"Matematika nuk eshte aq e rendesishme sa mendohet."

Diskutime tek 'Sociologjia' filluar nga gurax, 4 Mar 2016.

  1. gurax

    gurax Pan ignoramus

    Ky eshte i permbledhur ajo cfare shprehet ne nje liber te koheve te fundit, autori i te cilit eshte nje shkencetar politik (political scientist)!

    [​IMG]

    I plote: http://www.slate.com/articles/life/education/2016/03/algebra_ii_has_to_go.single.html

    Autori eshte i mendimit dhe argumenton se Analiza Numerike (ose Algjebra 2) eshte nje lende e cila nuk hyn fare ne perdorim per shumicen e njerezve. Askush nuk ka nevoje per te pervec matematicieneve dhe disa inxhiniereve. Ne zevendesim te saj, ai propozon qe kjo lende te zvendesohet me "Statistike Qytetare" [wtf!].

    Ja disa nga argumentat e sjelle ne liber.
    Psh, shkruan se studentet nuk do te mesojne shume mbi konceptet e vertetimit qe do te kene kuptim gjate jetes se tyre - si psh vertetimi ligjor - nese do te studiojne metodat abstrakte matematikore te vertetimit; do te ishte me mire per ta nese do te mesonin se si jurite marrin vendimin bazuar mbi dyshimin e arsyetuar. Edhe me e debatueshme akoma eshte pjesa kur vihet ne dukje se shume nga shtetet qe jane te shkelqyer ne matematike, si Kina, Rusia, Korea e Veriut, etj, jane vende me regjime shtypese. "Pra cfare kuptojme mbi matematiken, kur vula e saj e aftesise jeton e zhytur ne opresion? Nje pergjigje mund te jete se kjo lende, prej vete natyres se saj eshte aq e larget nga realiteti politiko-social saqe zbulimet qe ajo ben nuk jane shqetesuese per drejtuesit. Nese matematika do te kishte fuqine te levizte mendjet njerezore drejt nje terreni te dyshimte, do te shihej si nje rrezik nga shume shtete."
    :eek:
    Shkencetar politik ky autori i ketij librit, jo shaka.
    Pervec tere ketyre, shfaqet se nuk eshte kunder matematikes ne teresi, por eshte per ndrrimin e nje matematike me nje matematike tjeter. Eshte i mendimit se ekuacioni i shperndarjes statistikore, shmangia mesatare dhe kuadratike, apo niveli i konfidences 'sigma' ne nje teresi ngjarjesh, jane me te thjeshta dhe te asimilueshme sesa logaritmet, limitet apo derivatet. Le te mesojme'Statistike Qytetare' (???).

    E pastaj habitemi pse Donald Trump eshte duke ndodhur realisht! E verteta na qenka se Trump nuk ka shance te mos ndodhe.
     
    katsune and Airbourne like this.
  2. Airbourne

    Airbourne Papirus rex

    GURAX
    Si perkthehen KETO...
    Algebra isn’t about specific calculations. It’s about being able to take a set of rules and apply them in different situations.
    This idea that Hacker was espousing, that we shouldn’t teach kids things that might be difficult and that they won’t directly use in life, could be used to justify getting rid of damn near every high school class. But we could also respond in the same way.
    Should we eliminate English because the books we read are challenging, or is it more about how we analyze them and what we take from them?
    Should we eliminate History because we’ll never need to recall old battles, or is it more about the patterns and trends that emerge?
    Should we eliminate Chemistry because we’ll never need to recite the Periodic Table, or is it about the way elements react with each other?
    Should we eliminate Physical Education because you have no intention of ever doing a push-up, or is it about how to be healthy and active?
    Show me a student who can’t solve for x and I’ll show you a student who needs an iPhone app to calculate a 20% tip.

    Naten e mire dhe me kenaqesi kur ju LEXON.
     
  3. katsune

    katsune cherry blossom

    political scientist?! :confused:

    ndonje kompleks psikologjik qendron pas ketij libri ndoshta. do kete qene nje nxenes i dobet ne lenden e matematikes ky shkencetari dhe po shfryhet nepermjet ketij libri, se corbe e paska bere "analizen" e tij, qe calon edhe per nga llogjika.

    tek kjo pjesa e ka shkrire fare talentin:

    "Edhe me e debatueshme akoma eshte pjesa kur vihet ne dukje se shume nga shtetet qe jane te shkelqyer ne matematike, si Kina, Rusia, Korea e Veriut, etj, jane vende me regjime shtypese. "Pra cfare kuptojme mbi matematiken, kur vula e saj e aftesise jeton e zhytur ne opresion? Nje pergjigje mund te jete se kjo lende, prej vete natyres se saj eshte aq e larget nga realiteti politiko-social saqe zbulimet qe ajo ben nuk jane shqetesuese per drejtuesit. Nese matematika do te kishte fuqine te levizte mendjet njerezore drejt nje terreni te dyshimte, do te shihej si nje rrezik nga shume shtete."


    ketej ne kemi mesuar ne gjimnaz per 3 vjet rrjesht latinisht, e cila eshte nje gjuhe e vdekur. e perseri, edhe pse na lodhte me gramatiken e saj, disa prej nesh e vleresonin per faktin qe te sterviste mendjen. ky flet te hiqet matematika qe eshte baza per te kuptuar edhe " ekuacionin e shperndarjes statistikore, shmangien mesatare dhe kuadratike, apo nivelin e konfidences 'sigma' ne nje teresi ngjarjesh" qe permend si me te rendesishme. e heqim fare matematike dhe bashke me te i themi edhe lamtumire shkences dhe zhvillim teknologjik qe kaq shume e kemi perzemer.

    ose mire, mund ta heqim matematiken nga shkollat se jo te gjitheve u pelqen. dakord. po heqim edhe historine, letersine, gramatiken atehere, c'na duhen keto? me nje fjale ky shkencetari thote t'i japim perparesi lendeve humanistike dhe te eliminojme ato shkencore, por e gjitha kjo ne kontekstin e shkolles, pikerisht ne ambientin me te duhur per te mesuar shkencen nepermjet mesimit metodik, me shume sesa lendet humanistike. jam dakord me rivolucionin e shkollave, por te jete rrenjesor, jo keshtu "from bad to worse". i mbyllim fare! dhe secili te mesoje per qejf te vet.

    po pasojat pastaj, cilat do ishin?
     
    Airbourne, gurax and Dreamer like this.
  4. gurax

    gurax Pan ignoramus

    Pershendetje Airbourne. :)
    Mjaft brenda temes komentet e sjella, ja vlejne te perkthehen.

    Algjebra nuk eshte vetem per disa veprime te caktuara. Ka te beje me aftesine per te perodrur nje teresi rregullash ne situata nga me te ndryshmet.
    Kjo ide e Hacker, se nuk duhet tu mesojme te rinjve gjera qe mund te jene te veshtira dhe qe nuk do i perdorin ne menyre te drejtperdrejte gjate jetes, mund te perdoret per te hequr qafe te tera lendet ne shkollen e mesme. Por edhe pergjigja mund te jete po njesoj.
    Duhet eliminuar anglishtja sepse librat qe lexojme jane te veshtire, apo eshte fjala per menyren si i analizojme dhe cfare marrim prej tyre?
    Duhet eliminuar historia sepse nuk do na duhet ndonjehere te rikujtojme beteja te vjetra, apo eshte fjala per rregullsite dhe riperseritjet qe zbulohen?
    Duhet eliminuar kimia sepse asnjehere nuk do duhet te recitojme tabelen e elementeve, apo eshte fjala per menyren se si elementet nderveprojne me njeri tjetrin?
    Duhet eliminuar fiskultura sepse nuk ke ndermend te besh ndonjehere pompa toke, apo eshte fjala se si te qendrojme aktive dhe te shendetshem?
    Me tregoni nje student i cili nuk di te zgjidhe nje ekuacion sipas ndryshores x, dhe une do ju tregoj nje student i cili ka nevoje per ndonje aplikacion iPhone qe te llogarise sa eshte vlera e nje bakshishi prej 20% te vleres.


    broken_smile, ne nje fare menyre edhe une kam krijuar pershtypjen gjate shume viteve, se eshte dicka te mos te te pelqeje matematika apo te mos kesh prirje ne matematike. Dhe eshte dicka tjeter kur kalohet ne keto lloj 'sulmesh' se si matematika eshte ose e demshme, ose e pavlere. Dhe sulmet pothuajse perhere vijne nga njerez qe kane qene ne menyre te spikatur te dobet apo te paafte gjate shkolles ne matematike; termi i sakte qe duhet perdorur eshte 'ngelsa' (incidentalisht edhe autori i librit i permend shpesh 'dropouts', ngelsat) dhe per sa me perket, eshte identik e njejta sjellje dhe menyre argumentimi, si e autorit te librit ashtu edhe ketij grupi njerezish qe sulmojne ne menyre aktive matematiken dhe qe faktualisht kane rezultuar perhere me te paaftet per vleresime objektive. Kane qene perhere me tendence te theksuar per te perfshire sa me shume faktore subjektive neper analiza, duke tentuar ne menyre te perseritur te diferencojne gjera ekuvalente prej emrit qe kane dhe ne kete menyre eliminohet cdo gje e pavolitshme. Apo tjetra, qe gjate arsyetimit te nje procesi bejne tere kohen vajtje-ardhje midis shkakut dhe pasojes, per te mbledhur elementet e nevojshem te analizes por qe realisht jane vetem elementet e deshiruar dhe jo te nevojshem.

    Pasojat me pas jane ja... "nje vend ku njerezit mesojne matematike behet vend diktatorial". :p
     
    Dreamer, Airbourne and katsune like this.
  5. Airbourne

    Airbourne Papirus rex

    Une mendoj pasojat do jene njerez alien-hybrid me moderne gen(teknik).
    Faleminderit me lart per analizen e Shkelqyer.
    Das wars von mir!
     
    gurax and katsune like this.
  6. gurax

    gurax Pan ignoramus

    Eshte kenaqesi.
    Madje madje, nganjehere eshte semi-kenaqesi edhe kur zbulon se keto shkrime dhe analiza 'importohen' prej ketu, e i lexon edhe atje ku nuk e pret. :p
     
  7. Eléonoré

    Eléonoré Valoris scriptorum

    Me keto shkrime dhe analiza une nuk fshij as menderin tim te bukur dhe perfectly curved. Eshte nje nga pjeset me te bukura te trupit tim per arsye se ai ve ne pah nje bel i cili mund te kapet vetem me nje pellembe te vogel dore.

    Ti mund te sjellesh artikuj dhe opinione nga gomere te niveleve te ndryshme por me cfare shoh une ajo qe i mungon "analizes" tende eshte arsyetimi mbi rendesine ose mosrendesine e matematikes.

    Ajo qe te ndan ty dhe te gjithe ne, nga ana tjeter eshte ekzistenca e numrave te pafundem qe n'a rrethojne dhe qe jane gjithmone ne nje gjendje llogaritjeje te llogarive te lara dhe te atyre te palara. Cdo gje qe manifestohet behet me nje ekzaktesi matematikore perfekte. Si i tille ky sistem i cili eshte edhe menyra se si matrix-i yne funksionon eshte nje sistem automat. Ai nuk ka shpirt dhe nuk ndjen dhimbje. Ai nuk te lejon te kesh shans apo fat. Ai nuk fal KURRE. Ai nuk te njeh vecse si numer. Emri yt nuk njihet dhe si i tille ai nuk ekziston. Askush nuk te pret ne porten tjeter pas vdekjes. Eshte pikerisht ky arsyetim apo mungese arsyetimi matematokor ai qe vendos vendin ne te cilin ti do te perfundosh. Ky sistem automat eshte shume objektiv. Ai nuk njeh miq apo shok. Ai shikon, llogarit dhe vepron.

    A e di ti pse Zoti quhet Emanuel ne Dhjaten e Vjeter? Hahahahahah

    Eshte nje mundesi qe i jepet njerezimit per nje fillim te ri. Eshte mbyllja e dosjeve te mekatit. Ne menyre qe Hiresia e Zotit te veproje mbi toke, ky sistem matematikor AUTOMAT duhet te c'aktivizohet. Ndaj edhe emri MANUAL qe eshte e kunderta e automat.

    Kjo ishte mundesia me e madhe per redemption dhe falje mekati. Dhe kjo HIRESI u vra dhe u ofendua ne menyren me skandaloze.

    Kjo eshte bukuria e matematikes. Pas largimit tim ajo do te rifilloje te funksionoje me te njejten ekzaktesi dhe mjere ata te cilet nuk dine cfare duhet bere dhe cfare nuk duhet bere, per te dale nga kthetrat e kesaj qenieje e cila arsyeton duke mos arsyetuar.

    El
     

Shpërndajeni këtë faqe