Pershendetje "MODERATOR"

Diskutime tek 'Fjala ime për përmirësimin e Forumit' filluar nga Balahk, 5 Jul 2015.

  1. Balahk

    Balahk Locus omnem

    me tregoni ju lutem,si funksion ketu ne kete forum?
    Disa i trajtojn ndryshe,e disa ndryshe??
    Ndaj disave aplikohen rregulla te tjera,edhe ndaj disave rregulla te tjera?

    Me thoni,sepse dua te di,rregulli nuk eshte i njejte per te gjithe?

    Si eshte kur dy persona i shkelin rregullat ne menyre te barabart,vetem mbi njerin aplikohet banni?

    Jam kurioz te dije rregulloren qe te mos ndodhem me ne bannin tuaj?

    Ju administrator te nderuar besoje e dini kronologjin mes meje dhe te "privilegjuares"
    Ka qene gjithmon ajo e para qe ka fyer,qe ka qene inisjatorja e ngacmive.
    edhe ne fund banni aplikohet vetem me mua,kjo eshte te qenurit i barabart para rregullave???

    Nese une meritoja njehere bann,e "privilegjuara" meriton 10 here sepse eshte ajo qe me ka provokuar etj etj,por ajo ja hedh paqe,sepse eshte e "privilegjuara" bukuria vizive e forumit..

    here tjeter,jeni pak me te drejte ne ate cka veproni,e mos i trajtoni ca te njerkes e ca te nenes.ligji duhet te jete i njejte para te gjitheve,dhe jo ligji ne doren e maliqit,qe disa nuk i prek fare e ndaj disave gjuan fort....

    FALEMINDERIT.
     
    Last edited: 5 Jul 2015
  2. Universal

    Universal AnonymouS

    Pershendetje i nderuar Ardiizazak !

    Problemi qe ti ngre eshte problem personal me shume se sa nje problem i forumit. Si rregull ne forum, anetaret e forumit mund te ofendojne anetaret e tjere me sharrje e ofendime. Nese une te ofendoj ty me fjalet nga me te uletat, vetem se une mendoj ndryshe nga ty, kjo nuk tolerohet ne forum. Personat paralajmerohen e perjashtohen nga forumi, nese nuk vene mend e ndryshojne sjellje. Asnje anetar i forumit nuk duhet te ofendohet ne forum.

    Tani, qe te mos keqkuptohemi, ne forum shkruajne anetare te moshave te ndryshme, me botekuptime te ndryshme, qe jetojne ne vende te ndryshme ne mbare boten. Do apo nuk s'do ti apo une, ne cdo teme te forumit do te hasesh ne anetare qe shprehin mendime nga me te ndryshmet: jo te gjithe mendojne njesoj, jo te gjithe kane te njejtin nivel arsimor apo kulturor. Ti mund te dalesh e te thuash qe ky eshte nje "problem ne forum", por ne fakt eshte nje nga vlerat e forumit shqiptar. Duke shkruajtur e lexuar te gjithe ne nje teme, duke rrahur mendimet tona ne nje teme, te gjithe anetaret qe marrin pjese ne keto diskutime mesojne nga njeri-tjetri, dhe ky eshte nje proces gati i pavetedijshem qe ndodh. Ne jeten reale, keta anetare nuk do te shkembenin qofte edhe nje fjale me njeri-tjetrin, per arsyeja nga me te ndryshmet, por ne forum diskutojne perdite per probleme nga me te ndryshmet. Kjo sjell ndergjegjesimin e te gjitheve per botekuptimet e ndryshme qe gjejme ne shoqerine shqiptare.

    Moderatoret nderhyjne kur ka sharrje e ofendime te hapura ne tema, ku gjithe mesazhi eshte nje fyerje per bashkebiseduesin, por jane me te permbajtur kur dikush shpreh pakenaqesine e tij me botekuptimin e mendimin qe ti shpreh, ne nje postim ku 90 rreshta kane te bejne me temen, dhe 1 rresht ka te beje me ty si person.

    Sugjerimet e mia per ty:

    1. Nese veren qe ka anetare ne forum me te cilet ti e ke te veshtire te diskutosh apo te duket se ulin nivelin e diskutimeve, injoroi ata. Injorimi merr dy forma: Mund ta shtosh ne listen e anetareve qe ti injoron dhe postimet e tyre as nuk do te te dalin neper temat e forumit qe ti lexon. Ose mund te zgjedhesh qe te mos replikosh me ata asnjehere, por te diskutosh per temen, duke shprehur mendimin tend te plote per te. Kjo forma e dyte eshte forma me e mire dhe me efikase.

    2. Kontakto me moderatorin e forumit perkates ne privat, qe ai te nderhyje kur ka sharrje e ofendime karshi teje. Mos iu pergjigj e repliko fare, kontakto moderatoret e forumit direkt. Menyra me e mire eshte te raportosh postimin problematik tek gjithe stafi. Poshte cdo postimi do te gjesh nje lidhje qe te lejon te raportosh nje postim te pahijshem. Nje email do t'iu dergohet gjithe anetareve te forumit dhe ai qe e shikon i pari do te nderhyje. Nese kalon kohe dhe askush nuk nderhyn, kontaktoni me nje mesazh privat me nje nga moderatoret e atij forumi.

    Ki parasysh qe forumi ka nje staf moderatoresh vullnetare, dhe nuk ka nje moderator ne linje cdo ore e sekonde te dites. Kur vonojme per te nderhyre ne tema te caktuara, kjo vjen jo se po ju injorojme shqetesimet qe ngrini, pasi koha e stafi eshte i vogel. Ka dhjetra tema e diskutime qe behen perdite ne forum, qindra postime te reja, qindra anetare qe shkruajne, nuk mund te pretendosh qe moderatoret lexojne cdo postim, cdo teme ne cdo ore te dites apo nates. Prandaj na duhet ndihma e anetareve te forumit qe te raportojne probleme te tilla.
     
  3. Balahk

    Balahk Locus omnem

    Faleminderit per shpjegimin e zgjeruar,por une prape mendoj qe mbi mua u veprua pa drejtesisht,pa drejtesisht jo per banin por per faktin qe njeri penalizohet e tjetri jo.kur faji ishte i dy anshem.kur ajo nise ofendimet.
    per kete arsye me e pakta qe mund te behej te penalizoheahim te dy dhe jo vetem njeri..ky eshte shqetesimi qe une ngre.
     

Shpërndajeni këtë faqe