Rregullorja e re e dhomes #shqiperia

Diskutime tek 'Dhoma #Shqiperia' filluar nga Timi, 15 Feb 2016.

Thread Status:
Not open for further replies.
  1. Timi

    Timi Administrator Anëtar i Shtabit

    Rregullorja e dhomes #Shqiperia ne AlbNetwork.net Kreu I. Rregullat për përdoruesit/userat
    1.Rrjeti Albnetwork është i ngritur dhe funksionon mbi bazën e parimit të ofrimit të komunikimit të lirshëm dhe pa pagesë për shqiptarët (apo të huajt) kudo që ndodhen.Qëllimi i kësaj rregulloreje është mbrojtja e të drejtave të përdoruesve (user dhe staf) dhe krijimi i një ambjenti të sigurtë gjatë qëndrimit në rrjet.

    2. Hyrja e përdoruesve në rrjetin Albnetwork, në dhomën #shqipëria dhe në dhomat e tjera të rrjetit është një privilegj që ofrohet nga Administratorët e rrjetit dhe jo një e drejtë që u takon userave.Të drejtat dhe detyrimet e përdoruesve përcaktohen parimisht në këtë rregullore.

    3. Çdo përdorues që hyn në rrjetin Albnetwork, duke patur lirinë e plotë të komunikimit, është subjekt i aplikimit të rregullave që përmbahen në këtë rregullore, si dhe paramendohet që një user është në dijeni të kësaj rregulloreje në momentin që hyn në dhomën #shqipëria.

    4. Ndalohet hyrja e userave nën moshën 18 vjeç. Stafi nuk mban përgjegjësi për rastet kur useri nuk identifikon moshën e tij në momentin e hyrjes, ndërkohë që do të merren masa të menjëhershme për përjashtimin e userave minorenë, në rast të identifikimit dhe verifikimit të situatave të tilla.

    5. Ndalohet kategorikisht nxjerrja në publik i informacionit mbi përdoruesit e tjerë. Rastet e publikimit të të dhënave personale apo/dhe familjarëve të userave të tjerë do të ndëshkohen rreptë deri në bllokim të përhershëm nga rrjeti Albnetwork.

    6. Nuk lejohen aktivitete të cilat kanë si qëllim shkaktimin e dëmeve dhe mosfunksionim të shërbimeve apo cënimin e privatësisë si:

    - floods, spam, DOS, etj.;
    - ndërhyrje në sistem për dëmtimin e aparaturave, softeve, pajisjeve;
    - ndërhyrje për dëmtimin e përdoruesve nëpërmjet dërgimit të viruseve, trojaneve, dcc, etj.;
    - marrjen në mënyrë ilegale të të dhënave private të përdoruesve.

    7. Ndalohet rreptësisht kryerja e floodeve në dhomë, me fjalë të përsëritura apo me ofendime ndaj userave dhe stafit. Shkelje të tilla të përsëritura do të çojnë në bllokimin e përhershëm në rrjet.

    8. Ndalohet përdorimi në dhomë i komunikimit ofendues, provokues, arrogant apo kërcënues ndaj userave të tjerë dhe stafit të dhomës #shqipëria. Raste të tilla do të dënohen në vazhdimësi sipas shkallës së shkeljes së kryer.Për userat problematikë që ofendojnë dhe kërcënojnë në dhomë userat e tjerë apo anëtarë të stafit, do të merren masa për bllokimin e përhershëm të tyre dhe te mos munden që të hyjnë në rrjet.

    9. Në rast të ofendimeve në main nga një user, useri i ofenduar ka të drejtë të kërkojë marrjen e masave nga AOp në dhomën #ndihmë nëse ndaj userit ofendues nuk janë marrë ende masa. Në rast të ofendimeve në privat, ju sugjerojmë të bëni komandën /ignore nick apo /silence nick (emri i userit ofendues), për të shmangur konfliktimin e mëtejshëm me atë user ose /umode2 +D qe bllokon privatin.
    10.Në rast të problemeve të një përdoruesi me një anëtar të stafit Aop, përdoruesi ankohet tek Sop për mosmarrveshjen që ka me Aop dhe nuk kryen ofendime apo kërcënime të mëtejshme ndaj Aop. Në rast të ofendimeve/kërcënimeve ndaj Aop, ankesa e userit nuk do të merret parasysh.Dhoma zyrtare e ofrimit të ndihmës lidhur me komanda apo ankesa të ndryshme, është dhoma #ndihmë. Userat nuk duhet të shkojnë të ankohen në privat me AOp, por të kërkojnë përgjigje zyrtare në këtë dhomë.

    11. Ndalohet hyrja me emra/pseudonime banale, ofenduese, rreklamuese, provokuese. Gjithashtu ndalohen dhe nicket qe nxisin terrorizem e discriminues. Këto emra do të bllokohen në momentin e hyrjes në dhomë.

    12. Ndalohen rreptësisht reklamat në dhomën kryesore (faqe interneti apo dhoma të tjera private në rrjetin Albnetwork).

    13. Ndalohet rreptësisht publikimi apo shpërndarja e faqeve pornografike, faqeve të vjedhin të dhënat e përdoruesve, faqet që transmetojnë viruse të llojeve të ndryshme;

    14. Ndalohet përdorimi i fjalëve me gërma të mëdha, apo përsëritja e vazhdueshme e fjalive.

    15. Gjuhët e lejuara në dhomë janë gjuha Shqipe dhe Anglishte.

    16. Userat kanë të drejtë të aplikojnë për VOp ose AOp, por kjo nuk do të thotë që kërkesa e tyre do të merret parasysh automatikisht. Si kërkesa bazë që një user të apikojë për AOp në dhomën #shqipëria, duhet të ketë minimalisht tre muaj nick të regjistruar, të jetë aktiv në dhomë, të mos jetë përfshirë në konflikte dhe të dijë komandat bazë për të marrë masat e duhura në dhomë, apo për të ofruar ndihmë.

    Kufizime për raste të veçanta:Komunikimi në privat në Albnetwork është sekret dhe nuk përgjohet. Në rastet kur usera apo anëtarë të stafit abuzojnë me userat e tjerë apo stafin, duke ofenduar kërcënuar apo shantazhuar disa apo më shumë usera dhe anëtarë të stafit, do të merren masa për bllokim e përhershëm të këtyre userave nga përdorimi i këtij shërbimi. Rastet do të ballafaqohen nga stafi Aop-Sop dhe masat për bllokim të përhershëm do të kryhen nga stafi Sop dhe Oper.


    Kreu II. Rregullat për Operatorët (AOp).

    1. Operatorët (Aop) janë menaxhuesit kryesorë të mbajtjes së rregullit dhe rendit në dhomën #shqipëria,si dhe për dhënien e ndihmës për komandat apo ankesa në dhomën #ndihmë.

    2. Zgjedhja e AOp kryhet nga SuperOperatorët (Sop) ose me iniciativë të Founderit të dhomës, duke seleksionuar përdorues aktivë dhe të rregullt, të cilët kërkojnë të kontribuojnë në mirëmbajtjen e dhomës.

    3. Aop duhet të njohin rregulloren dhe komandat bazë (cs/ns/ms/bs) për menaxhimin e dhomës apo për ofrimin e ndihmës ndaj userave në dhomën #ndihme.

    4. Rregullat e vendosura për përdoruesit janë detyrimisht të aplikueshme edhe nga stafi AOp. Çdo thyerje e këtyre rregullave dhe veçanërisht për ofendime të përsëritura apo abuzime të AOp ndaj userave, kërcënime të çdo lloj natyre apo ndërhyrje në jetën private, shoqërohet me humbjen e aksesit dhe marrjen e masave të mëtejshme, sipas rastit.

    5. AOp kryejnë bllokimin në dhomë të userave problematikë, duke vepruar si vijon:

    - Bllokim nick dhe kick të përkohshëm për nicke ofendues apo nicke që nuk lejohen;
    - Bllokim nick për ofendime të kryera në main;
    - Bllokim ident+IP për ofendime të rënda apo të përsëritura, shoqëruar me kick;
    - Bllokim në IP në rast të përdorimit të proxy-servers apo tor-servers;

    6. Nuk lejohen kicket dhe banet që vendosen pa arsye. Banet duhet të shoqërohen me arsyen përkatëse të nxjerrjes nga dhoma. Banet për shkelje të lehta preferohen të mos i kalojnë 5 minuta. Në raste të përsëritura të baneve të vëna pa arsye, AOp do t’i tërhiqet vëmendja dhe në vijim mund të dënohet me heqje aksesi.

    7. Në rast të vendosjes së baneve të përsëritura ndaj një përdoruesi për fjalor ofendues në main, Aop konsultohet me Sop për marrje të masave më të rënda ndaj përdoruesit abuzues për bllokim më të gjatë apo bllokim të përhershëm. Aop duhet të jenë gjithmonë të gatshëm të justifikojnë kicket dhe banet e vendosura në main, në rast se përdoruesi kërkon sqarime të mëtejshme në #ndihmë për bllokimin që i është bërë.

    8. Nuk lejohet heqja e baneve të një operatori nga një operator tjetër kur Aop që ka vendosur ban është on line. Në rast se useri që ka marrë ban futet tek #ndihmë dhe i ofrohet ndihmë nga një AOp tjetër, ky AOp komunikon me AOp që ka vendosur ban dhe nuk e heq banin vetë. Në rast se nuk merr përgjigje brenda 5 minutash nga AOp që ka vendosur ban, si dhe në mungesë të SOp, AOp heq banin tek dhoma #shqipëria, duke këshilluar userin që të ketë kujdes në mospërsëritjen e shkeljes për të cilën ka marrë ban.

    9. AOp e që janë në periudhë dënimi dhe pa akses, nuk duhet të përfshihen në debate me userat që degradojnë në ofendime, duke shmangur përplasjet apo përdorimin e komenteve ofendues, sulmet apo çdo lloj fjalori ofensiv ndaj userave apo anëtarëve të tjerë të stafit. Nëse evidentohen raste të tilla, AOp do i zgjatet afati i dënimit, apo mund të vendoset që AOp të dënuar të mos i kthehet më aksesi.

    10. Preferohet që Aop të përdorin programe të përshtatshme për menaxhimin e dhomës, si Mirc apo programe chatimi për telefoni celulare, ndërkohë që ndalohet përdorimi i scripteve të luftës për nxjerrjen automatike të përdoruesve dhe ndryshimin e modeve në dhomë. Ç’do Aop mban përgjegjësi personale për problemet e shkaktuara nga përdorimi i scriptit të tij dhe sugjerohet që scripte të tilla të mbahen gjatë gjithë kohës në /remote off. Problemet e përsëritura nga përdorimi i scripteve mund të cojnë në dënime të përkohshme dhe në rast të moskorrigjimit, deri në humbje të përhershme të aksesit.

    11. AOp nuk duhet të ndërhyjnë në marrjen e masave për ndryshimin e modeve të dhomës në rast të sulmeve me flood dhe kur në dhomë gjenden staf Oper. Aop nuk duhet të heqin banet apo bllokimet e vendosura në dhomë me Operserver, pa marrë më parë miratimin e Sop apo të Oper.

    12. Anëtarët e stafit Aop duhet të ruajnë etikën e komunikimeve dhe respektin ndaj njëri-tjetrit. Në raste të paraqitjes së një konflikti mes stafit Aop, operatori i dëmtuar nuk duhet të përplaset me operatorin abuzues, por duhet të paraqesë problemin tek një SOp dhe të presë përgjigjen dhe zgjidhjen e situatës. Ndalohen përplasjet dhe ofendimet mes stafit Aop, apo sjellje denigruese dhe ofensive të çdo lloj natyre. Në rast ofendimesh të ndërsjellta, të dy operatorët do të dënohen në raport me shkeljen e kryer.

    13. Një Aop i rregullt duhet të jetë aktiv në main. Në rast të mungesës pa njoftim për mbi tre javë, Aop i hiqet automatikisht aksesi. Në rast të largimit për periudha më të gjata, Aop komunikon me stafin Sop për heqjen e aksesit dhe rikthimin e mundshëm pas kthimit, por gjithmonë duke qenë aktiv në main dhe kontribues për rrjetin. AOp në kë rast do të shtohet me miratimin e votave të 2/3 të stafit Sop.

    14. Ndalohet dhënia e password personal ndaj Aop apo userave. Në rast të evidentimit të një situate të tillë, Aop humbet menjëherë aksesin.

    15. Aop duhet të shmangin futjen në grup të nickeve që nuk i përdorin. Preferohet që Aop të përdorin pjesën më të madhe të kohës nickun me të cilin janë regjistruar për çështje korrektese dhe transparence.

    Të veçanta:Në Vop-list mund të shtohen kandidatë për Aop, apo user me kontribute të gjata dhe positive në dhomë. Pavarësisht aspektit teknik, në dhomën #shqipëria nuk ekziston një Hop-list. Ndalohet që Aop të qëndrojnë në akses Hop (+h).


    Kreu III. Rregullat për SuperOperatorët (SOp)

    1. SuperOperatorët (Sop) menaxhojnë stafin Aop dhe trajtojnë problematika të ndjeshme që lidhen me përplasje user-operator, operator-operator, ndërkohë që Sop janë subjekt i rregullave të njëjta si për user dhe AOp. SOp kanë rol kryesor në shmangien e abuzimeve nga userat dhe Aop, apo në rast të përplasjeve user-AOp, AOp-AOp.

    2. SOp mund te sygjerohen e propozohen nga stafi #Sop e shtohet vetem me miratimin e vendosjen e Founderit te dhomes. SOp dënohet nga Founderi në mënyrë të përkohshme apo të përhershme, në proporcion me shkeljen e kryer.

    3. SOp ndërhyn në raste kur AOp kryejnë veprime apo sjellje që bien ndesh me rregullat e lartpërmendura. Në rastet kur AOp nuk pajtohet me vendimin e SOp, nuk duhet të ofendojë apo të kryejë veprime të tjera kundër Sop, por gëzon të drejtën të ankohet tek Founder.

    4. Në rast të heqjes nga aksesi të një AOp, pas sqarimit të situatës me AOp, SOp duhet të postojë paralelisht në forum arsyet e heqjes së AOp dhe masën e dënimit. AOp ka të drejtë të replikojë për dënimin e marrë vetëm tek Founderi dhe jo tek SOp e tjerë.

    5.SOp nuk mund të shtojnë AOp bazuar në vullnetin e tyre personal. SOp selekton userat e përshtatshëm për AOp, cilësitë positive pse një user meriton të marrë AOp, kriteret e regjistrimit (si koha e duhur e qëndrimit aktiv në chat, regjistrimi i nick, njohja e komandave, kontributi i dhënë) dhe e propozon userin/userat për Aop. Më pas, SOp japin vlerësimet e tyre për userin e propozuar dhe në rast votimi, AOp shtohet në listë me shumicen e votave. Ne rast barazimo votash vendos Founderi. Vota e Sop duhet të jepet brenda një periudhe 2-javore, në rast të kundër kjo votë nuk do të merret parasysh.
    6. SOp duhet të punojnë me AOp për çështje të ndryshme, komanda, problematika rreth menaxhimit të dhomës, veçanërisht me AOp e rinj, të cilët duhet t’i kenë në patronazh gjatë periudhës së ambientimit me stafin dhe mënyrën e reagimeve ndaj problematikave të ndryshme që paraqiten.

    7. SOp duhet të komunikojë në mënyrë të vazhdueshme dhe transparente me SOp e tjerë lidhur me problematika të dhomës, situata konkrete, shqetësime të userave apo të stafit SOp, para ndërmarrjes së iniciativave personale që mund të rezultojnë në krijimin e debateve dhe përplasjeve me anëtarë të tjerë të stafit. Pritet nga SOp që të jenë mirëkuptues dhe të gatshëm për të zgjidhur problematikat ekzistuese dhe jo të veprojnë në mënyrë të njëanshme. Në rast të paraqitjes së problematikave mes stafit SOp, ata duhet të diskutojnë me Founderin, i cili do të japë vlerësimin dhe gjykimin final dhe që duhet të pranohet nga SOp përkatës.

    8. SOp diskutojnë me stafin Oper-Admin në rast të paraqitjes së nevojës për të bllokuar hyrjen e një useri në rrjet, duke argumentuar problemin me logset përkatëse dhe shkeljet e kryera. Në rast të mungesës së Founderit, SOp diskutojnë me Adminët apo Root-Admin në rast të abuzimeve të kryera nga një Oper, duke shmangur përplasjen mes Aop-OPer, apo SOp-Oper. SOp pasqyrojnë të gjithë problematikën më pas tek Founder dhe në forum, duke ofruar një përshkrim të plotë dhe të qartë të ngjarjes.


    Kjo rregullore eshte rifreskuar nga FALKO Me date 14 Shkurt 2016.
     
    Last edited: 16 Feb 2016
    KoRpuS, Haribo, hit-man and 9 others like this.
Thread Status:
Not open for further replies.

Shpërndajeni këtë faqe