90.1% KUNDER PARLAMENTIT.

Mirditor

Primus registratum
90.1% KUNDER PARLAMENTIT.

90.1% KUNDER PARLAMENTIT

Dje ne nje stacion televiziv lokal me emrin "Gjeli Vizion", i cili shtrihet ne Tirane, Durres, Fier, Kucove, Kavaje dhe ne disa zona te aferta me to u zhvillua nje sondazh. Sondazhi, nese nuk fyhen pronaret e televizonit ishte popullor, pra jo mbi kritere profesionale sic veprojne institucionet qe kryejne te tilla sondazhe te opinionit publik. Megjithate, ky televizion duhet lavderuar per formen qe ka gjetur per te testuar. Stafi i Gjeli Vizion futi live zerin e cdo telefonuesi, te cilet me 90.1% votuan per "jo" dhe 9.9% "pro" pyetjes se drejtuar. Pyetja ishte kjo: "A eshte ky parlament zgjedhja me e mire qe kemi bere?". Tek degjoje "jo-te" e panumerta, nje furtune frenetike, nga 331 telefonues te shfaqej si para pasqyres fytyra e cdo deputeti, qofte te majte apo te djathte. Natyrisht, sic thame edhe ne fillim, sondazhi ka edhe nje perqindje subjektivizmi, eshte me shume masovik se sa shkencor. Kjo jo per fajin e stafit te televizionit, por nga vetperzgjedhja e telefonuesve. Megjithate mbart dozen e vertetsise. Nje pedeagoge e statistikes, e cila votoi per "jo", perseri theksoi se per te nxjerre nje rezultat me real duhej qe sondazhi te shtrihej mbi kategori te ndryshme shoqerore, ne zona te ndryshme gjeografike, etj. Megjithate zeri live i telefonuesve deshmon me shume se sa matricat dhe metodologjite e nje sondazhi. Ai ze, tregon zemeraten per varferine ne te cilen jeton shumica e popullsise, ndersa deputetet e tyre shtyjne ditet si mos me mire ose me e keqja, nuk interesohen fare, sapo marrin mandatin, per zonen elektorale ku jane votuar. Ne te vertete, eshte shume e veshtire qe ne Shqiperi te mbahen 100% premtimet elektorale, te cilat ne cdo vend edhe ne ato perendimore, jane me shumice, porse se paku nje deputet quhet rezultativ nese realizon gjate mandatit te tij, te pakten 60% te premtimeve. Mundet qe votuesit e duan ta kene cdo jave deputetin ne fshatin apo ne lagjen e tyre, gje qe nuk realizohet, pasi i zgjedhuri ka edhe detyrime te tjera per te cilat ka marre mandatin. Pervec detyrimeve lokale, nje deputet me te bere betimin, merr automatikisht edhe obligime kombetare, si marrja pjese ne seancat parlamentare, debate per rezoluta te ndryshme, diskutime per nje projektligj, apo edhe interpelancat qe kerkon nga ministrat. Nga ana tjeter, kjo pune nuk eshte edhe krejt e lehte. Presioni qe duhet te beje nje deputet duhet te jete ritmik dhe kembengules, pasi burokracia zyrtare apo interesat rajonale politike, apo edhe te qarqeve te biznesit te dyshimte, kerkojne qe investimet apo prioritetet te mos shkojne atje ku duhet per njerezit e thjeshte, por pikesepari ne qoshen ku u intereson atyre lobeve. Roli i deputetit nuk eshte te shkoje e te ndaje dy familje qe zihen per nje rryp toke apo t'i thote kryetarit te bashkise qe te ndeze dritat e rruges kryesore. Nje parlamentar duhet te kete te qarte strategjine e zhvillimit disa vjecar te zones se tij si dhe prioritetet urgjente per te cilat ka nevoje komuniteti qe e ka votuar.Dhe te rende ne ministri, atje ku nuk futet kollaj qytetari i zakonshem apo ku mezi penetron edhe kryetari i bashkise dhe i komunes te cilet presin dite te tera per t'u takuar me titullarin e dikasterit per te cilin kane nevoje. Pas kesaj, ai duhet te "thumboje" ministrin apo strukturat poshte tij deri ne realizimin e plote te asaj qe kerkohet per votuesit. Por nuk mundet te kerkoje llogari nje deputet, i cili ka zene karriken e salles se parlamentit fale partise qe e ka propozuar apo qe e shikon mandatin e tij sa per te rregulluar punet familjare dhe farefisnore. Nga ky soj ka plot ne Kuvendin tone. Ka opinione te ndryshme qe thone se deputeti ka shume privilegje, si fjala vjen ka page te larte me krahasim me pjesen tjeter te popullsise, ka makine nga shteti, ka sekretari e cila paguhet perseri nga shteti, ka pasaporte diplomatike, etj. Dhe pergjigja e atyre qe e shprehin kete opinion vjen se: "deputeti nuk duhet t'i kete".

Ne fakt, e keqja nuk vjen nga keto privilegje, pasi perderisa eshte i perzgjedhur, ka mandat e imunitet, duhet te gezoje si kudo ne bote atributet qe i jep posti. Ne te kundert, kthehemi tek "barazia komuniste". E keqja nuk i vjen votuesit tek privilegjet zyrtare te perfaqesuesit te tij, por diku tjeter. Pakenaqesia popullore vjen dhe eshte e drejte, kur deputeti gezon maksimalisht keto te mira, dhe nuk do t'ia dije per hallet e zones se tij.

Aq me teper kur kjo behet me arrogance, si pershembull parlamentari qe kalon per nje dreke neper zone dhe nuk ndalon, te pakten per pyetur se c'behet me ata njerez qe i kane shkuar pas ne zgjedhje. Edhe per ato qe e kane votuar kunder. Kjo gjendje behet krejt e padurueshme, kur ky takem deputetesh, jane edhe ministra. Ka raste, edhe Kryeministra. Qe do te thote se i kane te gjitha mundesite per te ndihmuar dic me shume zonen e tyre, por nuk duan t'i fusin zallahi krese, e te shtojne stresin, qe edhe kaq sa eshte nuk i ben aspak te bien nga dhjami i karriges.

Pas marrjes se mandatit deputeti iu perket te gjitheve, pasi hallet jane perbashketa. Zhgenjimi mbetet i drejte persa kohe qe i zgjedhuri i tyre nuk begenis te rropatet per te gjetur zgjidhjet minimale qe i pret populli, si pershembull dritat, uji,etj.

Rezultati 90.1% kunder deputeteve te zgjedhur, i sondazhit ne televizionin lokal, i cili mbulon kryesisht Tiranen tregoi se kur pakenaqesia ishte kaq e madhe ne kryeqytet, kur njefare menyre qeverisja mundohet "te privilegjoje", merret me mend se c'pakenaqesi rritet ne rrethe. Ne cdo parlament te vendeve demokratike ka nje numer deputetesh qe "flene", plotesojne fjalekryqe, i dergojne mesazhe me celular shoshoqit, qe nuk ua var njeri, pasi ashtu si kane hyre-dalin. Natyrisht, ne prestigjin dhe imazhin e tyre politik, pasi ne nivelin ekonomik dhjamosen, sepse funksionon teoria; qingji i urte pi ne dy nena, ne kete rast dy ose me shume Kryeministra. Por nuk mund te ngjase sic ndodh ne parlamentin shqiptar, ku mbi 60% e tyre vetem ngrene doren per te votuar, se u thote partia. As nuk debatojne, as nuk pyesin, as nuk ndjehen ne jane gjalle apo flene! Deputeti i perket nje force politike dhe mbron programin politik te asaj force ku eshte votuar, por ne radhe te pare mbron interesat e atyre qe i kane dhene mandatin. C'kuptim ka atehere qe nje deputet bertet "Rrofte kryetari i partise!", kurse zones se tij i kthen berrylin. Per c'moral flitet? Nese ke mbajtur premtimet kryesore, atehere ne gjuhen partiake ike sherbyer edhe partise qe te ka kandiduar.

Rezultati i djeshem tregoi zemerimin popullor ndaj kastes politike ne vecanti dhe deputeteve ne pergjithesi, te cilet votojne per te mbrojtur interesat e tyre private dhe jo ato te elektoratit masiv. Ne nje fare menyre sondazhi tregoi se ka ardhur koha per zgjedhje te parakohshme parlamentare. Per te sjelle te tjere fytyra, te tjere njerez qe kane vlera potenciale dhe kombetare. Por dhe votuesit, edhe ata qe mbreme e shprehen vullnetin per pyetjen e bere, kane nje pjese te fajit. A jane ata qe vete i kane votuar? A jane ata qe kur vjen java e zgjedhjeve inkandeshohen nga tonet patetike te lidereve partiake dhe pa buke e pa drita, pa leke e pa asnje shprese shkojne e votojne symbyllur? A jane ata pra, te cilet sapo shikojne kutine e votimit iu duket se shohin deren e partise dhe jo individin dhe alternativen e tij, te cilin duhet te perzgjedhin? A jane ata telefonues qe ne momentet e hedhjes se votes, asaj letre te se ardhmes se tyre, nuk mendojne se cili kandidat ka peshe dhe force per t'ua zgjidhur problemet, por thone se "keshtu thote partia", "se ky eshte me i gjate dhe me lesh te zi e ky tjetri ka hunden e vogel", se "ky ka veturen e kuqe dhe duhet ta kete blu", se "gjyshi i tij ka qene ballist dhe tezen e ka komuniste"?!

Fatkeqesisht keshtu gjykojne nje pjese e mire e tyre. Atehere, perse nuk di apo nuk do, ti i dashur votues ? Dikush mund te shprehet se votat i kane vjedhur. Problemi i vjedhjes eshte nje precedent qe ka filluar qe ne maj te vitit 1996 dhe vazhdon. Ketij fenomeni i duhet thene "ndal" njehere e mire nga politika, nese duam qe vota te shkoje atje ku hidhet. Por lypset gjithashtu, qe votuesit te jene te kthjellet ne fushatat elektorale, ashtu sic jane tani kur telefonojne nga shtepite e tyre pa drita, shpesh pa buke, pa pune, pa leke dhe pa asnje perspektive.

Nese duan ta ndryshojne kete peisazh, qytetaret nuk duhet te mjaftohen me nje telefonate, te shprehin rrebelimin e tyre qe nuk eshte e zorshme, pasi nuk identifikohen dhe nuk dalin ne ekran. Levizje civile politike, do te ishte nese, sot, ose neser, perpara se te vijne zgjedhjet e reja, votuesit te kerkojne llogari, para zyres se deputetit, para kamerave, me pankarta ne duar. Ky eshte presioni, qe do ta zbrese deputetin nga maja e Olimpit, ne baze, atje ku ka balte, pluhur e varferi. Dhe ne fund, nese asgje nuk ndryshon, te mos e harrojne kete, ta mbajne mend, dhe te mendohen mire para se te hedhin serish kartonin te dielen e zgjedhjeve.

E djeshmja, e cila ka qene edhe e pardjeshmja, por qe mbetet dhe e nesermja duhet zhbere me ndryshim fytyrash parlamentare. Testi mbetet tek njerezit qe nuk kane as kushtet me minimale per te jetuar, tek ata qe hedhin voten ,por nuk marrin rezultatin e deshires per nje jete me te mire. Testi nuk matet ne Kuvend, pasi shumica e deputeteve jane kredhur ne hallet personale per te marre nje kredi per shtepine e dyte ne Tirane, per te ndertuar nje biznes qe ta kene kur te mos jene me deputete apo per te qene deputet me i forte se kete rradhe, per ti dhene nje tender mikut te tij dhe per te perlare 10 % te pjeses se luanit, apo per te ndjekur kamionin dhe anijen e kontrabandes ,natyrisht per te perfituar.Por ka dhe deputete qe sinqerisht interesohen dhe kontribuojne per hallet e zones. E keqja mbetet se jane pak. Nuk shumohen dot kete rradhe.

Ndaj sonazhet do te jene gjithnje e me negative per te zgjedhurit.

Re.po.
 
Top