimtari irlandez, Xhanathan Suift i tha:
- Duhet t’ju besojmë, sepse ju nuk harroni kurrë të merrni para për çdo vizitë!

....................................................

Gjatë një bisede shoqërore, shkrimtari francez Barbej d’Orevej po thoshte se nuk kishte takuar ndonjëherë gra të shëmtuara.
- Të gjitha gratë janë engjëj – tha ai.
Sakaq, një grua me hundë të shtypur, e cila u ndodh aty, e ndërpreu:
- Doni të thoni se dhe unë me këtë hundë të shtypur jam një engjëll?
- Po zonjë. Ju jeni një engjëll i rënë nga qielli, por keni patur fatkeqësinë se keni rënë me hundë!

.................................................

Halifi Harun Al – Rashid kishte në oborrin e vet një shakaxhi të quajtur Belul. Një ditë i kërkoi këtij listen e të marrëve të Bagdadit.
- Dëgjoni, - i tha shakaxhiu, - unë po bëj listën e të diturve se është e shkurtër, dhe kështu del vetvetiu lista e të marrëve!

................................................

Xhorxhi i I, mbret i Anglisë, para se të hipte në fron, pati qenë princ i krahinës së Hanoverit. Meqë e donte shumë vendin e tij, çdo vit shkonte për ta vizituar. E përshkonte zakonisht Hollandën duke bujtur nëpër hotelet që rastiste gjatë rrugës. Njëherë, pasi udhëtoi tërë ditën, u shtrua ta kalonte mbrëmjen tek lokali “ Luani i artë” në Amesfort. Kërkoi tre vezë të ziera që të shuante urine. Pasi i hëngri, pyeti sa kushtonin.
- Dyqint fiorinta – i tha bujtinari, serbes.
- Dyqint fiorinta për tri vezë?! Kaq të rralla janë vezët në këtë krahinë? – u habit mbreti.
- Nuk janë të rralla vezët, madhëri, por mbretërit!

...............................................................

Kur Miltoni u verbua, Jakovi II, i biri i Karlit I, gjatë një bisede, i tha:
- Mos vallë humbja e të parit është një denim i Perëndisë për të gjitha ato që keni shkruar kundër babait tim?
- Në se do të pranonim se ky është një ndëshkim i Zotit, - i tha Miltoni, - të kujtoj se unë kam humbur vetëm sytë, kurse yt atë – kokën!

.............................................................

Mbretëresha e Anglisë, Viktoria, njihej për veset e saj. Një ditë ajo thirri gaztorin e pallatit, dhe i tha:
- Po të porosis për herë të fundit që të mos dërdëllisësh poshtë e lart për veset e mia!
- As që më ka shkuar ndonjëherë ndërmend, - i a priti gaztori, që të flas për ato që i di e gjithë bota!

...............................................................

Kur u perhaps lajmi se në Vjenë kishte vdekur Franz Jozefi, disa kundërshtarë të tij u grumbulluan para pallatit dhe filluan të qanin.
Mareshalli i oborrit mbretëror doli në ballkon dhe filloi ti ngushëllonte:
- Nuk duhet të qani, se çdo gjë në perandorinë tonë do të mbetet si më parë.
- Po pikërisht për këtë po qajmë dhe ne! – u dëgjua një zë nga turma.

.............................................................

Një diplomat i huaj e gjeti presidentin demokrat kilian Salvador Alende duke pastruar këpucët.
- Si kështu zoti president, ju i lustroni vetë këpucët e tuaja?!
- Po pse, ju këpucët e kujt pastroni?

.......................................................

Kur Anatoli Frans kishte mbushur 80 vjeç, një mik e pyeti:
- Nuk ju shqetëson pleqëria që po ju troket në derë?
- Aspak! Unë nuk kam veshë që ta dëgjoj atë trokitje!

.............................................................

Shkrimtari francez Aleksandër Dyma, i biri, po kalonte një mbrëmje tek mjeku i njohur Zhistal.
- I dashur mik, - i tha mjeku, - kam dëgjuar se ju frymëzoheni në çast. A do të keni mirësinë të më nderoni duke shkruar një strofë në albumin tim?
- Me gjithë qejf!
Dhe shkroi në album:

“Që kur doctor Zhistali
Mjekon familjet fatzeza
U boshatis fare spitali......
- Bukur! – e ndërpreu mjeku.
Por shkrimtari shtoi:
Dhe u ngritën dy varreza!”
 

Seyfert

Valoris scriptorum
Anekdota nga jeta e personaliteteve të shquara


Këshilla e Balzakut

Balzakut po i binte në qafë një i patalentuar që i jepte çdo ditë me dhjetra faqe për t’i lexuar.
- Dëgjo, - i tha Baltaku,- ti ke prirje por duhet të lexosh më shumë.
- E çfarë përfitimi do të kem? – e pyeti ai me naivitet.
- Duke lexuar shumë do t’ju mbetet më pak kohë për të shkruar...

Këshilla e Shout

Gjatë një dreke Bernard Shou ishte ulur pran një zonje aristokrate.
- I nderuar zoti Shou,- iu drejtua zonja . Ju që jeni kaq i ditur, a mund të më tregoni ndonjë mjet për tu dobësuar?
Shou e vështroi me ironi dhe i tha:
- Po si jo! – Di një recetë, por nuk di si t’jua përkthej fjalën “PUNË” që ju nuk e njihni.

Diogjeni dhe hajdutët.

Kur ndjeu se hajdutët i kishin hyrë në shtëpi për t’i vjedhur, filozofi Diogjen u fut në një qyp. Hajdutët e gjetën aty dhe e pyetën:
- Pse u fshehe këtu?
Diogjeni u shpjegoi:
- Duke ditur varfërinë time, më erdhi turp t’ju dilja përpara.

Diogjeni për jetën

E pyetën Diogjenin:
- Përse jeta është kaq e shkurtër?
- Që të jetojmë vetëm për punë të dobishme, - u përgjigj Diogjeni.

Injorimi i Volterit

Një kundërshtar i Volterit i preu rrugën atij duke i thënë:
- Unë nuk ua liroj rrugën budallenjve!
Volteri bëri me një anë dhe tha:
- Kurse unë ua liroj gjithmonë...

Dekarti dhe duka

Një dukë e gjeti filozofin francez Dekartin duke ngrënë ushqime të zgjedhura.
- Edhe filozofët hanë ushqime të zgjedhura? – i tha ai me qesëndi.
- E pse jo, - ia priti filozofi. Zotrote kujton se ushqimet e zgjedhura janë vetëm për injorantët...!

Sekreti i Sokratit

Një athinas e pyeti Sokratin:
- Në Athinë ti je mbret i fjalës. Ku qëndron sekreti i këtij vlerësimi?
- Unë flas vetëm atëherë kur kam diçka për të thënë.

VIRGJILI (poet latin)

I thanë poetit latin Virgjil se një kritik kishte folur keq për të. Kur e morri vesh se për çfarë bëhej fjalë Virgjili tha:
- Kundër kësaj kritike unë do të hakmerrem duke përfituar nga këshilla e saj e mirë...

SHARL GUNO (kompozitor)

Kompozitori Sharl Guno bisedonte një ditë me një fillestar mendjemadh, i cili nuk pushonte së mburruri veten e tij.
- Dëgjo i tha Gunoi, - edhe unë kur isha në moshën tënde shoshja vazhdimisht: “Unë, unë, unë!”. Pastaj: “Unë dhe Moxarti!”. Më vonë: “Moxarti dhe unë!” Kurse sot them vetëm “Moxarti”

SENEKA përball NERONIT

Filozofi SENEKA ia përplasi në fytyrë të vërtetën perandorit NERON. Një senator që e dëgjoi i tha:
- Si nuk ke frikë nga një njeri para së cilit dridhet e tërë bota?
- Më mirë preferoj të vërtetën me rrezik, - iu përgjigj Seneka, - se sa lajkat që vrasin ndërgjegjen.

SOKRATI dhe gruaja

Sokrati, filozofi i madh grek, e kishte gruan shuamë grindavece. Një ditë ajo u grind për një kohë të gjatë dhe, më në fund, e tërbuar se i shoqi nuk kthente përgjigje, i holli në kokë një kovë me ujë.
Filozofi mërmëriti:
- E dija unë, se pas tërë atyre bubullimave, patjetër do të binte shi.

Shakaja e ROSINIT

Një aristokrate injorante pyeti kompozitorin e shquar Rosini:
- A është e vërtetë se fosfori i peshqve shton inteligjencën e njerëzve?
- Pasi Rosini pohoi, ajo i tha:
- Ju lutem, mjeshtër, çfarë peshku më këshilloni të ha?
- Një balenë të tërë.

Shakaja e RABËLEIT

Mjeku dhe shkrimtari i falshëm francez Rabële, duke u kthyer nga Roma në Lion, kishte mbetur pa të holla.
Nuk kishte para as për të paguar hotelin, as për të udhëtuar. Atëherë, për të dal nga situata bëri dy pako dhe shkroi sipër tyre “Helm për mbretin”, “Helm për mbretëreshën”.
Policia sekrete e arrestoi në vend dhe e pruri në Paris. Këtu panë shakanë: pakot nuk kishin asnjë lloj helmi.
Kjo ishte e vetmja mënyrë për të ikur nga hoteli pa paguar dhe për të udhëtuar falas.

Mendimi i PASTERIT për fatin

Një klerik takoi një ditë në rrugë Lui Pastërin dhe i tha:
- Zoti Pastër, e morët vesh që Flemingu zbuloi penicilinën? – Për këtë e ndihmoi vetëm fati.
Shkencëtari i madh ia ktheu me ironi:
- Ashtu është Atë, por ama fati ndihmon vetëm mendjet e ndritura...

Inteligjenca e PUSHKINIT

Një oborrtar i Carit për të vënë në provë dhe për ta hutuar Pushkinin e pyeti pa pritur:
-A mund të më thuash që gjë të përbashkët kam unë me diellin?
Poeti u përgjegj pa u menduar aspak:
-As ty dhe as diellin njeriu nuk mund t’i shikojë pa u vrenjtur.

NJUTONI dhe i dërguari i mbretit

Një nëpunës i lartë anglez i ngarkuar nga mbreti, shkoi të takonte shkencëtarin e njohur Njuton. Atë çast Njutoni ishte i zënë me një punë shkencore dhe i tha mysafirit që të ulej në karrike, dhe ta priste.
Oborrtari mendjemadh i tha me kryelartësi:
-Mos harro se unë jam i dërguari i mbretit.
Njutoni i hodhi një vështrim të shpejtë nga maja e kokës e deri në fund të këmbëve dhe, duke i zgjatur një tjetër karrige, ia priti shkurt:
-Mirë. Atëherë uluni në dy karrige...

MOLIERI para vdekjes

Kur Molieri pësoi një krizë në mes të skenës, thirrën urgjentisht një mjek, i cili, pasi e vizitoi i tha:
-Për mua të gjitha organet punojnë në rregull...
Molieri, menjëherë përpara se t’i mbyllte sytë përgjithmonë e tha fjalinë e fundit:
- Është një kënaqësi për mua që të vdes i shëruar plotësisht.

Zgjuarsia e DANTES

Një herë kur poeti i madh italian Dante Aligeri ndodhej në oborrin e sundimtarit të Veronës, princi i tha:
Unë habitem zoti Dante si është e mundur që një njeri kaq i ngritur sa ju të urrehet nga gjithë oborri ku karagjozin e duan kaq shumë?
Dante iu përgjigj:
- Shkëlqesia e juaj do të habiteshit më pak, po të kishit parasysh se gjithmonë i duam më shumë ata që na ngjajnë më tepër neve.
 

Narkomane

Valoris scriptorum
Anekdoda shqiptare për figurat historike komtare.

Emrat dhe kujtimet e njerëzve të mëdhenj janë paja e një kombi." Paskuale Willord

Skënderbeu dhe Ballabani
Në vitin 1463, Ballaban pashë Badera nga Mati, hyri me 18 mijë ushtarë në Dibër. Para se të fillonte lufta, i dërgoi Skënderbeut dhurata shumë te çmuara. Skënderbeu i dërgoi një plor dhe një krrabë. Me këto dhurata ai i thoshte Ballabanit se do të ishte më mirë bujk ose bari në Shqipëri, sesa pasha në Turqi.

Mençuria e Lekë Dukagjinit Lekë Dukagjini u nis për të shkuar në një kuvend burrash. Rrugës takoi një fshatar, i cili i tregoi se turqit kishin zënë prite për ta vrarë. Leka menjehere u ndal dhe ktheu rrugë.
- Përse kthëve rrugë? - ia ktheu fshatari.
- Më mirë të thonë dredhoi Leka, sesa vdiq Leka, - ia priti Lekë Dukagjini.

Ali Pasha dhe Napoleoni Napoleon Bonoparti i kërkoi Ali pashë Tepelenës një sasi gruri për ushtrine që kishte në ishujt grekë.
Sekretari formuloi përgjigjen me terma të zgjedhura dhe nisi tia lexonte pashait. Ali menjëherë e ndërpreu dhe i tha:
- Nuk më duhen fjalët e mëdha, prandaj shkruaj këto që po të them:
"Napoleon, dërgo paratë të marrësh grurin!
Unë, Ali Pasha"

Abdyl Frashëri në Dibër Rrugës për në Prizren, Abdyl Frashëri fjeti një natë në Teqenë e Vleshës në Dibër. Aty u mblodhën mjaft fshatarë, të cilët dëgjuan me vëmendje Abdylin, që foli për qëllimin e lartë të Lidhjes Shqiptare të Prizrenit. Pas fjalës së Abdylit, njëri nga pleqtë e fshatit iu drejtua:
- Abdyl bëj, pas fjalëve të mira që na the, të japim besën se, edhe diellin sikur ta ketë në dorë sulltani, prej tij nuk e duam.

Nikoll Kacorri dhe flamuri
Në kuvendin mbarëkombëtar me 28 Nëndor 1912, kur u shtrua për diskutim koha për ngritjen e Flamurit, patrioti i shquar Nikoll Kacorri, ngrihet dhe thotë:
" Burra, në qoftë për të vdekur nesër, më mirë vdesim sot!" dhe i zgjat flamurin Ismail Qemalit, i cili nga ballkoni i ndërtesës e shpalosi para mijëra njerëzve nga gjithë Shqipëria.

Ismail Qemali dhe Kanan Maze Luftëtari Kanan Maze shkoi në zyrën e rekrutimit te qeverisë së Vlorës për të hyrë në ushtrinë shqiptare.
Oficeri pasi e mati i tha:
- Shtatin e ke disa centimetra më të shkurtër nga sa e kërkon rregullorja, prandaj nuk mund të të pranojmë në ushtri.
Kanani shkoi menjëherë tek Ismail Qemali dhe i tha:
- Ismail Bej, vetëm për të gjatët e ke bërë Shqipërine apo edhe për të shkurtërit?
- Pse si është puna? - e pyeti Ismail Beu.
Kanani i tregoi çfarë i kishte ngjarë në zyrën e rekrutimit.
- Shqipëria ka nevojë edhe për të shkurtërit e, veçanërisht për trimat si ti, - ia ktheu Ismail Qemali dhe i dha një letër për komisionin, që jo vetëm ta pranonin në ushtri, por ta bënin edhe suvari.

Isa Boletini në Londër Në marsin e vitit 1913, një delegacion shqiptar me Ismail Qemalin, Luigh Gurakuqin, Isa Boletinin etj,. shkuan në Londër, ku mbahej konferenca e Ambasadorëve të Fuqive të Mëdha, të cilat do të caktonin edhe kufijtë e Shqipërisë. Kur delegacioni hyri në Ministrinë e Jashtme, sipas rregullit, Isa Boletini dorëzoi koburen. Ministri i Jashtëm, Eduard Grej i tha Isa Boletinit:
- Gjeneral, nesër gazetat mund të shkruajnë se Isa Boletinin që s'mundi ta çarmatoste Mahmud Shefqet Pasha, e çarmatosën në Londër.
- Jo besa, as në Londër jo, - u pergjigj Isai dhe nga xhepi i jelekut nxorri nagantinë (koburen) tjetër.

Elez Isufi dhe diplomati

Një diplomat i huaj, i shtyrë nga politikanët serbë i thotë patriotit dibran, Elez Isufi:
- Elez Aga, Bjeshkët e Sharrit është mirë tia jepni Jugosllavisë kundrejt një shpërblimi të mirë. Bjeshkët e Sharrit edhe sikur te jenë cifligu im, kurrë nuk i shes, lëne ma që ato janë pronë e kombit shqiptar, - ia ktheu Elezi.
Diplomati për të ndërruar bisedë tha:
- Zoti Elez, ku e ke qepur kaq bukur këtë kostum shajaku?
- Ne Galican te Dibrës, - ia ktheu elezi.
- Interesant, - thotë me mëndje diplomati, - kurrë s'kam parë njeri me veshje Galicani dhe me mëndje europiani

Ismail Spahia dhe Mahmud Kacaku Mahmud kacaku nga Kolesiani i Lumës, ishte ngatërruar me luftëtarin Islam Spahia për çështje kufijsh. Mahmudi, si kaçak që ishte, doli në mal të vriste Islamin. Me të marrë vesh ngjarjën, erdhën nga Prizreni dy ofiecerë turq dhe i shkuan në shtëpi Mahmudit.
- Përse keni ardhë, - i pyet ai.
- Morëm vesh që ke dal në mal me vra Islam Spahinë, që është armiku i perandorise osmane, - tha njëri oficer, - prandaj po e vrave do të jepen 100 lira.
- Kaq trim i madh qenka Islam Spahia sa e njihka dhe Stambolli? - pyeti i habitur Mahmudi.
- Islam Spahisë ia ka dëgjuar zërin edhe sulltani, - tha oficeri tjetër. Mahmudi, si u mendua pak tha:
- Përderisa Islam Spahia qenka kaq i zoti, sa e njihka dhe sulltani, unë nuk jam budalla me e vra për dy pëllembë tokë, prandaj merrini lirat dhe mu hiqni sysh se, po të mos ju kisha në shtëpi, nuk shkonit gjallë në Prizren.
Oficerët ia mbathën menjëherë për në Prizren.
 

Narkomane

Valoris scriptorum
Themistokli Germenji para pushkatimit Me 9 nëntor 1917 do të ekzekutohej në Selanik, Themistokli Gërmenji. Para pushkatimit Themistokliu shfaqi tri dëshira të padëgjuara ndonjëherë:
1. Të vishem me kostum kombëtar shqiptar,
2.Të mos më lidhni sytë
3.Komandën për zjarr ta jap vetë

Gjergj Fishta dhe shkrimtari serb
Poeti kombëtar Gjergj Fishta shkoi në një konferencë shkrimtarësh në Romë. Në konferencë merrte pjesë edhe një shkrimtar serb, i cili në një libër të tij kishte shkruajtur se shqiptarët janë me bisht. Kur të gjithë u ulën për te filluar konferencën, Fishta ndenji në kembë.
- Zotëri, a nuk keni karrigë? - e pyeti drejtuesi i seancës.
- Karrigën e kam, por nuk ka vrimë ku të fus bishtin, - u pergjigj Fishta.
- Cilin bisht? - e pyeti i habitur drejtuesi i seancës.
- Bishtin që kemi ne shqiptarët për të cilin ka shkruajtur ky shkrimtari sërb, - tha Gjergji duke shenjuar serbin.
- Ju lutem zotëri, mos bëni shaka! - foli përsëri drejtuesi.
- Nuk po bëj aspak shaka, - u përgjigj Fishta, - sepse sërbi, o do të gjejë bishtin shqiptarëve për të cilin ka shkruajtur, o të dalë përjashta i turpëruar.
Shkrimtari sërb nuk e zgjati, por kokulur dhe i mbuluar me turp, doli nga salla.

Fan S. Noli dhe delegacioni grek
Në konferencën e paqes në Paris, perfaqësuesi i delegacionit grek, për të bindur të pranishmit se Shqipëria e Jugut është tokë greke, në mes të tjerash tha se të gjitha kishat në Shqipërinë e Jugut janë me mbishkrime greke. F. S Noli që perfaqësonte delegacionin shqiptar, i dha këte përgjigje grekut:
"Në pjesën veriore të Parisit është një kishë me mbishkrimin grek, prandaj Komisioni i Paqes, le ti japi grekut njëherë Parisin, pastaj kur të dojë të vijë të shohë mbishkrimet greke në kishat tona.

Mustafa Qemal Ataturku dhe Shqipëria Mustafa Qemal Ataturkut, sekretari i solli për të firmosur një listë me emrat e disa shqiptarëve, që do të shpërnguleshin nga Turqia.
Ataturku, pasi i lexoi emrat, mori stilografin dhe në krye te listës vuri emrin e tij.
- Zotëri, nuk e kuptoj përse e vute emrin tuaj në krye të listes?! - pyeti sekretari i habitur.
- E vura, sepse i pari që duhet te shpërnguleme nga Turqia, duhet të jem unë sepse edhe unë jam shqiptar, - ia ktheu Ataturku.

Ahmet Zogu dhe atentatori Me 23 shkurt 1923, Beqir Valteri i bëri Zogut atentat në shkallët e parlamentit. Zogu. megjithëse i plagosur, çarmatosi atentatorin dhe hyri qetësisht në parlament e tha:
- Zotërinj deputetë, këto gjëra ndodhin shpesh herë prandaj nuk kini përse shqetësoheni.
Mjaftuan këto fjalë që parlamenti të vazhdonte normalisht punimet.
Më pas kur Zogu u shërua e pyetën:
- çfare dënimi ti japim atentatorit?
- Meqë është matjan do ta fal, - tha Zogu, - sepse baba, kurrë nuk e vret fëmijën e vet.

Bajram Curri dhe Dava e Ndue Markut
Në vitin 1924, Bajram Curri gjatë rrugës për në Tiranë, fjeti një natë tek Brahim Gjoci në Lurë. Të nesërmën u nis për në fshatin Merkuth. Njëri nga shoqëruesit shkoi te Dava e Ndue Markut, që ishte plakë me zë dhe i tha:
- Bajram Begu është nisur për te shtëpia jote me pi një kafe, prandaj duhet me gjet ndonjë karrigë.
- Bajram Curri është njeri i popullit e nuk kërkon karrigë, - ia ktheu Dava, - ndërsa për ty që don të dukesh, kam koshin që ushqej kecat.
 

Narkomane

Valoris scriptorum
Një herë Bajram Curri ndodhej në një odë burrash në Malësinë të Gjakovës i shoqëruar nga shumë bashkluftëtar. Si zakonisht kish nis kuvendi i burrave dhe po fliste B.Curri.Në fjalën e tij përserit disa here shprehjen"do të fitojme kunder kësaj qeverie të keqe." Sapo mbaroi fjalën, njëri nga bashkëluftëtarët më të ngusht të tij e pyeti:
-Luftëtari: Pash Allahin Beg kallzoma i fjalë! A je i mençëm shumë,a je budall krejt?
-B.Curri: Pse po pëvet ashtu he burrë?
-Luftëtari: Paj po pëveti se ka dhetë vjet që je tuj na thanë:po fitojmë,po fitojmë,po deri tash nuk kemi fitue kurrgja.
-B.Curri: Pasha Allahin,me e marr ka një anë nuk ka burrë ma budall në tan Shqipni.Po me e marr ka tjetra anë nuk ka buurr ma të mençëm në tan Shqipni.
-Luftëtari: Heuu bre! Po si kështu? Edhe budall edhe i mençëm?!
-B.Curri: Po.Ka edhe budall edhe të mençëm.E ky jam unë. Jam budall, se mbeta malit bashk me ju e nuk fituem kurrgja. Po jam i mençëm se gjithmon ju kam than ju: po fitojme,po fitojme.Të mos u kisha than se po fitojmë,pasha Allahin,ti ma i pari ma kishe dhen plumbin në lule të ballit.
 

Monroe

Valoris scriptorum
NASTRADINI DHE FËMIJËT
Kahdo shkonte Nastradin Hoxha, fëmijët i shkonin pas, e tallnin, luanin me të, e qortonin si askë tjetër në botë. Njëherë një i rritur e qortoi Nastradinin:
— More Nastradin! Po ty fëmijët nuk të frikohen fare?
—As unë nuk frikohem prej tyre! — ia bëri Nastradini trim.


QË TË MOS E DI UNË
Nastradini njëherë u hidhërua shumë në gomarin e vet të padëgjueshëm dhe urdhëroi të birin:
— Ketij gomari mos i jep të hajë, as të pijë! Le të ngordhë ky, sa më parë!
Kur dolën jashtë ahurit, Nastradini i pëshpëriti të birit:
— Unë thashë ashtu që ta tremb gomarin, që mos të më hidhërojë tash e tutje. Po ti jepi ujë e ushqim si zakonisht, por të mos e di unë këtë gjë!


SI SHKOJNË DITËT KËTU?
Nastradini arriti për herë të parë në Vuçitërnë dhe derisa po shikonte me interesim, iu afrua një i panjohur dhe e pyeti:
— A s'më thua hoxhë, ç'ditë është sot, këtu? Nastradini iu përgjigj:
— Mik i dashur, nuk jam nga këtu. Për herë të parë jam në këtë sheher, kështu që ende nuk e di si shkojnë ditët e javës këtu. Më mirë pyetë di-kënd nga vendësit!
 

Monroe

Valoris scriptorum
NË ROL TË KËNDESIT
U ngrit Nastradini në mesnatë, doli jashtë e nisi të këndonte si këndes. Fqinjët që e dëgjuan, e pyetën ç'po ngjet me të, ndërsa ai u përgjigj:
— Paj, nesër kam shumë punë dhe do të dëshiroja të agojë dita e re sa më parë!

KUSH ËSHTË MË I VJETËR
E pyetën Nastradinin:
— Cili jeni më i vjetër? Ti apo vëllai yt?
— Sivjet, unë jam për një vit më i vjetër se ai, po në vitin e ardhshëm do të jemi moshatarë unë e vëllai!

NUK TË DON TY, NËNË!
Një lypës trokiti në derën e Nastradinit. Kërkonte bukë ai. Nastradini ngau te e ëma që ishte brenda dhe i tregoi. Nëna tha:
— Biro, i thuaj lypsit: nuk është nëna këtu! Nastradini iu përgjigj nënës:
— Po, ai nuk po të kërkon ty, por po kërkon bukë, nënë!

NJË ME NJË
Nastradini ecte rrugës pas gomarit për midis të Ferizajit, një ditë vape. Kishte hequr dollomanë dhe e kishte vënë mbi samar sepse bënte vapë. Dikushi për ta tallur Nastradinit, ia vodhi dollomanë. Nastradini e pyeti gomarin:
— Ku është dollomaja ime?
Por gomari nuk fliste. Atëherë Nastradini i hidhëruar ia hoqi gomarit samarin dhe e vuri në shpinë të vet duke thënë:
— Kur të ma kthesh dollomanë time, ta këthej samarin tënd!
 

Monroe

Valoris scriptorum
GOMARI DO KËNGË

Subashës i kishte humbur gomari dhe njerëzit e subashës u nisën ta kërkojnë. Nasitradinin e hasin në rrugë dhe e porositën nëse e sheh kund gomarin e subashës, t'i lajmërojë.
Nastradini vazhdoi rrugën duke kënduar. Njëri e hasi dhe kur mori vesh hallin e Nastradinit, tha:
— Po ti nuk je brengosur fare për gomarin e subashës? Edhe po këndon. — ia bëri njeriu.
— Pikërisiit gomari i huaj kërkohet me këngë! — tha Nastradini dhe vazhdoi më tutje

BJERI FYLLIT TI

Nastradini përgatitej për Qabe. Para nisjes për haxhillëk, u mlblodhën ta përcillnin dhe secili e porosiste Nastradinin për diçka. Po aty qëlloi një fëmijë, që nxori një akçe, ia dha Nastradinit, duke e lutur që ti blejë një fyell në Qabe.
— E, djali i mirë, ti qysh tash luaja gishtërinjtë fyellit, e për këta të tjerët, shohim e bëjmë!


S'JAM BUDALLA POR JAM FËMIJË

Kur ishte i vogël, Nastradinin e dërgoi i jati në mulli, që të bluante drithin. Ia ngarkoi dy thasë drith gomarit dhe e nisi. Por kur u blua drithi i Nastradinit, mullisi e pa Nastradinin tek po merrte miell nga thesi i huaj dhe po i mbushte ende të vetët.
— Çka po bën? A mos je budalla? — u hidhërua mullisi.
Nastradini u përgjigj:
— Po të isha budalla, kisha nxjerrë miell nga thesi im dhe e kisha shtirë në të huajin, por jam fëmijë. A s'po sheh, a?
 
Top