Aksidenti, vdesin 4 kosovarë pranë Rinasit
Katër të vrarët nga përplasja e dy mjeteve pranë Fushë- Prezës udhëtonin nga Kosova, një person mbetet ende i paidentifikuar

Dy të plagosurit nga Laçi ndodhen në spitalin ushtarak në kryeqytet, ku po mjekohen pas plagëve të marra në këtë incident

TIRANË- Katër persona kanë mbetur të vdekur dhe dy të tjerë janë plagosur dje pasdite në një aksident

të rëndë rrugor të ndodhur dje rreth orës 15: 45 minuta në fshatin Fushë-Prezë të Tiranës në aksin në drejtim të Rinasit. Policia ka identifikuar tre nga të vdekurit me shumë vështirësi për shkak se nuk kishin dokumente identifikimi, ndërsa një tjetër ka mbetur ende i paidentifikuar. Ndërkaq, dy të plagosurit, sipas burimeve të policisë janë banorë të qytetit të Laçit.

Gjendja e tyre deri në mbrëmje ishte e rëndë, për shkak të plagëve të marra, por sot pritet që ata të kalojnë rrezikun për jetën. Sipas burimeve të Policisë, nga aksidenti kanë mbetur të vdekur, Beqir Hasani, 65 vjeç, Ramush dhe Hapo Rushiti, përkatësisht 56 dhe 58 vjeç, që mendohet se janë vëllezër.

Viktimat udhëtonin me një tip autoveturë “Volksëagen” me targa të Kosovës, 201 KS 929. Nga aksidenti i djeshëm mbetën të plagosur dhe dy të rinj, përkatësisht Gerti Poga dhe Jani Doda, 21- vjeçarë, të dy banues në qytetin e Laçit.

Të plagosurit, sipas policies, udhëtonin në autoveturë të markës “Mercedez- Benz” me targa LA 6862 A. Beqir Hasani, një prej viktimave nga Kosova, ka qenë duke drejtuar automjetin me targa 201 KS 929, ku është përplasur me veturën me targa të Laçit.

Sipas burimeve nga hetuesit e kryeqytetit, aksidenti me pasojë katër të vdekur dhe dy të plagosur ka ndodhur për shkak të shpejtësisë së madhe të lëvizjes së dy automjeteve të përfshira në aksident, si dhe nga lagështira në rrugë.

Të njoftuar për aksidentin, menjëherë në vendin e ngjarjes kanë mbërritur ekspertët e policisë rrugore në Policinë e Tiranës, të cilët kanë nisur hetimet për të zbardhur ngjarjen.

Katër personat nga Kosova, viktima të aksidentit kanë gjetur vdekjen e menjëhershme pas përplasjes së dy makinave, ndërsa dy të rinjtë nga qyteti i Laçit pas dërgimit në Spitalin Ushtarak, ndodhen jashtë rrezikut për jetën. Identifikimi i viktimave ka qenë i vështirë për ekspertët e hetimit të aksidenteve, pasi nuk mbanin me vetë dokumentet e tyre të identifikimit, por mësohet se janë njohur nga disa dokumente të tjera të ndodhura në makinat e tyre. Trupat e katër kosovarëve janë dërguar në morg, ku pritet që të tërhiqen nga familjarët, pas identifikimit edhe të viktimës së katërt.

Të vdekur
Beqir Hasani, 65 vjeç
Ramush Rushiti, 56 vjeç
Hapo Rushiti, 58 vjeç
Person i paidentifikuar
Mjeti
“Volksëagen” me targa 201 KS 929

Të plagosur
Gerti Poga, 21 vjeç
Jani Doda, 21 vjeç
Mjeti
“Mercedez- Benz” me targa LA 6862 A.(Shekulli)

Ky artikull eshte marre nga: http://www.albaniasite.net/?p=24673. Per me shume artikuj te ngjashem vizitoni: http://www.albaniasite.net/?p=24673