PASCAL - Te gjenden vlerat e shprehjes

Diskutime tek 'Programimi' filluar nga Enea Xhani, 4 May 2011.

  1. Enea Xhani

    Enea Xhani Forumium maestatis

    Programim ne gjuhen PASCAL, Nje Program Per Te Gjetur Vlerat E Shprehjes a+b/c+d/e+f

    Program Ushtrim 1;
    uses crt;
    var a,b,c,d,e,f,y:real;
    begin
    write('Jepni vlerat e a,b,c,d,e,f');
    readln(a,b,c,d,e,f);
    y:=(a+b)/(c+d/(e+f));
    writeln('Rezultati eshte y=',y:0:2);
    readln;
    end.

    Nese keni ndonje error apo ndonje problem me kontaktoni !
     
    Al-Punk likes this.
  2. Al-Punk

    Al-Punk Still here

    Megjithese Pascal eshte nje gjuhe shume e mire per te filluar te mesosh programim, do sugjeroja qe ta nisje nga C, gjuha nga burojne shume te tjera.
     
  3. Enea Xhani

    Enea Xhani Forumium maestatis

    Armand dhe nga gjuha C kam kulture po thjeshte e publikova kete ngaqe e kisha ne teme tek shkolla ! :)
    Do te nxjerr algoritme te tjera per gjuhen C !
     
  4. gurax

    gurax Pan ignoramus

    Une ne fakt nuk jam dakord me zgjidhjen e kerkeses se paraqitur.

    Kerkesa flet per shprehjen: y=a+b/c+d/e+f
    Kjo shprehje e shkruar ne forme me vizuale, eshte:

    [​IMG]

    Nderkohe, zgjidhja flet per shprehjen: y=(a+b)/(c+d/(e+f))
    Kjo shprehje e shkruar ne forme me vizuale eshte:

    [​IMG]

    Keto dy shprehje nuk japin te njejtin perfundim, ne menyre te qarte jane gjera te ndryshme. Keshtu qe ose eshte shkruar kerkesa gabim dhe ne fakt shprehja e kerkuar eshte shprehja e dyte, ose kerkesa eshte ne rregull dhe eshte dhene zgjidhja e gabuar.
     
  5. Hank

    Hank Valoris scriptorum

    Me behet qejfi qe shoh te shkruhet kod ne forum, por nuk me duket ALGORITEM ai me siper
     
  6. Enea Xhani

    Enea Xhani Forumium maestatis

    Spo theme gje qe eshte algoritem Thashe qe do nxjerr algoritme te tjera per gjuhen C ! @gurax nuk me kujtohet mire formula matematikore por zgjedhja eshte e sakte ! Testoje ne PASCAL nese ste mbushet mendja ! :)
     
  7. Enea Xhani

    Enea Xhani Forumium maestatis

    Spo theme gje qe eshte algoritem Thashe qe do nxjerr algoritme te tjera per gjuhen C ! @gurax nuk me kujtohet mire formula matematikore por zgjedhja eshte e sakte ! Testoje ne PASCAL nese ste mbushet mendja ! :)
     
  8. gurax

    gurax Pan ignoramus

    E provova. Me pak modifikim.

    Code:
    Program Ushtrim;
    uses crt;
    var a,b,c,d,e,f,y1,y2:real;
    begin
    write('Jepni 6 vlera per variablat: a,b,c,d,e,f: ');
    readln(a,b,c,d,e,f);
    y1:=a+b/c+d/e+f;
    y2:=(a+b)/(c+d/(e+f));
    writeln('Rezultati eshte y1=',y1:0:2);
    writeln('Rezultati eshte y2=',y2:0:2);
    readln;
    end.
    
    Ajo qe del nga ekzekutimi i kesaj eshte:

    Jepni 6 vlera per variablat: a,b,c,d,e,f: 1 2 3 4 5 6
    Rezultati eshte y1=8.47
    Rezultati eshte y2=0.89

    Y1 dhe Y2 jane llogaritur perkatesisht sipas formules se pare dhe te dyte te treguar ketu pak me lart. Te dyja zgjidhjet qendrojne, nuk eshte se ka ndonje gabim ne program ne kete mes. Nese ndryshon formula do te ndryshoje dhe perfundimi. Ajo qe doja te theksoja me lart eshte qe nese kerkesa ka qene sipas formules se treguar ne shkrimin e pare, zgjidhja e sakte jepet nga y1. Nese ne fakt dihet qe zgjidhja e sakte eshte dhene nga y2, atehere ka shume mundesi qe te jete ngaterruar kerkesa dhe kerkesa detyrimisht duhet te kete qene me formulen e dyte.
     
    Enea Xhani likes this.
  9. Enea Xhani

    Enea Xhani Forumium maestatis

    Te njejtat jane ! :)
     

Shpërndajeni këtë faqe