Menaxhim dhe menaxhere

Diskutime tek 'Ekonomia & Biznesi Shqiptar' filluar nga arterie, 27 Jan 2004.

  1. arterie

    arterie Primus registratum

    Menaxhim dhe menaxhere

    Gjithcka ne lidhje me Menaxhimin dhe Menaxheret.
    Si dhe pse? Cfare po dhe cfare jo?
     
  2. arterie

    arterie Primus registratum

    Re: Menaxhim dhe menaxhere

    A nuk eshte kenaqesi te jesh menaxher?
    Lidership
    Planifikim
    Organizim
    Komandim
    Kordinim
    Kontrol
    etj
    etj
    Webe
    Taylor
    Mayo
    McGregor
    Maslow
    Herzberg
    etj
    etj
    etj
     
  3. dirty vegas

    dirty vegas Primus registratum

    Re: Menaxhim dhe menaxhere

    ...ke harru me von "babysiter" ke lista.
     
  4. arterie

    arterie Primus registratum

    Re: Menaxhim dhe menaxhere

    Menaxheri dhe vlerat e tij jane te lidhura shume ngushte me fatin e kompanise. Menaxheri eshte pergjegjes per rritjen, suksesin ose renien, per cilesine e deri per mbijetesen e kompanise.
    Menxheret drejtojne energjite, ambiciet, plogeshtine, rebelimin, bashkepunimin, dedikimin, aftesite, zgjuarsine, shpresat dhe friken e mijera e mijera njerezve. Menaxheret jo vetem reagojne me rrethanat por ata i krijojne ato me forcen e tyre te kombinimit te personalitetit dhe te insiatives se tyre. Motivimi individual dhe krijmi i kultures se kompanise jane ata qe krijojne jeten e kompanise. Menaxheret krijojne uren e lidhjes midis mendimeve dhe veprimeve. Ata krijojne ushqimin e perditshem me te cilin ushqehet nje kompani. Menaxheret jane rojet, perkthyesit dhe drejtuesit e forces se padukshme te kompanise.
     
  5. dirty vegas

    dirty vegas Primus registratum

    Re: Menaxhim dhe menaxhere

    ...teorit e virtyteve te liderit i lexojm gjith diten neper shkolla. Pse mos na flisni per eksperienca/situata te ndryshme, se ashu msojm.
     
  6. arterie

    arterie Primus registratum

    Re: Menaxhim dhe menaxhere

    Na duhet te flasim me teori sepse akoma ne Shqiperi nuk ushtrohet nje menaxhim i mirefillte nga i cili mund te sjellim eksperienca (megjithese kam ca). Pastaj postimin e mesiperm nuk e solla se e mora ne liber dhe as se nuk di tjeterkush te rrjeshtoje tre fjale me mire se une, por arsyeja kryesore ishte qe te jemi cdo moment te vetedijshem per vlerat dhe pergjegjesite si menaxhere. Pastaj, per te motivuar pak ty dhe te tjere pas teje, po te shkruaj mesazhin qe perdorin menaxheret e "Disney Corporation"
    "We make poeple happy including ourselves"
    (Ne bejme njerezit e lumtur perfshij vetveten)
    Ok!
     
  7. dirty vegas

    dirty vegas Primus registratum

    Re: Menaxhim dhe menaxhere

    Disney ..happy?!? Disney eshte nje nga kompanit me kontrolluse ne Entertainment Industry. Cdo aspekt i punes tek Disney eshte "scripted" dhe askush nuk mund te vijoj nga skripti qe i jepet, qoft edhe manaxheret. Ndoshta un e ti kemi konceptim te ndryshem te fjales "i/e lumtur," por mua me ben te lumtur ajo pune qe me jep liri t'perdor intuiten dhe aftesit e mija krijuse.

    Sa per info, "[at Disney] The rate of staff turnover is between 200 and 300 per cent a year." (Human Resource Management Guide www.hmrguide.net). T'ishin kaq te lumtur nuk do qendroshin aty mesatarisht vetem per 4-6 muaj.
     
  8. arterie

    arterie Primus registratum

    Re: Menaxhim dhe menaxhere

    Megjithese, nuk u mora shume me ate adresen tende(sepse nuk hapej) u mora pak me mesazhin tend. Ti shkruan:
    Disney eshte nje nga kompanit me kontrolluse ne Entertainment Industry
    Une desha te te pyes, pse ndodh kjo? A kane ndikim ne vlerat e kesaj korporate menaxheret apo jo?
    Dhe se dyti ajo qe desha te sjell me mesazhin tim nuk ishte nje publicitet per te shkuar e punuar tek Disney, por per te treguar se per te qene menaxher duhet te punosh per te bere njerezit te lumtur, perfshi edhe vetveten.
    Ps. Shpresoj qe AF-ja te kete me shume menaxhere, sepse keshtu rrezikohet te krijohen kushte monopoli.
     
  9. true confidental

    true confidental Forumium maestatis

    Re: Menaxhim dhe menaxhere

    Te flasesh per manaxhimin dhe manaxheret ne pikepamjen teorike eshte paksa humbje kohe, pasi shkenca e manaxhimit eshte kaq gjere dhe teorite gati te pafundme e ato evoluojne me zhvillimin e ekonomise. Ndoshta do ishte me me interes te jepeshin shembuj konkrete manaxheresh te suksesshem fale te cileve jane rimekembur edhe kompani ne gjendje gati falimentimi , apo politikat manaxheriale te ndjekura kane sjelle shumefishimin e fitimeve .
    Por ajo ku mund te terhiqet vemendje dhe ka nevoje fokusimi eshte fakti se sot shumica e bizneseve ne Shqiperi ( pa perfshire bizneset e vogla) manaxhohen nga pronaret e tyre qe vetequhen administratore, presidente apo edhe manaxhere.
    Keta njerez qe nisen thjesht nga intuita e tyre, pa pasur arsimin perkates , besojne 100% ne forcat e gjykimin e tyre e madje arrijne deri ne nje mosperfillje per mendimin profesional te njerezve te specializuar per keto detyra.
    Mos valle manaxheri eshte i panevojshem ? apo eshte thjesht nje mungese besimi i ketyre pronareve tek dikush tjeter per tu lene ne dore fatet e bizneseve te tyre , apo nje frike e humbjes se kontrollit mbi to?
    Apo te gjitha keto mund tia veshim faktit te mungeses se kultures manaxheriale ?
     
  10. MorningStar

    MorningStar Primus registratum

    Re: Menaxhim dhe menaxhere

    Nuk po e marr vesh nese po flasim par manaxhere apo po beni teste pregatitore per provimet e fakultetit???

    Ju keshilloj te lexoni "dilbert principles" te scott adams.

    Dhe nuk mendoj shqiperine kur mendoj se nuk jane manaxheret baza e nje kompanie te mahde apo te vogel.
    Manaxheri me i mire eshte ai qe ka ditur te lepihet me shume tek superiori i tij.
    Mos lexoni sloganet e kompanive. Jane thjesht imazh dhe marketing.
    Fatekeqesisht mendoj se manaxhereve te afte nuk u njihen aspak vlerat....
    Do te ishte shume bukur sikur manaxheri te kishte gjithe vetite qe kishit listuar ne fillim te postit...po me duket sikur te tille ka vetem neper filma...
     
  11. Prodigychild01

    Prodigychild01 Primus registratum

    Re: Menaxhim dhe menaxhere

    Ne shkolle mora rreth 6-7 kurse ne Menaxhim, duke fillurar nga Organizimi, Prodhimi, Statistika, dhe ne fund Strategjia e Menaxhimit.

    Te them te drejten per pjesen me te madhe ishte humbje kohe. Nga masa e gjere e studenteve dhe nga temat e diskutuara nuk besoj se do te ngelet as nje 2% ne trurin e njerezve. Eshte ironi tju mesosh 21 vjecareve se si te drejtojne kompani multibilionere.

    Menaxhimi me teper se nje shkence ekzakte qe mundohen ta shesin neper shkolla eshte nje perzierje talenti me pervojen. Disa njerez kane me teper personalitet dhe kembengulje per te qene lidera te mire. Dhe keta duhet te piqen e maturohen mirre ne zjarrin e punes, perpara se ta quajne veheten menaxhera te afte.
     
  12. true confidental

    true confidental Forumium maestatis

    Re: Menaxhim dhe menaxhere

    Me fal, po ju ku e bazoni kete , ke ai libri qe keni lexuar me lart??? Me duket krejt i pabaze ky pohimi juaj, ndoshta eksperincat rasterore personale nuk mund te pergjithesohen.......
     
  13. Rrapatushja

    Rrapatushja Nelk@

    Re: Menaxhim dhe menaxhere

    - Jashte Teme -
     
  14. dirty vegas

    dirty vegas Primus registratum

    Re: Menaxhim dhe menaxhere

    Kater hapa per tu bere manaxher i/e suksesshem/e:

    1. Jepi rendesi pamjes se jashtme dhe aftesive sociale (bej sikur je pjese integrale e ekipit).
    2. Mbuloi sa me shpejt gabimet qe ben.
    3. Evito vendimet, leji te tjeret te marrin vedime -- nese eshte detyra jote, atehere mblidh sa me shume njerez rrotull gjate procesit te vendimit qe edhe po doli keq t'kesh kujt t'ja vesh fajin.
    4. Behu i afte ne artin e "paqendrueshmeris" -- fol gjithmon n'pergjithsi duke pas parasysh moton "as mish as peshk."

    Hajd manaxhim te mbare! :thumbsup:
     
  15. Prodigychild01

    Prodigychild01 Primus registratum

    Re: Menaxhim dhe menaxhere

    vetem nje fjale i ndryshoj ketij posti.

    i/e sukseshem = medioker
     
  16. dirty vegas

    dirty vegas Primus registratum

    Re: Menaxhim dhe menaxhere

    Mos te duket cudi, numrat nuk jan gjithcka.

    “LOOK AROUND YOU: THERE ARE FIVE FEWER OFFICERS HERE THAN THERE WERE LAST YEAR. ONE WAS FIRED FOR THE NUMBERS, FOUR WERE FIRED FOR SOCIAL SKILLS.” - Jack Welch (ne nje mbledhje me Sr. VP dhe manaxheret kryesor te GE)

    Pastaj manaxhimi nuk eshte aq i strukturuar sa neper librat e shkollave te biznesit. Kot nuk thot populli "nga teoria ne te bere eshte ne mes nje oqean i tere."
     
  17. MorningStar

    MorningStar Primus registratum

    Re: Menaxhim dhe menaxhere

    jam shume dakort me 4 rregullat e tua Capuni.
     
  18. komino

    komino Valoris scriptorum

    Re: Menaxhim dhe menaxhere

    Per mendimin tim, nje menaxher i mire eshte

    -personi i pershtatshem
    -ne vendin e pershtatshem
    -ne momentin e pershtatshem


    Per t'u sqaruar me mire, po marr shembullin e ndryshimit te variablit te trete

    Drejtuesi i metalurgjikut te Elbasanit ne vitin 1980 apo ne vitin 1998
    apo
    Ne vitin 1980 drejtuesi i metalurgjikut te elbasanit apo te acaierie di treni (rome)
    (shembull mund te jete edhe vetem ndryshimi i funksionit qe kryen brenda te njejtes organizate)

    Dua te them se, nqs nuk duam te reduktojme temen ne nje pergjigje -AI QE ARRIN TE PERSHTATET NE TE GJITHA SITUATAT - mendoj se duhet percaktuar konteksti i veprimit te menaxherit.

    -konteksti mund te jete ai shqipetar (tirane)
    -afati kohor 2004 - 2014
    -sektori tregeti (qe te fusim ne diskutim pak marketing )
    -pozicioni ne organizate top managenent (coo?) ose, me mire, pergjegjes i shitjeve (pa hyre teper ne marketing por vetem ne shitje) qe te kete edhe relacionie me drejtuesit e tij (te mos jete ai qe merr gjithe vendimet por qe pershtatet edhe me ate qe nuk i pelqejne)
    -10 vartes (ne dy shkalle) nga te cilet 2 te drejtperdrejte

    Cfare aftesish duhet te kete ky manager????
     
  19. arterie

    arterie Primus registratum

    Re: Menaxhim dhe menaxhere

    Perseri ketu. Me duhet te pershendes ca per emigrimin e mendimeve dhe ideve te tyre. Menaxhimi nuk do te kishte vlera po te mos ekzistonin njerez te tille per t'u menaxhuar. Menaxhimim sic shkruante edhe dikush me siper nuk aplikohet vetem nga organizma qe kane ne qender te tyre fitimin por eshte i aplikueshem ne cdo situate ku luhen burime njerezore, materiale e finaciare. Dhe ajo cfare calon me shume sot ne Shqiperi perfshi te gjitha fushat eshte menaxhimi. E di rendesine edhe deshiren per te kundershtuar, por te vertetat jane te verteta dhe shijojne hidhur nganjehere.
    Kembenguljen per pak prakticitet, po e shoqeroj me nje shembull real ne Shqiperi. Kur po bisedoja me nje ish tregtar dhe po flisnim per degen menaxhim, pak si me modesti i thashe "Menaxhim kam studiuar por duket sikur nuk ka vlera per ketu". Ndersa ai qe ishte djegur nga ky fakt me tha:"Kete mund t'a thoje nje person qe nuk i do te miren vetes. Jam nder te paret persona qe jam marre me tregti ne Shqiperi, dhe kisha aq fitime sa as vete nuk i dija nganjehere nga me vinin dhe ku i coja. Per nje periudhe 5 vjecare kam arritur te kem miliarda, dhe per nje periudhe jo me shume se nje vit kam perfunduar vetem me nje shtepi qe e kam te timen e asgje me teper dhe e konsideroj veten me fat sepse shoqeria ime kane humbur edhe shtepite. Edhe e gjitha kjo erdhi vetem se une nuk doja te paguaja dike per te menaxhuar biznesin tim qe per pagesen qe duhej nuk me kushtonte as sa nje kafe tek Rogneri. Ishte nje papervoje e imja ne kete drejtim. Nderkohe une vazhdoja te beja te njejten tregti e te blija te njejtin mall, ne po te njejtin shtet, dhe kisha plot pese vjet. Isha mesuar me kete monotoni fitimi por kisha harruar gjene me me vlere, kohen dhe informacionin. Ndersa, une kisha hedhur gjithe leket e mija ne mall, sepse keshtu beja riciklimin e lekut,nje tjeter person ofroj po gati te njejtin sherbim ne treg ne nje forme me te perparuar dhe me cilesore dhe me gjysmen e cmimit qe e merrja une. Keshtu u detyrova te shes me humbje sepse me ngeli malli stok. E gjitha kjo erdhi vetem per shkak te nje menaxheri, te cilin nese do kem fatin te gjendem edhe njehere aty ku isha, do ta paguaj me shume se veten time" Dhe ky ishte vetem nje fakt. Kam patur rastin te takoj shume te tille, fatkeqesisht. Dhe ajo cfare kam vene re me shume ne boten e biznesit shqiptar, te gjithe bejne gati te njejtat gabime qe i kane bere te tjeret para tyre. Pra operojne nje nje mungese te plote informacioni dhe konsulence manaxheriale. Ne lidhje me kete po sjell edhe nje shebull qe me rastisi te me ndodhe ketu ku jetoj. Dikush i gezuar me thote qe kam blere nje hapesire ne katin e pare te nje pallati dhe do ta shfrytezoj per dyqan ne vleren 80000$ ne "Dom Bosko" ( vete se kishte idene se ku binte se s'ishte nga Tirana)dhe me tha qe edhe nese nuk do kem shitje te medha te pakten banoret e pallatit do vijne te blejne tek une. Edhe une per t'i dhene "zemer" ne strategjine e tij te biznesit i thashe qe njerezit shkojne ne kembe nga Kinostudio tek Pazari i Ri per te blere nje veze per nje qindarke me lire e tij prit se do te vijne ata te pallatit te te nxjerrin 80000$ e investimit tend.
    Kam pare shume te tille ne Tirane qe kishin bere dy leke jashte dhe vinin e i investonin ne zona qe nuk jua kishin idene fare te fuqise terheqese apo nevojes per ate lloj sherbimi dhe mjaftoheshin me idene "magjike" te atij personit me siper. Thjeshte nuk kalonin neper mendje fare ndonje vlere qe mund te mbarte informacioni. Gjithashtu tek rruga e Elbasanit pronari i "Moxartit" beri njje investim per nje bar restorant ne vleren 120 milion leke dhe qe nuk e mbajti me shume se dy muaj te hapur dhe u detyrua t'a prishe perseri.
    Etj etj etj etj
    Ndoshta menxhimi nuk eshte lepirje tek bosi... kete nuk e di...
    Dikush mund t'a dije me mire....
     
  20. MorningStar

    MorningStar Primus registratum

    Re: Menaxhim dhe menaxhere

    sa shume qe u cuditkan njerezit kur flitet per lepirje dhe servilosje.
    Per mua ky eshte nje detaj qe as nuk e diskutoj sepse ne praktike realisht fiton shume pike kush di ta luaje mire rolin e servilit.
    Besoj se nese flasim per mamaxhin flasim per nje rang te lart drejtues te nje ndermarrje private po dhe shteterore qofte (fitimprurese dhe ose jo).
    Nuk do ta shikoja shume si konsulence ekonomike por te zgjeruar dhe ne sektore teknike.
    E shikoj manaxherin dhe tek drejtori teknik qe ne fund te fundit shikon mbarevajtjen teknike dhe ne nderthurje me drejtuesin administrativ bejne te mundur qe te arrihet qellimi final, fitimi.

    me duket i gabuar koncepti se manaxheri eshte vetem ai qe ka studiuar ekonomik. ne fund te fundit nese ka mbledhje bordi drejtues aty futen te gjithe management-i.
    po prap e perseris zotesia e drejtuesve vare shume dhe nga punonjesit e thjesht te cilet punojne per ta. dhe jo rralle ndodh qe manaxheri nuk e ka haberin fare dhe punen e bejne vetem gomeret.
    sikur gjerat te shkonin si neper libra studimi e filma do te ishte shume bukur. jo te gjithe manaxheret jane si Richard Gere (fatekeqesisht)

    ndoshta realisht do te ishte me mire qe bindjet qe keni ti shpjegoni me shembuj real sic beri arteria. se jepni nje ide me te qarte.
     

Shpërndajeni këtë faqe