Ndihme!!! Me c++

Diskutime tek 'Programimi' filluar nga shkopi, 16 Nov 2002.

  1. shkopi

    shkopi Primus registratum

    C++ exercises

    Pershendetje..
    une jam duke mesuar c++ keshtu pak nga pak..do te doja te pyesja nese ekziston ndonje vend ku mund te gjej ndonje ushtrim per te percaktuar ku kam harritur deri tani...jo vetem ne c++ por edhe gjuhe te tjera..faleminderit..
     
  2. Felix

    Felix Primus registratum

    Re: C++ exercises

    Nje nga websajtet qe ka shume shembuj eshte http://www.programmersheaven.com/ . Kam rreth 3 vjet qe vashdoj shkollen per programmim ne C++ dhe eshte shume e merzitshme. Nuk shikoj ndonje defrim te madh ne C++ deri tani. :rolleyes: :rolleyes: :rolleyes:
     
  3. gurax

    gurax Pan ignoramus

    Re: C++ exercises

    ANSI/ISO C dhe bjer rehat. :p

    --------------------
    "When God created sunrise, He was trying to copy your smile."
     
  4. shkopi

    shkopi Primus registratum

    Re: C++ exercises

    ..ok thx....Faktikisht une po e mesoj sa per te kapur konceptet...se me vone shpresoj te merrem me visual basic apo delphi....me kane krijuar idene sikur jane shume interesante..

    me qe ra fjala ca eshte ans/iso c ??
     
  5. Gjergj_Kastrioti

    Gjergj_Kastrioti Primus registratum

    Re: C++ exercises

    Kontrollo ne Google. Ka shume adrresa qe japin zgjidhje problemesh te veshtira, por sa per testime, zakonisht i ke te libri me te cilin po meson. Me siguri po lexon "Learn C++ in 21 Days" nga Jesse Liberty. Nese po, ky nuk eshte liber i mire. Kur kaova nga C++ ne (Visual ose Borland) C++ e vura re se kisha shume boshlleqe. Ai liber disa gjera te rendesishme nuk i tregon. Plus qe, ato shembujt i ka aq gjigande saqe ngatrrohesh dhe i le fare.

    Nje keshille:
    Shume libra per C++ kane per qellim shpjegimin e OOP, prandaj me mire meso ne fillim C-ne: http://lib.daemon.am/Books/C/
    Kur ta kesh pervetesuar C-ne gjej nje liber qe i kushton rendesi vetem OOP-se. Njeshi eshte "Thinking in C++" por te dy vellimet duhet te jene nja 2000 faqe. As ai qe e ka bere librin nuk do kishte bythe ta lexonte. Per libra shiko www.crackinguniversity2000.it gjen thuajse gjithckah.

    Delphi/C++ Builder jane gjithashtu OK, por VC++ eshte me i integruar me Windows-in. Besoj se do zgjidhesh Delphi, pasi RAD-i te ben per vehte kur je fillestar, por fuqine e vertete ta ofron vetem i "frikshmi" Visual C++. Ne nje artikull lexova: "...Delphi-t nuk i mbetet me vend ne asnje fushe te programimit...". Nuk me erdhi hic mire sepse une e "dashuroj" ate gjuhe, por ndoshta eshte e vertete. 90% e ActiveX-eve dhe me te miret prej tyre, jane bere ne Visual C++/ATL. 80% e programeve me te njohura jane bere ne "Visual C++". Edhe vete Macromedia e la Delphi per VC++. Qe nje korporate te nderroje gjuhe programimi eshte dicka thuajse e pamundur. A te thone gje keto shembuj?

    Sa per Visual Basic... eh, kam humbur qindra ore kot me ate gjuhe (eshte me teper program sesa gjuhe). Nese do te behesh vertet profesionist (sic enderron naten) VB mesoje sa per kulture. Vetem 1 program i njohur eshte bere me VB (DHTML Menu Builder). Programet e VB punojne deri ne 30 here me ngadale se ato ne C++ (e kam provuar vete). Vertet ti do ta besh pamjen e jashtme me shpejt sesa une, por jane algoritmet e punes qe do kryeje programi ato qe te hane 90%-99% te punes. Aty C++ ia fut keq fare.
     
  6. Gjergj_Kastrioti

    Gjergj_Kastrioti Primus registratum

    Re: C++ exercises

    ANSI/ISO C eshte gjuha C e miratuar nga American National Standarts Institute. Psh. Visual C++ perfshin CString (ne MFC). Por kjo variabel kaq praktike nuk ben pjese ne librarine standarte te C++ te miratuar nga ANSI keshtuqe nje liber qe merret me ANSI C++ nuk e permend fare CString-un. Standarti i ANSI eshte i mire sepse cdo kompilator mundohet ta suportoje ne maksimum, keshtu qe programi qe ben ti do kompilohet edhe ne VC++, edhe ne C++ Builder, edhe ne GNU C etj. Gjithashtu cdo gje e miratuar nga ANSI eshte testuar ne maksimum dhe mund te quhet 100% e sigurte per perdorim. Shembull tjeter:

    for (int i = 0; i!=10; i++)
    {
    ...
    }

    for (int i = 0; Deklarimi i variables brenda for (...)

    Kompilatori i Dev C++ (me duket GNU C) nese i thua qe po ben nje projekt ne C (jo ne C++) nuk do te ta pranoje. Ndersa ANSI C e lejon nje gje te tile. Kjo, sigurisht, eshte dukuri e keqe per Dev C++.

    const int numri = 10;
    int nxenes[numri];

    shume kompilatore nuk e pranojne kete, megjithese ANSI C e perfshin.

    etj. etj.
     
  7. a-alket

    a-alket Primus registratum

    Re: C++ exercises

    www.bruceeckel.com
    atje eshte libri "thinking in C++", "thinking in Java" e ca te tjere...falas..mund ti besh download. Megjithate, ai liber eshte gati vetem per OOP - Object Oriented Programming. ka vetem nje kapitull - 3 - qe merret me sintaksen e pergjithshme te C. Eshte liber i mire...i gjate..po po ti ngulesh(dhe te mos jesh fillestar)
    ka shume perfitime.

    sugjerimi im, nqs do te behesh me te vertet programues, dmth ti kushtohesh atij profesioni, duhet qe te shkosh ne shkolle dhe te marresh lendet e nevojshme per nje formim te plote. matematika, analiza matematike, matematika e structurave(bashkesive), etj...pra duhen studiuar gjithe keto teorira te ndryshme qe te kesh formimin e duhur.
    Ndryshe, do dish sintaksen e c++ por nuk do arrish te pervetesosh logjiken e perdorimit te asaj sintakse.

    Sa per Visual C++ dhe C++...eshte e njejta gje, thjesht Visual C++ eshte nje vegel per te kryer programimin, kompilimin, apo debugging. Visual C++ pra nuk eshte gjuhe me vete. Visual C++ te ofron perdorimin e 'wizards' apo te MFC (Microsoft Foundation Classes) per te lehtesuar krijimin e programeve. (MFC mund te mendohet si nje 'wrapper' i Win32 API)

    Megjithate, ti mund te marresh nje Turbo C++ compiler, dhe te perdoresh Win32 API direkt dhe te programosh....

    (VB.net eshte shume e shpejte, dhe ofron gati gati te njejten fuqi si C#, apo edhe C++...psh mund te besh multithreaded programming me VB.net)
     
  8. a-alket

    a-alket Primus registratum

    Re: C++ exercises

    Sigurisht qe CString nuk eshte ne ANSI sepse CString eshte nje lloj i ri variabli(new data type) dhe C nuk te lejon te krijosh variablat e tua. CString eshte nje klase qe deklarohet ashtu sic edhe ti apo une mund te deklarojme nje klas qe kemi qejf.

    class qejf
    {
    public:
    goce girlfriend;
    };

    nuk lejohen elementet private ne klasen e qejfit. :p
     
  9. TEO

    TEO Primus registratum

  10. a-alket

    a-alket Primus registratum

    Re: C++ exercises

    teo, me ngadale, interneti eshte i mbushur me kod...edhe pa na e treguar ti planetin ku ka shume kod.

    ai do kete mundesine ta kuptoje se sa di kur ben download tail apo cat dhe i shikon source code /pf/images/graemlins/tongue.gif ..pastaj lere te na gjykoje ai qe beri pyetjen.
     
  11. shkopi

    shkopi Primus registratum

    Re: C++ exercises

    Une jam duke lexuar librin e Dietel&Dietel per c++.Faktikisht eshte e verte qe ka ushtrime ketu por mua me duken mjaft te lehta. :cool: ...gjithsesi libri eshte shume interesant dhe nuk fillon direkt me oop.6 kapitujt e pare jane per structured programming keshtu qe eshte pak me e thjeshte.Te kopertina thote.... Suitable for:non-programmers,programers without c or c++,c programmers,c++ programers.Une jam marre edhe pak sa me pascal keshtu qe jam ok deri tani per sa i perket codit te pakten sepse shkolla ime eshte shume dobet per matematik dhe shpesh here e ndjej kete.....

    Gjithsesi ju falenderoj per lnqet e mesiperme sepse me hyne mjaft ne pune....
     
  12. gurax

    gurax Pan ignoramus

    Re: C++ exercises

    Per bscemscs... kam nje paqartesi:

    goce girlfriend ; // Po kjo ku eshte? /pf/images/graemlins/tongue.gif

    Po e shtoj une me mire:

    class goce : public rob {
    public : //cfare jane publike...
    private : //..dhe restoja, ato qe ngelen te jene private.
    protected : //mundesisht reference per nje boyfriend.
    };

    Ajd' me te mira. :p

    -------------
    "When God created sunrise, He was trying to copy your smile."
     
  13. a-alket

    a-alket Primus registratum

    Re: C++ exercises

    po protected c'e do tek klasa goce? Apo kur te besh trashegimine per klasen grifshe?

    class grifshe : public goce
    {
    //te gjitha jane private ketu
    };
     
  14. Felix

    Felix Primus registratum

    Re: C++ exercises

    malboro eshte akoma tek cout<<"Welcome World"<<endl; dhe bscemscs shkoi tek data structures. Ai eshte fillestar dhe kerkon ndihma per fillestare dhe jo per te advancuare. /pf/images/graemlins/wink.gif
     
  15. shkopi

    shkopi Primus registratum

    Re: C++ exercises

    ne te vertet jam ke while/do,if/else,for ...etc etc /pf/images/graemlins/laugh.gif /pf/images/graemlins/laugh.gif
     
  16. shkopi

    shkopi Primus registratum

    Re: C++ exercises

    .uu..kam pershtypjen se ketu jam i rrethuar nga mjeshtra...
     
  17. Felix

    Felix Primus registratum

    Re: C++ exercises

    asnje ketu nuk eshte mjeshter, mund te jene ne nivele te ndryshme por eshte veshtire te jesh mjeshter. c++ eshte nje shkence shume e larmishme. mos u merzit, c'do gje mesohet nga bazat dhe pastaj avancon ne tema me te veshtira. pac fat ne c++ :thumbsup:
     
  18. a-alket

    a-alket Primus registratum

    Re: C++ exercises

    edhe une te uroj fat....nqs C++ pervetesohet me fat
     
  19. gurax

    gurax Pan ignoramus

    Re: C++ exercises

    Felix..

    class qetesia : public previous_posts {
    private : //no idea
    public : //What you see is all you get.
    };

    :p
    -------------------
    "When God created sunrise, He was trying to copy your smile."
     
  20. shkopi

    shkopi Primus registratum

    Re: C++ exercises

    Ju faleminderit.. :p
     

Shpërndajeni këtë faqe