Outsourcing - Ku jemi....

Diskutime tek 'Ekonomia & Biznesi Shqiptar' filluar nga pompa, 19 Apr 2007.

1. ^^MIA^^

^^MIA^^ Forumium maestatis

Re: Outsourcing - Ku jemi....

Une di nje rast qe nje firme italiane ka hapur ketu nje ndermarrje te veten edhe qep xhinse Made in Albania dhe i shet vetem per tregun italian.Gjithashtu edhe nje firme tjeter qe merret me qepjen e kemishave per kostume..

2. dimir

dimir Forumium praecox

Re: Outsourcing - Ku jemi....

Originally Posted By: LiPS

Une di nje rast qe nje firme italiane ka hapur ketu nje ndermarrje te veten edhe qep xhinse Made in Albania dhe i shet vetem per tregun italian.Gjithashtu edhe nje firme tjeter qe merret me qepjen e kemishave per kostume..

Une kam qene te keto firma Lips, po shikoja punetoret qe punonin dhe para disa muajsh xhinset dhe rrobat e punes kishin te markuar "Made-in-italy" dhe jo me shume se para dy javesh ishte "Made-in-albania".
Vertete u habita dhe me erdhi shume mire!!!!!!!!!
Si eshte puna pyeta pronarin! C'eshte ky ndryshim!
ai mu pergjigje..
1- Nje pjese e madhe e xhinseve kishin dhe qepje, qe faktikisht i bente makineria, por duke qene "Made-in-albania" te krijonte pershtypjen meqe ishte forca e lire e punes se ato mund te ishin qepur me dore.
2- Nje numer i madh procesesh kerkojne pune me dore, gje e cila mbulohet me kosto te ulet nga fuqia punetore ne shqiperi.
3- Shqiperia po krijon besim ne BE se mund te jete nje shtet prodhues.
4- Taksat e eksportit shume e ulet dhe shume faktore te tjere ne politikat fiskale te firmave.

3. regele

regele Forumium maestatis

Re: Outsourcing - Ku jemi....

Piken 3 doja te dija me te sqaruar, sepse qejfi ma ka te jete ashtu, por doja te dija ndonje gje me konkrete...

4. dimir

dimir Forumium praecox

Re: Outsourcing - Ku jemi....

Une isha tek nje nga keto firmat per te konfiguaruar internetin dhe nje Faqe Interneti.
Kjo firma tek e cila isha une administrohej nga nje Shqiptare rreth te 30 -tave.
Rastesisht ishin aty dhe 3 investitore te tjere te cilet bisedonin per shtimin e makinerive dhe proceseve te punes.
Dhe sigurisht doja te informohesha sepse kishin zgjedhur shqiperine per te investuar.
Dy nga investitoret kishin hequr makinerite nga Rumania, sepse me futjen e tyre ne BE punonjesit kerkonin rroga me te larta.
Cilesia e punes ishte me e dobet dhe duhej me teper trajnim per punonjesit e cila shoqerohej me kosto.
Punonjesit ishin shume shkathet, kishte nga ato te cilet kishin 4-5 vjet pune.
Cilesia ishte shume e larte me nje norme shume te vogel skarciteti.
Para dy javesh kjo firme kishte lidhur 3 kontrata gjigande per tregun italian dhe ate gjerman.
U porositen mbi 600 makina qepse me vlere mbi 200 000 euro.

Interesi i tyre qendronte jo vetem ne koston e lire te punes, por dhe ne cilesine e punimit dhe ate te emrit. "made-in-albanai"
Po keshtu shume investitore te ketyre fushave kane shprehur interes per te investuar duke besuar ne kualifimin e shpejte te punonjesve shqiptare.
Dy firma kane importuar makineri per serigrafi dhe nje tjeter per larjen dhe ngjyrosjen e xhinseve.

Kjo eshte ne fushen e tekstileve.
Se shpejti do te keni info mbi marketingun dhe menyren e import-exportit qe kryen Birra Norga.
Dhe tendenca per te hapur nje fabrike per prodhimin e kanaceve per pijet freskuese me nje investim gjigand dhe mjaft fitimprures.
Po keshtu eshte dhe hapja e nje fabrike per fishekzjarre si dhe licensimi i plote i prodhimit te armeve te gjahut ne fabriken e policanit per export.
Disa nga keto materiale mund te moskonfirmohen, por kam info qe vertete po punohet ne keto drejtime.
Po keshtu dhe certifikimi per produktet shqiptate ka filluar te jete i pranueshem dhe tendence per prodhuesit shqiptare.
Fatkeqesisht situata politike nuk ka qene as ne krah te biznesit te ndershem dhe investimeve te medha.

5. Anana

Anana Primus registratum

Re: Outsourcing - Ku jemi....

Wow Dimir, qeke plot informacion.

Ti nderton websites apo merresh me thashethemet e tregut? :)Situata politike gjithmone per lesh ngeli aty. Se kane fajin vetem politikanet, po dhe populli i paedukuar dhe sherraxhi. Te investojne ne edukim me teper.

Car thashethemesh te tjera di? Car tjeter do hapet?

6. Al-Punk

Al-Punk Still here

Re: Outsourcing - Ku jemi....

Yllka, ne teme tjeter gjen Thashethemet!

Ka disa kompani qe prodhojne jo vetem xhinse po dhe bluza e kepuce ne Shqiperi. Pjese metalike te kepuceve te vecanta po ashtu prodhohen ne Shqiperi. E megjithate ka prap probleme. Kultura e punes (xhobavenesit e shtetit, burokracite e te tilla gjera) pengojne zhvillimin!

7. regele

regele Forumium maestatis

Re: Outsourcing - Ku jemi....

E vertete eshte, por per nga numri i fuqise puntore te kualifikuar Shqiperia renditet ne vendet e fundit europiane, per nga liresia eshte nga me te lirat dhe eksperiencat e vendeve qe jane ne zhvillim e siper kane treguar se fuqia e lire punetore eshte vetem hapi i pare per te tehequr investime te huaja (per tu prezantuar ne nje fare menyre), me pas ajo qe siguron zhvillimin dhe rrit volumin e investimeve eshte kualifikimi dhe kultura ekonomike e fuqise punetore! Per mendimin tim, xhinset apo kepucet qe ne prodhojme nuk mbulojne me shume se 1% te investimeve te huaja te atij vendi perendimor qe investon ne Shqiperi, ndersa per ekonomine tone mund te jete disi nxitese...eshte gjynah qe pas 17 vitesh perpjekjesh per treg te lire ne jemi akoma ne nivelin e pare te konkurences. Shikoni Europen e Lindjes! vende si Sllovakia apo Rumania ne menyre te vecante, kane terqehur investime ne fusha te rendesishme te industrise sic eshte ajo e prodhimit te makinave (Dacia Logan e prodhuar ne Rumani u shpall makina e vitit per klasin e saj dhe eksportohet ne te gjitha kontinentet), Cekia apo Hungaria kane arritur prej vitesh nje nivel te kenaqshem investimesh (Hungaria eshte ne vend te pare nga te gjitha vendet ish-komuniste duke pare raportin e investimeve ne krahasim me popullsine - per kurjozitet: investimi me i madh GE ne Europen lindore eshte pikerisht ne Hungari). Shikoni Shqiperine: te vetmet firma te njohura ne bote qe kane investuar tek ne jane Vodafone (qe fal ligjit shqiptar thith te gjithe fitim e saj jashte kufijve shqiptare) apo dhe ndonje tjeter! Krenohemi me disa banka qe kane hyre tek ne, por duke i krahasuar sherbimet qe ofrojne ato me sherbimet qe afrojne ne vendet e tjera lindore, vihet re nje diference qe vjen si rrjedhoje e kultures ekonomike te shqiptareve, infrastruktures dhe legjislacionit qe ekziston tek ne! Ndoshta dola pak nga tema, por nuk me gezon aspak fakti qe ne akoma jemi tek niveli i prodhimit te xhinseve, kepuceve apo shapkave...

8. dimir

dimir Forumium praecox

Re: Outsourcing - Ku jemi....

Une interesohem per gjithçka qe ka te bej me tregun!
Une kam qene tek ato firma dhe ketu e 3-vjet me pare dhe sot eshte shume me ndryshe me mire, por duhet te ishte shume me mire.

Eshte e drejte ajo qe thote Mandi!
Niveli i investimeve ne shqiperi eshte vertete shume me i ulet, por per nivelin e kualifikimit nuk jam ndakord.
Punonjesit shqiptare jane lehtesisht te kualifikueshem, por pak demele, kjo dhe nga paga qe marin.
Deklarat e qe beri Guvernatori i Bankes ishte nje dhimbje per te gjithe.
Krahasuar me vendet e tjera qe kane qene ne prag te nenshkrimit te MSA ne nuk kemi te krahasuar, jemi shume larg. Invesitmet jane shume te vogla.

Projekte dhe nisma ka, por nevojat jane shume me te medha.

9. regele

regele Forumium maestatis

Re: Outsourcing - Ku jemi....

Une mendoj ndryshe Dimir! Per nga niveli i kualifikimit jemi ne nivelin me te ulet...dhe natyra e investimeve qe ti permend qe jane bere ne Shqiperi nuk i drejtohet punes se kualifikuar, por liresise se saj! Ne c'fushe jane te kualifikuar puntoret shqiptare?

Ndersa persa i perket rrogave te uleta dhe se jane pak dembele, jam shume dakord me kete te dyten, sepse rrogat e ulta nuk jane pengese, por jane nxitje per cdo njeri qe te kualifikohet me shume. Ne asnje vend te botes nuk do te kete rritje rroge apo permiresim te kushteve te punes dhe te jeteses nese nuk punohet me shume, nese puna nuk behet me me cilesi se me pare, pra nese puna qe behet nuk eshte efikase dhe e kualifikuar!

10. ^^MIA^^

^^MIA^^ Forumium maestatis

Re: Outsourcing - Ku jemi....

Sot mora vesh qe nje agjensi konsulence biznesi dhe e-commerce qe punon ketu ne Shqiperi dhe Kosove ka marre persiper te punoje si outsoursing per kompani te medha ajrore qe operojne ketu , ne lidhje me transaksionet online ( si blerje biletash,rezervime etj)

11. ^^MIA^^

^^MIA^^ Forumium maestatis

12. komino

komino Valoris scriptorum

Re: Outsourcing - Ku jemi....

Tel:+355 69 20 77847, + 377 44 416 811

per tiranen kane vetem numer celulari

pak si ...

13. komino

komino Valoris scriptorum

14. ^^MIA^^

^^MIA^^ Forumium maestatis

Re: Outsourcing - Ku jemi....

Ka edhe zyra ne Tirane.

15. Anana

Anana Primus registratum

Re: Outsourcing - Ku jemi....

Ua car emri anetari /ubb/images/%%GRAEMLIN_URL%%/laugh.gif . Sikur te duash ti therrasesh ketij ti thuash:

Hej vize, si ia kalove sot?

Varja po he /ubb/images/%%GRAEMLIN_URL%%/smile.gif

16. komino

komino Valoris scriptorum

Re: Outsourcing - Ku jemi....

Originally Posted By: LiPS

Ka edhe zyra ne Tirane.

Nuk dua t'i pres hovin askujt dhe aq me pak dua te jap nje konsulence falas per konsulentet (le qe nga ta dine ata se c'po shkruaj une /ubb/images/%%GRAEMLIN_URL%%/wink.gif ) por ...

Po ia shkruaj une nje e-mail per ti thene qe eshte e domosdoshme nje adrese dhe te pakten nje numer telefoni fix. Sidomos ne fushen ku duan te veprojne. Do te ishte mire edhe referenca e numrit te licenses dhe NIPT, kapitali social, cv e personave qe punojne, dhe - aty ku jane renditur klientet - linku te jete funksional dhe ne fillim te coje ne nje faqe ku te sqarohet puna e bere e pastaj ne seline virtuale te klientit apo adresen reale.

17. komino

komino Valoris scriptorum

Re: Outsourcing - Ku jemi....

Originally Posted By: Yllka shembullore

Ua car emri anetari /ubb/images/%%GRAEMLIN_URL%%/laugh.gif . Sikur te duash ti therrasesh ketij ti thuash:

Hej vize, si ia kalove sot?

Varja po he /ubb/images/%%GRAEMLIN_URL%%/smile.gif

"ketij" nuk ka nevoje ti therrasesh ne asnje menyre. Pikerisht ky eshte funksioni i anonimitetit ne forum:"te diskutohen mendimet qe shkruhen dhe jo "ti therritet ketij" "

Gjithsesi, nese e ke me te thjeshte, mund te me therrasesh "Hej Gene, si ia kalove sot".

18. Petra

Petra Primus registratum

Re: Outsourcing - Ku jemi....

Shembulli me tipik i Outsourcing eshte Kina. Kompanite me te medha amerikane dhe europiane kane zhvendosur qendrat e prodhimit (per shkak te kostos se ulet)ne Lindjen e larget. Shqiperia eshte nje Outsourcing ne vetvete, dhe eshte naive te mendojme se mund te shfrytezojme vende te tjera per kete qellim. Vetem orientimi ndaj cilesise mund te konsiderohet, por me nje kosto te larte. Psh ne aplikime teknologjike, kompjuterike etj. Shtoji kesaj edhe faktin qe ne nuk jemi nje vend kryesisht Prodhues por Importues. Shanset jane ZERO. Nejse, ai qe e hapi kete teme kush e di ku e ka pasur mendjen, jo ne Shqiperi sigurisht. /ubb/images/%%GRAEMLIN_URL%%/laugh.gif

19. ismaili

ismaili Primus registratum

Re: Outsourcing - Ku jemi....

me duket se outsorcing i con kompanite jashte shqipris, Insorcing offron investitore.
arabet e bene bene insourcing me te bukur. I lan kompanite amerikane qe te investojn dhe i thane me vone punojeni ju puset e naftes si mirembajtje se ne jemi pronare dhe vendosim ne cmimet. thjesh moren ne konroll gjen e vet.

20. pppppaa

pppppaa Primus registratum

Re: Outsourcing - Ku jemi....

E kot... Meqe e lexova se po e shof qe eshte shume e lashte kjo teme.
Po ketu ka nje keqkuptim mes Outsourcing dhe FDI-ve. Sepse te gjithe po perdorin fjalen outsourcing, kur ajo te ciles i referohen jane FDI.
Nese kemi ndonje hall konkret hajde t'i referohemi tamam. Ca po behet me investimet e huaja ne Shqiperi. Ku po calon kjo ceshtje? Se jane outsourcing te kompanive te huaja apo se jane investime kapitale, kjo s'eshte se na ngroh shume gjellen.. Investimet jane investime.

Shpërndajeni këtë faqe