ALBFORUMI a ka zë?

Blendi

Primus registratum
ALBFORUMI a ka zë?

Antareve te AF.
Shume prej jush ju njoh prej se largu dhe ju admiroj ne heshtje. Kam besim se secili prej jush jo shume larg qe tani do te kete ecur perpara. Disa do te jene mjeke, disa shkrimtare, disa ekonomiste, disa biznesmene etj.
Nderkohe, jemi bere miq, kemi gjetur tek njeri tjetri dicka qe na pelqen, perndryshe nuk do te vinim serish e serish te kjo faqe virtuale, per tu takuar dhe per te folur.
Por nuk jemi as femije dhe secili prej nesh kupton se vijme nga nje vend i cili eshte akoma shume pas. Ju e dini vete miqte e mi ndesa ecni piacave te europes apo rreshqisni neper "highways" te Shteteve te Bashkuara. Ju e dini se i keni nje borxh Shqiperise.
U kemi borxh gjyrsherve pensionista dhe prinderve qe u ra bretku te na rritnin, u kemi borxh atyre qe rrijen e durojne denglat e nano-Berisha-Rama-Ngjela qe kane pushtuar krejt shtetin.

Po e le me kaq, nuk dua te zgjatem. Nga ju deshiroj te degjoj ndonje ide origjinale.

SI MUND T'A PERDORIM KETE FORUM SI NJE VEGEL, PER TE NDRYSHUAR DICKA NE SHQIPERI.

Ne vend te gallates pa fund, a mund te sherbeje ky sit per dicka me shume. A nuk mundemi ne te bejme dicka per dheun tone. E di, ndoshta ngjaj me ndonje cjap qe blegerin kot me kot, por ne te verte ju them. Si mund ta perdorim kete Forum per kombin.


+ Une propozoj formimin e nje "USHTRIA E MAIL" - ku antaret regjistrojne adresat e tyre per t'i perdorur ne shperndarje peticionesh, protestash etj etj.
 

arterie

Primus registratum
Re: ALBFORUMI a ka zë?

Pershendetje!
Megjithese jo shume pjesemarres ne forum, flas ketu me postimet, por kam qene lexues i mendimeve te gjithe qe ne hapat e pare te AF-se. Kam lexuar dhe me eshte shpalosur e plote natyra e shqiptareve. Nese me lejoni te bej vetem nje tip analize te shkurter kam arritur te shoh e te lexoj vetem politike, fe e krenari zonash, mangesi e ku di une edhe thashethemet. Kam pare te krijohen grupe te ndryshme, levizje te ndryshme deri edhe tentativa partish. Anetare qe mbrojne deri ne fund nje ide te tjere qe nuk pranojne leshime. Pozicione luftimi e bombardime. Nuk dua te zgjatem shume ,por e thashe te gjithen kete vetem se per mendimin tim ajo cfare mund e duhet te beje AF-ja eshte shperndarja e kultures. Nuk them se ne nuk kemi por duhet medoemos ta perparojme ate. Per mua eshte thelbi i gjithckaje. Te pakten le te mesojme me aq mundesi qe na jep Af-ja te perdorim tre mjeket popullore te shoqerise: Fjalet "TE LUTEM", "ME FAL", dhe "FALEMINDERIT".
Kaq nga une bashke me faleminderit per vemendjen.
 

TDSH

Primus registratum
Re: ALBFORUMI a ka zë?

Blendi tema jote me ngjan me shume deshira qe shpesh i bluaj me veten, te cilat mund te jene te njejta me ato te shume shqiptareve te shperndare neper bote. Per mua kane ngelur vetem deshira, shume te tjere i kane vene ne jete. Ashtu sikurse per cdo gje tjeter ne jete eshte shume me e lehte ti mbash dhe ti bluash per brenda se sa ti realizosh.

AF tani per tani nuk ka ze, sepse eshte thjeshte nje website ashtu sikurse shume te tjera qe ju sherben atyre qe e frekuentojne per arsye argetimi, ndersa per te tjeret eshte njelloj sikur nuk egziston. Propozimi qe ke dhene ti me duket shume i arsyeshem, dhe eshte ky apo dhe ide te tjera (qe per momentin nuk mund te ofroj ndonje te sakte por jam e bindur qe zgjidhje ka) qe do ti japin ze forumit.
Te pergezoj per temen dhe jam kurize te di ne do ngelet thjeshte nje teme te ciles do i shtohen nje numer faqesh e me pas do harrohet neper forum, apo vertet do te ngreje zerin e AF-se dhe njerezve qe jetojne jashte apo brenda vendit.
 

alinos

Forumium maestatis
Re: ALBFORUMI a ka zë?

Blendi,
nje pjese e anetareve te forumit NUK jetojne jashte, dhe "borxhin" qe thua ti po e lajne me aq sa munden, edhe pse ti ende nuk ke denjuar t'i pyesesh se cfare po bejne /pf/images/graemlins/wink.gif

Ne forum njerezit vine edhe per anonimatin. Nese ti kerkon nje mailing-list qe te sherbeje si levizje shoqerore shqiptare boterore, fare lehte mund te hapesh nje te tille, (edhe yahoo e hotmail ofron mailing lists) ose te rregjistrohesh ne nje te tille (ekzistojne plot te tilla: te specializuara ose te pergjithshme me fjalen -alb- neper te si alb-net.com* apo mailing list e ALPSA - shoqata e politologeve shqiptare). Pasi te rregjistrohesh ne te, te ftosh dhe gjithe miqte e tu virtuale te bejne te njejten gje.

Mjafton nje click! :wink:

*Adresa ketu
 

dirty vegas

Primus registratum
Re: ALBFORUMI a ka zë?

Per koincidence, sot po flisnim ne msim per organizata te ndryshme dhe si merren vendime efektive qe kane te bejne me ndryshimet ne organizaten perkatese. Nje nga statistikat qe u paraqit ishte se per te arritur nje vendim konkret, diskutimi duhet te behet nga nje grup jo me i madh se 9 veta.

Albforumi besoj ka qindra antar aktiv, dhe nese do kerkosh mendimin e secilit prej tyre, kjo teme do te kthehet ne nje nga ato temat e thashethemeve me 20+ faqe.

Ju si grup drejtus e keni ne dore. Ju jeni ato qe i jepni drejtim diskutimit dhe krijoni karakterin e forumit. ..kshu qe, udhehiqni!
 

Dolores

Primus registratum
Re: ALBFORUMI a ka zë?

Prape se kam idene si mund te ndihmoje kjo levizje virtuale Shqiperine?? A s ka plot te tilla reale ne Shqiperi qe s po ndryshojne asnje gje. Kush i ka borxh Shqiperise te kthehet dhe ti bej adetet atje sic thote Alinos.......dhe une mendoj se ne e ndihmojme njeri tjetrin ktu shume duke mbajtur gjalle kulturen tone duke shkembyer opinione mendime informacione mbi evenimentet e reja ne Shqiperi.
 

zog

Primus registratum
Re: ALBFORUMI a ka zë?

sonila mire ne te emigracionit na ka kap trishtimi kapitalist, po ju te shqiperis ç'mut doni ne forum, ka vdek jeta gje atje!?

e kam gjete nje ide konkrete, them qe gocat qe ndodhen ne shqiperi ose çunat atje te puqen me çunat dhe gocat qe ndodhen ne emigracion, secili nga nji. dhe t'ja kalojm te lumtur, he si thoni?
 

zog

Primus registratum
Re: ALBFORUMI a ka zë?

sailoro mos ja fut kot, shprehja origjinal eshte: kush ka b*the ? une them Edi Rama pranej po i ec atje. /pf/images/graemlins/laugh.gif
 

zog

Primus registratum
Re: ALBFORUMI a ka zë?

ne fakt tu bo shaka (ndoshta pa kripe) desha me tregu nje te vertete. mendoj se individe te semure perbejne nje shoqeri te semure. prandaj menyra me sheru shoqerine e semure (ate qe me sa shoh po perpiqet te arrije Blendi) eshte sherimi i individeve te saj.

shpesh verej se ne shqiptaret zeme peng shqiperine, per te dash siduket te gjejme vend per shkarkesen e dobesive tona. e kjo s'na falet. ngaqe ne i perkasim shqiperise e jo shqiperia neve.

mendoj se ilaçi vetem per ket pune (pakenaqesi shekullore ndaj vendit dhe races tone) eshte PRANIMI i tyre ashtu siç jane. ne do te ecim perpara (pse valle duhet kjo?) vetem kur ta lirojme veten dhe paragjykimet tona nga problemet e supozuara te vendit e popullit tone.

mu me duket (dhe jo vetem mu) se populli shqiptar eshte nga me vitalet ne bote.

ps, Ramen e permena me qellim me tregu qe ne shqiperi punojne e jetojne njerez te afte, te cilet kur u gjenden ne emigracion si nje pjese e madhe jona, spaten nevoje per peticione e te tjera truke, por u kthyn ne shqiperi qe te merrnin ne dore frenat e vendit. besoj se kjo eshte rruga e vetme.
 

Admir

Forumium maestatis
Re: ALBFORUMI a ka zë?

Hierarkia e shtetit shqiptar nuk parashikon shume nderhyrje nga OJQ-te apo grupimet te cdo lloji. Te jesh ne gjendje te ndryshosh dicka, per mendimin tim, duhet te ndryshosh se pari veten, pastaj sistemin familjar-shoqeror, dhe pastaj ate shkollues. Kalvar i gjate qe kerkon pikerisht njerez te hekurt.
 

eM

Paper Moon
Re: ALBFORUMI a ka zë?

Blendi faleminderit per temen. Ide te tille e kam pertypur dhe vete disa here... /pf/images/graemlins/smile.gif

Kur isha me re (sjam e vjeter une tani jo), ne fillimet e universitetit kisha nje enderr se nje dite do kthehem ne Shqiperi me nje dipllome nga Johns Hopkins ne xhep dhe do te hapja nje klinike te madhe e te mire. Do beja dicka konkrete per Shqiperine. Nuk do isha thjesht nje emigrante qe ka me shume se nje dekade jasht vendit.
Sot jam 24 dhe nuk me shkon nder mend se nje dite une do te kthehem ne Shqiperi, dhe i kam dhene fund enderres per te bere dicka konkrete.

Pse? Mbase jam thjesht pak egoiste dhe e dhene pas vetes, mbase jam dhe hipokrite, por me pelqen ti bej qefin vetes duke i thene se jam thjesht realiste.

Albforumi nuk ka nje ze. Jemi shume larg zerit, nuk jemi as edhe nje tingull. Mund te behemi? Them se po, shume gjera jane te mundura, ka shume probleme per te zgjidhur dhe njerez te gateshem per te pare zgjidhjet. Gjera te tilla nuk behen per te lare borxhe, ato nuk mund te lahen, ato vijne me ty gjithe jetes. Impakti lihet me deshire te perbashket. Po gjetem kete deshire behemi jo ze por eshte shkrepetime fare.

eM
 

edda

Primus registratum
Re: ALBFORUMI a ka zë?

Mendimin tim une e kam shprehur kohe me pare tek kjo tema dhe perseri mendoj qe kjo eshte ndihma me konkrete qe mund te japim ne keto momente.
Pervete jap çdo muaj 10,00 euro per nje mbajtjen e nje shoqate gjitheshqiptare dhe sikur kjo qe kam propozuar me lart te realizohej jam gati qe te jap edhe 10 euro te tjera çdo muaj.

Me respekt

p.s. per Blendin: nese deshiron adresen time mjaft te me shkruash ne PM. :wave:
 

Blendi

Primus registratum
Re: ALBFORUMI a ka zë?

Smile flm.

Sonila, mailing list mund ta formosh ngado ne rrjet, por une mendova se ne kemi dicka speciale midis nesh, nuk jemi thjesht filanfilani@yahoo.com por miq.
Sidoqofte, te formosh nje rrjet informacioni, nje shoqeri vullnetare nuk eshte aq veshtire sa duket.

E mira e AF eshte se ka Ambasadoret e vet ne thuajse c'do vend te Europes dhe SHBA. Ne rast se na duhet nje kontakt fizik ne Shqiperi kemi qofte Alinos, qofte Drinin, qofte Mandin e te tjere.
Si mund te ndihmojme? Po ja, mund te ndihmojme duke dhene. Une prish leke per budallalleqe se nuk kam njeri te me vere fre, por sikur 10% te asaj qe shpenzoj kot te shkonte per nje veper te mire? Sepse vepra flet me forte se fjalet.

LE TE THEMI QE 2 APO TRE HERE NE VIT SHPALLIM NJE MARATONE DHURIMI, KU VIZITORET DHE ANTARET LUTEN TE JAPIN SIPAS DESHIRES PER NJE QELLIM TE NDRYSHEM CDO HERE.

A JU KA VAJTUR MENDJA TE JEPNI DICKA PER JETIMET E SHTEPISE SE FEMIJES? KETA TE MJERET QE NUK KANE NJOHUR NDONJEHERE NGROHTESI PRINDERORE DUROJNE EDHE BARREN E NJE SISTEMI TE KALBUR SHTETEROR QE I LESHON NE JETE ME NOFKEN "MORRACAKE". KA PERJASHTIME, POR KA EDHE TREND.
PO SIKUR TE MBLIDHNIM CA PARA PER KETA FEMIJE PER VITIN E RI? I KENI TAKUAR NDONJEHERE JETIMET?



Mos thoni qe nuk realiohet dot. Pervec kesaj, studentet mund te dhurojne librat e perdorur te cilet mund t'i cohen Universitetit "Luigj Gurakuqi" ne Shkoder psh. Ka plot profesora te zellshem qe do mund t'i perdornin disi, ne vend te shenimeve me stilolaps.

Ndoshta kjo duhet cuar dhe diskutuar midis admineve duke paraqitur nje faqe te re kuntributesh te ndryshme. Por duhet matur dhe pulsi i antareve. Duhet lujt icik b#tha qe te levizin gjerat, per cinizmin qe mund te has, nuk e ve ujet ne zjarr.
 

Goca

Primus registratum
Re: ALBFORUMI a ka zë?

Fillimisht postuar nga Blendi:
[qb]
A JU KA VAJTUR MENDJA TE JEPNI DICKA PER JETIMET E SHTEPISE SE FEMIJES? KETA TE MJERET QE NUK KANE NJOHUR NDONJEHERE NGROHTESI PRINDERORE DUROJNE EDHE BARREN E NJE SISTEMI TE KALBUR SHTETEROR QE I LESHON NE JETE ME NOFKEN "MORRACAKE". KA PERJASHTIME, POR KA EDHE TREND.
PO SIKUR TE MBLIDHNIM CA PARA PER KETA FEMIJE PER VITIN E RI? I KENI TAKUAR NDONJEHERE JETIMET?[/b]
[/qb]
Ma ke marre nga goja Blendo....
Kam qene nje here tek nje shtepi femijesh, mosha 0 deri ne 5 vjec. Mbasi dola , bota jashte ishte bosh... /pf/images/graemlins/frown.gif
 

qeshem

Primus registratum
Re: ALBFORUMI a ka zë?

paske pare fiksin ti qe qeke frymezuar keshtu ???

persa i perket jetimoreve, nese dhe kur te keni ndonje gje te konkretizuar mund te kontaktojme per t 'ju dhene nje info me te sakte mbi gjerat.
:wave:
 

olti

Neo
Re: ALBFORUMI a ka zë?

Une jam gati te bej. Vetem me thoni se cfare duhet te bejme.

Me vjen keq qe disa keto tallem e disa te tjere flasin me cinizem dhe pesimizem total. Te pakten nje here ne jete, te pakten ne disa fjale ne kete vend virtual jini cik fare pozitive !!!

Sidoqofte une se kam problem fare te jap adresen time ketu. oltjoni@hotmail.com
 
Top