Marketingu online

Diskutime tek 'Ekonomia & Biznesi Shqiptar' filluar nga Daniel H, 10 Apr 2006.

  1. Daniel H

    Daniel H Primus registratum

    Re: Marketingu online

    RSS (Really Simple Syndication) – Nje format publikimi qe u zhvillua nga Netscape ne vitin 1999 dhe u be shume popullore per grumbullimin e te dhenave te perditesuara te blogeve dhe faqeve te lajmeve.
     
  2. pinkparadise

    pinkparadise Forumium maestatis

    Re: Marketingu online

    ok, shm flm /pf/images/graemlins/laugh.gif
     
  3. Daniel H

    Daniel H Primus registratum

    Re: Marketingu online

    Nisur nga nje pyetje qe me bente me MP nje anetar ku me kerkonte a ishte i vlefshem pagesa e chekut te Google AdSense ne Shqiperi dhe ne c'banke behej, hyra pak dhe pashe opsionet e pageses se Google per kete mjet marketingu. Pagesat ishin me Check dhe me Electronic Funds Transfer:
    https://www.google.com/adsense/support/bin/topic.py?topic=8450

    Jam kurioz nese ndonje nga anetaret e Af-se si dhe Mandi adminitsratori i saj kane patur ndonje eksperience pagese te tille me Google? Ne cfare Banke i kane bere veprimet?
     
  4. pinkparadise

    pinkparadise Forumium maestatis

    Re: Marketingu online

    Ke linku jot pasi clickon ke *paymenet by check
    eshte nje si biçim Faq i vogel, dhe nder te tjera eshte pytja : To which countries does Google send local currency checks???
    Ketu ka nje liste te shteteve....çuditerisht eshte Andorra dhe Shqiperia jo /pf/images/graemlins/laugh.gif
    keshtu qe me duket se nuk ben per shqiperin...

    ah se desh harrova, kjo eshte e vlefteshme edhe per Electronic Funds Transfer...(ket here nuk qeka Andorra ne liste /pf/images/graemlins/laugh.gif ufffff....)

    Na falni per ndrhyrjen... /pf/images/graemlins/wave.gif
     
  5. Daniel H

    Daniel H Primus registratum

    Re: Marketingu online

    E lexova dhe une, por aty thuhet per vendet ku paguhet me monedhen vendase. Por kjo s'perben problem, nese s'u pagua me leke do paguhet me dollare.
    Problemi eshte me cilen Banke operojne ne Shqiperi?
     
  6. Al-Punk

    Al-Punk Still here

    Re: Marketingu online

    </font><blockquote><font class="small">Citim:</font><hr />
    Nisur nga nje pyetje qe me bente me MP nje anetar ku me kerkonte a ishte i vlefshem pagesa e chekut te Google AdSense ne Shqiperi dhe ne c'banke behej, hyra pak dhe pashe opsionet e pageses se Google per kete mjet marketingu. Pagesat ishin me Check dhe me Electronic Funds Transfer:
    https://www.google.com/adsense/support/bin/topic.py?topic=8450

    Jam kurioz nese ndonje nga anetaret e Af-se si dhe Mandi adminitsratori i saj kane patur ndonje eksperience pagese te tille me Google? Ne cfare Banke i kane bere veprimet?

    [/ QUOTE ]

    Ne asnje Banke Shqiptare!

    Google nuk pranon aplikime qe behen nga Shqiperia dhe as krijon llogari per dike qe banon aty.
    AdSense te shqiperia.com jane rregjistruar nga adresa ime provizore ne Gjermani! Po ashtu dhe pagesa behet ne nje Banke Gjermane!
     
  7. Al-Punk

    Al-Punk Still here

    Re: Marketingu online

    Korrigjim ne shkrimin e fundit!
    Dikush me tregoi qe edhe nese je ne Shqiperi mund te hapesh nje Llogari tek AdSense te Google! Faqja ama duhet te jete ne nje nga gjuhet qe Google njeh!
     
  8. Daniel H

    Daniel H Primus registratum

    Re: Marketingu online

    Mandi mund te na i thuash cilat jane termat e pageses per pay-per-click te AdSense? Sa cent eshte nje klikim?
     
  9. klod

    klod Primus registratum

    Re: Marketingu online

    Se pari duhet te siguroheni qe check te vij ne shtepine tuaj(sepse ne shqiperi.....), se dyti duhet qe check te pranohet nga bankat shqiptare. Prandaj prisni dhe 10 dite sepse une jam ne pritje te check-ut.
    Une mendoj se eshte mjafte fitimprurese per ne, qe jetojme ne shqiperi.

    Page impressions 3,500 Clicks 31 Page CTR 0.89% Page eCPM $2.18 Earnings $7.62

    Kjo gjate 1 dite
     
  10. Al-Punk

    Al-Punk Still here

    Re: Marketingu online

    Page impressions Clicks Page CTR Page eCPM [?] Earnings
    20,187 55 0.27% $0.30 $6.01
     
  11. klod

    klod Primus registratum

    Re: Marketingu online

    pra si shikohet tek faqa e mandit qe duhet te jete shqiperia.com ne 20187 vizita jane bere 55 click dhe fitimi 6,01$
    ndesa ne faqen time per 3500 vizita jane bere 32 click dhe fitimi eshte 7,62$
    pra nuk eshte e rendesishme numri i vizitoreve ne faqe por i click ne ads.
     
  12. Daniel H

    Daniel H Primus registratum

    Re: Marketingu online

    Po mire akordi per klikimet mbi reklamat behet paraprakisht dhe fjala bie Mandit i eshte lene me 0.12 cent per klikim dhe ty Back me 0.2..cent? Cili eshte kriteri i vendosjes se ketyre cmimeve: gjuha apo numri i reklamave qe pranon te vendosesh ne faqe?
     
  13. Daniel H

    Daniel H Primus registratum

    Re: Marketingu online

    Reklamat i Largohen Radios

    Nga Catherine Holahan

    Industria e radios nuk deshiron ta degjoj kete. Dollaret e reklamave jane duke ndryshuar drejtim me shpejt se ç'e kishin parashikuar analistet. Ne fakt, shume shpejt reklamuesit do te shpenzojne me teper para’ ne Internet se sa per radion, sipas nje studimi te realizuar nga eMarketer. Ne 6 Dhjetor firma Nju Jorkeze e kerkimit rriti vleresimin e saj per marketingun online te 2006-es duke parashikuar nga $ 500 Miljon ne $16.4 Miljard.

    Vleresimi i ri nenkupton se marketingu online do te fitoje rreth 5.8 % prej me teper se $281 miljard dollareve qe reklamuesit kane parashikuar te shpenzojne kete vit. Kjo eshte me pak se 6.9 %-shi i radios, sipas Universal McCann e cila ndjek gjurmet e industrise se radios. Megjithate pjesa e radios eshte duke rene, ndersa pjesa e Internetit eshte duke u rritur, thote David Hallerman nje analist i vjeter i eMarketer.

    Nga viti 2007, reklamat online do te perbejne 6.8 % te totalit dhe ne 2008-en 8.1 % - duke vendosur supremacine mbi radion. Nga disa vleresues, shpenzimet per reklamat online do ta parakalojne radion edhe me shpejt. Forrester Research parashikon se reklamat online do te sjellin kete vit $ 17.4 Miljard – ç'ka do te thote $1 Miljard me teper nga parashikimi i eMarketer duke perbere afersisht 6.2% te totalit dhe duke e vene marketingun online shume prane kufirit te kalimit te radios.

    Hallerman thote se firmat fillimisht prisnin qe veshtiresite e fundit te YAHOO-se per te terhequr te ardhura nga reklama – nje pjese shkaktuar nga ngadalsimi i reklamimit te makinave- do te perkthehej si nje rritje e ngadalte per industrine ne teresi. Megjithate faqe te tjera plotesuan mungesen e shkaktuar nga Yahoo. Ne fakt disa prej shqetesimeve te Yahoo-se mund te jene shkaktuar pjeserisht nga konkurenca e faqeve te tjera sikurse eshte Google, Time Warner se fundmi e mbeshtetur me reklama nga AOL, My Space e News Corp-it dhe faqet e gazetave.

    Shtypi i shkruar drejt deshtimit

    Industria e radios nuk eshte e vetmja qe po merr lajme jo fort te mira. Megjithese nje pjese e shpenzimeve per reklamim online reflektohen nga ndryshimi i preferencave per radion, pjese me e madhe e rritjes vjen ne kurriz te gazetave te shtypura, te cilat kane humbur dollare nga reklamat meqenese numri i lexuesve per kete medium ka rene. Ne 2006-en vetem 38% e njerezve te pyetur tregonin se kishin lexuar shtypin e nje dite me pare, sipas nje raporti te Pew Research Center realizuar ne Korrik. Kjo shifer eshte shume poshte atij 50% te njerezve te cilet lexonin gazeten rregullisht nje dekade me pare.

    Audiencat e radios jane gjithashtu duke u tkurrur, ndonese me shume gjasa jo aq shpejt. “Radiot nuk jane duke humbur audiencat ne te njejten menyre sikurse gazetat po humbin lexuesit,” thote Hallerman. “Kjo eshte arsyeja pse nuk ngjan si nje goditje e rende ne termat e humbjes se dollareve”.

    Dhe nje goditje me e madhe mund te jete duke ardhur. Hallerman veren se humbjet e radios ne pjesen e tregut mund te pershpejtohen, ndersa reklamimi online po behet me i larmishem dhe me i lehte per t’u zhvilluar. Per shembull, aktualisht firmat e vogla, jo fort te prezantuara ne Web, mundet t’i shmangen reklamimit online sepse ato nuk mund te kene nje faqe te veten qe vizitoret e Internetit te mund t’i vizitojne. Ndersa berja e faqeve te Web-it po behet me e lehte, me e lire dhe teper e zakonshme, bizneset e vogla dhe te tjere mund te ndryshojne drejtimin e buxhetit te tyre te reklamave drejt Internetit.


    Vazhdimin e gjeni ketu:
    http://www.albpr.org/g-news/modules.php?name=News&amp;file=article&amp;sid=385
     
  14. Al-Punk

    Al-Punk Still here

    Re: Marketingu online

    </font><blockquote><font class="small">Citim:</font><hr />
    Po mire akordi per klikimet mbi reklamat behet paraprakisht dhe fjala bie Mandit i eshte lene me 0.12 cent per klikim dhe ty Back me 0.2..cent? Cili eshte kriteri i vendosjes se ketyre cmimeve: gjuha apo numri i reklamave qe pranon te vendosesh ne faqe?

    [/ QUOTE ]

    Gjuha eshte faktor kryesor!
    Google dihet qe skanon faqen dhe jep reklama ne varesi te informacionit! Sa me shume te perputher 'reklama e kerkuar e klientit' me fjalet e faqes, aq me i larte eshte 'pagesa'. Ne vija te trasha!
     
  15. zog

    zog Primus registratum

    Re: Marketingu online

    Diskutim personal dhe te tjera
     
  16. Hellena

    Hellena Primus registratum

    Re: Marketingu online

    </font><blockquote><font class="small">Citim:</font><hr />
    askurre nuk jane pare filma neper salla me shume se sot. buxheti i filmit ne salle ka kaluar çdo limit e thyer çdo rekord.

    [/ QUOTE ]

    Per sasi ka shume po per cilesi ... le per te deshiruar .. filmat e sotem nuk krahasohen me ata qemoti .. mund te kene me shume efekte speciale por per brendi sjane ndonje gje ..

    mbase nje dite s'do kete kinema, as Tv, as gazeta por vetem internet ..mendoj se interneti ketu do jete per nje kohe te gjateeee
     
  17. Daniel H

    Daniel H Primus registratum

    Re: Marketingu online

    80% e postës elektronike, e padëshiruar

    Përgatiti: Belina Budini

    Ndotin çdo ditë postën tonë virtuale në internet dhe në vitin 2006, flitet për 61 miliardë spame të dërguara çdo ditë, që është dyfishi i spamëve të nisur në ditë gjatë vitit 2005. Madje, vëllimi i spamëve përfaqëson në total 80% të mail-ve botërore. Dërguesit e këtyre letrave elektronike të padëshirueshme kanë përdorur teknika të reja për t'u dredhuar sistemeve të ndryshme të filtrimit. Një prej këtyre dredhive është përdorimi i spameve me imazhe, që përfaqëson 25% në nivel botëror, përkundrejt 4,8% vetëm një vit më parë. Piratët përdorin gjithashtu kompjutera të veçantë, në të cilët janë instaluar pajisje spiune nëpërmjet site-ve në internet, ose spameve-imazhe, në mënyrë që të dërgojnë gjithnjë e më shumë postë të padëshiruar dhe të zotërojnë adresat.
    Reklamime për medikamente të skaduara, prodhime luksi të falsifikuara apo thirrje ndihme nga një trashëgimtar i pasur afrikan: përmbajtjet e postës së padëshiruar mund të jenë të shumta. Sisteme të shumta informatike, të pambrojtura mjaftueshëm, e favorizojnë përhapjen e spamëve. Ndër dërguesit më të përhapur të spamëve janë Shtetet e Bashkuara të Amerikës, Kina, Koreja e Jugut dhe Franca.


    Reklama dhe mashtrime

    Përgjithësisht, posta e padëshiruar përmban reklama. Produktet më të reklamuara janë shërbimet pornografike, medikamentet (sidomos ato të stimulimit seksual ose hormonet e përdorura kundër plakjes), kreditë, kazinotë on-line, etj. Një pjesë e dërguesve të spamëve, përbëhet nga mashtruesit që premtojnë pasurime të shpejta. Megjithatë, ka edhe një numër të konsiderueshëm kompanish që i përdorin spamët për të promovuar produktet e tyre, meqenëse është një mënyrë që nuk kushton. Ndërsa një kategori tjetër spamësh u përket mashtruesve, të cilët i dërgojnë ato kinse si mesazhe bankash ose shërbimesh të mbrojtura me fjalëkalim. Qëllimi është sigurimi i të dhënave personale të marrësve, fjalëkalime, numra kartash bankare, etj.

    Ndotja elektronike, nga e-mailet deri tek telefonatat në internet

    Letrat e padëshiruara mund të depërtojnë në media të ndryshme elektronike, si në postën elektronike, në forumet e diskutimeve të Usenetit, në motorrët e kërkimit, në mesazhet e atypëratyshme, apo në telefonatat në internet dhe në bloge. Megjithatë, më të përhapurit janë spamët e dërguar nëpërmjet postës elektronike, pasi, për shkak të kostos të pallogaritshme të kësaj dërgese, është shumë e lehtë që një mesazh t'u dërgohet miliona marrësve.

    Adresat për ndotjen e postës, mblidhen zakonisht nga robotë indeksesh dhe ekziston madje edhe një treg për listat e adresave. Për të evituar ndotjen e postës së tyre, përdoruesit e internetit përdorin shpesh maskimin e adresave të tyre, kur ajo duhet të shfaqet në një site web ose në Usenet. Për shembull: Jean@NOSPAM.exemple.com për Jean@exemple.com.

    Ndotja e forumeve të diskutimeve është gjithashtu e njohur dhe ka ekzistuar përpara ndotjes së e-maileve, pasi ato janë një shënjestër shumë e lehtë, pasi një mesazh spam i dërguar në një forum, prek të gjithë lexuesit e forumit. Disa grupe diskutimi popullohen vetëm nga spamët dhe për këtë arsye mbikëqyren nga njerëz ose robotë, që përbëjnë pastrimin e artikujve të propozuar. Ekziston edhe ndotja me spame të zëshme ose ndotja vokale elektronike, që quhet ndryshe edhe SpIT (pra, spam nëpërmjet Telefonisë së internetit). Sisteme si "Skype" konstatojnë se një pjesë e madhe e thirrjeve kanë origjinë të padëshiruar, edhe pse bëhet fjalë më së shumti për kontakte personale sesa për ato komerciale.

    Si t'u shpëtosh?

    Spamët, gjithnjë e më dredharakë

    Sipas një sondazhi, 87% e adoleshentëve i fshijnë spamët, por 5% e tyre u përgjigjen.

    Madje jo vetëm adoleshentët, por edhe një pjesë e konsiderueshme e njerëzve në përgjithësi, u përgjigjen pozitivisht spamëve. Madje shitjet e produkteve nëpërmjet postës elektronike, vijnë gjithnjë në rritje. Ndërsa në fillim posta e padëshiruar vinte me emra të pakëndshëm dhe mund ta identifikoje shumë lehtë e ta shkatërroje menjëherë, tani mund të vijë me emrin e dërguesit dhe shumë e rregullt në formë, në mënyrë që të duket e besueshme. Por, nëse e hap, marrësi mund të përballet me imazhe krejtësisht të padëshiruara. Një adresë e vështirë për t'u gjetur, mund t'ju mbrojë disi nga këto e-maile të padëshiruar, duke përdorur më shifra.

    Shpjegimi i fjalës SPAM

    Spam ka kuptimin e një letre elektronike të padëshiruar, shpesh e natyrës komerciale, që u dërgohet njëkohësisht një serie mail-esh apo individëve të veçantë. Fjala është përdorur për herë të parë në vitin 1978, në një serial televiziv britanik, "Monty Python's Flying Circus" në të cilën fjala përdorej në kontekstin e diçkaje që përsëritet në mënyrë të tepruar, duke u bërë shumë bezdi. Por, kuptimi i saj i parë, ka të bëjë me një kuti proshute të cilësisë së keqe, që pushton bisedat dhe menynë e një restoranti të vogël. SPAM është me sa duket në bashkim i fjalëve "SPiced hAM" që është një markë e krijuar nga Hormel Foods në vitin 1937, slogani i të cilës ishte "SPAM in time".
     
  18. Al-Punk

    Al-Punk Still here

    Re: Marketingu online

    Faktikisht, mund te duket nje forme interesante marketimi, po eshte shume i demshem. Aktualisht ne nje email timin merrja rreth 8000 Emaile ne dite. Eshte nder emailet e pare qe kam perdorur dhe ne keto 7 vjet, listat e ndryshme e kane futur kudo dhe nuk dilet me.

    Nga pikepamja e marketingut eshte interesante, po kam pershtypjen se tani e tutje cdo email spam eshte i padeshiruar dhe le shije te keqe tek marresit!
     
  19. genci87

    genci87 Primus registratum

    Re: Marketingu online

    Kam zgjedhur per teme diplome e-commerce. Meqe tema eshte pak a shume e afert me temen qe une kam zgjedhur vendosa te postoj ketu (per profilin marketing)
    Mund te me ndihmoje njeri me materiale te ndryshme ne anglisht, italisht ose shqip rreth tregtise elektronike, pasi nuk kam gjetur mjaftueshem materiale....
    Paraprakisht faleminderit!
     
  20. Al-Punk

    Al-Punk Still here

    Re: Marketingu online

    Genc pershendetje,
    E-Commerce nuk eshte shume i zhvilluar ne Shqiperi jo se nuk eshte provuar, por sepse infrastruktura nuk ekziston (nuk ka nje banke shqiptare qe te mbeshtese llogarite e tregetarit online - Online Merchant Account), dhe se fuqia blerese dhe kultura e internetit eshte shume e ulet.
     

Shpërndajeni këtë faqe