Si t'i flasësh një femre/mashkulli që ta bësh për vete.

Diskutime tek 'Sociologjia' filluar nga HipHop-Girl, 10 Aug 2014.

  1. HipHop-Girl

    HipHop-Girl Papirus rex

    FEMRA

    Këtu janë 15 këshilla për t’ju ndihmuar, që ju tregojnë se nuk jeni duke bërë gabime me femrën që dëshironi ta tërhiqni:

    1. Ju duhet të flisni për tema “emocionale” si p.sh. kujtimet e fëmijërisë, ambiciet e ardhshme, apo pasionet e saj. Këto tema bisede do të hapin portat e saj emocionale.

    2. Femrat duan një mashkull që nuk ka frikë ta udhëheqë aty. Ndërsa jeni duke folur me një femër duhet të merrni kontrollin e bisedës. Asnjëherë mos prisni, që ajo të diktojë se për çfarë duhet të bisedoni.

    3. Kushtoni vëmendje shenjave jo verbale, ose gjesteve të saj. Nëse jeni duke qëndruar shumë afër saj, duke e bërë atë të mos ndjehet rehat… ajo do t’ju dërgoj një shenjë që lë të kuptohet. i kushtoni vëmendje atyre.

    4. Mbani mend këtë moto “I këndshëm, jo karagjoz”. Femrat tërhiqen nga meshkujt që i bëjnë ato të argëtohen. Mos u përqëndroni në zgjedhjen e shakave më të forta, por përqëndrohuni duke u treguar atyre kënaqësi më të madhe.

    5. Ngacmo. Një nga mënyrat më të lehta për të bërë një bisedë në një nivel argëtues është që të filloni të ngacmoni, edhe pse duket sikur kjo lihet pas prej saj. Në botën e takimeve … ajo që mbetet në prapaskenë, fillon të funksionojë përsëri.

    6. Tregohu intim me të. Femrat tërhiqen nga meshkujt, që nuk kanë frikë të bëjnë një bisedë në nivel personal, intim.

    7. Shprehni opinionin tuaj rreth saj. Gratë duan të dëgjojnë mendime rreth tyre. Tregoji se çfarë respektoni tek ajo.

    8. Shmangni komplimentat e tepërta. Femrat largohen nga meshkujt, që duken si “të nevojshëm”. Nëse jeni duke komplimentuar një femër më tepër nga ç’duhet, ajo do të mendoj se ju jeni duke u përpjekur t’i bëni përshtypje asaj, çka do të ketë efekt të kundërt.

    9. Nëse doni të dini se si të flisni me një femër në një mënyrë që nuk e bezdisni… Shmangni shumë pyetje sikur po i bëni një intervistël. Në vend të kësaj jepni mendimin tuaj në lidhje me çështjet që po bisedoni.

    10. Mos harroni formulimin e pyetjeve. Në vend që ta pyesni “ku jeni rritur?” Pyeteni: “Nuk duket se je rritur këtu?” Kjo ju lejon të bëni vëzhgime rreth saj dhe të shprehni personalitetin tuaj.

    11. Mos fshihni identitetin tuaj. Mos kini frikë të flisni për çdo gjë që ju jeni i apasionuar.

    12. Asnjëherë mos i bëj komplimente për sytë e saj, pamjen, apo trupin.

    13. Thuaj diçka që e lejon atë të kuptojë, se ju po e shikoni atë në një mënyrë “seksuale”. Nëse ju nuk e bëni, po i drejtoheni rrugës me dredha – dredha deri në “zonën e mikut”.

    14. Përdorimi bisedën tip “lojë” për të mbajtur argëtimin dhe humorin flirtues. Lojërat mund të jenë të mira për të mësuar më tepër reth saj.

    15. Mos dhuroni dorën tuaj shumë shpejt. Femrat, ashtu si dhe meshkujt, janë një sfidë. Në qoftë se ju doni të jeni interesant për një femër, bëjeni që ajo të mendojë se është duke fituar ngadalë mbi ju. Nëse ajo mendon, se ju jeni shumë i lehtë, do ta humbasë interesin.

    Mënyra më e mirë për të menduar se si duhet biseduar me femrat është të mendoni se çfarë lloj bisede të gjallë, me humor dhe seksuale do t’ju kënaqë. T’I flasësh një femre s’ka pse të jetë e vështirë. Vetëm duhet të jeni i vetëdijshëm për çelësin që “i ndez dhe i fik” ato. Ndiqni listën e mësipërme dhe do të keni sukses!


    MASHKULLI
    Shpesh meshkujt ndjehen të frikësuar nga femrat të cilat kanë pushte mbi ta. Bezdisen dhe tremben nga marrëdhëniet e varësisë! Zbuloni si ta kultivoni këtë pushtet dhe si ta përdorni atë për të qenë të lumtur si ju ashtu edhe partneri juaj...
    Ka shprehje apo fjalë të cilat përmirësojnë raportin në një lidhje nëse thuhen. Nëse guxoni të shpreheni do ta bëni t’i ikë mendja dhe të mos ju rezistojë më!

    KOMUNIKO
    Shpreh dëshirën tënde: "Dua të rri me ty". "Të dëshiroj! ". Janë fjalët magjikë që i bëjnë mirë një mashkulli. Ata nuk i dëgjojnë shpesh dhe i bën të ndjehen të vlefshëm. Një burrë është i ndërgjegjshëm që nuk mund të jetë mashkulli më i zgjuar, më elegant, më tërheqës, më i pasuri i kësaj bote, por ndërsa dëgjon se është i dëshiruar nga një femër, jeta i duket më e bukur. Shprehje të tilla e sigurojnë të jetë i lumtur.

    Tregoji se raporti fizik është shumë i bukur. Burrat tremben të pyesin partneren për pjesën seksuale të raportit. Për këtë arsye janë shumë të ndjeshëm kur partnerja aprovon kënaqësinë seksuale. Është goxha shenjë që edhe ajo është ndjerë femër edhe në aspektin seksual të lidhjes suaj! Duket e thjeshtë, por në një botë ku gruaja ka qenë e mësuar prej shekujsh të mos shprehë lirshëm preferencat e saj seksuale, është tepër e rëndësishme të mësosh të flasësh.

    Thuaji se të bën të lumtur! Sadisfaksioni më i madh për një mashkull ta dëgjojë këtë shprehje nga gruaja që dashuron: Ti më bën të lumtur! Është bukur të kuptosh se mund t'i dhurosh lumturi një personi tjetër, është sikur të zotërosh një fuqi jashtëtokësore. Një mashkull do të ndjehej më i sigurt, më i fortë dhe njëherësh do ta ndihmoni të ndjehet mirë me veten.
    EKSPLORO TRUPIN E TIJ
    Vlerëso: Do të mësosh pikat e tij më të ndjeshme seksuale. Natyrisht duke folur dhe duke u shprehur lirshëm për temën e quajtur seks. Mëso zonat erogjene. Quhen ndryshe edhe zona e tre yjeve. Organi mashkullor, fijet nervore përgjatë trupit dhe shtylla kurrizore. Është një nga pikat më të ndjeshme të trupit, që duhet llogaritur mirë!

    Kujto: Zonat erogjene janë tepër të ndjeshme, përkëdhelni me kujdes dhe dashuri! Në këtë nivel do të paguheni me çmimin e kënaqësisë!

    Praktiko: E thjeshtë edhe pak e njohur! Mësoji muskujt e tu të vaginës të përkëdhelin. Është si një puthje e brendshme me trupin që dashuron! Është një gjest i ëmbël dhe sensual!

    BËJE TË SHOHË SE TI JE UNIKE!
    Nuk gjendet një tjetër si ty. Ti e di, por ai ? Tregoji se je e pazëvendësueshme, se je unike! Bëje me dije se je femra që bën për të! Pas teje nuk ka tjetër!

    Zgjoji pasionet e tua! Femrat më tërheqëse nuk janë ato më të bukurat, por ato pasionante. Nuk ka rëndësi për çfarë është pasioni yt: Mund të flitet për letërsi, për ndonjë instrument muzikor, për shkencat politike, pak rëndësi ka. Ajo që e tundon do të jetë energjia e shpenzuar për pasionin tënd. Do të bindet shpejt se mund t'i kushtohesh edhe atij, burrit që dashuron, me të njëjtin pasion. Do të kuptojë se bëhet fjalë për një histori pasioni dhe jetëgjatë!

    Gëzohu dhe qeshni së bashku! Një mashkull ndjehet mirë me një grua inteligjente në krah, një femër e bukur, pasionante, kurioze për gjithçka, por që mund të jetë edhe një mike e mirë, me të cilën mund të qeshë për gjërat e thjeshta të ditës, që e bën të ndjehet mirë dhe njëherësh e kthen tek vetvetja. Kultivoje miqësinë, bashkëpunimin dhe sensin e humorit.

    Çudite! Mos kërko me doemos gjëra të vështira, përpiqu të adaptosh surpriza për shijet e tij! Një mashkull dëshiron të ndjehet aventurier, kështuqë gjërat e paparashikuara e çudisin. Zgjidh surprizat e mundshme që mund ta bëjnë t'i ikë truri! Ti e njeh, ti mund ta çosh në qiellin e shtatë! Mos humb kohë, por bëje!

    GUXO DHË KËRKO!
    Pyete për seksin. Kërkoji atë që të pëlqen të ndjesh me të. Nëse do të jesh ti e dashura perfekte e partnerit tënd, e vetmja dhe unike, bashkëpuno! Udhëhiqe, drejtoje, inkurajoje, ecni bashkë në trupat tuaj. Bëje të kuptojë sesi funksion trupi yt! Hap pas hapi dhe pak nga pak, jeni qenie njerëzore dhe jo makina që funksionojnë sipas skemave përkatëse. Shpejt do të shohësh se do t'i pëlqejë të jetë i dashuri i ëndrrave të tua! Mënyra më e mirë për ta "mbërthyer" një mashkull ! Bëje të dashurin tënd ideal dhe thuaja!

    Qartësoje për dhuratat. Ai nuk mund t'i dijë preferencat e tua. Ka dëshirë të të dhurojë diçka, por nuk di me saktësi se çfarë. Ndihmoje! Kërkoji atë që dëshiron, ai do të ndjehet i kënaqur që mund të të sjellë një çast lumturie me dhuratën tij. Me kohë, gjërat do të përmirësohen dhe ai do të mësojë vetë dëshirat dhe preferencat e tua. Ndihmoje! Mbi të gjitha mos harro kurrë ta falënderosh! Kujtohu se në çdo rast është përpjekur të bëjë më të mirën e mundshme për ty!

    Propozoji të jetë me ty në aktivitete. Si mund ta kuptojë që je e interesuar për arkeologjinë nëse nuk ia thua? Si mund ta parashikojë se të pëlqen kërcimi i flamengos, apo se të pëlqejnë pushimet në mal? Bëje të shohë se ti je e veçantë në dëshirat e tua! Bëje të kuptojë se kërkon të ndash me të energjinë tënde!
     
    Balahk and Hektor12 like this.
  2. Dreamer

    Dreamer Under the Dome

    Po mbaj shenime :D
     
    HipHop-Girl likes this.
  3. HipHop-Girl

    HipHop-Girl Papirus rex

    Hahaha sa i kujdesshem! :rolleyes:
     
    Hektor12 and Dreamer like this.
  4. Dreamer

    Dreamer Under the Dome

    HipHop-Girl ..funksionojne keto metoda sipas teje ?
     
  5. HipHop-Girl

    HipHop-Girl Papirus rex

    Une i hodha nje sy per ne femrat :)
    dhe me duket persosur.Por a ekziston persosmeria?JO.
    Por mbeten thjeshte teori ne leter , praktika pa teori eshte e verber.
    Parime te tilla nje person i krijon gjate gjithe jetes se tij...
    Vetem nje gje eshte e sigurte , qe komunikimi eshte arma me e forte e njeriut , ajo qe na dallon nga kafshet ajo eshte themeli baze i ndertimit te nje marredhenie te kenaqshme midis njeri tjetrit.
    Si nje dhurate nga natyra shte ne "doren" tone nese duam ta shfrytezojme per mire apo per keq.
     
    Balahk, Hektor12 and Dreamer like this.
  6. Hektor12

    Hektor12 Locus omnem

    Po i shkruaj nje per nje dhe po mesoj do i lexoj avash avash ... po pata paqartesi ke kohe per shpjegime ...:D
     
    Balahk likes this.
  7. scadarsko

    scadarsko Locus omnem

    I bej shenje me gisht.....
     
  8. tropojanja

    tropojanja Çike Malsie

    BËJE TË SHOHË SE TI JE UNIKE!
    Nuk gjendet një tjetër si ty. Ti e di, por ai ? Tregoji se je e pazëvendësueshme, se je unike! Bëje me dije se je femra që bën për të! Pas teje nuk ka tjetër!


    UNIK/UNIKE??? nuk egziston!!
     
    Hektor12 likes this.
  9. Hektor12

    Hektor12 Locus omnem

    A egzistojne me te tilla femra ...
     
  10. tropojanja

    tropojanja Çike Malsie

    a egzistojn me te tille meshkuj....
     
    Hektor12 likes this.
  11. Hektor12

    Hektor12 Locus omnem

    Jo meshkujt te tille ka pak, Po femra te tilla ka
     
  12. tropojanja

    tropojanja Çike Malsie

    LIKE LIKE!!;):cool:
     
    Hektor12 likes this.
  13. Hektor12

    Hektor12 Locus omnem

    Su pergjigje pyetjes sime ????
     
  14. tropojanja

    tropojanja Çike Malsie

    VARET nga mashkulli qe ke ne krah..ai mundet te ndihesh UNIKE!! ne cdo aspekte e ne cdo situat....
     
    Hektor12 likes this.
  15. Hektor12

    Hektor12 Locus omnem

    Prap su pergjigje a ka femra te tilla qe ja vlen ti thuash unike
     
  16. tropojanja

    tropojanja Çike Malsie


    ABSOLUTISHT po!!
     
    Hektor12 likes this.
  17. Hektor12

    Hektor12 Locus omnem

    Cudi se ne fakt e kemi gjenetike te mohojme seksin e kundert ne kete rast ...e leme si thua ti ... po ne menyre relative jo absolute
     
  18. tropojanja

    tropojanja Çike Malsie

    pse relative??
     
    Hektor12 likes this.
  19. Hektor12

    Hektor12 Locus omnem

    Jo cdo gje eshte absolute, relative do te thote e varur nga kushtet ambienti dhe kapaciteti .. besoj qe ka te tilla por tjeter problem eshte ne i ke hasur apo jo prandaj them ne menyre relative dhe jo absolute ... sdi ne isha i qarte ...
     
  20. tropojanja

    tropojanja Çike Malsie

    jes jes....por un thash ABSOLUTISHT dhe ishte me shum thjesht nje prgj e fort e vendosur..se mora ne kte kendveshtrim,, mgjth bashkohem me ty ne ate qe thua :)
     
    Hektor12 likes this.

Shpërndajeni këtë faqe