Pyetje..

Diskutime tek 'Fjala ime për përmirësimin e Forumit' filluar nga Lisa, 29 Aug 2015.

  1. Lisa

    Lisa Moderator Anëtar i Shtabit

    Pershndetje..
    Ju lutem kemi nje teme ne ketu ne forum qe ju tregon se si funksionon FORUME..per vet faktin se sot dhe dje po ashtu me jane bere pytje nga user te rinje se si funksionon..Kerkova ne fakt por spo e gjej nje te tille!
    Flm:)
     
  2. Aki

    Aki Paint It Black

    Ne fakt dhe mua mu kujtua kjo dhe sugjerova ne nje teme qe te kete nje teme/titull siper tek forumi ku do shpjegohen, si funksionon chati, ignore, si ndryshohet ngjyra, ku te drejtohen nese duan te ndryshojne emrin dhe gjerat e tjera neper forum, besoj do u ndihmonte shume anetareve fillestare :)
     
    Lisa likes this.
  3. Lisa

    Lisa Moderator Anëtar i Shtabit

    @Al-Punk kam bere nje pyetje ose me sakte kam shtruar nje problem...Por ska pergjigje..Btw ju e dini une thjesht bera 'detyre'.:D
     
    Al-Punk likes this.
  4. Al-Punk

    Al-Punk Still here

    Ne fakt po shpresoja qe @Universal te pergjigjej ne kete teme. Ai ka zellin e duhur per ta pershkruar kete proces...
     
    Lisa likes this.
  5. Lisa

    Lisa Moderator Anëtar i Shtabit

    :D
    Jo me si ta keni qefin juve une thjesht shtrova nje 'PYETJE'...
     
  6. Aki

    Aki Paint It Black

    Kjo i bie sikur t'i thuash infermieres ne vend te kirurgut ok bej operacion zemren ti tani :)
     
    ShKoDRaN_PuRo and Lisa like this.
  7. Al-Punk

    Al-Punk Still here

    Ne fakt, si funksionon forumi e dime te gjithe qe jemi perdorues te perditshem. Dhe persa i perket njohurive mbi forumet, une jam infermieri ne kete rast...
     
  8. Aki

    Aki Paint It Black

    Te lutem ti je drejtori spitalit :p
    Po kemi mesuar ne duke pyetur sa andej sa ketej e anetaret qe kane pervoje kush e di sa na kane share ne te rinjve qe i kemi bezdisur :)
    Vertete do ishte mire nje tekst ku do kishte permbledhje te gjerave si funksionon forumi, nje udhezim orientues per anetaret e rinj :)
     
  9. Lisa

    Lisa Moderator Anëtar i Shtabit

    Une nuk thashe per ty,mua apo user qe frekuentojne cdo dite FORUMIN..madje e thashe ISHIN USER TE RINJE..e deshironin nje udhezim...
    Nejse ju e dini me mire se kushdo...:D
     
  10. gurax

    gurax Pan ignoramus

    Ok. Meqe dikur te tere keni qene te rinj dhe te paditur :p perpiquni te kujtoni cfare gjerash ju duken te paqarta apo per te cilat kerkuat t'ju sqaroje dikush ne lidhje me forumin. I sjellim ketu dhe me pas i marr copa copa dhe me to mund te formohet nje dicka e thjeshte ne formen e "Frequently Asked Questions". :)
     
    Dreamer, Aki and Al-Punk like this.
  11. Lisa

    Lisa Moderator Anëtar i Shtabit

    @gurax a te ve dhe nje vule te njome e firmose :D
     
  12. Aki

    Aki Paint It Black

    Jawohl mein fuhrer :p
     
    abs likes this.
  13. Aki

    Aki Paint It Black

    Ok do provoj me disa tani per cilat pajtoheni vendosni, cilat jo mos i merrni parasysh :D
    1. Si te ndryshoj emrin, ose titullin poshte emrit? - titulli vetvetiu ndryshohet nga numri i pelqimeve dhe postimeve, nese do te ndryshohet ne dicka te vecante, ose nese do te ndryshohet emri i profilit, kete mund ta bejne vetem adminat dhe linku ku behet kerkesa
    http://forumi.shqiperia.com/threads/do-te-doja-ta-ndryshoja-emrin-tek-albforumi.24573/
    2. Chati nga cel si mund te hapet? - kush do mund te instaloje cometchat, ose te ndryshoje tek settings e browserit ne request desktop site, ose te zgjedhe GrayXen ose DarkerXen posht ne te majte ne fund te faqes ku sdel fare chati.
    3. Si mund te bej bllok dike (kjo me interesonte mua)? - nese dikush te ofendon ne komente mund te behet report komentin, nese te ofendon privat fatkeqsisht nuk eshte zhvilluar kjo mundesi per ta bllokuar :), mund te behet vetem ignore qe sherben qe ti mos ia lexosh komentet edhe pse njeriu perkates mund ti lexoje komentet e tua.
    4. Si te besh upload fotografite nga celulari me kameren personale? - e di qe deri 2mb eshte sasia e lejuar, per me tej nuk e di si behen upload, do ishte bukur nje shpjegim :D
    -ah kjo nuk e di ne do i interesonte dikujt, por edhe pse provoja variacione se mora vesh si behet qe nese ben profile post si ta besh qe mos del te faqja ku mund ti besh like dhe comment :D
    Kaq me kujtohen mua :)
     
    Dreamer and gurax like this.
  14. katsune

    katsune cherry blossom

    kisha nje pyetje ne lidhje me opsionin "kerko"...ekziston mundesia per te gjetur postimet tona ose te nje "x" anetari brenda nje teme te caktuar? e nese po, si behet? faleminderit paraprakisht :)
     
  15. gurax

    gurax Pan ignoramus

    broken_smile, veprimi i pare eshte qe te jemi duke pare temen perkatese se ku do te behet kerkimi.

    Search/kerko tek pjesa e kerkimit siper avatarit, djathtas, del nje tabele opsionesh per kerkim.
    Lihet bosh vendi se per cfare po kerkohet.
    Vendoset nickname i shkruesit qe kerkohet.
    Tregohet kujdes per te zgjedhur "search this thread only" dhe kjo kufizon kerkimin vetem brenda temes ku ndodhemi momentalisht.

    search-thread.png

    Pas veprimit te kerkimit, do te shfaqet nje liste ku jane vetem shkrimet e antarit te percaktuar ne temen se ku u krye kerkimi.
     
  16. katsune

    katsune cherry blossom

    faleminderit gurax! pikerisht kete po mundohesha te kerkoja, vec se po kerkoja gabim brenda temes nje opsion te ngjashem me "opsionet e temes", sepse mendoja se ne "kerko" siper avatarit duhet te specifikoje se cfare po kerkon.
     
  17. katsune

    katsune cherry blossom

    prape une me nje pyetje tjeter :) pak me pare po provoja te hapja nje teme ne nenforumin Diapazon, vec se pashe qe nuk me jepej mundesia. atehere provova te postoj ne nje nga temat e hapura po ne ate nenforum, por perseri nuk mund te postoja. kjo ndodh per arsye se ka ndonje gje qe nuk shkon ne llogarine time apo anetaret e thjeshte nuk mund te postojne aty/perdoret si tip arkivi? faleminderit.
     
  18. Al-Punk

    Al-Punk Still here

    Pershendetje,
    Nuk ka asgje gabim me llogarine tende. Forumi Diapazon eshte ne gjendje te "ngrire". Ky ka qene forumi i pare i AF dhe donim ta konservonim sic eshte.
    Te lutem konsidero nje seksion tjeter per te hapur nje teme...
     
  19. katsune

    katsune cherry blossom

    pershendetje Al-Punk

    ok kuptova. flm per pergjigjen :)
     
  20. Balahk

    Balahk Locus omnem

    Si eshte e mundur qe kur jamme tel,nuk arrij te shoh dot kg ose videot qe postohen ne forum?

    Vetem tek mua qendron ky problem?
     

Shpërndajeni këtë faqe