Si te ndihmoni forumin!

Diskutime tek 'Fjala ime për përmirësimin e Forumit' filluar nga Al-Punk, 11 Oct 2014.

  1. Al-Punk

    Al-Punk Still here

    Te dashur miq,
    Ketu jemi nje komunitet i vogel, por sado i vogel, nje forum i perket komunitetit dhe mbahet nga ai.
    Disa anetare jane Moderatore, por nuk eshte e domosdoshme te jesh nje moderator qe te ndihmosh ne mbarevajtjen e forumit.

    Nese deshironi te ndihmoni forumin, mund te vini re qe poshte cdo shkrimi ka dhe nje buton REPORT! Shume shkrime nuk mund te monitorohen gjithmone, por nese vini re nje shkrim qe ka nje ofendim, nje shkrim qe nuk i perket kategorise apo cdo gje tjeter qe mendoni se nuk qendron ne ate shkrim, ju lutem klikoni REPORT dhe shkruani arsyen qe mendoni!

    Duke kryer kete veprim ju do kontribuoni drejtperdrejt ne administrimin e forumit dhe do lehtesoni shume punen e moderatoreve per te mbajtur nje forum sa me te organizuar!

    Dhe ne fund, mos harroni qe jemi ketu per t'u argetuar, per te mesuar nga njeri tjetri dhe ne nje ambient qe e krijojme ne vete!
     
    Ermiraal, Agjenti_007, Lisa and 8 others like this.
  2. Dreamer

    Dreamer Under the Dome

    Me pelqen ky shkrim...
     
    Ermiraal, Lisa and -Zana- like this.
  3. scadarsko

    scadarsko Locus omnem

    Jam vullnetar!
     
  4. Universal

    Universal AnonymouS

    Moderatoret nuk mund te lexojne dhe pastrojne cdo teme, keshtu qe ndihma qe ju jepni si anetare te forumit eshte e madhe. Ajo merr dy forma:

    a) Nese dikush ju ofendon ne diskutim, ose eshte ne kundershtim me rregulloren e forumit, mos ia ktheni me te njejten gjuhe por kontaktoni me REPORT qe te nderhyje ne teme.

    b) Kur lexoni tema qe kane dale jashte binareve te diskutimit, perseri kontaktoni nje moderator ne kete teme ose Report.

    Ne kete menyre forumi eshte i kendshem per te gjithe si ata qe shkruajne, edhe ata qe lexojne.
     
    Ermiraal, Al-Punk, NiK0001 and 3 others like this.
  5. Universal

    Universal AnonymouS

    Pershendetje te nderuar moderator te forumit..

    Diteve te fundit jam koxha aktiv ne forum, dhe po e shoh qe po ka renie aktiviteti 3-4 postime sillen gjate gjithe dites ne forum dhe vetem per to komentohet, nuk ka ndonje postim i ri apo ndonje debat me te cilin mund te terhiqen antaret... Do te preferoja edhe pak promote dhe aktivitet me shume nga stafi ne forum!
     
    Al-Punk and Lisa like this.
  6. gurax

    gurax Pan ignoramus

    Forumin ne teresi e perbejne antaret dhe pjesmarresit. Stafi moderues eshte me teper si nje rregullator, per te levizur ndonje teme apo shkrime nese nuk jane ne vendin e duhur, apo per te evituar keqkuptime dhe ofendime nga ndonje emocion i momentit, apo per te balancuar nje diskutim apo teme sa here qe nje shumice ferkon duart fitimtare mbi pakicen duke imponuar mendime, etj. Ne vetvete diskutimet nuk duhet te kene nevoje as per polic, dhe as per tellall. Une keshtu e mendoj.

    Ajo se si vertet mund te ndihmohet forumi nga te tere eshte qe te evitohen daljet nga tema e te evitohen chit-chat-et e zgjatura kot me kot duke perkedhelur egot e anetareve me te cilet na ecen muhabeti me teper. Temat jane qe te lexohen nga te gjithe. Kam pare shpesh diskutime qe po i ilustroj me nje shembull: Let themi, dy bashkebisedues ne nje diskutim ne nje teme per gatimin:

    "Sot gatova supe me oriz dhe patate furre me pule."
    "Ah sa mire. Vete e hengre te teren?"
    "Jo, i dhashe dhe vellait."
    "Po ai sikur nuk e ha mishin e pules."
    "E ja dhashe me zor."
    "Edhe, e hengri?"
    "Ehe."
    "Nuk u zute me pas? :p "
    "jo" :D
    "Sa mire."
    "Ehe, shume mire."
    "Une perhere zihem me vllain tim per kshu gjerash."
    "Po pse cfare ju ndodh?"
    "Nuk ha asgje qe ka lakra."
    "Dmth qenka nazeli."
    "Jo jo nuk eshte nazeli, e ben per inat se e di qe merzitem."
    "Ua, po lere pa ngrene."
    E kam lene por fillon e ben si femije dy vjec dhe ankohet ke mami"
    "S'te besoj, ai nuk eshte femije."
    "Lere aman, se me duket ka zene nje dashnore qe e ka shpine ke stacioni trenit."
    "Ou? Kush eshte kjo?"
    "Nuk e di se s'me thote."
    "Po dalim e ndjekim dhe e zbulojme. I bejme ndonje foto me iPhonin tend dhe ja postojme ne facebook."
    "Uuu, s'te kam thene, e shita iPhone, kam blere nje Samsung te ri fringo."
    "Me te vertete? Ma trego kur te takohemi sot pasdite."
    "Ok"



    Mireseerdhet ne temen e gatimit. :p
    Por nejse, ne thelb, keto jane cfare e bejne dalengadale forumin te palexueshem dhe i ulin cilesine shkrimeve dhe mendimeve dhe bisedave. Cdo bisede ka vendin e vet, cdo tematike ka seksionin e vet per diskutim. Edhe chit-chat patjeter qe do te kete, por edhe keto duhet te jene ne vendin e vet. Jemi vete ne anetaret e forumit qe duhet ta mirembajme nga pak secili perdite. Vetem ne kete menyre forumi do te jete i kendshem dhe relaksues per te gjithe, si dhe i thjeshte per te kerkuar dhe gjetur ate cfare per secilin eshte interesante. Ashtu sic vendin e bejne njerezit qe jetojne ne te, edhe forumin e bejne anetaret qe e frekuentojne dhe qe shkruajne ne te.

    Ok, boll me kaq, se kam folur tamam si kryetar partie ne fushate elektorale. :p
     
    Dreamer, Ermiraal, Thamina and 2 others like this.
  7. Universal

    Universal AnonymouS

    Jam shume me ato cfare shkruan me larte por problemi im qendron diku tjeter..
    Nse cdokush nga ne,nuk sjell nje risi te re prsh nje teme cfare do qofte,qe anetarit ti jap interes ne te normale qe aktiviteti bie..
    Nese un te duke gabim ateher me thuaj te mos te lodhem kot..
     
    Ermiraal and Thamina like this.
  8. Universal

    Universal AnonymouS

    Perehendetje.

    Kisha nje pyetje per disa moderator qe e mbajne profilin e tyre,te mbyllur.
    Nese dikush nga anetaret ka nevoje te bisedoje me nje moderator,per nje situate te caktuar!?

    Do ju lutesha ta kuptoni me shume qellimin e funksionit te qene moderator.
     
  9. Lisa

    Lisa Moderator Anëtar i Shtabit

    Pershendetje...:)
    Une jam nje nga moderatoret qe mbaj PROFILIN mbyllur..Mendoj qe eshte e drejta ime TOTALE te kem privatesine time si ANETARE..Dhe se di qe ka nje pike ne RREGULLOREN e AF qe na e ndalon kete gje apo jo ??:)
    Persa u perket probleme qe mundet te kene anetaret jane shume te shkathte e shume te 'PA TURPSHEM' ti shprehin dhe hapur problemet e ankesat e tyra..e kemi vene re kte gje tashme:D
    Ju pershndes KLM ne Vazhdim :D
     
    Ermiraal, Dreamer and gurax like this.
  10. Sweety_boy

    Sweety_boy Forumium maestatis

    Ueee ca lajmi lol
     
  11. Sweety_boy

    Sweety_boy Forumium maestatis

    Sa e ke pinin lol
     
  12. gurax

    gurax Pan ignoramus

    Ja ta provoj nje here funksionalitetin e butonit 'report'...
    :p
     

Shpërndajeni këtë faqe