TEC i ri ne Fier. Me ne fund lajme te mira

Diskutime tek 'Ekonomia & Biznesi Shqiptar' filluar nga Blendi, 22 Apr 2006.

  1. Daniel H

    Daniel H Primus registratum

    Re: TEC i ri ne Fier. Me ne fund lajme te mira

    MLK e kam thene disa here, ASG Power nuk i intereson fare tregu shqiptar. Ne keto kushte ajo do ishte 2 fish e interesuar te nxiste ngritjen e HEC-eve per vete faktin qe ate sasi qe ka planifikuar t'ia shese shtetit shqiptar me koston e prodhimit e shet ne tregun e lire me cmimin real.
    Tregu europian ka nevoje per energji, sidomos pas levizjeve te fundit te Rusise ne Dhjetor te 2005-es qe e drejtoi pjesen me te madhe te prodhimit te gazit drejt Kines.

    Shteti Shqiptar po te jete i zoti ne manaxhim, me energjine e HEC-eve (ekzistues dhe qe mund te ngrihen )mbulon nevojen e brendshme, ndersa sasine qe ble me cmim kostoje nga TEC-i, mund ta tregtoje gjithkund me cmim tregu.
    Une e pranoj qe s'jam ekspert ne energjetike, por po ta shohesh ne kuadrin e tregut me duket se llogaria eshte e paster fare.

    Vertet nga kompania mund te mos presesh te tregoje anet negative te projektit, por te pakten nga ekspertet lokal te naftes dhe gazit ne Fier do e prisje nje reagim negativ apo e kam gabim? Kryetari i Bashkise se Fierit qe i perket PS-se ka punuar ne Institut te Naftes ne Fier, Kryetaret e Komunave Dermenas dhe Seman qe gjithashtu jane te PS-se mezi e presin kete investim. Mos kujton ti se iu hodh sira atyre dhe nuk e kane diskutuar ne rang ekspertesh leverdishmerine e ketij projekti?
     
  2. Daniel H

    Daniel H Primus registratum

    Re: TEC i ri ne Fier. Me ne fund lajme te mira

    </font><blockquote><font class="small">Citim:</font><hr />
    Me duket se po te flas per koncorcium e jo per kredi /pf/images/graemlins/angel.gif
    BB-ja ate financim qe kishte parashikuar per TEC-in e Vlores e ka kaluar per financimin e projektit ne fjale.
    Nuk eshte hera e pare qe BB-ja mer pjese ne finacimin e projekteve te tilla.

    [/ QUOTE ]

    Iu pergjigja Kondres me ate shkrimin me pare.
    Te siguroj qe BB nuk eshte e perfshire fare ne kete projekt. Jane 2 projekte krejt te ndryshme.
    600 miljon dollare do kreditohen per kompanine nga Banka Exim
     
  3. Kondrapedali

    Kondrapedali Kondrapedali

    Re: TEC i ri ne Fier. Me ne fund lajme te mira

    Me ç'di unë, çdo investim që bëhet në Shqipëri merr së pari aprovimin e BB dhe, mos u gabofsha, merr pjesë në financimin e tyre.

    Duke qenë se BB nuk e sheh me leverdi për veten e saj prodhimin e energjisë me HEC ajo lejon projekte të tjera TEC-esh në të cilat ajo "lëvron" ndihmat për Shqipërinë.

    Si ka mundësi që për momentin po flitet veç për ndërtime TEC-esh në Shqipëri?
     
  4. komino

    komino Valoris scriptorum

    Re: TEC i ri ne Fier. Me ne fund lajme te mira

    gazi diku duhet shitur apo jo

    dhe dikush duhet ta shese
     
  5. komino

    komino Valoris scriptorum

    Re: TEC i ri ne Fier. Me ne fund lajme te mira

    nuk e di njeri a paguajne apo jo taxa hec-et e vegjel?
     
  6. Daniel H

    Daniel H Primus registratum

    Re: TEC i ri ne Fier. Me ne fund lajme te mira

    </font><blockquote><font class="small">Citim:</font><hr />
    Si ka mundësi që për momentin po flitet veç për ndërtime TEC-esh në Shqipëri?

    [/ QUOTE ]
    Nuk po flitet vetem ne Shqiperi per ndertime TEC-esh, por gjithkund. E thashe qe parashikohet krize energjetike dhe te gjithe mundohen t'i dalin te keqes perpara.
     
  7. Daniel H

    Daniel H Primus registratum

    Re: TEC i ri ne Fier. Me ne fund lajme te mira

    </font><blockquote><font class="small">Citim:</font><hr />
    Me ç'di unë, çdo investim që bëhet në Shqipëri merr së pari aprovimin e BB dhe, mos u gabofsha, merr pjesë në financimin e tyre.

    [/ QUOTE ]
    BB eshte konsulente e shtetit shqiptare ne ato raste kur shteti eshte i perfshire me te ardhurat e veta apo me asete te tjera ne keto investime.
    Shfrytezimi i lumit konsiderohet aset per shtetin dhe ne kete rast perfshihet BB si konsulente.

    Ndersa ne rastin e TEC-it vepra konsiderohet teresisht Investim Direkt i Huaj dhe siperfaqa duke qene e vogel nuk trajtohet si aset i shtetit, duke anashkaluar njekohesisht edhe BB.

    Pls mos me pyesni pse ky diferencim,sepse nuk di t'i pergjigjem /pf/images/graemlins/wink.gif
     
  8. MLK

    MLK Primus registratum

    Re: TEC i ri ne Fier. Me ne fund lajme te mira

    EBM me vjen keq qe ta perseris por ne ate fushe qe nuk ke njohurite e duhura mos jep mendimin, pasi ka risk te jete i gabuar!
    Banka Boterore zyrtarisht quhet "konsulente" por duke qene se ka financuar para te vetat ne energjitiken shqiptare, "keshillat" e saj jane urdhera per qeverine tone (kete se kam me te degjuar por me te provuar).
    Po i biem njeri gozhdes e tjetri patkoit! Problemi eshte i thjeshte fare, perse qeveria jone nuk lejon te behen HEC me koncesion (projektet e parate jane gati, ngelet vetem qe qeveria te ulet ne tavoline per te nenshkruar marveshjet) e lejon TEC i cili eshte akoma ne fazen e projekt idese?
    Duke ditur se per ekonomine lokale, ndertimi i disa HEC eshte shume me avantazhues se sa nje TEC qofte ky me nje investim 1.9 miliard dollare.
    Jane 4-5 HEC qe presin vetem OK e qeverise per te filluar ne nje kohe qe per TEC nuk eshte ber akoma studimi i plote, e jo me te pretendohet fillimi i tij.
     
  9. Daniel H

    Daniel H Primus registratum

    Re: TEC i ri ne Fier. Me ne fund lajme te mira

    Po e di ti apo e di une qe BB nuk eshte perfshire aspak ne kete projekt?
    S'ka kokerr leku te investuar nga ajo dhe s'ka piken e ndikimit ne kete projekt. Ti mund te kesh informacion te bollshem, por une e kam mese konkret per kete rast.
    Mos te kisha info do t'i besoja fjales tende dhe nuk do kembngulja kaq shume, por per nje gje qe e di si rrobat qe kam vesh e them dhe e mbroj.
    BB eshte teresisht jashte ketij projekti, fiksoje ne mendje. Di qe eshte Investim Direkt i Huaj dhe shteti nuk i konsiderohet asnje aset ne kete investim, prandaj edhe BB nuk eshte e perfshire si konsulente e shtetit shqiptar.
    Qeveria as per kete investim nuk e ka marre ende vendimin e ndertimit dhe po mos te kish qene per faktin qe e kemi mbajt ne gjalle kete muhabet, ky fakt besoj se do ishte harruar.

    Koncensionet e HEC-eve me sa di une po rishqyrtohen. Nuk e ve ne dyshim qe keto koncensione kane has ne kundershtimin e BB dhe per kete jam deshmitar edhe vete ne rastin e Bratiles, por per rastin e TEC-it te Fierit BB nuk hyn absolutisht fare ne kete mes. Po te ishte ne rolin e konsulentit ne kete rast mbase do i binte dhe ketij projekti te haste ne kundershtimin e tyre.
    600 miljon Euro e thashe qe jane kredi nga Exim Bank.

    Tani ti qe i di kushtet e kontrates se sherbimeve te konsulences qe shteti shqiptar ia ble BB ma sqaro mua injorantit pak si qendrojne ato, por duke hequr faktin qe BB ka gisht ne kete investim? Per mua argumenti i perfshirjes se BB ne kete projekt eshte abuzim dhe hamendesim i kot, sepse e di qe kjo s'eshte e vertete.
     
  10. MLK

    MLK Primus registratum

    Re: TEC i ri ne Fier. Me ne fund lajme te mira

    Me vjen keq qe po e mer mbrapsh ate qe them se se kam per tip te ve dike ne rolin e injorantit!
    Ndofta s'jam shprehur une drejt, po kur flisja per parate e investuara nga BB-ja nuk e kisha fjalen per kete projekt por ato qe jane investuar deri tani ne Shqiperi.
    Per projektin ne fjale, BB-ja ke deklaruar nepermjet drejtorit te saj per rajonin, Khalil Iftikar se ishte pro ketij projekti e do te merte pjese ne ne finacimin e tij per pjesen e TEC (e jo te perpunimit te gazit).
    Financimi i projektit nuk eshte mbyllur akoma 100% dhe pse per te ka disa organizma finaciar qe jane shprehur te gatshem.
    Dhe nje here nuk po insistoj ne faktin ce ç'fare do ishte me me interes, po ne faktin qe ky projekt i mbyll rrugen ndertimit te HEC-ve, te pakten per momentin kjo po ndodh, pasi qeveria nuk ka ber asnje hap per nisjen e negocjiatave per keto koncesione ne nje kohe qe çdo gje eshte gati.

    Ps. Kisha shkrujt nja nji faqe tani se si funksionon sistemi ne Shqiperi, kush meret me keto pune....e deri te personazhe si Selami Xhepa qe mbahen per drejtore e profesore te afte e qe kur ulesh ne tryeze bisedimesh nuk e kane idene se per çfare flasin, po e fshiva se jam jashte teme.
    Nuk po shtoj me asgje se pa fakte nuk e kam per zakon te paragjykoj diçka, po nje gje e kam te sigurte nga eksperienca, nece TEC-i do te behet, HEC do te heqin te zijte e ullirit qe te aprovohen nje dite, te pakten me kete qeveri jo nje here.
     
  11. Daniel H

    Daniel H Primus registratum

    Re: TEC i ri ne Fier. Me ne fund lajme te mira

    Jo mo e them vet qe jam injorant ne kete sektor, s'ka pse ndihesh keq per kete. Por fakt eshte qe ato qe shkruaj i konsumoj me dike qe eshte kompetent, pervec faktit qe disa gjera po i prek vete me dore.
    Une te thashe qe jam tejet i informuar per ceshtjen Bratila dhe peripecite qe po kalon LANDSVIRKJUN islandez per shkak te kundershtise se BB, po te duash ta dergoj dhe me PPS projektin, sepse e kam ne folder tek ky PC qe po shkruaj, por fakti eshte qe mos te shkoj rrjedha e muhabetit qe per inat te vjehrres do shkoj te fle me mullixhiun.
    Shqiperia ka nevoje per te gjitha llojet e investimeve, prandaj ne gjykimin tim duhet te tregohemi me te hapur ndaj tyre, si rruga e vetme qe mund te bej ekonomine shqiptare te dal nga ky batak qe eshte zhytur.
    Fakti qe edhe shume nga rruget e paligjshme te hyrjes se lekut ne vend po mbyllen, po krijon nje renie te ekonomise shqiptare, gje qe mund te rekuperohet nga thithja e investimeve te tilla, qofte duke u treguar disi pragmatiste edhe duke leshuar ne nje fare menyre prekjen e mjedisit.
     
  12. Daniel H

    Daniel H Primus registratum

    Re: TEC i ri ne Fier. Me ne fund lajme te mira

    Miratohet në Qark TEC-i i Fierit, Pritet firma e Berishës

    Kryeministri ka harruar të mbledhë KRRTRSH-në për të miratuar projektin 2 miliardë dollarësh për TEC-in me gaz të Fierit.

    Altin Xhikneli - ABC

    TEC-i i ri Fierit me gaz të lëngshëm tashmë pret vetëm firmën e kryeministrit. Pas hedhjes poshtë të studimit për miratimin e TEC-it gjigant në Fier me gaz, të Këshillit të Qarkut Fier, ditën e enjte është marrë vendim i kundërt. Burimeve të gazetës, bëjnë të ditur se ka qenë një studim i vitit 1993 i cili ka qenë argumenti ligjor për ta penguar ndërtimin e TEC-it në zonën e Ngjalës. Sipas këtij studimi, në Fier në këtë zonë parashikohej një zhvillim intensiv i turizmit. Çuditërisht, kjo është zona më e ndotur e vlerësuar nga pikëpamja mjedisore dhe firma nuk ka patur asnjë pengesë për marrjen e kësaj leje. Madje, ky studim nuk kishte marrë parasysh që pikërisht në këtë zonë, në vitin 1994 një studim i Bankers Petroleum kishte nxjerrë që në këtë zonë duhet të ndërtohej një piperine (naftësjellës) që do të transportonte naftë nga Patos Mariza. Por megjithatë, ky ka qenë një argument absurd, pasi në vitin 2006 kur është bërë masterplani për Fierin, kjo zonë e cila konsiderohet me ndotje të lartë, nuk është planifikuar për asnjë zhvillim turizmi. Pas kundërshtive që patën krerët e Këshillit të Qarkut në Fier, duket se argumenti në fjalë ka rënë shumë shpejt pasi ky projekt mbështetej nga të dy kahet politike.

    Zgjedhjet mbajnë peng!
    Dhe pas miratimit të studimit nga qarku i Fierit, përsëri mbetet për t’u zhvilluar mbledhja e radhës e Këshillit të Rregullimit të Territorit të Shqipërisë nga kryeministri Berisha për të vulosur projektin. Kështu, KRTRSH nuk mblidhet që nga nëntori i kaluar pasi e gjithë garda politiko-administrative ka kaluar në fushatë, ndërkohë që investimi 2 miliardë USD, pret një vizën e kryeministrit. Ky këshill, planifikohej nga qeveria që të mblidhej më 20 dhjetor 2006 për të miratuar projektin e TEC-t i cili kushton rreth 2 miliardë dollarë. Në vendimin e mëparshëm të qeverisë shkruhet se duhej të bënte “miratimin e studimit “Për mundësinë e ndërtimit të terminaleve të gazit natyror të lëngëzuar (GNL) dhe të infrastrukturës përkatëse, në bregdetin e qarkut të Fierit”. Ndërkohë që afati maksimal i përcaktuar për paraqitjen e masterplanit në tavolinën e kryeministrit Berisha sipas vendimit ka skaduar me 20 dhjetor. “...paraqitja e masterplanit për shqyrtim në KRRTRSH, të bëhet brenda datës 20.12.2006”, thotë VKM. Në të vërtetë ishte planifikuar që studimi për këtë TEC të paraqitej në kryeministri brenda datës 31 korrik të vitit që shkoi, por Agjencia Kombëtare e Energjisë, e vonoi studimin dhe ai mbërriti në tavolinën e kryeministrit nga mesi i tetorit. Megjithë vonesat, qeveria mori vendim më 4 nëntor për miratimin e studimit për ndërtimin e TEC-it me gaz, ku u përcaktua qartë që data 20 dhjetor ishte data ku KRRTRSH-ja do të jepte vulën përfundimtare për ndërtimin e tij.
     
  13. MLK

    MLK Primus registratum

    Re: TEC i ri ne Fier. Me ne fund lajme te mira

    Ka ndonje informacion se kur do te hapet tenderi per Ndertimin e ketij TEC-i, kush e financon, dhe ne ç'fare forme?
     
  14. Daniel H

    Daniel H Primus registratum

    Re: TEC i ri ne Fier. Me ne fund lajme te mira

    Eshte Investim Direkt i Huaj FDI dhe nuk do behet me tender.
    Kompania investuese "ASG Power" po ble truallin ne kete zone e cila eshte prone private.
     
  15. MLK

    MLK Primus registratum

    Re: TEC i ri ne Fier. Me ne fund lajme te mira

    Po ligji shqiptar nuk e lejon te behet pa tender!! Ne ç'fare forme do te behet projekti?
     
  16. Daniel H

    Daniel H Primus registratum

    Re: TEC i ri ne Fier. Me ne fund lajme te mira

    Berisha: Parku energjetik në Fier, jo në Vlorë

    Gazeta Shqip

    KRRTRSH miraton lejet e ndërtimit për tri kompanitë që do ndërtojnë terminalin


    KRRTRSH miraton lejet për sheshet e ndërtimit të parkut energjetik. Pranë Semanit është përcaktuar vendi ku do të ngrihet ky terminal i gazit natyror. Projekti parashikon ndërtimin e terminalit të gazit të lëngshëm, ndërtimin e gazsjellësit që do të lidhin Shqipërinë me Italinë, si dhe kabllon nënujor të linjës së tensionit të lartë me Italinë. Nga zbatimi i këtij projekti, me vlerë të përgjithshme 2,3 miliardë dollarë, parashikohet realizimi i 250 milionë dollarëve kontrata për punime civile dhe punësimi i 3500 punonjësve gjatë periudhës së ndërtimit dhe 350 punonjësve të përhershëm për vënien në shfrytëzim të tij. Anëtarët e Këshillit të Rregullimit të Territorit të Republikës së Shqipërisë kanë miratuar këtë projekt, i cili më parë ishte parashikuar për t‘u ndërtuar në Vlorë. Studimi, i projektuar nga një grup i gjerë ekspertësh të fushave të ndryshme, përcakton tri zona për ndërtimin e terminaleve, zonën në veri të grykëderdhjes së lumit Vjosë, me sipërfaqe 60 ha dhe zonën në jug e veri të kanalit të Hoxharës me sipërfaqe përkatësisht 120 dhe 30 ha. Përfituesit më të mëdhenj nga ndërtimi i këtij parku energjetik parashikohet të jenë TEC-et për prodhimin e energjisë, industria dhe konsumatorët familjarë. Tri kompanitë që kanë paraqitur kërkesën dhe kanë marrë autorizimin për realizimin e projekteve të tyre në këtë zonë pranë Ministrisë së Ekonomisë, Tregtisë dhe Energjetikës janë kompania "EGL", "ASG Power" dhe "Trans European Energi". Zbatimi i këtyre projekteve të rëndësishme do t‘i japë një shtysë të madhe zhvillimit ekonomik në Shqipëri, por dhe më gjerë. "Kompania "ASG Power" ka avancuar në projektin e saj dhe pritet të fillojë punimet në muajin gusht të këtij viti dhe t‘i përfundojë ato në vitin 2009", tha kryetari i KRRTRSH-së, Sali Berisha. Duke vendosur miratimin e shesheve të parkut energjetik të Fierit, Berisha theksoi se ky projekt përfshin investime ndër më madhoret jo vetëm për Shqipërinë, por edhe në rajonin tonë. Duke përmendur faktin se ky projekt ishte parashikuar të realizohej në Vlorë, Berisha theksoi se nga një dialog i hapur e i sinqertë me qeverinë këto kompani vendosën të përcaktojnë një vendvendosje tjetër po aq të përshtatshme sa Vlora, Fierin. "Shqipëria nuk do të ngurrojë t‘i nënshkruajë të gjitha marrëveshjet për të cilat ajo ka interes, si për furnizimin e TEC-it të Vlorës me gaz, furnizimin e TEC-ve, të tjera, pasi një seri TEC-esh do të ndërtohen në Shqipëri për të dalë përfundimisht nga varësia e prodhimit të energjisë nga burimet ujore", tha Berisha, duke shtuar se qeveria do të konsiderojë shumë seriozisht edhe ofrimin e depozitave natyrore të gazit në rast se është e nevojshme për të lehtësuar veprimtarinë, lejen koncesionare për kabllon nënujor të transmetimit. Sheshet do të jenë të ndara e të veçanta për të tri projektet.
     
  17. Leopardii

    Leopardii Primus registratum

    Re: TEC i ri ne Fier. Me ne fund lajme te mira

    bravo Berisha (per kete rast ).

    e mbajti fjalen qe do ta spostonte TEC-in nga Vlora .

    jo si nano pijaneci qe desh me jua fut vlonjatve.
     
  18. juxhoxhjaj

    juxhoxhjaj Primus registratum

    Re: TEC i ri ne Fier. Me ne fund lajme te mira

    po ata ne fier sikur nuk e lejuan sepse ishte zone e mbrojtur ose dicka e tille,une jam vete ne fier dhe ne nje kanal lokal ketu dha interviste nje punonjese nga bashkia dhe tha dicka te tille apo jo?
     
  19. TheWanderer

    TheWanderer Primus registratum

    Re: TEC i ri ne Fier. Me ne fund lajme te mira

    <div class="ubbcode-block"><div class="ubbcode-header">Originally Posted By: Leopardii</div><div class="ubbcode-body">bravo Berisha (per kete rast ).

    e mbajti fjalen qe do ta spostonte TEC-in nga Vlora .

    jo si nano pijaneci qe desh me jua fut vlonjatve. </div></div>

    Lere mos e nga, burre malsie /ubb/images/%%GRAEMLIN_URL%%/smile.gif
     
  20. TheWanderer

    TheWanderer Primus registratum

    Re: TEC i ri ne Fier. Me ne fund lajme te mira

    TEC-i i Fierit, dyshime nga Zvicra

    Një grup deputetësh zviceranë kërkojnë zbardhjen e bllokimit të parkut energjetik

    Bllokimi i projektit për ndërtimin e parkut energjetik në qytetin e Fierit nga kompania zvicerane "Azienda Elettrica Ticinese" ka hapur një debat të madh politik në shtetin helvetik. Një grup deputetësh legistë të kantonit të Ticinos kanë kërkuar nga qeveria të zbardhë çështjen, duke aluduar për abuzime me projektin. Kompania "Azienda Elettrica Ticinese" (AET) është një shoqëri publike në pronësi të kantonit të Ticinos në Zvicër, që do të thotë se kjo shoqëri operon me fonde publike. Pikërisht kjo është edhe një nga arsyet se pse deputeti legist, Lorenzo Quadri, ka kërkuar zbardhjen e çështjes. AET pretendon se gjatë dy viteve operacioni "Shqipëria" i ka kushtuar 9 milionë franga zvicerane, ose e thënë ndryshe 5.5 milionë euro. Pavarësisht se nuk ka bërë asnjë punim fizik në terren, shoqëria pretendon se këto para janë shpenzuar deri në momentin e marrjes së lejes së koncesionit nga qeveria shqiptare. Por kjo ka ngritur dyshime te deputeti legist Lorenzo Quadri, i cili ka kërkuar zbardhjen e çështjes. "Sa e vërtetë është që AET ka shpenzuar 9 milionë franga? A konfirmohen këto shifra nga autoritetet, meqenëse kompania është një subjekt publik? Cili është afati i koncesionit? Çfarë do të ndodhë me këto para, nëse kompania humbet koncesionin për shkak të mosrealizimit të tij në kohë dhe qeveria shqiptare i heq asaj lejen?" Këto janë disa nga pikat ku deputeti legist i kantonit të Ticinos, Quadri, ka kërkuar nga qeveria të hedhë dritë.


    Ngrirja


    Një prej koncesioneve të propaganduara më fort nga qeveria Berisha, ai për ndërtimin e një parku energjetik në qytetin e Fierit, për momentin është pezulluar. Mediat zvicerane raportojnë se kompania "Azienda Elettrica Ticinese", që zotëron 50 për qind të aksioneve në konsorciumin "ASG Power", ka ngrirë projektin e saj për ndërtimin e një stacioni rigazifikimi në qytetin e Fierit, për shkak se nuk ka arritur të gjejë partnerët financiarë që do të garantonin fondet e nevojshme për realizimin e projektit.


    Koncesioni


    "ASG Power SA" është një kompani e ndërtuar posaçërisht për projektin e madh të Fierit. Ajo zotërohet nga AET, një kompani publike zvicerane e specializuar në fushën e energjisë, si dhe investitorë të tjerë evropianë e amerikanë. AET pagoi 1.2 milionë franga zvicerane, ose e konvertuar rreth 735 mijë euro për blerjen e 50 për qind të aksioneve të "ASG Power". Kompania pritet të japë edhe 2.7 milionë euro të tjera për aksionerët fillestarë të "ASG Power", në mënyrë që të përfundojë blerjen. Sipas bilancit zyrtar të shoqërisë për vitin 2006, del se AET ka investuar në Shqipëri 80 mijë euro për blerje të ndryshme dhe 3 milionë euro të tjera për shpenzime, të cilat nuk jepen me hollësi. Në faqen zyrtare të kompanisë mësohet se afati i koncesionit dhënë nga qeveria shqiptare është dy vjet dhe përfundon në vitin 2009. Nëse shoqëria nuk do të ketë filluar punimet, atëherë autoritetet shqiptare kanë të drejtën të heqin lejen e koncesionit, gjë që do të thoshte se jo vetëm 9 milionë frangat e paguara do të shkonin dëm, por më keq akoma edhe vetë konsorciumi "ASG Power", që u krijua enkas për projektin e Fierit.
     

Shpërndajeni këtë faqe