Menaxhim dhe menaxhere

Diskutime tek 'Ekonomia & Biznesi Shqiptar' filluar nga arterie, 27 Jan 2004.

  1. capuni

    capuni Primus registratum

    Re: Menaxhim dhe menaxhere

    Desha mendimin tuaj ne kete situate reale manaxhimi:

    Kam nje shok qe eshte nje nga 3 partneret ne nje kompani te vogel bio-tech dhe luan rolin e Chief Scientific Officer (CSO) ku manaxhon nje grup prej 7 bio-tech researchers. Po has probleme me motivimin e punetoreve qe manaxhon dhe ka vendosur qe te heqi pare nga rroga e vet per ti ngritur rrogen ne menyre uniforme punetoreve qe manaxhon. Por nuk do ti thote qe po ju jap para nga rroga ime, por do ta paraqesi sikur ka luftuar me bordin drejtues dhe me ne fund i ka bindur t'u ngrene rrogat punetoreve te tij.

    2 pyetje lindin: 1) Nga ana etike ju duke e drejte? 2) Mendoni se kjo do rezultoj ne ngritje morali dhe motivimi pune nga ana punetoreve?
     
  2. Anana

    Anana Primus registratum

    Re: Menaxhim dhe menaxhere

    Manover interesante. Ne amerike eshte ky? Se atje eshte diferenca me e madhe e rrogave ne te tilla raste.

    Besoj se ai shoku jot e konsideron kete si investim. Teorikisht nuk eshte etike por i tille eshte biznesi. Ky me duket mua ka gjetur rrugen me te pershtatshme. Problemi mund te jete se sa do ua rrisi rrogen dhe a do jene kerkuesit te kenaqur.

    Ata besoj kerkojne rritje rroge jo vetem se punojne shume por edhe sepse ndoshta shohin te ardhura te fuqishme. Biotech eshte fushe me goxha perspektive tani.

    Me kete manover ky shoku yt besoj mund t'ua rrisi motivimin kerkuesve ne afat te shkurter, jo te gjate. Por jam e sigurt qe do dali me sukses ne fund projekti se ky cuni qenka i gatshem te rrezikoje.
     
  3. capuni

    capuni Primus registratum

    Re: Menaxhim dhe menaxhere

    Yllka, ndoshta duhet te kisha shtuar qe kerkuesit nuk kan kerkuar ngritje rroge ..ne fakt as nuk presin nje gje te tille. Kompania eshte akoma ne fazat e para dhe eshte formuar 5 vjet me pare -- pra pjesa me e madhe e cashflows vjen nga Research Grants.

    E drejte, ai kete veprim e shef si investim. Por jam i mendimit qe nuk eshte zgjedhje e mire, sepse eshte si puna e trajnerit te nje qeni cirku. Nqs po mundohesh te mesosh qenin te qendroj ne 2 kembe, menyra me e mire eshte qe sa here qeni mundohet, trajneri i jep dicka per te ngrene. Ne kete menyre qeni ben lidhjen qe po bera si do trajneri, haj. Ne rastin e kompanis, po ja dhe "ushqimin" pa bere ata asgje, ca vlere ka?
     
  4. Anana

    Anana Primus registratum

    Re: Menaxhim dhe menaxhere

    Tani qe u sqarove ke te drejte. Duket e cuditshme qe tu ngresh rrogen njerezve pa t'a kerkuar. Duhet te kete ndonje informacion qe mungon ketu. Ndoshta mungon rritja vjetore ne baze te inflacionit nga bordi dhe po e merr persiper ky.

    Perndryshe me duket menyre pa kuptim motivimi.
     
  5. capuni

    capuni Primus registratum

    Re: Menaxhim dhe menaxhere

    ai mendon se duke bere kete gje, do fitoj besimin e kerkuesve, dhe nese me vone vendos te hap kompanin e tij, ata do ta ndjekin -- me mendimin qe ky eshte kujdes per ne ktu, ne do e ndjekim kudo qe t'shkoj. :shrug:
     
  6. Anana

    Anana Primus registratum

    Re: Menaxhim dhe menaxhere

    Largpames ky djali. Biotech eshte fushe interesante dhe qe besoj per pak vite, mbizoteruese. Shpesh quhet, the next big thing after internet.

    Une besoj se per sa kohe qe ai ka nje target ne mendje, kjo justifikon menyrat, mjafton qe mos te kete deme drastike ne rruge e siper.

    Thone qe politics is a ***** and business is worse than politics.
     
  7. gurax

    gurax Pan ignoramus

    Re: Menaxhim dhe menaxhere

    Ne kete teme, qe t'i bie shkurt, une jam dakort me MorningStar dhe capuni. U tha diku qe nuk duhet pare Shqiperia. Nderkohe qe nuk asgje te ndryshme situata manaxheriale ne Shqiperi krahasuar me ate te vendeve te tjera, pervec faktit qe stabiliteti, ligjet kontrolluese etj, jane shume me te forta. Mund te duket si kontradikte dhe te thuhet "po pse pak ndryshim eshte?" Nuk duhet harruar nderkohe qe nje situate si ne Shqiperi eshte mrekullia vete pikerisht per kaosin ne te cilin ekziston. Nese keni dyshime, vlen te permendet situata dhe skandalet financiare te kompanive gjigande tregtare ne Irak, Venezuele, Rusi, etj, ku manaxheret kane qene amerikane, europiane, anetare te UN, etj. Jo se ishin me pak te zot sesa do te ishin ne vendet e tyre, qe sillen si shembuj te shkelqimit manaxherial. Ashtu donin te ishin, sepse arrinin shume me pak mundim!

    Eshte e vertete qe jo te tere menaxheret hyjne ne kete kategori por vetem pjesa me e madhe e tyre.

    Per historine e capunit, per mua nuk eshte zgjdhje e mire. Ku eshte ai tipi, ne USA? ... Jo cdo motivim barazohet me parane. Ai para se te filloje te marre me mend se pse po ndodh nje gje e tille me kerkuesit, me mire te rrije me afer me ta dhe te perpiqet te kuptoje se pse ka rene motivimi. Ndoshta mungese kontaktesh me grupe te ngjashme per shkembim eksperience, ndoshta problem pagese, ndoshta zyrat ku punojne jane ne zone te zhurmshme dhe stresante te qytetit, ndoshta ka ndonje konflikt te brendshem ndermjet tyre dhe po krijohen klane te pathena, ndoshta shume gjera! Ne kete rast konkret jane kerkues, shkencetare, me vizion disa magnitude me lart sesa ndonje murator qe i jep dy lek me shume dhe i shkon goja vesh me vesh.
    Zgjidhja qe ai ka menduar eshte afatshkurter. Po kur ta marrin vesh qe ka dhene nga rroga e tij? Ooo sa i mire u tregove me ne! Nese ai iken hap nje kompani te tijen, ok, ikin dhe ata! Po mire, ne kompanine e tij te re, perjashtohet mundesia qe te humbe prape interesi i ketyre kerkuesve?
     
  8. capuni

    capuni Primus registratum

    Re: Menaxhim dhe menaxhere

    Zakonisht probleme te tilla jane vetem maja e aisbergut, kjo kompani eshte ne USA dhe ka arritur fazen ku produkti mjeksor te cilin po studjojne eshte gati per testim ne kafshe dhe njerez -- moment deciziv per kompanit e vogla sepse ne baze te suksesit te testeve ose blihen nga kompani gjigande si Merck, GSK e Pfizer, ose vdesin bashk me produktin. Ne te njejten kohe themeluesit/partneret po luftojne per kontroll te kompanise, prandaj edhe vendimi per ti paguar nga rroga personale.

    Ashtu si tha edhe Guri, jo vetem qe eshte zgjedhje afatshkurter, por ne nje menyre eshte njesoj si ti hedhesh benzine zjarrit. Cdo behet sikur 2 partneret e tjere te marrin vesh punen e parave? Nga ana kontabilitetit ..si do transferohen parate: neper zarfe me para pa asnje lloj shpjegimi, apo neper bilance?
     
  9. Anana

    Anana Primus registratum

    Re: Menaxhim dhe menaxhere

    Ca produkti po studiojne?

    Sa jane planifikuar shpenzimet per kerkim deri ne fund te projektit?
     
  10. capuni

    capuni Primus registratum

    Re: Menaxhim dhe menaxhere

    Eshte nje menyre e re per te luftuar kancerin, menyre shume interesante.

    Persa i perket $$$ ato nuk i di.
     
  11. gurax

    gurax Pan ignoramus

    Re: Menaxhim dhe menaxhere

    Pikerisht kjo eshte esenca e tere ketij muhabeti: nuk ka formule per manaxherllik. Nje manaxher eshte praktikisht lubrifikanti ne ingranaxhet e nje kompanie, dhe jo nje zuzar qe mbush shresa pa fund tere diten dhe merr fjalen neper mbledhje, sic jane me tonelata verdalle. Nese njerezit konsiderohen vegla pune ne nje kompani, heret a vone ajo kompani eshte e destinuar te deshtoje.
     
  12. Anana

    Anana Primus registratum

    Re: Menaxhim dhe menaxhere

    Eshte ilac apo aparat? Besoj se kjo eshte pyetja e fundit.
     
  13. capuni

    capuni Primus registratum

    Re: Menaxhim dhe menaxhere

    Produkti perfundimtar do te jete nje lloj ilaci ose vaksine qe stimulon trupin te luftoj vet kancerin.
     
  14. Anana

    Anana Primus registratum

    Re: Menaxhim dhe menaxhere

    Cool. Shyqyr qe behen investime per keto gjera.
     
  15. capuni

    capuni Primus registratum

    Re: Menaxhim dhe menaxhere

    Ne teste laboratorike dhe stimulime me kompjuter duket se ka rezultate pozitive. Tashi t'shofim testet me kafshet. Por nese del me sukses duhen rreth 7-10 vjet derisa te dali ne treg.
     
  16. Financieri

    Financieri Primus registratum

    Re: Menaxhim dhe menaxhere

    Kam pershtypjen se shume kompani ne perendim jane me te medha se c'duhet. Si mund te flasesh per menaxhim te nje kompanie si Citigroup ose GE qe nga asetet e numri i punonjesve i ngjan me shume nje shteti? Cfare kontrolli mund te ushtrojne aksioneret e ketyre kompanive mbi menaxheret, e cfare kontrolli do ushtrojne menaxheret mbi vartesit? Le qe ku mund te flitet per menaxhere ne nivelet e larta te ketyre kompanive. Ata jane te gjithe politikane. Ne kompani te tilla s'ka vend per menaxhere te mire, sepse ne to rendesi kane shifrat (gjithnje te zbukuruara dhe shpesh te manipuluara)qe u jepen analisteve te Wall Street-it dhe imazhi qe korporata projekton (me bull... si "grow with us!", "we care!", "we love to see you smile!" dhe "ju sjellim me afer!" :lol: ). A gjeneron apo jo fitime te verteta korporate pak rendesi ka.

    Kjo forme biznesi shkon kunder shpirtit te vertete te kapitalizmit. Biznesi ne Shqiperi mund te duket primitiv, por te pakten pronaret i kane menaxheret per veshi. Uroj qe ne te ardhmen te zhvillohemi drejt biznesit te mesem si ne Gjermani, dhe jo drejt te madhit si ne Amerike.
     
  17. capuni

    capuni Primus registratum

    Re: Menaxhim dhe menaxhere

    Biznesit te mesem si ne Gjermani? Bayer AG, Siemens, Daimler-Chrysler, SAP, Deutsche Telecom ...etj.

    Ke te drejte, qe problemi kryesor ne USA eshte se vet tregu i detyron kompanit (dhe rrjedhimisht manaxheret) te shikojne fitimet afatshkurtera. Por model me i mire per mendimin tim eshte modeli Aziatik ku me rendesi ka rezultati sesa afati. Dhe cuditerisht jane po aziatiket qe jane bere mjeshtra ne procese shpejtimi pune si JIT (just-in-time inventory) dhe JIT2 -- procese qe jane krijuar ne USA.
     
  18. gurax

    gurax Pan ignoramus

    Re: Menaxhim dhe menaxhere

    capuni, ne kete rast nuk duhen ngaterruar menaxheret e niveleve te ndryshem ne nje kompani me njeri tjetrin pasi pergjegjesite dhe ajo qe kerkohet prej tyre eshte e ndryshme. Firma te medha ka kudo, por une mendoj se Financieri e kishte fjalen per diferencat midis manaxhereve te niveleve homologe. Une e shoh dite per dite ate fryme infektive qe shitet si "koncepti moderrn i drejtimit" per te cilen flet Financieri kur permend slloganet komerciale, shifrat e mbivleresuara jo per vleren por per rendesine qe mbartin, kur menaxheret me te zote konsiderohen ata qe i perkasin sektorit te vetekenaqur ne absurditet te burimeve njerezore qe si te thuash shohin veten ne pasqyre dhe u bie te fiket nga mrekullimi. Dhe si konkretizim me te fundit per ate qe tha Financieri, nuk ju duket qesharake qe ne zyrat e kompanise per te cilen ju punoni perdite dhe e dini shume mire se c'behet, vijne dhe ngjisin postera te rinj me slloganet komerciale te kompanise sepse te vjetrit u ka kaluar koha si koncept? Nderkohe qe flitet per sektorin me te orientuar teknikisht te kompanise? "Na ka derguar H.R. per te nderruar posterat!" WTF?
     
  19. capuni

    capuni Primus registratum

    Re: Menaxhim dhe menaxhere

    Dicka interesante qe kam ven re eshte qe fryma me te cilen manaxhohen bizneset gjigande amerikane nuk ndryshon shume nga shpiriti i sakrifikes qe na eshte ngulitur ne koke gjate kohes se socializmit. Faktori "Hero i Punes Socialiste," ne biznesin Amerikan ka kaunterpart "The Sacrificing Manager." Gjate nje ore mesimi ku po diskutohej per manaxheret "heronj" qe vun interesat e biznesit para atyre personale, u dha shembulli i nje CEO te nje kompanie (qe per fat te keq s'ja mbaj mend emrin se ka 1 vit kjo histori) e cila po haste shume probleme, dhe ky CEO punoi dite-nate derisa kompani u be fitimprurese perseri. Diten qe erdhen rezultatet financiare, sapo i than qe kompania beri kthese, ai buzeqeshi dhe i pushoi zemra. Kete lloj sjellje na e ngulisin ne koke si manaxheri ideal "qe vuri mirqenien e diges para vetes e familjes se tij."

    Ajo qe me duket kontradiktore eshte se si mund t'i kerkosh dikujt te vetsakrifikohet per kompanin te cilen punon, kur nga ana tjeter dihet qe secili person ne kompani eshte "expandable?" Po sakrifikova per kompanin, behem hero, pavaresisht se nga ana personale e familjare mund t'me kete kushtu martesen e mardheniet me femijet. Po u mundova ti balancoj te dyja, m'vjen llafi qe s'po bej sa duhet per kompanin. Si i bohet ne kete rast?
     
  20. gurax

    gurax Pan ignoramus

    Re: Menaxhim dhe menaxhere

    S'e di... :confused:

    Ndoshta eshte modeli i gabuar i konceptimit te biznesit qe ne fillim. Kulti i individit ne Amerike, ne fillimet e shekullit te 20 beri qe Amerika te kalonte ne bumin e saj ekonomik dhe ai model ishte shume i sukseshem, i bazuar ne shkalle te gjere nga virgjeria e Amerikes si treg, hapesire, opsione per te ndertuar dicka te re, mundesi per njerez qe ne fund te fundit andej nga vinin s'ksishin asgje keshtu qe nuk kishin asgje per te humbur etj. Por sot ky model, ndoshta eshte i tejfryre dhe ne emer te progresit dhe produktivitetit te larte, i con gjithashtu ne efekte anesore po aq te rendesishme: stresi, izolimi ne nje guacke te vetvetes, pamundesia per te gjetur kohen per te menduar per dicka me shume se nje minute konsekutive sepse eshte "not-efficient use of time", ato qe permendi capuni me lart, etj. Keto gjera jane available vetem per te super-suksesshmin, i cili ne saje te zotesise se pamate mund t'i lejoje vetes te marre edhe fryme (nderkohe qe ka te tjere qe bejne punen reale).

    Ndoshta vertet modeli i permendur i organizimit te punes eshte i ekzagjeruar, sado ndoshta rezultativ ne nje drejtim te caktuar, shkaterrues ne shume drejtime te tjere, duke filluar me parimet baze te cdo njeriu.

    Me kujtohet nje artikull qe fliste pikerisht per manaxheret e zote dhe aftesine e tyre per te menduar shpejt ne cdo situate. Po permend rastin e CEO te firmes "Oracle", Larry Ellison, i cili mbahet si nje njeri i shkathet dhe me ide. Per ilustrim te kesaj shkathtesie te tij, u permend nje situate qe kish qelluarn ne nje rradhe per nje speeding-ticket(??) por ai s'donte te rrinte ne rradhe. Me shume konfidence dhe gjakftohtesi, u deklaronte te tjereve qe prisnin se ishte nje mjek qe i duhej te ikte urgjent per te pare nje kraniumetri, dhe e mori bileten pa rradhe. Autori i artikullit, vete shenonte qe per disa njerez kjo mund te jete vertet shkathtesi, por qe realisht ka tjeter emer (mashtrim).

    Praktikisht ai abuzoi ne mirebesim ndaj nje rregulli social per nje kaprico te tij. E keqja eshte se atje ku ndodhet, per kete sjellje dhe mendesi i thuren lavde dhe quhet i pari i vendit. Po per gjera me te rendesishme, cilat jane zgjidhjet dhe vendimet e ketij manaxheri te zot? Dhe qe ketu e me pas, gjerat jane te lidhura me njera tjetren ne nje zinxhir qe nuk i gjendet fundi e perfundojne s'dihet se ku...
     

Shpërndajeni këtë faqe