TEC i ri ne Fier. Me ne fund lajme te mira

Diskutime tek 'Ekonomia & Biznesi Shqiptar' filluar nga Blendi, 22 Apr 2006.

  1. 2celjan-fr3

    2celjan-fr3 Primus registratum

    Re: TEC i ri ne Fier. Me ne fund lajme te mira

    eshte thjesht nje hetim nga nje senator i ri i cili e ka marre seriozishte punen e re.lol

    Ky projekt spo hecen me ritme te shpejta pasi edhe ne cdo vend ne perendim te ishte te gjesh fonde te tilla miliarda $ eshte e veshtire ndaj une mendoj se duhet pritur(me pak optimizem kuptohet) se kjo inisiative per transparenc ta pershpejtoj punen e zvicerianeve
     
  2. TheWanderer

    TheWanderer Primus registratum

    Re: TEC i ri ne Fier. Me ne fund lajme te mira

    Ke dhe ti te drejte ne menyren tende te te gjykuarit.
     
  3. 2celjan-fr3

    2celjan-fr3 Primus registratum

    Re: TEC i ri ne Fier. Me ne fund lajme te mira

    e kam me kuptimin se meqense jane para publike atehere edhe presioni per te filluar pune dhe per te marre sa me shpejt perfitime do jete edhe nga shteti(ky deputeti) nje faktor pozitiv
     
  4. MLK

    MLK Primus registratum

    Re: TEC i ri ne Fier. Me ne fund lajme te mira

    Nje nga aksioneret e ASG Power eshte Genc Ruli. Ky ka qen kushti kryesor per dhenien e ketij koncesioni.
    Problemi eshte se duke perdorur metoda te tilla, vlera e aksioneve te ASG Power ka shume gjasa qe te shkoj drejt zeros.

    Te financosh e realizosh projekte te tilla ne fushen e energjitikes ne Shqiperi, duhen jo vetem kompani koncesionare perendimore, po dhe financime perendimore. Sot nuk ka bankier budalla te financoje projekte te tilla.
    Ne na duket sikur kemi shpikur boten, problemi esht se ato qe praktikohen sot ne Shqiperi, jane praktikuar ne perendim para 50 vitesh.
    Keshtu qe derisa te jete Genc Ruli aksioner (ne menyre indirekte se nuk eshte budalla) harrojeni se ne Fier do behet TEC.
    Kjo vlen dhe per te gjitha projektet e tjera energjitike.

    Pyetja qe shtrohet eshte: ç'fare ka ndryshuar qe prej emerimit te Ruli-t ne krye te Ministrise se Energjitikes !?
    Nese dikush ka pergjigje tjeter perveç "asgje" do te ishte interesante ta sillte ketu.
     
  5. dahlia

    dahlia Grupi i të çmëndurve!

    Re: TEC i ri ne Fier. Me ne fund lajme te mira

    mirembrema MLK /ubb/images/%%GRAEMLIN_URL%%/kiss.gif /ubb/images/%%GRAEMLIN_URL%%/laugh.gif
     
  6. MLK

    MLK Primus registratum

    Re: TEC i ri ne Fier. Me ne fund lajme te mira

    Mroma juve /ubb/images/%%GRAEMLIN_URL%%/kiss.gif mjaft me k'to se na korrupto temen masnej /ubb/images/%%GRAEMLIN_URL%%/devil.gif
     
  7. dahlia

    dahlia Grupi i të çmëndurve!

    Re: TEC i ri ne Fier. Me ne fund lajme te mira

    TEC-i i ri i Fyerit do behet edhe me i bukur kur ka dashuri brenda... /ubb/images/%%GRAEMLIN_URL%%/pippiripi.gif
     
  8. TheWanderer

    TheWanderer Primus registratum

    Re: TEC i ri ne Fier. Me ne fund lajme te mira

    Thuhet i Fierit, jo Fyerit /ubb/images/%%GRAEMLIN_URL%%/wink.gif
     
  9. 2celjan-fr3

    2celjan-fr3 Primus registratum

    Re: TEC i ri ne Fier. Me ne fund lajme te mira

    MLK ti si thua ata qe kane vite qe jane marre me projektin dhe kane gjetur mbi 70% te parave si thua kane ardhe ne shqiperi per turizem?
    Ky projekt nuk eshte vetem nje iniciative nga nje kompani private por ne loje jane futur edhe qeveri te ndryshme, si thua keta skane pasur se si ta kalojne kohen, 1,9 miliard $ investimi me i madhe i te gjitha koheve ne shqiperi dhe ti na thua tani se problem qenkan aksionet e Gencit?

    nuk po flasim per gjera amatore

    Une jam ne Fier dhe ketu ka goxha levizje nga te huajt e kompanise qe po pergatiten dhe pengesat e vetme jane shuma tjeter qe nuk eshte siguruar por se shpejti me nderhyrjen e qeverive do te lobojne qe ky projekt te heci dhe me shpresa ky projekt ka per tu ndertuar brenda kohes, dua te them se nuk eshte nje ceshtje kaq lokale e tipit jo genci jo filani etj, jane shume para te cilat cdo banke do siguri qe ti leshoj kudo ne cdo vend te botes te ishte qofte dhe amerike apo ndonje vend te industrializuar
     
  10. MLK

    MLK Primus registratum

    Re: TEC i ri ne Fier. Me ne fund lajme te mira

    Nuk shkruaj ne ndonje vend apo thjesht te bej aluzion qe kompania zvicerjane ka ardh per turizem, keshtu qe nuk di se si arrin ti te ky konkluzion !
    Ajo qe them eshte se qe te besh nje projekt te tille ne Shqiperi, as mos e çoni neper mendje se do jepen miliona euro bakshish, ndryshe asnje nuk luan vendit dhe mund te rrish 10 vjet ne vend numero.

    Shtroni problemin ndryshe dhe pergjigja do te qartesohet vete, qe nga momenti qe Berisha ka mare ne dore çelsat e vendit, qe Genc Ruli eshte ne krye te Ministrise se Energjitikes, (dmth mbi 2 vjet e ca) a ka ndonje projekt qe eshte bere persa i perket burimeve te reja elektroenergjitike?

    Dosje ka me dhjetra ne zyren e Genc Rulit.
     
  11. 2celjan-fr3

    2celjan-fr3 Primus registratum

    Re: TEC i ri ne Fier. Me ne fund lajme te mira

    edhe une sjam i kenaqur nga ai po te me pyesesh se shume biznesmene qe perfaqesojne kompani te medha jane ankuar por perseri nuk e besoj qe te jete kaq i paafte sa qee te behet pengese per nje projekt te tille ndryshe do ta vinin re edhe te tjere qe kane lidhje interesi me kete kompani qe luhen miliarda dhe do ta kishin spostuar ne moment sic kane postuar shume te tjere ketu ne Fier qe munduan ta pengonin duke kerkuar para, as para nuk moren asgje vetem sa u zhvendesuan
     
  12. MLK

    MLK Primus registratum

    Re: TEC i ri ne Fier. Me ne fund lajme te mira

    Pyetja ishte me duket jo sa i kenaqur je, po ç'fare projekti ka bere qe kur ka mar portofolin, dmth e thjesht, cito vetem nje projekt.
     
  13. Kondrapedali

    Kondrapedali Kondrapedali

    Re: TEC i ri ne Fier. Me ne fund lajme te mira

    <div class="ubbcode-block"><div class="ubbcode-header">Originally Posted By: MLK</div><div class="ubbcode-body">Pyetja ishte me duket jo sa i kenaqur je, po ç'fare projekti ka bere qe kur ka mar portofolin, dmth e thjesht, cito vetem nje projekt. </div></div>

    MLK, ti e din besoj se në dosjen e projekteve hidroenergjetike janë BB e FMN të cilat pengojnë investimet apo realizimet e projekteve. Të shohim tani që mund të dalë gaz në Shqipëri a do ti mëshohet më TEC-eve.

    Megjithatë, Ruli, sado i aftë që mund të jetë (më shumë është dinak), është i paskrupullt e nuk e rruan fare për të mirën e Shqipërisë. Nuk do ishte i pari rasti i TEC-it të Fierit që mund të dështojë nga pangopësia e Rulit.
    Në 1993-94 një kompani italiane për prodhimin e guzhinave, pas një projekti 5 milionësh, u detyrua të largohej nga Burreli pasi Ruli bëri çdo përpjekje për ti ndaluar (pasi nuk u pranua çmimi i Rulit).

    Shpresoj që Berisha të mos influencohet edhe shumë nga "ndërkombëtarët" dhe të vendosë një ekonomist të ndershëm (nuk njoh shumë të tillë) në krue të ministrisë.
     
  14. MLK

    MLK Primus registratum

    Re: TEC i ri ne Fier. Me ne fund lajme te mira

    Eshte e vertete qe BB dhe FMN jane bere pengese e projekteve ne Shqiperi ne fushen e energjitikes (nganjehere dhe me te drejte).
    Ajo qe ndryshon aktualisht, dmth prej dy vjetesh eshte fakti se kemi nje ligj per koncesionet, ligj i cili ishte teper i dobet para 2 vitesh (pavaresiht se dhe ligji ri nese e shef ne detaje eshte i mbytur me probleme).
    Pra ka shume kompani qe jane prezantuar per koncesione te ndryshme e aktualisht asgje konkrete.
    Projektet bllokohen me qellim nga Ministria e Energjitikes, ne menyre qe te rrallohen kandidatet, dhe ata qe mbeten te pranojne kushtet e e Ministrit Ruli, filmi eshte teper i thjeshte, problemi eshte se jemi ne Shqiperi, ku kryeministri flet per lufte korrupsioni, e ne te njeten kohe eshte me i korruptuari vet, ndresa kryeprokurorja, emerohet nge kryeministri....
     
  15. u74

    u74 Primus registratum

    Re: TEC i ri ne Fier. Me ne fund lajme te mira

    Kryeministri ka shume mundesi qe ec ne "kame te veta dhe me mend te tjera kujt" . Megjithse ministria e Rulit mbulon energjetiken atij nuk i ben "cer" qerpiku se shqiptaret nuk kane energji elektrike dhe as nuk dihet kur do te kene. Me e forta eshte se askush nuk guxon per ti kerku hesap Rulit cuditrisht edhe opozita nuk ushtron shum trysni ne drejtim te Rulit..!?
     
  16. 2celjan-fr3

    2celjan-fr3 Primus registratum

    Re: TEC i ri ne Fier. Me ne fund lajme te mira

    zyra BB per shqiperine dhe jo zyra ne Trirane kontrollohet nga Kalantzopulos qe nijhet si nacionaliste greke dhe pjese e disa levizjeve te ekstremit te djathte qe jane kundra nesh edhe me perpara ajo ka penguar rrugen Durres-Kukes pasi kjo do ulte rolin e portit te Pireut, se si i lejon keta BB? lere pastaj qe shumica e BB per rajonin e ballkanit jane greke
     
  17. TheWanderer

    TheWanderer Primus registratum

    Re: TEC i ri ne Fier. Me ne fund lajme te mira

    Ketu jam dhe une dakord me Celjanin... Armiqte e huaj, sidomos shovinistet greke pengojne ndertimin e TEC-it ne Fier dhe i bejne propagande te keqe qeverise demokratike shqiptare.
     
  18. Kondrapedali

    Kondrapedali Kondrapedali

    Re: TEC i ri ne Fier. Me ne fund lajme te mira

    Çuditërisht The Wonderer, megjithëse ty të duket e çuditshme, ajo që thotë Celjani është e saktë. Dhe nuk është hera e parë që zhvillimi i Shqipërisë pengohet nga Greqia dhe kjo nuk ka të bëjë me "armiqtë e popullit" por me konkurrencë ekonomike rajonale. Greqia duke patur më shumë peshë si dhe duke qenë më e ingranuar në organizmat ndëkombëtare e europiane ka shumë në dorë për të ardhmen e Shqipërisë. Po ashtu, mënyra e organizmit të institucioneve ndërkombëtare, e cila len shumë për të dëshiruar, vendos në hallka kyçe të rajoneve të ndryshme, njerëz të një vendi me të cilin kanë marrëdhënie të mira por që në shumë raste është në dizanvantazhin e shumicës së vendeve të rajonit në fjalë.

    Pra mos u çudit e mos ironizo pasi pa dashje mund të shfaqësh tjetër gjë ... Fajin nuk na e kanë të tjerët sigurisht, por dhe mirë nuk na kanë bërë. Dhe duke qenë se të tjerët kanë paratë dhe ne nuk kemi as vullnetin sigurisht që nuk mund të bëhet gjë. Janë të lidhura me njëra-tjetrën pasi paraja thonë sjell dhe vullnetin dhe më pas vullneti sjell akoma më shumë para e anasjelltas.
     
  19. 2celjan-fr3

    2celjan-fr3 Primus registratum

    Re: TEC i ri ne Fier. Me ne fund lajme te mira

    Ketu jam dhe une dakord me Celjanin... Armiqte e huaj, sidomos shovinistet greke pengojne ndertimin e TEC-it ne Fier dhe i bejne propagande te keqe qeverise demokratike shqiptare.

    /ubb/images/%%GRAEMLIN_URL%%/lol.gif

    qenke ne humor sot ti, une nuk e kisha fjalen te TEC-i por ne pergjthesi mqs e permendi diksush BB dhe FMN(MLK me duket) thashe edhe une se cafre info kisha per kalantzopulos dhe nuk permenda fare as Tec-in as qeverine tone demokratike dhe perparimtare qe ka rene pre e shovinizmit te grekeve te cilet jane pengese per zhvillimin tone kombetar.lol
    Por sido qe te jete ishte loje e bukur fjalesh.Ironi e goditur, spo tallem /ubb/images/%%GRAEMLIN_URL%%/wink.gif
     
  20. TheWanderer

    TheWanderer Primus registratum

    Re: TEC i ri ne Fier. Me ne fund lajme te mira

    Kondra, pa dashje nuk mund te shfaq asgje tjeter. Ndoshta nuk do jesh dakord, por di me shume nga 90% e antareve ketu per TEC-in e Fierit dhe per naften ne Shqiperi. Pervec ironise, ne nje diskutim ekonomik ku pjesa me e madhe e postimeve nisin e mbarojne ne baze te preferencave politike ose me hamendje dhe njohuri te dobeta ekonomike nuk mund te perdor tjeter gje. Duhet vullnet nje here, pastaj vjen paraja dhe jo sic e thua ti (duhet para pastaj lind vullneti). Te pakten keshtu mendoj une. Tregoji botes qe ti po leviz, po nderton projekte serioze dhe jo budallalleqe te tipi Korridor nenujor me Italine, Central Berthamor ne Shqiperi, tregoji botes qe nuk lepin ate qe peshtyn dhe flet mbi baza reale ekonomike dhe jo me pasione boshe elektorale dhe do te shikosh si vjen bota dhe investon.

    Cuditerisht, erdhi viti 2008 dhe e kuptojme qe Enver Hoxha paska patur te drejte kur thoshte qe Shqiperine nuk e lene armiqte te zhvillohet, se po te ishte per ne...lere, namber uan do ishim.

    Por me kujtohet dhe Faik Konica: Shqiptaret kjo rrace tutkalli, e mira e botes, e keqja e vetvetes.
     

Shpërndajeni këtë faqe