Outsourcing - Ku jemi....

Diskutime tek 'Ekonomia & Biznesi Shqiptar' filluar nga pompa, 19 Apr 2007.

  1. pompa

    pompa Primus registratum

    Outsourcing - Ku jemi....

    Po lexoj mbi outsourcing qe behet ne evropen lindore (sigurisht qe ne nuk permendemi)... ky biznes rritet me 30% ne vit...dhe do vazhdoje per shume kohe..

    Po ne jemi te pozicionuar per se prapthi per kete. Shkollat tona kane marre fund dhe vetem prodhojne koqe me diplome. Infrastruktura eshte zero...gjynah
     
  2. juxhoxhjaj

    juxhoxhjaj Primus registratum

    Re: Outsourcing - Ku jemi....

    Prandaj jane shkollat private.lol
     
  3. Kordelja

    Kordelja Valoris scriptorum

    Re: Outsourcing - Ku jemi....

    Outsourcing cfare?
     
  4. regele

    regele Forumium maestatis

    Re: Outsourcing - Ku jemi....

    Ne Europen Lindore besoj se behet insourcing dhe jo outsourcing.... Nese arrijme dhe ne te bejme outsourcing, atehere do mbytet Shqiperia nga emigrantet e vendeve te tjera /pf/images/graemlins/smile.gif
     
  5. juxhoxhjaj

    juxhoxhjaj Primus registratum

    Re: Outsourcing - Ku jemi....

    e bukur kjo
     
  6. pompa

    pompa Primus registratum

    Re: Outsourcing - Ku jemi....

    Regele: Outsourcing nuk do sillte emigrim ndaj shqiperise...
    megjithate, shqiperia po ka problem te terheqe shqiptaret lol

    Kordelja: Shume kompani (te medha dhe te vogla) e shikojne me ekonomike / strategjike qe disa funksione te mos i kryejne vete, por tua japin te tjereve qe ti kryejne. Kontraktimi eshte nje lloj outsourcing - po me kuptimin qe jepet sot eshte psh: qe nje kompani e madhe nuk e ben borderone (payroll) vete, por ja jep nje kompanie tjeter qe ta beje.

    Ne keto artikujt qe po lexoja thuhej qe ne Ceki / Poloni / Hungari / Slloveni cohej psh, accounting, IT, etj etj
     
  7. Hellena

    Hellena Primus registratum

    Re: Outsourcing - Ku jemi....

    Ca vlere do kishte outsourcing ne Shqiperi ?
     
  8. regele

    regele Forumium maestatis

    Re: Outsourcing - Ku jemi....

    Do hapte vende pune dhe do sillte emigrante /pf/images/graemlins/smile.gif Por nuk ka per te bere vaki shume shpejt, ose do te jete ne perqindje te vogla ne raport me XhDP tone... Se edhe ato kepucet qe prodhohen ne atdhe nje fare insourcing (outsourcing bejne ato vende qe exportojne kapacitete prodhuese) eshte, por a mbahet vendi me kepuce vetem?
     
  9. Anana

    Anana Primus registratum

    Re: Outsourcing - Ku jemi....

    skilled workers and low cost. Po ne akoma s'kemi infrastrukture dhe sistem ligjor qe ta mbeshtesi kete.
     
  10. Hellena

    Hellena Primus registratum

    Re: Outsourcing - Ku jemi....

    Ne Shqiperi nuk prodhohet asgje .. shume gjera i marrin te importuara .... (pervec kepuceve) /pf/images/graemlins/lol.gif ... sigurisht nuk esh dicka e mire te marresh dhe gjerat me elemnetare nga fqinjet .. i bie me shtrenjte apo jo ?

    Sa per Emigrante .. vetem mendimi me ben te qesh .. pervec nanji kinezi te deshperuar po me duket se dhe ata spo u pelqen me tani ...
     
  11. komino

    komino Valoris scriptorum

    Re: Outsourcing - Ku jemi....

    x
     
  12. komino

    komino Valoris scriptorum

    Re: Outsourcing - Ku jemi....

    rreth 20.000 te punesuar aktualisht (deklaruar)

    rreth 175 milione euro ne vit hyjne ne shqiperi

    po flas per sektorin e kepuceve dhe veshjeve
     
  13. komino

    komino Valoris scriptorum

    Re: Outsourcing - Ku jemi....

    nderkohe kepucet vazhdojme ti marrim nga jashte pasi ato qe bejme ne dalin perseri nga shqiperia dhe rezultojne MADE IN ITALY

    para nje muaji bleva ketu ne itali nje pale kepuce MADE IN ALBANIA (ishin ngjitur me nje pale te tjera identike MADE IN ITALY)

    Etiketen e kam ngjitur ketu lart tek monitori
     
  14. komino

    komino Valoris scriptorum

    Re: Outsourcing - Ku jemi....

    Pas shume kohesh ka filluar edhe sherbimi call center drejt italise pasi fitoi prodi zgjedhjet dhe ia shtrengoi pak me kontratat e punes.

    INIMA prej vitesh ben informatizimin e arkivave italiane ne tirane.
     
  15. komino

    komino Valoris scriptorum

    Re: Outsourcing - Ku jemi....

    po qe se te intereson gje tjeter pompa mos hezito te pyesesh
     
  16. Kordelja

    Kordelja Valoris scriptorum

    Re: Outsourcing - Ku jemi....

    <div class="ubbcode-block"><div class="ubbcode-header">Originally Posted By: pompa</div><div class="ubbcode-body">...

    Kordelja: Shume kompani (te medha dhe te vogla) e shikojne me ekonomike / strategjike qe disa funksione te mos i kryejne vete, por tua japin te tjereve qe ti kryejne. Kontraktimi eshte nje lloj outsourcing - po me kuptimin qe jepet sot eshte psh: qe nje kompani e madhe nuk e ben borderone (payroll) vete, por ja jep nje kompanie tjeter qe ta beje.

    Ne keto artikujt qe po lexoja thuhej qe ne Ceki / Poloni / Hungari / Slloveni cohej psh, accounting, IT, etj etj </div></div>

    Pompa, une e di shume mire cdo te thote OUTSOURCING. Aty me siper, thjeshte po shprehja habine time ne rastin konkret; fenomeni shqiptar.

    Do shtoja qe nuk ka nje definicion standart per outsourcing, ka shume te tille qe pak a shume nenkuptojne te njejten gje. Me pak fjale mund ta permbledhesh si nje vendim strategjik qe ndermerr nje kompani per tu fokusuar ne ate cka e quan berthamen (core) te profilit te vet, ose me fjale te tjera tek ajo qe di te beje me mire. Per te mbajtur kompanine ne kembe, ia "beson" sherbimet qe i nevojiten per ekzistencen dhe i konsideron si dytesore dhe jo si ndikues te drejtperdrejte ne rritjen e biznesit, atij/asaj kompanie qe e ka ate sherbim berthamen e profilit te vet, duke paguar shuma fikse ose per sherbim, ne varesi te llojit te marrveshjes. Ka shume sherbime qe behen "outsoruced" (ma gjeni nje shqipe per kete se jam shume e interesuar). Historia ka nis me Kodak qe vendosi te merret me fotografine dhe cka te beje me te, e qe vendosi t'ja jepte IS e saj IBM-se.

    Ne pergjithesi mund te vecosh: BPO (Business Process Outsourcing, ASP (Application Service Providing), IS/IT e keshtu me radhe.

    Te flasesh per outsourcing ne Shqiperi, ne te gjithe kuptimin e saj, eshte pak heret, pasi ne nuk kemi lokalisht strukturat e duhura per mbarevajtjen e tij. Sidoqofte, Gene te ka sjelle mjaft shembuj te outsorucing, qe ne fakt une s'e shof si te tille (mbase cikez BPO). Do e quaja outsourcing, vetem per kosto te ulet, ne rastin shqiptar, qe eshte nje nga qellimet qe kompanite i drejtohen outsourcing-ut. Ne ekonomine moderne, cost-efficiency eshte nje arsye, tjetra eshte fokusimi ne berthamen/ate c'ka dine te bejne me mire. Ne rastin shqiptar eshte vetem dhe vetem shfrytezimi i krahut te lire te punes, jo nje veprim i ndermarre strategjik i kompanive te kepuceve per tu fokusuar ne ate cka dine te bejne me mire. E cka di te beje me mire nje kompani kepucesh sesa kepucet?!

    Nejse, mund te shkruaja me dite ne kete teme...
     
  17. regele

    regele Forumium maestatis

    Re: Outsourcing - Ku jemi....

    Outsourcing ose eksportimi i kapacitetit prodhues te nje firme zbatohet ne ato raste kur nje kompani e shikon me te leverdisshme te prodhoje jashte vendit sesa ne vendin e saj te origjines! Vendimi per te bere dicka te tille, pra per te eksportuar kapacitetin prodhues (ose nje pjese te tij) lindte nga krahasimi i kostos se prodhimit brenda vendit me ate te blerjes se produktit per te cilin firma ka nevoje, ndersa vitet e fundit, sidomos me ekspansionin ekonomik te Kines dhe te Indise (qe eshte nje nga vendet e para ne bote per insourcing) outsourcing ka marre nej definicion dhe me te qarte: eksportim i kapacitetit prodhues per te perftuar nje kosto me te ulet prodhimi. Outsourcing (kjo eshte e rendesishme per te kuptuar realitetin shqiptar) e bejne kompanite e medha qe ekzistojne ne vende ku fuqia punetore esthe e shtrenjte, lenda e pare importohet ose ku faktore te tjere ekonomike apo ligjore ndikojne ne koston prodhuese.

    Vendet qe ofrojne fuqi puntore te lire (sic mund te jete dhe rasti i Shqiperise) apo lende te pare te lire bejen Insourcing!
     
  18. Anana

    Anana Primus registratum

    Re: Outsourcing - Ku jemi....

    He pra Regele, jepi rruge muhabetit se po cuditesha une. Ne kemi outsourcur trurin, si theshin athere, emigrimi i trurit.

    Ku ta gjejme te insourcim te rrisim mireqenien.
     
  19. pompa

    pompa Primus registratum

    Re: Outsourcing - Ku jemi....

    Kordelja,

    Tek wikipedia e more ate definicionin e outsourcing? lol...

    S'ka rendesi se kush di me shume per outsourcing, une e hapa temen per te diskutuar se perse nuk arrin shqiperia te terheqe operacione te tilla, sic terheqin vendet e tjera lindore dhe cfare mund te behet per kete gje sepse eshte nje nga rruget me te qarta dhe te lehta per te ngritur ekonomine shqiptare.

    Shqiperia mund te ofronte per italine psh. operacione mbeshtetese psh, gjate nates, kur italianet vete flene gjume. Ose, mund te ofronte operacione per nje kompani shqiptare ne New York e cila do e ndihmonte ate kompani te ofronte sherbime me te lira.

    Por, e gjithe kjo kerkon nje infrastrukture biznese dhe informatike qe nuk ekziston ne Shqiperi. Edhe Rumania e Bullgaria kane infrastrukture interneti te krahasueshme me vendet me te zhvilluara, lere me te flasim per vendet balltike qe kane investuar aq shume ne infrastrukturen informatike sa ja kane kaluar dhe shume vendeve te zhvilluara te Europes.

    Sa kushton te hapesh nje biznes ne Shqiperi? Me sa di eshte nje tmerr i vertete, duhen paguar taksa qe para se te shesesh ndonje gje...kjo nuk e ndihmon fare biznesin e sherbimeve.

    Keto kisha une per te diskutuar...se ca eshte outsourcing, ka plot definicione.
     
  20. regele

    regele Forumium maestatis

    Re: Outsourcing - Ku jemi....

    Pompa ke te drejte! ME e e rendesishmja eshte se c'mund te beje Shqiperia....duke aptur aprasysh se investime e huaja nuk terhiqen pa patur nje legjislacion te qarte dhe sa me pak zona gri per investimet e huaja, nje infrastrukture ne mos me te mire, te paktan po aq te mire sa vendet konkuruese me ne, fuqi te lire punetore, nje klase drejtuese te shkolluar e te arsimuar, qe duhet te njohe vetem ligjet dhe rregullat e ekonomise dhe jo ato te politikes mesjetare shqiptare.. Nese zgjidhim problemet ne keto fusha, atehere do te benim patjeter insourcing! Une u perpoqa te shpjegoja konceptin mbi outsourcing per te patur me qqarte se mbi cfare do te diskutonim dhe per te ditur cfare ekrkojme ne fakt! Mesa di une, madje dhe ne nje intervste te fundit te Vili Minarolit, ambsadorit shqiptar ne Greqi, permendeshin shume raste investimesh te firmave te shqiptare en Greqi...ne nje fare menyre dhe kjo eshte nej outsourcing qe bejme ne, por nuk duhet te gabojme ne nje gje: Jemi shume prapa vendeve te zones sone (si per in ashtu dhe per outsourcing) per te mos bere krahasime me tej me vendet e zhvilluara!
     

Shpërndajeni këtë faqe