TEC i ri ne Fier. Me ne fund lajme te mira

Diskutime tek 'Ekonomia & Biznesi Shqiptar' filluar nga Blendi, 22 Apr 2006.

  1. 2celjan-fr3

    2celjan-fr3 Primus registratum

    Re: TEC i ri ne Fier. Me ne fund lajme te mira

    Take it easy TheWanderer je ne forum vella

    Te thuash(sic the ti jo nje here) se faj eshte vetem te qeveria dhe tek nje person i caktuar i qeverise, nuk e di sesi e quan ti po ne andej nga lagja ime e themi tifozllek, por sido qe te jete ky eshte menimi jote orig dhe nuk gjykohet por ska te bej me ate qe ti e thua fushen e ekonomise vendi qe ne po postojme dhe qe ne te tjeret skemi ide

    Cuditerisht, erdhi viti 2008 dhe e kuptojme qe Enver Hoxha paska patur te drejte kur thoshte qe Shqiperine nuk e lene armiqte te zhvillohet, se po te ishte per ne...lere, namber uan do ishim.

    Kete kuptove ti nga ajo qe thashe une se kam problem me boten?

    Po te kthej une perg se nje pjese e atyre qe the kishin te benin me mua
     
  2. Kondrapedali

    Kondrapedali Kondrapedali

    Re: TEC i ri ne Fier. Me ne fund lajme te mira

    Ti po flet për njerëz idealë The Wanderer ndërsa unë po flas për ata që janë.

    Megjithatë, është shumë dekurajuese të varesh vazhdimisht nga të tjerë. Po dal pak nga tema e TEC-it.

    Flasim për minoritarët grekë në Shqipëri. Ata gëzojnë shumë të drejta (në fakt nuk mendoj se u mungon gjë) megjithatë, qeveria greke, duke patur influencën që ka në BE pretendon gjithnjë e më shumë. Ndërkohë, të njëjtat të drejta nuk aplikohen për minoritetet në Greqi.
    Sikur Shqipëria të mbajë të njëjtin qëndrim që mban Greqia me minoritetet, me siguri që ajo nuk do i afrohej BE-së. Pra, ka kushte që vendosen, me të drejtë ose jo, dhe respektimi i tyre nuk është gjithmonë garant i përfitimit pasi mund të dalë një kusht tjetër rrugës.
    Sigurisht që një atdhetar nuk do i shihte si vështirësi të pakapërcyeshme por një politikanuc i sotëm shqiptar, edhe nëse do kishte pakëz vullnet, do tërhiqej para kërkesav e të tilla.

    Në rastin e projekteve të financuara nga BB apo FMN, kushtet shpesh ishin të dyshueshme (pasi jo gjithmonë vihet i pari interesi i Shqipërisë) kështu që, kur kjo i shtohet edhe vullnetit të mangët të politikanëve tanë, arrijmë në gjendjen aktuale.

    Përsa i përket TEC-it, nuk kam diskutuar ndonjë gjë të madhe pasi nuk kam informacione të mjaftueshme. E vetmja gjë që kam thënë ka të bëjë me alternativat ndaj TEC-eve, mendim të cilit i qëndroj akoma. E quaj gabim strategjik ndërtimin e TEC-it të Fierit apo të Vlorës dhe lënien mënjanë të projekteve hidroelektrike, të cilat janë gati prej kohësh, apo të përmirësimit të rrjetit transportues e shpërndarës të rrymës elektrike.
     
  3. TheWanderer

    TheWanderer Primus registratum

    Re: TEC i ri ne Fier. Me ne fund lajme te mira

    Celjan,

    une u pergjigja me ironi dhe humor, jo per te te ofenduar (ndjese nese e kam bere) dhe as per aluduar qe nuk e njeh ekonomine, poltiken apo realitetin shqiptar.
     
  4. atman

    atman Forumium maestatis

    Re: TEC i ri ne Fier. Me ne fund lajme te mira

    Po Teci i dikurshem, me sa mbaj mend une nuk ishte i vjeter dhe me nje fuqi kilovatore te instaluar rreth 100.000, ç'u be?
     
  5. 2celjan-fr3

    2celjan-fr3 Primus registratum

    Re: TEC i ri ne Fier. Me ne fund lajme te mira

    Thjessht po na semur te gjithe, pasi u mbyll se dilte me kosto super te larte u rihap perkohesisht per shkak te krizes qe kaloi vendi dhe ka nje afat disa mujor deri ne mbylljen perfundimtare ose dhenien me 1 euro.Nje kompani greke u ofrua per ta marre 1 $ dhe me pas te investonte por perseri do dilte me kosto te larte.
     
  6. TheWanderer

    TheWanderer Primus registratum

    Re: TEC i ri ne Fier. Me ne fund lajme te mira

    Tec-i ekzistues i Fierit, qe eshte edhe me i madhi ne vend, ka nje fuqi prej 120 mega dhe per arsye te amortizimit dhe mundesive prodhuese nuk arrin asnjehere te prodhoje ne kapacitet! Normalja eshte rreth 8 mega, por arrihet deri ne 60 mega! E thene me shifra te tjera, per 8 mega, i duhet 200 tone nafte ne dite dhe per 60 mega i duhen 1200 tone nafte ne dite!
     
  7. 2celjan-fr3

    2celjan-fr3 Primus registratum

    Re: TEC i ri ne Fier. Me ne fund lajme te mira

    harrove ndotjen e cila eshte minimumi e dukshme menjehere sa futet ne pune ne gjithe rrethin dhe jo vetem ne qytet
     
  8. TheWanderer

    TheWanderer Primus registratum

    Re: TEC i ri ne Fier. Me ne fund lajme te mira

    Dikush ne faqet e para kishte postuar per ate arsenikun qe eshte prane Azotikut ne Fier dhe u akuzua qe shtirej se gjoja i interesonte ambjeti. Ndaj, per te shmangur nje gjykim te tille nuk e zura fare ne goje ndotjen. Nje filter per te nje oxhak te teci-it te Fierit kushton 1 000 000 dollare.
     
  9. Kondrapedali

    Kondrapedali Kondrapedali

    Re: TEC i ri ne Fier. Me ne fund lajme te mira

    Mirëmbajtje e asgjë më shumë. Po kush ti mirëmbajë thuaj!
     
  10. TheWanderer

    TheWanderer Primus registratum

    Re: TEC i ri ne Fier. Me ne fund lajme te mira

    Aty me rri! Kush t'i mirembaje?
     
  11. ezhderha

    ezhderha Primus registratum

    Re: TEC i ri ne Fier. Me ne fund lajme te mira

    opooooooooo
     

Shpërndajeni këtë faqe