Piramida më e madhe në botë gjendet në Bosnje, e kanë ndërtuar nga ilirët

Diskutime tek 'Historia' filluar nga Lisa, 27 Jan 2015.

  1. Lisa

    Lisa Moderator Anëtar i Shtabit

    Një dokumentar i transmetuar nga televizioni History Channel, ka demonstruar pamje nga piramida e Visoko në Bosnje, piramidë që ka dy të veçanta. Së pari është më e larta dhe më e madhja në botë por edhe më e lashtë, madje edhe se piramidat e Egjiptit.

    Së dyti, sepse kjo piramidë është ndërtuar nga ilirët dhe baza materiale e përdorur ka qenë beton , duke demonstruar se 12350 vjet më parë, kur edhe është ndërtuar kjo piramidë, civilizimi ilir, të cilit i përkasim ne shqiptarët, ka qenë dukshëm në avancë nga qytetërimet e tjera.

    Dr. Osmonogic, arkeologjist boshnjak, pohon këtë fakt në dokumentar si dhe vlerëson se nëqoftëse kjo piramidë do të zbulohej tërësisht, (sepse ajo është mbuluar me dhe ku rriten barishte, atëherë historia botërore do të ndryshonte sepse Ilirët dhe kultura e tyre ka qene kaq e zhvilluar saçe ai beton i piramidave ka 12350 vjet dhe është ndërtuar nga qytetërimi Ilir qe kuptohet qartësisht se ka qenë shumë më i avancuar se ç’jemi ne sot.

    Kjo teori qe arkeologjisti Osmonogic paraqet padyshim na bën të ndjehemi krenarë për prejardhjen tonë. Nga ana tjetër, kjo teori hap një perde të errësirës së kohës duke u renditur kështu edhe si fakt se perse kombet e tjera e kanë dashur gjithmonë Shqipërinë e copëtuar.
     
    Airbourne and Thamina like this.
  2. Dreamer

    Dreamer Under the Dome

    Aman nga Iliret thote hahahhahaha
    Ku i gjeni kto lajme aman ku i gjeni me habitni pz..
    Ajo me sa kam lexuar mund te kete 12 deri 20mije vjet e ne themi Iliret lol qe as ja kemi idene cfare jane historikisht vetem hipoteza e qe kan banuar ne token tone:) Ata skan lene te shkruajtur asgje as nje germe e paskan ndertu gjithe ate piramiden ne Bosnje?
    Nejse..
     
    Thamina and Lisa like this.
  3. Lisa

    Lisa Moderator Anëtar i Shtabit

    :p
    He mo dhe ti,se albanian JEMI ,,vdesim te pervetsojme GJERA :)
     
    SNAP and Dreamer like this.
  4. Lisa

    Lisa Moderator Anëtar i Shtabit

    "Thoti fliste shqip"
    Sipas mendimit të Catapanos, shqipja, më drejtë, ilirishtja, po u flitka më se 12000 vjet, ndërsa sipas Horald Whitehall-it, profesor i linguistikës anglo gjermane në universitetin Indiana (SHBA), shqipja është dega më e vjetër e trungut të familjes së gjuhëve indoevropiane. Si e tillë, ajo nuk është degëzuar më tutje, por ka mbetur si gjuhë e parë dhe e vetmuar.
    Kemi lexuar dhe dëgjuar për hieroglifet e egjiptianëve të lashtë, të cilët si skalitje të shenjta, janë krijuar para 4000 vjetëve para e.s., por deri në ditët tona, nuk kemi ditur se hieroglifet egjiptiane kanë domethënie shqipe. Këtë dukuri na e zbuloi filologu Giuseppe Catapano në veprën e vet "Thoti - Tati fliste shqip".

    Po kush ishte THOT - i ? THOT-i (ose TOT-i) (lat., gr. Thoth; egjip. Tehuti) ishte perëndia e mësimit, e shkathtësisë së të shkruarit, e shkencës dhe e magjisë së egjiptianëve të lashtë; pastaj ishte matës i kohës dhe zbulues i numrave dhe përpilues i hieroglifeve. Ai përshkruhej si qenie me trup të njeriut e me kokë të ibisit, përkatësisht të shqipes (shqiponjës). Ndërkaq, sipas Giuseppe Catapanos, Thot-i, i cili e "fliste shqipen", i përpiloi hieroglifet, alfabetin fonetik të egjiptianëve të lashtë, duke u mbështetur në gjuhën e vet amtare" - në gjuhën shqipe.
    Jo vetëm kaq, konstaton Catapanoja - nga hieroglifet egjiptiane u formuan edhe alfabetet, shkronjat tjera, ato të shqipes (të cilat njihen si shkronja latine, shih tabelën, të hebraishtes, samaritano - palestinishtes, sirianishtes, arabishtes dhe të greqishtes. Thoti ishte edhe krijues i shkencës antike. Ai dhe dijetarët tjerë, flitnin shqip qysh para 12000 vjetëve, meqë ajo periudhë historike (parahistorike) konsiderohej si erë ilire, apo kuturë pellazgjiko - ilire e shqiptarëve të lashtë. Sipas Giuseppe Catapanos, emërtimi Thot, padyshim, rrjedh nga folja e shqipes: thom, thua, thotë = me thënë, besim, lajm, etj. me kuptim "lajmëtar i zotave" (messagero degli dei).
     
    Thamina, Dreamer and Rimseb10 like this.
  5. Dreamer

    Dreamer Under the Dome

    Interesante por jo bindese.
     
    Lisa likes this.
  6. Rimseb10

    Rimseb10 Valoris scriptorum

    Ke te drejte sepse gjuha shqipe esht e vetmja gjuhe qe flet ne baz te veprimit. Perse kjo gjuhe ka qen vetem e folur per kaq vite dhe jo e shkruar kjo akoma per tu zbuluar.
     
    Lisa likes this.
  7. SNAP

    SNAP Papirus rex

    Vertet kemi pak qefe te mburremi:D
     
    joetisti_, AlbiPg and Thamina like this.
  8. Thamina

    Thamina Papirus rex

     
    gurax and Dreamer like this.
  9. joetisti_

    joetisti_ Locus omnem

    Piramida me e madhe ndodhet ne Fier e ndertuar nga fieraket :p
     
    Thamina likes this.
  10. Airbourne

    Airbourne Papirus rex

    I VETMI....FAKT qe ishin ILIRET.
    Para 4000 vjetesh,duke marre parasysh dhe heshten!
     
  11. Airbourne

    Airbourne Papirus rex

    Bindese nuk mund te kete se ka pasur ZHVENDOSJE te POPULLATAVE.
    Por qe ILIRET ishin te PARET as nuk VIHET ne DYSHIM.
    Ju perket historianeve tane te merren me keto pune.
    kolonienmittelmeer.jpg
     
  12. Kureshtari

    Kureshtari Forumium praecox

    Teper e cejkulibruar si hamendje.

    Me falni per nderhyrjen.
     
  13. Airbourne

    Airbourne Papirus rex

    Se une i kam qejf shume te ekulibruarat...
    1-fizike
    te TJERAT HISTORIKE.... 4-ta ILLYRICUM-e fundit arvanitike.
    Diten e mire per sot.
    balkan.jpg europakeltisch-gross.jpg karte_roman_imp.jpg 008-karte-Gallia-Cisalpina-Illyria.gif 771P6s0.jpg
     
    Dreamer likes this.
  14. Kureshtari

    Kureshtari Forumium praecox

    E c'lidhje kane keto?

    Rruget ne malsin e madhe, muret e tyre te gurta mbajtese e pritese, nuk po i ndertojne banoret e malesis, por ustallare nga viset e tjera te shqiperise.
    Tani sipas logjikes tende meqenese rruget jane ne territorin e malsise se madhe, atehere domsdoshmerisht jane ndertuar prej banoreve te tyre? Ja qe nuk qenka e thene.

    Historia e njerzimit eshte histori qytetrimesh. Nuk eshte histori popujsh. Popujt nuk lene gjurem, por lene qytetrimet. Jane me mijra popujt qe jane zhdukur pa lene gjurme sepse nuk qene te fte te organizoheshin e te krijonin qutetrim. Qytetrim quhet ajo bashkesi individesh(pra qe nuk eshte domosdoshmerisht popull i se njejtes etnie) qe ka zbuluar shkencen e administrimit. Pra thene thjesht qeverisjen. Pra bashkesia njerzore, qe krijon nje koke qe mendon apo planifikon(administrat, nje grupe njerzish qe udheheqin dhe drejtojne) jane te afta te krijojn qytetrim. Domethene qendra te medha administrative sic jane qytetet nga i cili e ka marre dhe emrin qyterimi.

    Nejse keto jane muabete me teper filozofike, por qe pa patur njohurite e duhura ne kete fushe nuk di ta lexosh mire historine dhe te kuptosh gjurmet qe ajo ka lene. Se ia fut tjeter per tjeter.
     
  15. Airbourne

    Airbourne Papirus rex

    Per vete historine e mesoj prej atyre,qe kane bere perpjekje per ta nxjerre ashtu sic ka qene.Sot histori bejne dhe tipa nga burreli ose peshkopia per trojet,por PERSONALISHT nuk me interesojne se cfar shkruajne.KOMPLET,TERESISHT,apo PERFUNDIMISHT,te GJITHE qyteterimet qe kane ekzistuar,SOT i SHIKOJME qe ju kane ngelur vetem GERMADHAT.Prandaj dhe i studiojne disa!!!!!!
     

Shpërndajeni këtë faqe