Ndihme: Perkthime termash biznesi nga anglishtja ne shqip?

Diskutime tek 'Ekonomia & Biznesi Shqiptar' filluar nga dirty vegas, 1 Jun 2004.

  1. dimir

    dimir Forumium praecox

    Re: Ndihme: Perkthime termash biznesi nga anglisht

    Reklamoj eshte si te thuash shfaq, prezantoj, ofroj!
    Publicitet eshte nje pjese e reklamimit.
    Pra marketoj afrohet me shume me reklamoj dhe nuk do te kishte ndonje gje te keqe qe te thuhet marketoj, fjale e cila mund te hyje lehtesisht ne fjalorin e gjuhes shqipe.
    Ne Fakultetin Ekonomik, nuk e perdorin fjalen "Reklame" pasi ajo eshte shprehje e vendeve te lindjes dhe japin si te barasvlereshme me kete fjalen "Publicitet" gje qe mua nuk me eshte dukur e drejte. Po hajde ti mbushesh mendjen nje pedagogu!
    Publicitet eshte berja publike e nje lajmi, informacioni mbi nje produkt etj...
    Ndersa Reklamimi ka te gjitha kuptimet e publicitetit, por mund te paraqese dhe ne menyre me te detajuar cilesite, vlerat e produktit.
    Shembull: Ne nje diskutim ne fakultet ne oren e mesimit:
    StarryNight thote: Albforumi eshte forumi me i mire shqiptare.
    Ujku81 thote: Mos i bej publicitet se eshte i ndaluar publiciteti ne oren e mesimit.
    Albana e cila ka veshur nje bluze shume te hapur dhe eshte ngritur ne mesim e cila ka gjokse shume te bukura gjysme te nxjerra , thote: jo nuk eshte reklame vertete eshte shume i mire.

    Ujku81: thote kemi thene qe nuk do te perdorim termin reklame, por publicitet.

    Albana thote: meqenese une kam veshur nje bluze te hapur mos do te thote qe po u bej publicitet gjokseve!?
    Profesori mbeti pa fjale! (si jane keta te rinjte sot!!!).

    Albana thote: Jo une po reklamoj bluzen, motra ka nje butik ne qender te cilin e manxhoj une dhe ngaqe me rri bukur e vesh, kur me pyesin shoqet u them se e kam blere te butiku i motres.

    A mund te them, une po i bej publicitet bluzes?
    apo po marketoj bluzen? Pyeti Albana!
     
  2. Kondrapedali

    Kondrapedali Kondrapedali

    Re: Ndihme: Perkthime termash biznesi nga anglisht

    Albana ngel në klasë po nuk ja lujti profesorit /pf/images/graemlins/laugh.gif.

    Në fakt Albana po i bën publicitet bluzës për sa kohë nuk fillon të reklamojë edhe karakteristikat e tjera të bluzës. Ndërsa në orën e mësimit ajo i bën reklamë dyqanit të motrës duke thënë (apo nënkuptuar) që aty shiten bluza të bukura që rrinë shumë mirë në trup.

    Pra reklama ka diçka më shumë se publiciteti dhe jam dakort me Dimirin që kjo fjalë i përshtatet më shumë marketimit. Megjithatë jam i mendimit që "hedh në treg" i përshtatet akoma më shumë marketimit pasi hedhja në treg përfshin edhe reklamën dhe gjithë proçeset e tregtimit të një malli. Edhe një mall që gjendet aktualisht në treg mund të rihidhet në treg. Apo vlerat e tij mund të hidhen në treg me anë të reklamës apo thjesht publicitetit.
     
  3. ujku81

    ujku81 Primus registratum

    Re: Ndihme: Perkthime termash biznesi nga anglisht

    Pervec faktit qe Ujku nuk eshte profesor marketingu, /pf/images/graemlins/smirk.gif nuk e di nga e ke nxjerre qe nuk perdoret termi reklame!!
    Mbase tani e kane ndryshuar, por kur kam qene une student perdoreshin (ne terminologji ne libra dhe profesoret vete ne klase):

    1. Marketoj per te gjithe procesin e marketimit qe nga konceptimi i produktit, promovimi i tij, menyra e shperndarjes, etj

    2. Promovoj per te gjithe aktivitetet qe perfshin promocioni (theksoj promocioni, jo reklama as publiciteti): promocion shitjesh, reklama (ne kemi perdorur reklama jo publicitet), marredhenie publike, etj

    3. Reklamoj dhe Reklame vetem per aktivitetin e reklames (advertisment). Publicitet e perdorin vetem pedagoget italishtfoles!!

    Kondre, hedh ne treg, nuk tingellon normal, i bi qe manaxheri i marketingut i Coca Coles te thote: jam duke u marre me hedhjen ne treg te Coca Cola Classic qe ka 100 e kusur vjet qe eshte ne treg. /pf/images/graemlins/laugh.gif /pf/images/graemlins/laugh.gif
     
  4. Daniel H

    Daniel H Primus registratum

    Re: Ndihme: Perkthime termash biznesi nga anglisht

    Kondre hedh ne treg ka nje kuptim specifik dhe vlen per produktet e reja. Nuk mund te barazosh gjithe procesin e marketingun me togfjaleshin "hedh ne treg". Perderisa per emrin marketing nuk ka nje shqiperim, gjykoj se edhe folja marketoj duhet t'i pershtatet gjuhes shqipe.

    Ujk pak a shume ato fjale jane sinonime te njera-tjetres.

    Une mbaj mend (qofsha i gabuar) qe e kemi mesuar ne shkolle se publiciteti eshte forme reklamimi pa pagese, qe ne fakt nje gje e tille eshte Marredhenia Publike.
    Mbase profesoret ne ate kohe ende nuk e kishin mesuar kete koncept, por mbaj mend qe kur shihja siglen Publicita ne televizionet italiane, hasja ne kontradikt me definicionin qe kisha mesuar ne shkolle.
     
  5. ujku81

    ujku81 Primus registratum

    Re: Ndihme: Perkthime termash biznesi nga anglisht

    Jo ke shume te drejte, shpesh marredhenia publike ne librat skandal te marketingut qe kemi pas ne shkolle u perkthente si publicitet. /pf/images/graemlins/smirk.gif
     
  6. Kondrapedali

    Kondrapedali Kondrapedali

    Re: Ndihme: Perkthime termash biznesi nga anglisht

    Më vjen keq por egziston një kontradiktë mes koncepteve dhe gjuhës. Por mos harrojmë që konceptet janë njerëzit që i përkufizojnë dhe prandaj fjalët nuk janë besnike.

    P.SH. Ne flasim për rraca kafshësh të cilat shpeshherë është e vështirë t'i dallosh nga njëra-tjetra por nuk mund të flasim për rraca njerëzore megjithëse dallimet janë tepër të dukshme.

    Marketing barazohet me TREGTOJ dhe tregtia ka shumë aspekte. Ai aspekt të cilit i referohet këtu është pikërisht hedhja në treg. Më tej dallohet hedhja në treg e një malli (produkti) të ri apo i një malli egzistues.

    Profesorët e çdo dege nuk do ishte keq të ndiqnin disa kurse të gjuhës shqipe e madje duhet (e kanë të nevojshme) të kolojnë provime mbi kompetencat e tyre gjuhësore (si dhe në shumë vende të botës).
     
  7. ujku81

    ujku81 Primus registratum

    Re: Ndihme: Perkthime termash biznesi nga anglisht

    Nuk e di si mund ta kuptoje cdo njeri qe flet shqip "po hedh ne treg" per nje produkt ekzistues, shih shembullin me Coca Colen lart.
     
  8. Kondrapedali

    Kondrapedali Kondrapedali

    Re: Ndihme: Perkthime termash biznesi nga anglisht

    Nëse ekonomistët të parët i përdorin saktë termat gjuhësore ekonomikë atëherë edhe njerëzit e tjerë do e përdorin po njëlloj.

    Gazetari do e lexojë në një libër ekonomie e publiku do e lexojë në gazetë apo do e dëgjojë në TV.

    Jepini çuna e goca se mund t'ja arrini (seriozisht e kam) /pf/images/graemlins/thumbsup.gif.
     
  9. Daniel H

    Daniel H Primus registratum

    Re: Ndihme: Perkthime termash biznesi nga anglisht

    Si mund ta shqiperojme transactional shopper?

    Ne fjali gjendet keshtu:
    Transactional shoppers look for price and value.
     
  10. cacol

    cacol Forumium maestatis

    Re: Ndihme: Perkthime termash biznesi nga anglisht

    Bleresit e transaksioneve kerkojne per cmim dhe vlere ( te mire, nenkuptoj une ).

    transactional shoppers ndoshta mund te perkthehet edhe me fjalen SHITBLERESIT.
     
  11. Daniel H

    Daniel H Primus registratum

    Re: Ndihme: Perkthime termash biznesi nga anglisht

    Jo uore ti nuk pershtatet, se ka te bej me ata bleres qe i vijne verdalle qytetit per te gjet produktin me cmimin me te mire dhe kane qejf te bejne pazar me shitesin.... dmth vleresojne transaksionin me teper.
     
  12. cacol

    cacol Forumium maestatis

    Re: Ndihme: Perkthime termash biznesi nga anglisht

    Uore Koko Xhambo, perkthimi eshte fjalia e pare. SHITBLERESIT eshte nje mundesi tjeter adaptimi te cilen ta thashe qe ta kesh parasysh ne te ardhmen /pf/images/graemlins/laugh.gif

    Bleresit (potenciale) te transaksioneve jane ne kerkim te cmimeve dhe vlerave me te mira.


    Po s'te pelqeu as keshtu, prit te vije ta perktheje me mire ndonje nga ekonomistat anglishtfoles te AF /pf/images/graemlins/laugh.gif
     
  13. ujku81

    ujku81 Primus registratum

    Re: Ndihme: Perkthime termash biznesi nga anglisht

    Pazarxhinj do thosha une /pf/images/graemlins/laugh.gif
     
  14. Anana

    Anana Primus registratum

    Re: Ndihme: Perkthime termash biznesi nga anglisht

    Ai artikulli i referohet investoreve qe kerkojne mundesi investimi me tarifa te mira apo atyre qe shop till they drop, pazarxhinjeve me nje fjale?
     
  15. Daniel H

    Daniel H Primus registratum

    Re: Ndihme: Perkthime termash biznesi nga anglisht

    Bleresve te thjeshte jo investitoreve.
     
  16. Anana

    Anana Primus registratum

    Re: Ndihme: Perkthime termash biznesi nga anglisht

    Besoj se kuptimi duhet te dale ne pergjithesi nga permbajtja e artikullit, prandaj fjalia besoj do mjaftonte te perkthehej "Bleresit kerkojne cmim dhe vlere per shpenzimin qe kryejne" pa patur nevoje te ngaterrohemi me transactional.
     
  17. pppppaa

    pppppaa Primus registratum

    Re: Ndihme: Perkthime termash biznesi nga anglisht

    Me duhet nje Plan Kontabel i perkthyer ne Anglisht.
    Po qe se e ka ndonjeri, do te me beje shume nder, nese me dergon nje soft copy.
     
  18. pppppaa

    pppppaa Primus registratum

    Re: Ndihme: Perkthime termash biznesi nga anglisht

    E shiko mos e ka ndonjeri... Ma kini cik parasysh, a ju keqen Posteri..
     
  19. pinkparadise

    pinkparadise Forumium maestatis

    Re: Ndihme: Perkthime termash biznesi nga anglisht

    /pf/images/graemlins/laugh.gif a ju keqen posteri /pf/images/graemlins/laugh.gif ....

    ta kisha...do ta kisha dhene...ose shitur /pf/images/graemlins/laugh.gif ...po se kam...kshu qe vec me noj karamele mund te te genjej /pf/images/graemlins/laugh.gif
     
  20. Diddy19

    Diddy19 Su@mi

    Re: Ndihme: Perkthime termash biznesi nga anglisht

    Bleres dore(xhep)shtrenguar. /pf/images/graemlins/laugh.gif
     

Shpërndajeni këtë faqe