Met Bega i tha lamtumire kesaj jete, i lehte dheu, familjes ngushllime.

Diskutime tek 'Personazhe te artit dhe skenave shqiptare' filluar nga Universal, 21 Apr 2015.

  1. Universal

    Universal AnonymouS

    [​IMG]
    Met Bega i tha lamtumire kesaj jete, i lehte dheu, familjes ngushllime.
     
    joetisti_ and -Zana- like this.
  2. -Zana-

    -Zana- e...Thjeshte

    Ngushellime familjes , u prehte ne paqe .

    Ps .. Po nga se vdiq ?
     
  3. Al-Punk

    Al-Punk Still here

    Parkinson.

    Nje artikull per lajmin:
    Një prej aktorëve më të mëdhenj të humorit shqiptar, Met Bega, u nda nga jeta ditën e sotme. Humoristi ndërroi jetë pas një beteje të gjatë me sëmundjen e Parkinsonit. Ai e përjetoi këtë betejë me optimizëm, ashtu si të gjithë jetën e tij. Simptomat e para të kësaj sëmundje aktori i mirënjohur i ndjehu në vitin 2010, por me kalimin e viteve gjendja e tij shëndetësore nisi të përkeqësohej.

    Met Bega lindi më 7 gusht 1946 në Tiranë. Ai iu kushtua për 40 vite artit dhe skenës shqiptare. Met Bega e ka kaluar pjesën më të madhe të karrierës së tij në Estradën e Tiranës. Ai bëri debutimin e tij të parë në skenën amatore të shkollës dhe artit në Teatrin e Tiranës. Filmi i parë ku ka debutuar ishte në vitin 1986 me një rol të vogël në filmin “Dy herë mat”. Gjithashtu ka luajtur pesë role në filma me metrazh shqiptare.

    Ndër filmat që ka luajtur aktori Bega kujtohet, “Edhe ashtu edhe kështu” në vitin 1989, “Stolat në park” në vitin 1988 dhe “Tela për violinë”, në vitin 1987. Më pas aktori Met Bega u bë pjesë e një formati humoristik në televizionin “Tirana Tv”.

    https://www.shqiperia.com/Ndahet-nga-jeta-humoristi-Met-Bega.28784/
     
    Balahk, Dreamer, -Zana- and 1 other person like this.
  4. Dreamer

    Dreamer Under the Dome

    Kur veja ne shkolle i vogel e shikoja gati perdite kur shkonte ne pune ne mengjes.
    E pershendetja e beja shaka me batutat e tij...
    Ngushellime familjes.
    U prehte ne paqe.
     
    Al-Punk likes this.
  5. Solaris

    Solaris Suadade... Anëtar i Shtabit



    Artistet e medhenj do të rrojnë përmes veprave të tyre!
    Ngushëllime familjes Bega.
    Do të të kujtojmë në këtë mënyre. :)
     
    Lisa and Al-Punk like this.
  6. Solaris

    Solaris Suadade... Anëtar i Shtabit

  7. Solaris

    Solaris Suadade... Anëtar i Shtabit

  8. joetisti_

    joetisti_ Locus omnem

    ngushellime per familjen dhe per te gjithe artdashesit !
     
  9. Thamina

    Thamina Papirus rex

    Oh my god me kujtohet si tani ky artist.
    Shpreh keqardhjen.Pushoft ne paqe!
     
    Lisa likes this.

Shpërndajeni këtë faqe