admin
Administrator

Alcatel Fire 7, tableti i shumëpritur me Firefox OS peshon vetëm 285 gram dhe ka një trashësi prej 9.9 milimetrash. Madhësia është thuajse perfekte për përdorim pa sforcime me një dorë të vetme. Dhe as nuk të jep përshtypjen si e rëndë apo e madhe. Cepat janë të rrumbullakosur mirë dhe materiali i përdorur për mbështjellje është një tip plastike që shkon mirë me dorën pa rrëshqitur. Ekrani është 7 inch, mjaftueshëm për një tablet, dhe rezolucioni është 960×540-pixel. Për madhësinë e ekranit mund të kishte pasur një rezolucion më të lartë si rasti i Galaxy Nexus 7 por gazetarët që patën mundësi ta provonin nuk patën përshtypje të këqija.
Tableti vjen me një procesor 1.2 GHz dual-core dhe i bashkangjiten edhe kamera para dhe mbrapa. Memoria e brendshme e tij është 4 GB dhe suporton kartë memorieje microSD deri në 32 GB. Memoria RAM është 2 GB, mëse mjaftueshëm për sistemin Firefox OS për të ekzekutuar më së miri aplikacionet e ndërtuara në HTML5. Normalisht, nuk është diçka shumë e avancuar por është deri diku aty ku pritej, duke qënë se Firefox OS është krijuar për pajisje me parametra të ulët. Me një çmim prej 79 euro, Alcatel Fire 7 prezantohet si një tablet i mjaftueshëm e me një çmim të mirë për pjesën më të madhe të përdoruesve që nuk pritet të ndikojë shumë në shitjet e tabletave Android dhe iOS. Në treg pritet të vijë në verën e këtij viti.




Burimi: http://reviews.cnet.com/cell-phones/alcatel-onetouch-fire-7/4505-6454_7-35835257.html
Artikulli i plote...