Sot ne histori - Kuriozitete ditore

Diskutime tek 'Historia' filluar nga Aki, 18 Aug 2015.

  1. Aki

    Aki Paint It Black

    Inspiruar nga disa revista qe e shkruajne kete mu duk ide e bukur per te patur nje teme te tille dhe ne forum, kerkoj ndjese nese ekziston kjo tema diku :/
    Te shkruajme ngjarje qe kane ndodhur pikerisht ne kete date vite me pare...

    Te shohim cdo thote Google per sot :p
     
    Universal likes this.
  2. Aki

    Aki Paint It Black

    Me 18.08.1991- Presidenti i Bashkimit Sovjetik Mikhail Gorbachov vihet ne arrest shtepiak si rrjedhim i revoltit dhe organizimit te anetareve te qeverise per te rrezuar regjimin e tij qeveritar

    Me 18.08. 1227- Vdes Genghis Kan, perandori i Mongolise

    Me 18.08. 1590 - Presidenti i Karolines se Veriut John White pasi kthehet nga Anglia, e gjen te zbrazur ishullin Roanoke, pa shenja dhune, cdo banor i kolonise ka qeni i zhdukur dhe e vetmja gje qe ka mbetur ka qene nje shkrim mbi gardhin rrethues ku ka qene e shkruar fjala CROATOAN
     
    gurax and Al-Punk like this.
  3. Aki

    Aki Paint It Black

    19.08 1934 - Adolf Hitler behet presidenti i Gjermanise

    19.08 1964 - Beatles hedhin koncertin e pare ne SHBA ne qytetin e San Fransisco

    19.08 1953 - Nje puc i ndihmuar nga CIA rrezon qeverine e atehershme te Iranit
     
  4. hurtlocker

    hurtlocker Valoris scriptorum

    ideatori i pucit ishte nje nga figurat me misterioze, enigmatike, karizmatike te periudhes nga lufta e dyt derisa vdiq ne 1996, Sir Fitzroy Mclean.

    ishte skocez, katolik ekstremist, ndaj i urryer nga establishmenti protestant i britanise.

    kur churchilli i deshperuar nga rrethimi gjerman, dhe me bindjen qe bolsheviket kishin infiltruar nje pjes te mire te establishmentit protestant, u investua te katoliket skoceze, te emargjinuar per shekuj nga pushteti, por ne izolimin e tyre me imun ndaj bolshevizmit.
    fitzroy maclean deklaronte qe student qe idhulli i tij ish Bonny Princ Charli, mbreti fundit katolik i skocise, qe sulmoi angline....per kete ndeshkohej vazhdimisht ne universitet.

    kish sherbyer si nepunes i ministris se jashtme, lexo i MI6 (zbulimi) ne bashkimin sovjetik, ne vitet 30, ku ish i famshem qe arrihnte te eprvidhej nga moska dhe udhetonte ne republikat muslimane te bashkimit sovjetik.
    ka qen njeriu me i besuar i kryeministrave konservator britanik, nga churchill te margaret thatcher....ishte maclean qe keshilloi thatcher ne gjysmen e dyte te viteve 80, duke i then "me gorbacovin mund te besh business"...pikerisht me fjalet e maclean doli ne tv thatcher dhe tha "we think we can do business with Mr. Gorbaciov"....

    ne vitet 40 arrin te dal nga sherbimi i ministris se jashtme dhe rekrutohet ne ushtri me graden ushtar i thjeshte...nga ku lirohet me graden gjeneral....vetem 2 burra ka pas ne ushtrin britanike qe kan hyr ushtar e kan dal gjeneral.

    krijon te ahstuquajturen "mafie katolike skoceze"ne sherbimin sekret, ne ministrin e jashtme te britanise se madhe, nje lobby shum potent, qe ka ber gjera te mira, por u ndy me pazarin e privatizimit te telekomit serb ne 1992, gje qe i shtyu te mbeshtesnin milloshevicin gjat kohes se kryeministrit john major, derisa sa e shperbeu si lobby, nje skocez tjeter , kripto katolik (portestant i konvertuar ne fshehtesi protestant mqs nuk lejohet nje kryeminister britanik katolik) me emrin tony blair....

    maclean eshte njeriu me i besuar i churchillit ne rrafs personal....eshte churchilli qe e dergon nen iran te arrestoje gjeneralin persian Fazlollah Zaledi, per simpati gjermane...pikerisht te ky gjeneral qe njeher e kishte arrestuar maclean u mbehstet per grushtin e turpshem te shtetit kunder kryeministrit te dnershem e vizionar te iranit Mohammad Mosaddegh. grushti i shtetit ne iran u be , sipas meje, sepse me kryeministrin Mosaddegh Irani do behej vend i stabilizuar, dhe i forte...dhe USA/UK nuk duan nje bote islame te stabilizuar dhe ne paqe. se kan dash kurr, dhe do bejn cmos qe te mos behet kurre.

    maclean indirekt qe pergjegjes per tragjedine me te madhe ne historine e kombit shqiptar, vendosjen e regjimit kukull te jugosllaveve ne shqiperi, me 24 nentor 1944, regjim shtazarak qe brutalizoi vendin, dhe degradoi shqiptaret, degradim qe vazhdoi deri 23 vjet pas renjes se tij, me krijesat e tij sali berisha e fatos nano.....te shofim ket tjetrin...kemi nevoj te deshperuar te besojm se eshte ndryshe....

    ne mes tmerrit te luftes civile ne jugosllavi pas sulmit gjerman ne 1941, ku kombet e ish jugosllavis coptoheshin me njeri tjetrin dhe mes tyre - dhe mos e quani lufte clirimtare sepse per 1.2 milion qytetar te ish jugosllavis te vrar ne luften e dyte, ka vec 24.000 ushtare gjermane te vrare.... dhe 38 mijt e humbur. ....

    churchill, kish nevoj te dinte kush mund mbante nje jugosllavi te bashkuar pas luftes se dyte...jugosllavia ish kryemaskaralleku i traktatit te evrsajes ne 1919 dhe churchilli donte ta mbante te bashkuar....80 vjet me vone ne 1999 nje pasardhes i churchillit tony blair, nuk bombardonte serbine por pikerisht at kryemaskarallek, traktatin e evrsajes....

    churchill dergon ne jugosllavi macleanin...dhe i jep me vete te birin, randolph churchill alkolist, konsumues kokaine, dhe bixhozci i degjeneruar, me shpresen se maclean do e bente burre....mund i shkuar dem...randolph churchill vdiq si njeri i perbuzur nga te gjithe...

    maclean kupton qe mbreti i jugosllavise nuk ka me autoritet te mbaj jugosllavin te bashkuar...vec nje pjes e vogel - cetniket e drazha mihajllovic te etnis serbe- luftojn per te. asnje kroat, malazes, slloven, maqedonas, e normalisht shqiptar nuk lufton per te. ushtria e titos eshte multietnike, permbledh gjitha etnit.
    ndaj anglezet investohen te kjo ushtri, ajo partizane....jo per efikasitetin kunder gjermaneve (12.000 ushtar te vrar gjat gjith luftes ne jugosllavi, beogradi i kapur nga 12 ushtare te divizionit 2 SS Das Reich nen komanden e Fritz Klingenberg, te cilit un i coj lule sa her mudnem te varri i tij ne normandi)....

    maclean sugjeron titon..efektivisht ve ne pushtet titon...ja pse titoja aprovoi nje ligh qe bente maclean te vetmin shtetas jo jugosllav qe kish te drejt te blinte shpi ne jugosllavi dhe e la ligjin vec nje dit sa te beheshin letrat...ja spe tito e kish maclean mikun me te ngushte....
    dhe mqs keta funderrinat tona me yll te kuq, ishin krijes e titos, madje ben bashkim monetar e doganor me jugosllavin-akti me i madh i tradhtise- indirekt maclean u be pergjegjes per tragjedine e vendit tone....
    maclean krijon me grupin e tij familjar motorin sekret qe do kundershtonte komunizmin....dhe qe ngaterronte boten, djali i halles se tij Sir David Stirling, skocez katolik, themelon te shumelavdishmin 22 Special Service, djali i dajes se stirling, dhe vellai i gruas se maclean, Lord Simon Fraser, krijon komandot....kumbara i maclean, anglez dhe katolik, David Smiley....

    maclean ka meriten qe e kritikoi, madje me fjale shum te renda churchillin per fjalimin e perdes se hekurt, qe eshte fillimi i luftes se ftohte ....e akuzoi qe ishte luftenxites, dhe me qendrimin e tij te papergjegjshem mund conte boten ne nje holokaust berthamor....eshte i vetmi qe ka guxuar te ofendoje churchillin ne sy dhe ne sy te tjereve (pak ndaras por degjoheshin ulerimat e maclean dhe belbezimet e churchill)....

    kthehemi te grushti shtetit te iranit.... maclean organizatori....mendonte se i sherbente vendit te tij...un mendoj te kunderten...por nje nga poshtersite e politikes se madhe, dhe nje drame per at komb te mrekullueshem e te fisem qe jan iranianet......
     
    Aki likes this.
  5. Aki

    Aki Paint It Black

    21.08. 1959 - Hawaii shpallet shteti i 50-te i SHBA-ve
    21.08. 1987 - ne kinema shfaqet per here te pare filmi Dirty Dancing
    21.08. 1911 - zbulohet se eshte vjedhur piktura e famshme e Mona Lisa te Da Vincit. Nje dite me pare Vincenzo Perugia duke hequr pikturen nga korniza e fsheh nen veshjen e tij dhe pas dy vjetesh me nentor te 1913 i shkruan nje leter nje tregtari pikturash, Alfredo Geri duke i treguar se piktura e famshme fshihet ne Firence dhe mund te dorezohet per nje shume te caktuar parash. Kur Perugia shfaqet per te marre parate ai kapet nga autoritetet dhe arsyetohet se kishte vjedhur pikturen si hakmarrje kunder Napoleonit ne emer te Italise. Pas kesaj Mona Lisa kthehet ne Luver ku ende ekziston dhe ne diten e sotme.
     
  6. gurax

    gurax Pan ignoramus

    21 Gusht
    Ditelindja e Sergey Brin, nje nga bashkethemeluesit e Google.
    Eshte vjedhur piktura e Mona Lisa ne Louvre, nga nje punonjes i muzeut.
     
    Aki likes this.
  7. gurax

    gurax Pan ignoramus

  8. Aki

    Aki Paint It Black

    22.08. 1944 - Rumunia pushtohet nga Bashkimi Sovjetik
    22.08. 1950 - Althea Gibson behet lojatarja e pare Afro-Amerikane qe merr pjese ne kampionatin kombetar te tenisit ne SHBA
    22.08. 1992 - Uragani Andrew kaplon Bahamat ku le pasoja, deme materiale dhe 26 te vdekur
     
    hurtlocker likes this.
  9. hurtlocker

    hurtlocker Valoris scriptorum

    Dhe me vagonin e bagazheve vjen partia komuniste rumun. ...me me pak se 1 mij antarene 45 ....Sundon vendin deri tani
     
  10. hurtlocker

    hurtlocker Valoris scriptorum

    24 gusht 1456, shtypet Bibla e Gutenbergut, libri i par ei shtypur ne evrope (shtypshkronjen e kishin shpik kinezet me pare)
    24 gusht 1944 fillon sulmi aleat mbi parisin
    24 gusht 1949 hyn ne fuqi traktati i nato
    24 gusht 1991 gorbaciov jep doreheqjen-fundi i bashkimit sovjetik ose me sakte e atij burgu mostruoz popujsh qe ish perandoria ruse ne shekuj
     
  11. Aki

    Aki Paint It Black

    26.08 1910 - lindi ne Shkup Anjezë Gonxhe Bojaxhiu, e njohur ne mbare boten si Nënë Tereza

    FB_IMG_1440573977267.jpg
     
    hurtlocker likes this.
  12. Aki

    Aki Paint It Black

    27.08. 1883 - ndodh erupsioni me i fuqishem vullkanik i njohur deri me sot, i vullkanit Krakatau, ne nje ishull ne perendim te Sumatra, Indonezi.

    27.08. 1916 - Rumunia hyn ne Luften e Pare Boterore

    27.08. 1053 - ne kinema shfaqet per here te pare filmi Roman Holiday, roli i pare i aktores Audrey Hepburn
     
  13. Aki

    Aki Paint It Black

    31.08. 1888 - vrasesi serik i famshem nga Anglia, i njohur si Jack the Ripper vret viktimen e tij te pare

    31.08. 1955 - William Cobb nga General Motors e paraqet automobilin e pare qe leviz me energji solare, 'Sunmobile'

    31.08. 1897 - Thomas Edison fiton patenten per kameren e krijuar per filma, kinetografin
     
  14. Aki

    Aki Paint It Black

    01.09. 1939 - Gjermania pushton Polonine

    01.09 1985 - zbulohen rrenojat e Titanikut te fundosur ne oqean

    01.09. 1836 - ne Washington vjen kolonistja e pare femer qe vendoset ne Amerike, Narcissa Whitman
     
  15. gurax

    gurax Pan ignoramus

    2 Shtator

    -31 : Forcat e Republikes se Romes fituan betejen finale te luftrave kunder Egjiptit, drejtuar nga Kleopatra dhe Mark Antoni.
    1649 : Qyteti Kastro ne Itali shfaroset dhe rrafshohet plotesisht nga forcat e Papes Inocenti 10-te.
    1806 : Nje rreshqitje masive toke shkaterroi tere qytetin Goldau ne Zvicer dhe vdiqen 457 persona.
    1898 : Forcat Britanike dhe Egjiptiane fitojne betejen e Omdurmanit kunder forcave tribale sudaneze dhe ne kete menyre detyrojne Sudanin t'i nenshtrohet pushtetit britanik.
    1958 : Nje avion C130 "Hercules" amerikan me mision survejim dhe monitorim komunikimesh u qellua dhe u rrezua pasi hyri i paautorizuar ne hapesiren ajrore armene, atehere pjese e Bashkimit Sovjetik.
    1970 : NASA anullon dy misione per ne Hene, Apollo 15 dhe Apollo 19.
     
    Aki and Dreamer like this.
  16. Aki

    Aki Paint It Black

    1964 - lindi Keanu Reeves :p
     
    Dreamer likes this.
  17. gurax

    gurax Pan ignoramus

    Morfeus pati thene qe nuk mund ta dinin daten e sakte. Ishin te gjitha me hamendje perafruese. :p
     
  18. Dreamer

    Dreamer Under the Dome

    2 Shtator 1666: Nje zjarr qe filloi ne qendren e Londres djeg me shume se 300mije shtepi e 87 kisha.


    2 Shtator 1966: Lind aktorja Salma Hayek
    [​IMG]

    [Edit:] Nuk mund te mos e sillja kete foto
     
    Last edited by a moderator: 2 Sep 2015
  19. Aki

    Aki Paint It Black

    Bobo sa shume gjera paskan ndodhur me 2 shtator :)
     
  20. Aki

    Aki Paint It Black

    03.09. 1914 - Papa Benedikti XV emerohet Papa i Vatikanit

    03.09. 1777 - per here te pare ne nje beteje valon flamuri qe mban tani SHBA

    03.09. 1783 - nenshkruhet marreveshja e Parisit mes SHBA-ve, Britanise se Madhe, Frances dhe Spanjes qe ne te njejten kohe nenkupton mbarimin e revolucionit amerikan dhe shpalljen e Amerikes si komb/shtet i lire

    03.09. 1976 - ne Mars arrin Viking II, qe paraqet misionin e dyte per ne Mars dhe dergon fotografite e para te planetit
     
    Lisa likes this.

Shpërndajeni këtë faqe