A Kane Nevoje Mediat Per Çertifikate Virgjerie

A Kane Nevoje Mediat Per Çertifikate Virgjerie

A Kane Nevoje Mediat Per Çertifikate Virgjerie?

Nga Alban BALA

Komenti per krijimin e nje oligopoli te ri mediatik ne Shqiperi nuk meriton te kaloje ne heshtje. E para, sepse ketu flitet per te drejten e informimit dhe ne Shqiperi dhe ne kete drejtim te pakten media eshte treguar pozitivisht revolucionare. E dyta sepse ky koment perfshin nje analize pastertisht elektorale dhe si e tille sherben si vleresim paraprak i krejt klimes zgjedhore ne Shqiperi.

Ne teresi, une gjykoj se perpjekja per te perbaltur nje pale operatoresh televizive karshi prodhimit te nje certifikate virgjerie per te tjeret- politikisht kundershtare, nuk eshte as e dobishme, as e mundshme.

Dua te shprehem qarte: ne gjykimin tim keto “akuza” per krijimin e nje oligopoli mediatik televiziv ne Shqiperi nuk qendrojne. Per me teper mendoj se keto pretendime eshte e udhes qe te ngrihen nga vete opozita, ne rast se pas tyre ka sadopak te verteta publike. Marrja persiper e tyre ne menyre anonime nga nje gazete qe pretendon te jete e pavarur tingellon shume ironike.

Keto muaj kemi jetuar te gjithe ne te njejtin qytet, me te njejtat ngjarje, me po ata protagoniste. Rreshtimi me koment ne menyre selektive nga Gazeta Shqiptare i disa argumentave nuk prodhon as besueshmeri politike dhe as etike publike.

Opozita kerkoi deri rishikim te Kushtetutes per zgjerimin e kontrollit te saj brenda institucioneve politike-berese dhe program-hartuese te televizionit publik shqiptar. E beri kete me presion politik ne parlament – pavaresisht menyrave te zgjedhura- dhe ia arriti. Prej ketij çasti çdo pretendim tjeter i saj ne kete drejtim eshte i pavlere. Emerimi i z.Petrit Beci ne krye te TVSH-se (pavaresisht se edhe kandidatura tjeter ishte po aq e denje) meriton te duatrokitet. Per here te pare shoh ne poste drejtuese ne TVSH njerez qe kane bere televizion, qe kane manaxhuar Top Channel-in ne rrugen e hyrjes ne treg, qe kane perballuar sfidat e rritjes ne kanalin e luhatshem por te suksesshem KLAN, njerez qe nuk vijne nga fusha si letersia, albanologjia apo gazetaria pra si produkte te mjedisit mediatik, por krijues te ketij mjedisi, si manaxhues te tij, si manaxhues publike me botekuptim te rinuar ne tregun e veshtire dhe te suksesshem privat.

Me duhet ta them se ironia e perdorur nga Vezhguesi i Gazetes Shqiptare ndaj z.Lubonja eshte jo thjesht keqdashese; ajo eshte nje e pavertete e madhe. E para, per krejt shoqerine shqiptare do te ishte nje sukses i rendesishem pasja ne krye te Keshillit Drejtues te TVSH-se te nje kapaciteti intelektual si z.Lubonja. Edhe pse mund te mos jem dakort me te ne shume pika te rrahura prej tij ne keto vite, isha i lumtur te shihja ne krye te nje institucioni te ndryshkur quasi shteteror nje njeri me mendje te hapur, me guxim intelektual dhe me sipermarrje publike. Per fat te keq, vete-largimi i z.Lubonja nga detyra e sapomarre e kryetarit te Keshillit Drejtues te TVSH-se erdhi si pasoje e presionit te opozites, duke qene se z.Lubonja ne menyre te qendrueshme dhe pa ekuivoke kishte shprehur kundershtimet e tij per stilin autoritarist te z.Rama dhe per vendimet qytet-shkaterruese te tij sipas Lubonjes, ne qeverisjen vendore te Tiranes.

Po ashtu z.Lubonja refuzoi te behej pjese e makinerise skllaveruese te politikes, qe permes presionit kerkoi ta dobesonte poziten e tij perpara se ajo te formesohej ne pune dhe rezultate.

Perkundrazi, me vjen te qesh kur lexoj se Aleksander Frangaj konsiderohet prej dikujt, qofte ky edhe anonim i GSH, nje njeri besnik i kryeministrit Berisha. Deri ne fushaten e fundit elektorale, Frangaj dhe arrestimi i tij i para 13 viteve perdoreshin nga e majta sot ne opozite, si dekorata ne gjoksin e lodhur nga betejat politike per demokraci. Debati mes Frangajt dhe dyshes se pronareve nga Grupi ADA eshte nje problem thelbesisht gjyqesor dhe kete sistem me se shumti e mbrojne publikisht mediat e lidhura me opoziten. Asnje polici shteterore nuk kundershton dot vendimet e nje Gjykate dhe te nje permbaruesi.

Po ashtu supozimi se KLAN ka lidhje familjare me KKRTSH-ne sepse atje eshte zgjedhur ish-zedhenesja e Ilir Metes ne vitet kur ai e arrestoi Sali Berishen dhe vendosi doren e hekurt ndaj protestuesve ne Bajram Curri, kam pershtypjen se me shume e demtojne sesa e ndihmojne opoziten e majte.

Askush nga kampi i mazhorances nuk ka sulmuar psh. perpjekjet e nje ekipi politik per te blere per disa milion euro te gjithe grupin mediatik Edisud ne Tirane, duke perfshire Gazeten, News24 dhe Radio RASh. Ky vendim edhe nese permbushet, nuk perben ngjarje. Pasi te gjitha mediat ne Shqiperi e kane nje profil te lexueshem politik.

Me habit lehtesia e shkruesit anonim per te mos permendur lidhjet e paprera mes mediave me origjine ndertimore ne Tirane dhe z.Edi Rama. Me habit lehtesia per te mos permendur sherbimet qe shume media sot prane kryetarit te opozites i bejne Nismes se dikurshme pro-Media te Ministrit te Kultures: “Qeraja 1 Dollar/m2 Pavaresisht Vendit”.

Historia e numrave neper komisione nuk nderton dot politika proaktive ne gjenerim lajmesh pozitive apo fshehje lajmesh. As deformon zgjedhjet.

E vetmja e vertete qe thote shkrimi i Gazetes Shqiptare eshte se ne Shqiperi ka sot 30 TV dhe 50 gazeta. Dhe keto garantojne – deri ne inflacion - te drejten per informim te publikut. Nese ketij inflacioni i shtohet nje operator i ri, kush eshte diferenca? Prej shume muajsh teleshikuesit kane perqafuar deri edhe kanalet banale muzikore vetem per t’i ikur nervozizmit qe mbillte imazhi i parlamentit dhe ngjarjet e shemtuara te tij per muaj me rradhe.

Une mendoj se eshte e kote per te gjitha mediat, pavaresisht emrit, qe te perpiqen t’i ndertojne vetes nje certifikate virgjerie politike ne prag te zgjedhjeve. Per te shmangur rrezikun e njollosjes ideologjike per mediat dhe punonjesit e tyre, une madje kam nje sugjerim edhe me te avancuar.

Une mendoj se ne kete rrafsh, me perjashtim te Televizionit Publik, te gjithe televizionet duhet te afishojne publikisht dhe hapur prirjet e tyre editorialistike politike, duke pranuar se favorizojne ne keto zgjedhje njeren ose tjetren pale.

Keshtu publiku pike se pari do te dije se ke po degjon. Kjo praktike eshte teresisht e njohur edhe ne SHBA apo vende te tjera te zhvilluara.

Kjo do te mundesonte qe mediat te ruajne parimin e paritetit ne kohen e mbulimit, ndersa ne aspektin editorialistik, ato te jene te qarta, te kthjellta, te mos cenojne lajmin – siç bejne nje pjese e tyre qysh sot, dhe te mos behen burim i revanshit politik neper lokalitete.

Kjo do te lehtesonte edhe vleresimin real nderkombetar per zgjedhjet dhe cilesine e tyre.

Artikulli u more nga faqja e Institutit Shqiptar te Marredhenieve Publike:
http://www.albpr.org/g-news/modules.php?name=News&file=article&sid=369
 
Top