Ngjarje historike.

Diskutime tek 'Historia' filluar nga Solaris, 25 Aug 2015.

  1. Solaris

    Solaris Suadade... Anëtar i Shtabit

    Ahahahahahaha ah ti.
     
    hurtlocker likes this.
  2. Monroe

    Monroe Valoris scriptorum

    Shtatë ngjarje historike që kanë ndodhur në Krishtlindje
    [​IMG]
    Krishtlindja është parë tradicionalisht si një kohë për t’u mbledhur si familje, për të shkëmbyer dhurata dhe për të shkuar në Kishë, kjo festë ka përkuar gjithashtu me disa prej ngjarjeve më të rëndësishme të historisë.
    “Koha më e mrekullueshme e vitit” është ndërprerë nga beteja legjendare, kurorëzime mbretërish dhe shpikje shkencore, e madje ka shërbyer edhe për të frymëzuar një prej armëpushimeve më të famshëm në kohë lufte.

    Ja shtatë prej ngjarjeve më të njohura historike që kanë ndodhur në prag dhe në ditën e Krishtlindjes:

    Charlemagne kurorëzohet Perandor i Shenjtë i Romës
    Shpesh herë i quajtur “Babai i Evropës”, Charlemagne ishte një mbret-luftëtar frank i cili bashkoi pjesën më të madhe të kontinentit nën flamurin e Perandorisë së Karolingëve. Duke filluar nga fundi i viteve 700, Charlemagne krijoi një mbretëri shumë të madhe përmes fushatave ushtarakëve kundër saksonëve, lombardëve dhe avarëve. Një katolik i devotshëm, ai i konvertoi në mënyrë agresive të nënshtruarit në Krishtërim dhe vuri në zbatim reforma të rrepta fetare.

    Ditën e Krishtlindjes të vitit 800, Papa Leo III kurorëzoi Cha
    rlemagne (Karlin i Madh) “perandor të romakëve”, gjatë një ceremonie në bazilikën e Shën Pjetrit. Ky kurorëzim riktheu në emër Perandorinë Romake të Perëndimit dhe vendosi Charlemagne si udhëheqësin e caktuar në mënyrë hyjnore të pjesës më të madhe të Evropës. Më e rëndësishmja, e vendosi atë në pozicion të barabartë me perandoreshën bizantine, Irenën, e cila sundonte Perandorinë e Lindjes në Kostandinopojë. Charlemagne do të ishte perandor për 13 vjet dhe reformat e tij ligjore dhe arsimore shkaktuan një ringjallje kulturore si dhe bashkuan pjesën më të madhe të Evropës, për herë të parë që nga rënia e Perandorisë Romake.

    Uilliam Pushtuesi kurorëzohet Mbret i Anglisë
    Gjatë sezonit të festave të vitit 1066 ndodhi një ngjarje e cila ndryshoi një herë e mirë kursin e historisë së Evropës. Ditën e Krishtlindjes, Uilliami, Dukë i Normandisë – i njohur më mirë si Uilliam Pushtuesi – u kurorëzua Mbret i Anglisë në Uestminster Abbey në Londër. Kurorëzimi ndodhi pas pushtimit legjendar që Uilliami i bëri ishujve britanikë, që kishte përfunduar në tetor të vitit 1066 me fitore kundër Mbretit Haroldi II në Betejën e Hastings.

    Gjatë sundimit 21-vjecar të Uilliam Pushtuesit, zakonet dhe ligjet normanë do të zinin vend në jetën britanike. Pasi konsolidoi pushtetin e tij duke ndërtuar struktura të famshme, si Kulla e Londrës dhe Kështjella Uindsor, Uilliami u dha me bollëk toka edhe aleatëve të tij francezë. Kjo gjë jo vetëm ndryshoi një herë e mirë zhvillimin e gjuhës angleze – pothuajse një e treta e anglishtes moderne e ka burimin nga fjalë të frëngjishtes – por edhe kontribuoi për ngjitjen e sistemit feudal të qeverisjes, që karakterizoi pjesën më të madhe të Mesjetës.

    1776: George Uashingtoni dhe Ushtria Kontinentale kalojnë Lumin Delwuer
    Në fund të vitit 1776, Lufta Revolucionare dukej se po humbej për forcat koloniale. Një seri humbjesh e britanikëve kishte shkaktuar rënie të moralit, dhe shumë ushtarë kishin dezertuar nga Ushtria Kontinentale. Në kërkim të një fitoreje vendimtare, Gjenerali Uashington udhëhoqi 2400 trupa në një mision të guximshëm për të kapërcyer gjatë natës lumin e ngrirë Delwuer. Pasi u fut fshehtas në Nju Xhersi në 26 dhjetor, ushtria kontinentale realizoi një sulm të beftë në Trenton, një qytet që deri atëherë mbahej nga një forcë ushtarësh gjermanë të njohur si Hessians.

    Basti i Uashingtonit ia vlejti. Shumë prej Hessianëve ishin ende të çorientuar prej festimeve të një nate më parë, dhe forcat koloniale i mundën me një gjakderdhje minimale. Ndërkohë që Uashingtoni kishte arritur një fitore tronditëse, ushtria e tij nuk ishte e mirëpajisur për të mbajtur qytetin dhe ai u detyrua të rikapërcejë Delwuerin po atë ditë – këtë herë bashkë me 1000 të burgosur Hessianë. Uashingtoni do të vazhdonte me fitore të njëpasnjëshme në Betejat e Asunpinkut dhe Princtonit, dhe kalimi i guximshëm i Delwuerit shërbeu si një thirrje për ushtrinë e dekurajuar kontinentale.

    1814: Traktati i Ghentit i jep fund Luftës së 1812-ës
    Në 24 dhjetor 1814, ndërkohë që shumëkush në botën perëndimore festonte Krishtlindjen, SHBA dhe Britania e Madhe u ulën të firmosnin një marrëveshje të famshme paqeje që i jepte fund luftës së 1812-ës. Negociatat kishin nisur në Ghent, Belgjikë në fillim të gushtit – në po të njëjtin muaj kur forcat britanike kishin djegur Shtëpinë e Bardhë dhe Capitol-in në Uashington. Pas më shumë se katër muaj debat, delegacionet amerikan dhe britanik ranë dakord për një marrëveshje që i jepte fund luftës si barazim. Të gjithë territoret e pushtuar u lëshuan, dhe ushtarët e zënë rob bashkë me mjetet iu kthyen shteteve respektivë.
    Ndërkohë që Traktati i Ghentit i dha fund konfliktit 32-mujor, ai nuk hyri në fuqi në SHBA deri kur u ratifikua në shkurt 1815. Në fakt, një prej fitoreve më të mëdha amerikane të luftës – në betejën e Nju Orlinsit në janar 1815 – erdhi më shumë se një javë pas firmosjes së Traktatit të Ghentit.

    1868: Presidenti Endrju Xhonson firmos faljen për ushtarët e Konfederatës
    Në fundin e mandatit të tij si president, Endrju Xhonson u dha një dhuratë të famshme Krishtlindjeje një grushti rebelësh të Konfederatës. Përmes Shpalljes 179, në 25 Dhjetor 1868, Xhonsoni firmosi amnistinë për “të gjithë personat” që kishin luftuar kundër Shteteve të Bashkuara gjatë Luftës civile.
    Falja e Xhonsonit ishte në fakt e katërta në një seri urdhrash për amnisti të firmosur pas luftës. Marrëveshjet e mëhershme u kishin ridhënë të drejta ligjore dhe politike ushtarëve të Konfederatës në këmbim të betimeve me shkrim për besnikëri ndaj SHBA. Falja e Krishtlindjes ishte një akt final dhe i pakushtëzuar për jugorët, duke përfshirë edhe shumë gjeneralë të Konfederatës.

    Arrihet Armëpushimi i Krishtlindjeve i 1914-ës
    Fryma e Krishtlindjeve u manifestua në vitin 1914 në vendin më të pagjasë: një fushëbetejë e Luftës së Parë Botërore. Duke filluar që në mbrëmjen e 24 dhjetorit, shumë ushtarë gjermanë, britanikë, francezë në
    Belgjikë ulën armët dhe nisën një armëpushim spontan krishtlindjeje. U tha se marrëveshja u nxit prej gjermanëve, të cilët i dekoruan llogoret e tyre me pemë krishtlindjeje dhe qirinj si dhe nisën të këndojnë këngë si “Silent Night”. Trupat britanikë u përgjigjën me versionin e tyre të “The First Noel” dhe luftëtarët u afruan në “tokën e askujt” – pjesa ndërmjet llogoreve – për të përshëndetur njëri-tjetrin dhe shtrënguar duart.

    Sipas rrëfimeve të të pranishmëve, ushtarët shkëmbyen cigare dhe uiski, dhe disa madje shkëmbyen dhurata Krishtlindjesh me njerëzit kundër të cilëve vetëm pak orë më herët qëllonin me plumba. Duke përfituar nga pezullimi i përkohshëm i luftimeve, disa trupa skocezë, anglezë dhe gjermanë organizuan madje edhe një ndeshje futbolli mbi fushën e ngrirë. Armëpushimi nuk u sanksionua nga oficerët në secilin krah dhe ushtarët u thirrën të ktheheshin në llogore për të vazhduar luftimet. Përpjekjet e mëvonshme për takime gjatë festave kryesisht u ndaluan, por ndërkohë që lufta vazhdoi, Armëpushimi i Krishtlindjes qëndronte si një shembull i spikatur i njerëzillëkut dhe vëllazërisë në fushëbetejë.

    1968: Apollo 8 në orbitë përreth Hënës
    Si pjesë e misionit Apollo 8, astronautët Frank Borman, Jim Lovell dhe Uilliam Anders e kaluan natën para Krishtlindjes në orbitë përreth Hënës. Operacioni ishte menduar fillimisht të testonte modulin Hënor – që më vonë u përdor për zbritjen e Apollo 11 – në orbitën e Tokës. Por kur puna për modulin u pa se nuk do arrinte afatet, NASA në mënyrë ambicioze e ndryshoi planin e misionit. Apollo 8 vazhdoi më tej duke sjellë një seri kthesash të mëdha për fluturimet hapësinorë të njeriut: Tre astronautët u bënë të parët njerëz që i largoheshin tërheqjes gravitacionale të Tokës, të parët që shihnin të gjithë Tokën nga hapësira dhe të parët që shihnin anën e errët të Hënës.
    Apollo 8 mbahet mend ndoshta më mirë sot për transmetimin në momentin kur astronautët hynë në orbitën e Hënës në pragun e Krishtlindjes. Ndërkohë që shikuesve u ofroheshin pamje të hënës dhe orbitës së Tokës nga orbita e Hënës, Borman, Lovell dhe Anders lexonin reshtat e parë të Librit të Zanafillës nga Bibla. Transmetimi – që përfundoi me “Gëzuar Krishtlindjen, dhe zoti ju bekoftë të gjithëve, të gjithëve ju në Tokën e mirë” – u bë një prej eventeve më të ndjekur në historinë e televizionit. /History Channel/
     
  3. Monroe

    Monroe Valoris scriptorum

    50 ngjarjet më të rëndësishme që kanë ndodhur gjatë vitit 2014 në Shqipëri
    Një vit me shumë ngjarje ai që sapo lamë pas, të gëzuara dhe të hidhura, me tensione e jo. Roland Qafoku gazetari i emisionit “Debati në Channel One” sjell në vëmendje 50 ngjarjet më të rëndësishme të vitit 2014. Ato ngjarje të cilat nuk do të harrohen lehtë .
    6 SHKURT
    Vdes në Bazel të Zvicrës në moshën 74-vjeçare këngëtarja e madhe shqiptare Vaçe Zela.

    11 SHKURT
    Vdes në Tiranë në moshën 79-vjeçare humoristi i njohur Skënder Sallaku.

    26 MARS
    Kthehen në atdhe eshtrat e Eqrem bej Vlorës, deputet, 3 herë dhe personalitet i kulturës shqiptare që vdiq në ekzil në Vjenë në 1964. Ai u varros në Kaninë në një ceremoni qeveritare.

    3 PRILL 2014
    Kthehen në atdhe eshtrat e Ali Këlcyrës, një personaliteti të jetës publike shqitare dhe si shpallur armik nga regjimi i Hoxhës dhe i Zogut. U varros në një cermeoni familjare në varresat pranë sarajeve të Këlcyrës.
    10 PRILL
    Ish-ministri i Mbrojtjes Arben Imami bënë akuzën e rëndë në kuvend: Bazat e ushtrisë po përdoren për trafik droge. Prokuroria nis hetimet mbi bazën e këtij deklarimi.

    10 MAJ 2014
    Rrëzohet pas një defekti në Divjakë të Lushnjes një avion tip “Piper”, i cili dyshihej se transportonte drogë. Arrestohet piloti italian dhe disa persona në një makinë që mendohet se kishin lidhje.

    23 MAJ
    Një nënë në Kurbin vret vajzën e saj 15 vjeçe dhe më pas veten. Sipas policisë ngjarja ndodhi pas nëna nuk ishte dakord që vajza të shkonte në ekskursion me klasën.

    16 QERSHOR
    Policia e shtetit nis operacionin me pjesmarrjen e afro 1 mijë forcave për të çliruar fshatin Lazarat, i bllokuar nga trafikantët të cilët kultivonin kanabis.
    20 QERSHOR
    Pas 5 ditësh në operacion, policia e shtetit arrin të çlirojë fshatin Lazarat, të arrestojë rreth 30 persona. Nga ky operacion nuk pati ansjë viktimë.

    24 QERSHOR
    Shqipëria merr statusin e vendit kandidat për në Bashkimin Evropian. 28 anëtarë të BE votuan unianimisht pro këtij statusi.

    26 QERSHOR 2014
    Vritet në Tiranë në një atentat mafioz nga dy persona me maska dhe të hipur në motorr, Artan Santo, drejtor i përgjishthëm i “Credins Bank”.

    10 KORRIK
    Deputeti i PD Gent Strazimiri qëllohet me grushta në korridorin e Kuvendit nga deputetët e PS Arben Ndoka dhe Pjerin Ndreu.

    11 KORRIK
    PD vendos të bojktojë kuvendin me afat të pacaktuar pas ngjarjes me deputetin Strazimiri duke e cilësuar kuvendin të inkriminuar dhe duke bërë përgjegjës kryeminstrin Edi Rama.
    22 KORRIK
    Zbulohet skandali më i madh i ndodhur ndonjëherë në historinë e Bankës së Shtetit Shqiptar. Përmes një mekanizmi janë vjedhur 723 milionë lekë dhe të implikuar rezultojnë punonjës dhe zyrtarë të kësaj banke.

    24 KORRIK
    Arrestohen Ardian Bitraj dhe Mimoza Bruzia si autorë të vjedhjes së Bankës së Shqipërisë. Pas tyre arrestohen edhe 5 persona të tjerë punonjës të Bankës së Shqipërisë për vjedhjen e 723 milionë lekëve.

    31 KORRIK
    Me 88 vota pro, 1 kundër dhe 1 abstenim, kuvendi miraton ndarjen e re territoriale të vendit me 61 bashki. Duke qenë se PD e kishte bojkotuar kuvendin, nuk mori pjesë në votim.

    1 GUSHT
    Jep dorëheqjen nga qeveria ministri i Shtetit për Marrëdhëniet me Parlamentin, Ilirjan Celibashi. Në tekstin e dorëheqjes thuhej se arsyeja ishte personale, por nuk kanë qenë të paktë ata që kanë hedhur dyshime për mosmarrëveshje me kryeministrin Rama.

    4 GUSHT
    Qeveria mbyll 17 universitete private në të gjithë vendin pas një kontrolli nga i cili rezultuan me shkelje të rënda.
    28 GUSHT
    Me nismën e kancelares së Gjermanisë Angela Merkel, zhvillohet në Berlin Samiti për vendet e Ballkanit me pjesmarrjen e kryeministrave të këtyre vendeve. Kryeministri shqiptar Edi Rama del në krah të Merkel në konferencë për shtyp.

    2 SHTATOR
    Prokuroria pushon çështjen penale të hapur ndaj ish-ministrit të Mbrojtjes Arben Imami pas akuzave të pasardhëses së tij Mimi Kodheli për abuzime me reklamat.

    5 SHTATOR
    Arrestohet në zyrën e tij guvernatori Ardian Fullani. Ai akuzohet për shpërdorim të detyrës pas vjedhjes së 713 milionë lekëve në këtë bankë.

    6 SHTATOR
    Këshilli Mbikëqyrës i bankës së Shqipërisë shkarkon guvernatorin Ardian Fullani nga detyra dhe zgjedh të komanduar si guvernatore Elisabeta Gjonin.
    20 SHTATOR
    Me vendim të qeverisë ngrihet një komision me 7 historianë, mes tyre dy të huaj, për rishkrimin e historisë së Shqipërisë. Në krye të komisionit u caktua Paskal Milo.

    21 SHTATOR
    Papa Fraçesku viziton Shqipërinë duke e kthyer në një ngjarje historike. Në një prezencë për afro 11 orë, ajo që ra në sy për median botërore ishte cilësimi i vlerave shqiptare për harmoninë fetare.

    22 SHTATOR
    Vdes në Tiranë në moshën 83-vjeçare aktorja e njohur e skenës dhe ekranit Besa Imami.

    23 SHTATOR
    Prokuroria e Tiranës vë nën akzuë dy deputetë e PS, Pjerin Ndreu dhe Arben Ndoka për goditje ndaj deputetit të PD Gent Strazimiri.

    29 SHTATOR
    Bëhet publike lista e fituesëve të Këshillit Kombëtar të PD. 7500 delegatë zgjodhën 150 anëtarë mes 285 kandidatëve.

    2 TETOR
    Mbërrin në kuvend raporti i një grupi deputetësh që ushtruan kontroll në SHISH. Sipas tij janë përgjuar deputetë e gazetarë, një çështje që ngjalli debat të fortë politik dhe publik.

    14 TETOR
    Ndërpritetet në minutën e 43 ndeshja mes kombëtareve të futbollit Serbi-Shqipëri. Një dron me flamurin etnik shqiptar i ngritur mbi stadiumin e Beogradit u shoqërua me dhunë ndaj futbollistëve shqiptare nga tifozët serbë që hynë në fushë.
    24 TETOR
    Komisioni Disiplinor i UEFA vendos që Shqipëria humbjen në tavolinë 0 me 3 dhe Serbisë i hiqen 3 pikë.

    27 TETOR
    Me urdhër të kryeministrit Rama nis operacioni më i madh kombëtar kundër vjedhjes së energjisë elektrike. Sipas ligjit ai që e vjedh energjinë dënohet me 3 vjet burg, bashkëpunëtorët me 5.

    30 TETOR
    Sipas një raporti zyrtar, në të gjitha burgjet e vendit ndodhen 6 mijë persona, shifra më e lartë e regjistruar në Shqipëri që nga viti 1990.
    4 NËNTOR
    Vriten 4 persona në një lokal nate në Tiranë. Autori i masakrës Konstandin Xhuvani, djali i deputetes së PS dhe aktores së njohur Luiza Xhuvani. Nëna e autorit të masakrës së 4 fishtë jep dorëheqjen si deputete e PS në një dalje publike në krah të kryeministrit Edi Rama.

    5 NËNTOR
    Gjykata e Lartë vendos lirimin e ish-guvernatorit Ardian Fullani nga arresti shtëpiak të dhënë nga Gjykata e Apelit dhe pas kësaj ai do të hetohet në gjendje të lirë.

    7 NËNTOR
    Në një ceremoni me gazetarë, kryetari i PD Lulzim Basha bën publikë emrat e 24 kordinatoorëve kombëtarë të PD. Shumica e tyre janë të rinj të diplomuar jashtë vendit.
    10 NËNTOR
    Kryeminsitri Rama viziton Beogradin pas 68 vjetësh nga vizita e një kryeministri shqiptar. Vizita kaloi mes tensionesh sidomos gjatë konferencës për shtyp në të cilën Rama përmendi pavarësinë e Kosovës. Rama vizitoi edhe luginën e Preshevës duke u bërë kryeministri i parë në historinë e shtetit shqiptar.

    13 NËNTOR
    Danial Godelli dhe Romela Begaj shpallen Kampionë Bote në peshëngritje në kampionatin Botëror në Kazakistan.

    16 NËNTOR
    Pas 5 ditësh, mbyllet panairi i librit në të cilën u shitën 200 mijë libra, shifra më e madhe në të 14 panairët e zhvilluar deri më sot. Panairin e vizituan 60 mijë persona.

    17 NËNTOR
    Vdes në Tiranë në moshën 35 vjeçare, këngëtari i njohur Florian Kondi, i njohur ndryshe si doktor Flori. Mendohet se vdiq nga overdoza e drogës.
    27 NËNTOR
    Me 81 vota pro, 3 kundër dhe asnjë abstenim Kuvendi miratoi buxhetin për vitin 2015, i cili është 475 miliardë lekë ose 4.7 miliardë dollarë. Kuvendi miratoi edhe paketën e re fiskale.

    27 NËNTOR
    Kryetari i Bashkisë së Vlorës Shpëtim Gjika shpallet i pafajshëm nga gjykaka e Tiranës. Ai ishte nën akuzë për abuzime me ndërtime nga prokuroria por kjo akuzë është hedhur poshtë.
    29 NËNTOR
    Zhvillohen ceremoni përkujtimore për 70 vjetorin e përfundimit të Luftës së Dytë Botërore në Shqipëri. Sipas traditës PS dhe PD festuan të ndarë për datën e çlirimit.

    29 NËNTOR
    Në disa ceremoni në Tiranë dhe rrethe u shfaqën portretet e dikatorit Enver Hoxha duke sjellë një debat të fortë mes të djathtëve dhe të majtëve por edhe historianeve.

    30 NËNTOR
    Bëhen publikë emrat e fituesëve të strukturave të reja të PD. Arben Ristani zgjidhet sekretar i Përgjishshëm, Edi Paloka dhe Edmond Spaho nënkryerarë.
    30 NËNTOR
    Bëhen publikë fituesit në PD që do drejtojnë 6 sekretariate dhe 22 departamente.

    11 DHJETOR
    Peshnëgritësit shqiptarë Daniel Godelli dhe Romela Begaj rezultojnë të kenë marrë doping gjatë kampionatit botëror në të cilin u shpallën kampionë.

    16 DHJETOR
    Rama merr pjesë në forumin Kinë-Ballkan të zhvilluar në Beograd dhe firmos me homlogun serb, Vuçiç një marrëveshje për njohjen e patentave të drejtimit të mjeteve.

    16 DHJETOR
    Kryeminstri Edi Rama shkarkon nga detyra zëvendësministren e Mjedisit Diana Bejko sepse nuk kishte paguar një faturë të energjsië në vlerën 1200 lekë të rinj.


    24 DHJETOR
    Pas një bojkoti afro gjashtë mujor Partia Demokratike futet në parlament pas negociatëve me eurodeputetin Eduart Kukan.

    26 DHJETOR
    ERE vendos rritjen e çmimit të energjisë elektrike në 9.5 lekë për kilovatë orë për konsumatorët familjarë duke hequr fashën mbrojtëse.
    Të parët për lajmin e fundit. Ndiqni Oranews.tv në Facebook dhe në Twitter
     
    brenatohyseni likes this.
  4. Monroe

    Monroe Valoris scriptorum

    10 ngjarjet që kanë tronditur botën
    Added by E Verteta on October 6, 2014.
    Saved under History
    [​IMG]

    Le t’u hedhim një sy të gjitha ngjarjeve historike, të cilat fatkeqësisht kanë ndodhur, por që duhet t’i ndalojmë me çdo kusht që të mos përsëriten.

    Nuk po flasim për beteja të thjeshta të humbura ose të fituara, por për momente historike që kanë provokuar vdekjen e mijëra personave, jo prej shkaqeve natyrore, por prej budallallëkut dhe mizorisë njerëzore.

    Në top dhjetëshen e ngjarjeve më denigruese për historinë njerëzore, në vend të parë gjejmë Kryqëzatat. Një nga momentet më të errëta të historisë njerëzore, ishin kryqëzatat apo një seri luftërash, të ndodhura në shekujt XI dhe XIII mes ushtrive të mbretërive të krishtera europiane dhe atyre myslimane.

    U luftua kryesisht në terrenin e Azisë së Vogël dhe në Mesdheun Lindor, por luftime pati edhe në Europë, Egjipt e Tunizi. Kjo periudhë historike ishte e mbuluar nga një “aureolë” fetare, e cila donte t’i bënte pashmangshmërisht të lira nga myslimanizmi tokat ku jetoi dhe vdiq Krishti, aq shumë sa njerëzit vriteshin në emër të Krishtit dhe kjo gjë nuk konsiderohej aspak si një mëkat, kur në të vërtetë qëndronin edhe arsye ekonomike e politike.
    Efektivisht Papati dhe fuqitë europiane nuk dëshironin t’i kthenin myslimanët në të krishterë. Pra edhe pse qëllimi zyrtar ishte ai i mbrojtjes së pelegrinëve që shkonin në tokën e shenjtë, të trazuar nga myslimanët, nuk duhen tejkaluar arsyet ekonomike ose përpjekja për të pasuruar veten e tyre nga kisha dhe nga sundimtarët e kohës. Kryqëzatat ishin një nga ngjarjet më të errëta të historisë së përvuajtur njerëzore, që fshehin ende shumë sekrete.

    Lufta e Dytë Botërore

    Në vend të dytë është Lufta e Dytë Botërore. E dimë të gjithë, bëhet fjalë për konfliktin që midis viteve 1939 dhe 1945 ndau nga një anë Fuqitë e Boshtit dhe nga ana tjetër vendet aleate. Ajo filloi më 1 shtator të vitit 1939 me pushtimin e Polonisë nga Gjermania dhe përfundoi në “teatrin” europian, më 8 maj 1945 me dorëzimin e gjermanëve në “teatrin” aziatik, në vijim më 2 shtator me dorëzimin e Perandorisë Japoneze si rezultat i shpërthimeve atomike të Hiroshimës dhe Nagasakit. Konsiderohet si konflikti më i madh i armatosur i historisë, mjafton të mendosh që njerëzimit i kushtoi gjashtë vjet vuajtje, shkatërrime dhe masakra me një total prej 55 milionë të vdekurish. Holokausti, kampet e përqendrimit, bombat atomike: të gjitha të këqijat që mund të bënte raca njerëzore ndodhën në këtë luftë të përgjakshme.
    Holodomor

    Holodomor, i njohur edhe si gjenocidi ukrainas ose holokausti ukrainas, është emri që i atribuohet urisë që goditi territorin e Ukrainës në vitet 1929-1933 dhe që shkaktoi miliona vdekje. Faktikisht, nuk bëhej fjalë vetëm për një uri prej shkaqeve natyrore, por për një gjenocid i vënë në veprim nga Bashkimi Sovjetik. Praktikisht Stalini vendosi që të kanalizonte të gjitha pasuritë e industrisë bujqësore dhe për ta bërë këtë i transformoi të gjitha pronat e vogla bujqësore të Ukrainës ose në kooperativa bujqësore (Kolchoz) ose në ndërmarrje shtetërore (Sovchoz). Fatkeqësisht në Ukrainë ekzistonte një traditë antike sipërmarrjeje bujqësore individuale: bujqit, të shpronësuar po nga tokat e tyre, duhet të shkonin me forcë për të punuar në këto kooperativa. Kush nuk pranonte, dëbohej. Që gjërat të përkeqësoheshin edhe më shumë, populli detyrohej që t’i dorëzonte shtetit pothuajse të gjitha të mirat ushqimore, aq sa nuk i mbetej më asgjë për të ngrënë. Rezultati qe një krizë epike urie: Stalini e vdiq ndërgjegjshmërish popullin e tij.

    Vdekja e zezë

    Hiqeni nga mendja Luftën e Yjeve, po flasim për vdekjen e parë të zezë, murtajën: bëhet fjalë për epideminë e murtajës që përfshiu të gjithë Europën në mes të vitit 1347 dhe 1353, duke vrarë të paktën një të tretën e popullsisë së kontinentit. Në fakt, e njëjta epidemi shpërtheu në të njëjtën kohë në Azi dhe në Lindjen e Afërt: për këtë arsye mund të flitet plotësisht për një pandemi. Përveç bacileve, qenë edhe faktorë të tjerë të cilët e bënë këtë epidemi kaq vdekjeprurëse: standardet e varfra higjienike, hapja e kufijve, mbipopullimi i qyteteve, zia e bukës e përsëritur, e cila “minoi” fizikun e popullatës. Duket se vdekja e zezë erdhi nga Azia: për shkak të urisë, ngordhën shumë brejtës dhe pleshtat i mbuluan të tërë ata, duke i kthyer në mbartës të epidemisë, të cilët më pas ua kaluan edhe njerëzve.
    Lufta e Parë Botërore

    Vendi i katërt për Luftën e Parë Botërore: ishte lufta më e madhe e ndodhur ndonjëherë më parë. Filloi më 28 korrik të vitit 1914, kur Austria i shpalli luftë Serbisë, dhe më pas me vrasjen e Francesco Ferdinando-s më 28 qershor 1915, për ta mbyllur katër vjet më vonë, më 11 nëntor 1918. Konflikti përfshiu fuqitë më të mëdha botërore të asaj kohe, të ndara në dy blloqe: Fuqitë Qendrore (Gjermaninë, Austro-Hungarinë dhe Bullgarinë) kundër fuqive aleate të përfaqësuara kryesisht nga Franca, Britania, Italia dhe Perandoria Ruse. Ajo shkaktoi më shumë se 9 milionë viktima, mes të cilëve ushtarë dhe rreth 7 milionë viktima civile, për shkak jo vetëm të efekteve direkte të operacioneve të luftës, por edhe prej urisë e sëmundjeve që e acaruan edhe më tepër konfliktin.

    Regjimi i Khmer Rossi-t

    Khmer Rossi ose Khmer Rouge është emri i një organizate politike komuniste që qeverisi Kamboxhian që nga 17 prilli i vitit 1975 deri më 9 janar 1979, gjatë të ashtuquajturës Kampuchea Demokratike. Termi Khmer Rossi është shpikur nga mbreti Norodom Sihanouk, por emri i tyre zyrtar ka qenë Partia Komuniste e Kamboxhias dhe më vonë Partia e Kampuchea-s Demokratike. Ky regjim provokoi vdekjen e rreth 2.5 milionë personave prej urisë e punës së sforcuar dhe ekzekutimeve. Me siguri ishte një nga regjimet më të dhunshme të shekullit XX dhe një nga regjimet me përqindjen më të lartë të numrit të vdekur të njerëzve. Gjithashtu ka shumë mundësi që disa udhëheqës të caktuar të Khmer Rossi-t kanë shkaktuar po vetë vdekjen e liderit të tyre, Pol Pot, për të mos e çuar atë të gjallë në “duart” e Gjykatës Penale Ndërkombëtare. Shumë nga ata madje kanë përfituar nga amnistitë e dedikuara artit, për të shmangur dënimin.
    Terrorizmi

    Çfarë mund të thuhet për terrorizmin?! Bëhet fjalë për një lloj lufte politike që përbëhet nga sekuenca dhe veprime shumë të bujshme, të dhunshme e të paramenduara, si: sulmet, vrasjet, masakrat, rrëmbimet, sabotimet, kundërvënie ndaj subjekteve të dhe institucioneve shtetërore, qeverive, politikanëve ose grupeve publike, politike, etnike apo fetare. Dhe ajo e “matricës” fanatike është më e keqja nga të gjitha!

    Pothuajse të gjithë e mbajmë mend tmerrin e kullave binjake: një gjë e tillë nuk duhet të përsëritet! Kjo nuk është mënyra e duhur për të imponuar idetë tuaja. Gjithsesi, ajo e Al-Kaedës është një nga format e shumta të terrorizmit botëror, sepse me kalimin e viteve këto forma janë shtuar së tepërmi.

    Zhdukja e llojeve të kafshëve

    Le të lëmë për një moment mënjanë luftërat, në çfarëdolloj mënyre që ato u shfaqën, për të folur paksa për zhdukjen e qëllimshme që njeriu vazhdon të bëjë me lloje të ndryshme kafshësh: njerëzimi në këtë rast është si një lloj “shpërthimi” më i keq sesa meteorët, që me sa duket mund të ketë shuar edhe dinozaurët. Njerëzimi në mënyrë të ndërgjegjshme vrau kafshë, për të cilat e dinte shumë mirë që ishin të fundit e llojit të tyre. Dhe përse? Për të thënë: “Kam atë kafshë të balsamosur në shtëpi” apo “Shikoni se çfarë peliçe kam”. Po kur të mos jenë më, çfarë do të bëjmë?

    Zia e madhe kineze
    Tre vitet e shkatërrimeve të mëdha natyrore ose zisë së madhe kineze i referohen periudhës së historisë së Republikës Popullore Kineze nga vitet 1959 deri më 1961, gjatë të cilëve kombinimi i politikave të këqija ekonomike dhe koincidencës së fatkeqësive natyrore shkaktuan një zi urie shumë të gjerë. Vlerësimet zyrtare të kësaj katastrofe flasin për rreth 15 milionë të vdekur nga uria, nga një total prej 40 milionë vdekjesh. Mao Zedong, i frymëzuar nga Stalini në Ukrainë, vendosi të privilegjonte industrinë në kurriz të bujqësisë: këtu gjejmë sërish kooperativat, që si rezultat të vetëm kishin vdekjen e popullit nga uria.

    Pedofilia dhe skandalet e kishës

    Dhe tani mbërritëm në historinë më aktuale, te skandalet me sfond seksual që kanë përfshirë kishën: që nga viti 2002, me një kulm mes viteve 2009-2012, janë të shumta rastet e pedofilisë të kryera nga kryepriftërinjtë dhe priftërinjtë, të cilët kanë hedhur baltë mbi kishën katolike, duke shokuar mbarë opinionin publik. Pavarësisht se papët i kanë dënuar shumë herë rastet e pedofilisë brenda ambienteve të kishave, ky fenomen vazhdon ende.

    http://zeriikosoves.org/
     
    brenatohyseni likes this.
  5. Airbourne

    Airbourne Papirus rex

    Ramses III.
    Mord an Pharao nach
    3000 Jahren aufgeklärt.
    Me compiuter per KATUNARET e tirones....sipas British Medical Journal!
     
  6. Airbourne

    Airbourne Papirus rex

    Se cpune kane iliret me ramses III nuk e marre ne VESHT?
    E THERI e shoqja+dashnorja+i biri Pentawer....sipas studimeve.
    ramses.jpg
     
  7. Airbourne

    Airbourne Papirus rex

    Sta kam fajin une o te QIFJA MOTREN qe arin e qove ne USA.

    E vodhe qen fshatar
     
  8. Airbourne

    Airbourne Papirus rex

    Leben
    O. wurde im Mai 1398 zum König gewählt, anscheinend weil die Herrschaft der Königin Jelena (1395-1398), die ihrem Gemahl Stefan Dabiša auf dem Thron gefolgt war, kein entschiedenes Handeln gegen die im selben Jahr nach Bosnien eingedrungenen Osmanen garantieren konnte. Die wirkliche Macht hielten in Bosnien jedoch einige Adelsgeschlechter und deren Häupter, vor allem Hrvoje Vukčić Hrvatinić, Pavle Radenović und Sandalj Hranić Kosača, in Händen. Sie waren es auch, die die außenpolitische Orientierung bestimmten, da sie im Streit um die ungarische Krone auf seiten Ladislaus’ von Neapel standen. Zunächst gewann die neapolitanische Partei, vor allem durch erfolgreiche Aktionen der Bosnier in Dalmatien, stark an Boden, jedoch scheint der Krieg mit Dubrovnik 1403, das auf seiten Sigismunds stand, eine Wende herbeigeführt zu haben. Als O. versuchte, sich Sigismund zu nähern, überwarf er sich mit Hrvoje und Sandalj, was im selben Jahr 1404 zu seinem Sturz führte. O. begab sich darauf zu seinem bisherigen Gegner nach Ungarn, während in Bosnien Tvrtko II. gewählt wurde. In den folgenden ungarisch-bosnischen Kriegen scheint O. passiv verharrt zu sein, bis er 1409, nun wohl als Figur Sandalj Hranićs, wieder als König von Bosnien auftrat, indes Tvrtko II. für längere Zeit verschwand. Nun stand O. mit Sandalj Hranić und Pavle Radenovićgegen den mit König Sigismund verbündeten Hrvoje. Um 1411 flauten die ungarisch-bosnischen Kämpfe ab, vor allem auch, weil Sigismund nunmehr im Deutschen Reich engagiert war. Innenpolitisch versuchte O. durch die Heirat mit Jelena, der Witwe Hrvoje Vukčićs, der 1416 gestorben war, seine Position zu stärken, starb aber zu früh, als daß er Entscheidendes hätte durchsetzen können. Die Herrschaft O.s war durch den Kampf gegen die Festigung der Adelsherrschaften bestimmt, einen Prozeß, den er jedoch nicht aufhalten konnte. Dazu bot die labile außenpolitische Situation, die durch die Einmischung der Osmanen ab 1415 noch schwieriger wurde, keine Gelegenheit.

    Ostoja, Stefan, bosnischer König 1398-1404, 1409-1418, † September 1418, von ungeklärter Abkunft, vielleicht illegitimer Sohn König Tvrtkos I.

    Literatur
    Radonić, Jovan: Der Großvojvode von Bosnien Sandalj Hranić-Kosača. In: Arch. slav. Philol. 19 (1897) 380-465.
    Vlajić, Wenzeslaus: Untergang des bosnischen Königreiches. (Diss.). Freiburg, Sarajevo 1926.
    Čremošnik, Gregor: Prodaja bosanskog Primorja Dubrovniku godine 1399 i kralj Ostoja. In: Glasn. zemaljsk. Muz. 40 (1928) 2, 109-126.
    Jireček: Bd 1.
    Ćirković, Sima: Istorija srednjovekovne bosanske države. Beograd 1964.

    Quelle....Ost und SüdOst - Europaforschung.


     
  9. Airbourne

    Airbourne Papirus rex

    Po te jesh INFANTIL,ZHULE,dhe JEVG nuk mund ti dishe.


    SIDOMOS....... po ishe ka dibra dhe zona e partizonit.
     
  10. Airbourne

    Airbourne Papirus rex

    Ne u sollem mire me prigioneret ruse,ndersa ata na THERREN.
    DEBIL KOMB.
     
  11. Airbourne

    Airbourne Papirus rex



    Toptanistat paskan hup me nendetese.

    Komb KAR.
     

Shpërndajeni këtë faqe