Çfarë bletë së fundmi?

Artin

Papirus rex
Pashë që nuk gjendej një temë e tillë dhe mendova ta hap një.
Pothuajse çdo ditë blejmë gjëra të reja, por le të tregojmë ato që ia vlejnë, se nuk është interesante për shembull të tregojmë që blemë një akullore, një shishe ujë, ose një kilogram patate.
Në këtë mënyrë edhe mësojmë nga njëri-tjetri gjëra që nuk i dimë, apo nuk i kishim menduar më parë.
 

Artin

Papirus rex
Çfarë bleva unë së fundmi? Bleva një llampë të vogël për abazhurin që mbaj te koka. Unë fle me dritë fikur, në errësirë të plotë, por duhet pak dritë kur je zgjuar, ose zgjohesh natën.

Kishte kohë që kërkoja një llampë të vogël, një që të bënte shumë pak dritë, sa për të thyer errësirën dhe që të mos më vriste sytë, por nuk kisha gjetur siç e doja. Më e vogla që kisha gjetur, ishte 0.8W dhe me fuqi ndriçuese 50lm, por prapë më dukej e fortë dhe nuk isha i kënaqur me të.

Dje rastësisht pashë një të vogël fare, 0.3W dhe me fuqi ndriçimi 15lm. Kjo ishte ajo që kërkoja!

Më pëlqeu gjithashtu se llampa ishte e verdhë dhe me elementë që i ngjanin qiriut. Kam eksperimentuar edhe me llampa blu, të gjelbra, të kuqe, e të bardha si neon, por prapë kam përfunduar tek e verdha. E verdha është ngjyra natyrale, e flakës, e qiriut.

Kjo llampë e vockël dhe e verdhë bën dritë sa një qiri. Kjo ishte ajo që doja...






 

Artin

Papirus rex
Nje biçiklete mali.... (mountain bike) .... por une do ta perdor me shume në asfalt...
 

Artin

Papirus rex
Të premten "e zezë" bleva :
Dy xhupa të zinj, një të trashë, e një më të hollë.
Një kapuç të zi Adidas.
Pesë palë çorape të zeza.
Rastësisht i bleva të gjitha të zeza...
 
Last edited:

Artin

Papirus rex
Blerja më e keqe ndonjëherë... kjo e fundit.
Porosita ca gjëra nga interneti dhe pasi m'u tërhoqën leket nga karta, me erdhi nje mesazh ku thoshte se sistemi i pageses kishte nje problem dhe blerja nuk qe e mundur.
Me thane se leket do te me ktheheshin mbrapsht ca ditesh, por nuk më janë kthyer akoma.
Nuk është se m'i kanë vjedhur, sepse është firme serioze dhe kam blerë edhe herë tjetër atje, pa problem, por qëlloi që këtë herë ndodhi kështu...
 

Artin

Papirus rex
Lekët me erdhen sot, e me mire qe u kthyen, se kurseva ca. I bleva prape, por vetem disa prej atyre qe porosita. Nuk ishin te domosdoshme te gjitha...
 
Top