7 lloje te dashurise

Mystique

Larg
Anëtar i Shtabit
Mos lejoni që fjala “dashuri” të u’a definojë dashurinë tuaj

Dashuria është ndjenja më e fuqishme që qënja njerëzore mund ta provojë. Pse është kaq e vështirë ta gjesh dashurinë ? Kjo është e lehtë për t’u kuptuar, nëse e dini se fjala “dashuri” nuk është njejta gjë sikur se të qenurit i dashuruar.

Fjala “dashuri” është përdorur dhe abuzuar për shprehjen e disa llojeve të ndryshme të ndjenjave
Fjala dashuri është përdorur si nje shprehje e ndjesisë për dikënd tjetër (të dua), por gjithashtu e shpreh edhe kënaqësinë (e dua çokollatën). Për ta bërë edhe më të komplikuar, fjala “dashuri” e shpreh gjithashtu edhe një virtyt njerëzor që është i mbështetur në dhembshuri, afeksion dhe mirësi. Kjo një gjendje e qënjes, e cila nuk ka të bëjë asgjë me dikë ose diçka tjetër jashtë vetes. Kjo është forma më pastërt e dashurisë.

Grekët e lashtë i kanë përdorur 7 fjalë për t’i definuar gjendjet e ndryshme të dashurisë:

Storge – ndjenjë natyrale, dashuria që e ndan me famijlen tuaj.
Philia – dashuria që keni për miqtë.
Eros – dëshira seksuale dhe erotike.
Agape – kjo është dashuria pa kushte, ose dashuria hyjnore.
Ludus – kjo është dashuria lozonjare, dashuri fëmijësh ose flirtimi.
Pragma – dashuria që zgjatë shumë. Dashuria e të martuarve.
Philautia – dashuria për veten.

Këto janë 7 llojet e ndryshme të ndjesisë. Dashuria që e ndjeni për partnerin nuk është e njejtë sikur dashuria që e ndjeni për nënën. Madje edhe dashuria për partnerin ndryshon me kohën. Ju ndjeni emocioni të ndryshme, për njerëz të ndryshëm, në situata të ndryshme. Por prap, ne e përdorim fjalën e njejtë.


Marre nga: Filozofia .al
 

Alivia

Forumium maestatis
Cdo njeri permban ne vetevete te gjitha ngjyrat e ketyre te 7-tave.
Cka do thote qe ne mund mos ti sinkronizojme te 7 drejt nje njeriu apo ne nje moment,situat.
Por kjo se ben te komplikuar dashurine njerzore aspak,perkundrazi dashuria eshte e thjesht dhe spontane.
 

joetisti_

Locus omnem
mund te jete edhe 'epithimia', nese ndonjera me siper s'e perfshin.
Eshte forma e dashurise se zjarrte me mundesine qe ne fund te kthehet ne thike me dy presa.

I kemi te gjithe keto dashuri brenda vetes, vertet, dhe shfaqen natyrshem per cdo situate.

Pra, kur greket thone 'se agapo' e thone per dashurine 'agape'? Nuk merret vesh te gjuhet e tjera, si ne shqip "te dua", se cfare dashurie nenkupton ai/ajo qe e thote :)
 

Artin

Papirus rex
Storge – ndjenjë natyrale, dashuria që e ndan me famijlen tuaj.
Philia – dashuria që keni për miqtë.
Eros – dëshira seksuale dhe erotike.

Agape – kjo është dashuria pa kushte, ose dashuria hyjnore.
Ludus – kjo është dashuria lozonjare, dashuri fëmijësh ose flirtimi.
Pragma – dashuria që zgjatë shumë. Dashuria e të martuarve.
Philautia – dashuria për veten.

Agape dhe Pragma janë të ndryshme?
Nuk qenka dashuria hyjnore ajo e të martuarve?! :p
 
Top