Marketing & Ide, Koncepte dhe psikologji Biznesi.

Diskutime tek 'Ekonomia & Biznesi Shqiptar' filluar nga dimir, 18 Jun 2005.

  1. Daniel H

    Daniel H Primus registratum

    Re: Marketing & Ide, Koncepte dhe psikologji Biznesi.

    Mqse Dimir para ca kohesh ke bere nje pyetje lidhur me imazhin e ri te AMC-se, tek faqja e albpr.org ke dhe nje pergjigje.

    ...Pak me shume se dy muaj me pare AMC hodhi ne qarkullim identitetin e saj te ri te korporuar duke ikur njehere e pergjithmone nga ngjyrat tradicionale me te cilat u themelua si “Albanian Mobile Communication” (kompania e Komunikimit te Levizshem Shqiptar).
    AMC – dikur kuq e zi- me nje format qelizor dhe elektronik - gjashtekendor- veshi perfundimisht ngjyrat e gjelbra te Cosmote Group - ku AMC eshte kompani bijez. AMC integroi logon brenda logos me 3 gjysmeharqe te Cosmote-se - njera prej kompanive anetare te OTE-se, shoqeri aksionere me pronesi shteterore greke e tele-komunikimit. Po ashtu AMC pershtati slloganin e ri – “Eshte mire te jesh i pari!”- ne perputhje me mesazhin e korporuar te COSMOTE-s greke - “Eshte mire te jesh perpara!”.
    Ne fakt kompania e shoqeroi procesin e ndryshimit te imazhit te markes me nje process intesiv promocioni, nje nderhyrje qe per syrin e eksperteve i ngjante me shume nje platforme rebranding (rithemelimit te markes), sesa vetem nje ndryshimi te imazhit te korporuar....

    Pjesen tjeter te shrkimit e lexon ketu sepse eshte goxha i gjate si artikull per ta paraqitur ketu http://www.albpr.org/g-news/modules.php?name=News&file=article&sid=57
     
  2. dimir

    dimir Forumium praecox

    Re: Marketing & Ide, Koncepte dhe psikologji Biznesi.

    Faleminderit EBM, jam i te njejtit mendim me autorin artikullit, prejashtuar shume pak gjera.
    P.sh u perpoq shume ta bente kete me nje boom, por pati shume probleme, nje nder to ishte fonia e dites se ndryshimit. Nuk dilte ze nga bokset gjigante qe kishin arudhur enkas nga greqia nje foni gjigante. (kisha shkruar nje artikull tek nje gazete, por sot me duhet te paguaj ta lexoj)
    Tashme sa per telfonine mobile ne shqiperi pritet qe Eagle Mobil te jete telefonia e Shqiptareve.
     
  3. ujku81

    ujku81 Primus registratum

    Re: Marketing & Ide, Koncepte dhe psikologji Biznesi.

    Ej a mund te me rekomandoje ndonjeri ndonje agjensi publicitare qe funksionon ne Shqiperi qe merr persiper gjithcka, qe nga konceptimi i fushates se promocionit dhe realizimin. Mua me kane dale shume probleme nga copezimi i procesit. Konceptimin e fushates e beme si Dep Marketingu (ketu e keqja eshte se pronaret e firmes nderhyjne shume), designin e ben studio grafike, realizimin (printim, billboards, etj) i ben nje tjeter, dhe disa here kam patur konflikte, madje njehere me iku truri fare, nje reklame qe beme tek gazeta Shekulli, ata ngaqe nuk kishin llogaritur mire vendin e kishin zvogeluar ca (ishte reklame me figure)dhe dukej shume keq, u detyruam ta nderpresim dhe hyme ne sherr dhe me studion grafike qe tha qe nuk jua marr persiper me nese beni ndryshime vete. Ata te gazetes nuk e canin fort koken sepse reklama ishte bere me cleraing kundrejt nje sherbimi qe ne ju ofruam. /pf/images/graemlins/mad.gif /pf/images/graemlins/mad.gif /pf/images/graemlins/smash.gif
    Shkurt me duhet nje agjensi publicitare qe te marre persiper te ndjeke te gjithe kete proces, dhe te me jape produktin ne dore. Dhe sa mund te kushtoje afersisht. /pf/images/graemlins/confused.gif /pf/images/graemlins/confused.gif

    Paraprakisht faleminderit!! /pf/images/graemlins/smile.gif /pf/images/graemlins/thumbsup.gif
     
  4. Daniel H

    Daniel H Primus registratum

    Re: Marketing & Ide, Koncepte dhe psikologji Biznesi.

    Te nisa nje PM, shife dhe me bej me dije /pf/images/graemlins/laugh.gif
     
  5. dimir

    dimir Forumium praecox

    Re: Marketing & Ide, Koncepte dhe psikologji Biznesi.

    Une kam pare ne internet disa, disa te tjera ne rruge, por bashkepunimi ndermjet bizneseve dhe kryesisht atyre mediatike le shume per te deshiruar.
    Shume e veshtire te marresh ate qe kerkon. Akoma nuk ma merr mendja se gjen dhe po gjete te mbaroje punen 75% do te kene nje tarife shume te shtrenjte.
    Mendimi im! sepse nje pune profesionale kushton. /pf/images/graemlins/shrug.gif
     
  6. ujku81

    ujku81 Primus registratum

    Re: Marketing & Ide, Koncepte dhe psikologji Biznesi.

    EBM rrofsh. Tani po shikoj faqen e internetit. Flasim prape me vone se keto dy dite nuk jam ne zyre.

    Edhe njehere flm.
     
  7. Daniel H

    Daniel H Primus registratum

    Re: Marketing & Ide, Koncepte dhe psikologji Biznesi.

    Me nje sy konsumatori, stakeholders a ku ta di une, si e gjykoni menyren e re te reklamimit me makina te levizshme qe nje kompani po aplikon se fundmi neper rruget e Tiranes?
    Eshte eficente ne arritjen e qellimit?
    Shkakton probleme per imazhin e kompanise qe reklamon?
     
  8. dimir

    dimir Forumium praecox

    Re: Marketing & Ide, Koncepte dhe psikologji Biznesi.

    Per mendimin tim deri diku funksionon, por ka diçka qe nuk shkon ne kete menyre reklamimi dhe nuk po arrij ta kuptoj.
     
  9. ujku81

    ujku81 Primus registratum

    Re: Marketing & Ide, Koncepte dhe psikologji Biznesi.

    Deri diku eshte eficiente, mua me eshte dukur pak e gjate kohezgjatja e nje reklame,te Silo Club p.sh, ka gati 3 muaj. Me ndryshe Vofadone, qe i nderron reklamat.

    Dimir, ajo qe nuk shkon eshte se ajo makina leviz shume ngadale, dhe po te qelloi te mbetesh prapa saj ne trafik te ngrihen nervat. /pf/images/graemlins/laugh.gif /pf/images/graemlins/laugh.gif /pf/images/graemlins/tipsy.gif
     
  10. Daniel H

    Daniel H Primus registratum

    Re: Marketing & Ide, Koncepte dhe psikologji Biznesi.

    Kjo eshte nje arsye ujku, sepse te sharrat nuk kalojne tek shoferi i makines, por tek kompania reklamuese.
    Dhe nga pamja estetike nuk me pelqen ai format reklame.
    Per mua nuk percjell imazh, thjesht informacion.
    Keshtu qe ato reklamat e Vodas per mendimin tim nuk kane ndonje vlere te vecante, sepse njera jep nje kaush akullorje me ca rob brenda qe s'tregojne asgje dhe reklama tjeter me nje te shkruar NOW ku nje rob rri varur tek bishti i O-se.
    Siloja e ka reklame informuese ate dhe besoj se ja ka arritur qellimit per te percjell informacionin.
     
  11. pppppaa

    pppppaa Primus registratum

    Re: Marketing & Ide, Koncepte dhe psikologji Biznesi.

    Me duket ide goxha efikase. Une mendoj se nuk eshte e rendesishme nese ti te njerezit le nje pershtypje te mire apo te keqe, e rendesishme eshte qe ti te njerzit le nje pershtypje. E rendesishme eshte qe tashme ti je bere faktor, je identifikuar....Dhe ato makina jane identifikuar ne gjithe Tiranen dhe sot jane shume te rralle njerezit qe nuk i njofin. Dhe ne kete pike mendoj se ato ja kane arritur qellimit....E dyta eshte fakti se ato me ane te formes se karrocerise te pazakonte dhe te ndricimit arrijne te te terheqin vemendjen ne menyre te pavetdijshme dhe kjo per mua eshte gershetimi me efikas i psikologjise me marketingun. Jane shume te rralla rastet kur nje njeri nuk e lexon ate c'ka eshte shkruar aty. Dhe me e forta eshte qe te gjithe , te shtyre nga nje presion qe iu buron nga e pavetdijshmja, e lexojne mesazhin e shkruar ne nje mase te tille deri sa arrijne ta kapin thelbin. Dhe ky eshte pak a shume dhe qellimi i cili arrihet ne praktike ne nje koeficent te larte.
     
  12. Daniel H

    Daniel H Primus registratum

    Re: Marketing & Ide, Koncepte dhe psikologji Biznesi.

    O Poster varet cfare efekti te le ajo qe shikon. Qellimi i reklames nuk eshte thjesht te te jap ty info, por edhe te te krijoj nje mendim pozitiv per ate produkt apo sherbim qe promovon. Ti fare mire mund te dalesh lakuriq mes Tiranes me nje reklame te kujtdo kompanie dhe te jesh i sigurte qe do shifesh dhe do kerkosh te shifesh nga e gjithe Tirana, por cfare imazhi do i percjelle kjo menyre reklamimi kompanise ???
    Une po te them qe ato sherbejne me se miri per te percjell nje info, ndersa per imazh ato lejne shume per te deshiruar.

    Pse tek une dhe shume te tjere qe i kemi pare ky gershetim i psikologjise me marketingun ka prodhuar efekte negative per ate lloj reklame?
     
  13. irene

    irene Primus registratum

    Re: Marketing & Ide, Koncepte dhe psikologji Biznesi.

    vodafoni ka kohe qe ka nisur fushaten NOW ne kete aspekt akullorja qe personifikon nje "kenaqesi te momentit" e krijuar nga dhuratat e vodas e shpreh me se mire idene e kesaj fushate... ideja e levizjes se makinave eshte te beje prezent emrin e komp. kjo gje eshte bere me pare dhe nga autobusat, por ato kane nje trajektore te percaktuar, dhe nuk jane shume te dukshem naten, e kunderta ndodh me keto makina qe qellimin e te berit prezent ja arrijne me se miri...
    sa per promovimin e produktit nuk besoj qe komp te perdorin keto makina, por mjete te tjera
     
  14. Daniel H

    Daniel H Primus registratum

    Re: Marketing & Ide, Koncepte dhe psikologji Biznesi.

    Pse prodhimet e Dekas nuk hyjne ne percaktimin "produkt"?

    E vertete qe Vodafone e ka ndermarre kete fushate, por a kane zgjedhur mesazhin e duhur ne menyre qe te perthithet nga konsumatori? Ti shume mire iren' e ke aftesine te hysh thelle ne psikologjine e kompanise dhe te nxjerresh mesazhin, por shumica e robve nuk e dine si perkthehet "now" dhe jo me transkriptojne nje pamje grafike pa kurrefare gjeje tjeter? Pse mos mendoj une qe Vodafone do te thote nepermjet akullores "a ma lepin nje cik?"
    Vertete e beri reklamen me fluturen e majit dhe percolli nje mesazh te efektshem, por kjo me akulloren eshte tejet e pakuptueshme.
    Le qe nga ana grafike ajo akullore eshte tejet e shemtuar se bashku me ate burrin qe rri varrur.
     
  15. capuni

    capuni Primus registratum

    Re: Marketing & Ide, Koncepte dhe psikologji Bizne

    Per mendimin tim, ne nje kohe kur bombardohemi me reklama e informacion, perfitimi nga nje makine reklamuese eshte marxhinal.
     
  16. pppppaa

    pppppaa Primus registratum

    Re: Marketing & Ide, Koncepte dhe psikologji Biznesi.

    EBM Po flasim per gjera te ndryshme. Une po flas per promovim produkti. Ajo forme eshte komplet efikase per promovimin e nje produkti. Dhe njekohesisht edhe ideja per nje njeri lakuriq, eshte shume efikase ne promovim. Ndersa jam dakort me ty qe s'mund te perdoret asnjehere per Brand Image Publishing. Vodafone gabon kur e perdor per Brand Publicity.
    Pastaj mendoj se jane te pakta kompanite shqiptare qe praktikisht e ngrejne nivelin e vleresimit te imazhit deri ne ate pike saqe publiciteti i nje forme te tille "do t'ju demtonte imazhin". Nuk ka te tilla plako.
     
  17. ujku81

    ujku81 Primus registratum

    Re: Marketing & Ide, Koncepte dhe psikologji Biznesi.

    Benetoni para shume vitesh ne Itali beri nje fushate ku grumbullonte rrobat e vjetra Beneton me qellim riciklimi, dhe kuptohej ne shkembim te tyre jepnin dicka (bono).
    Per kete doli vete Luciano Beneton ne reklama lakuriq me sloganin "Ridatemi i miei vestiti". Dhe normal qe ishte efikas pasi terhiqte shume vemendjen.
     
  18. pppppaa

    pppppaa Primus registratum

    Re: Marketing & Ide, Koncepte dhe psikologji Biznesi.

    Po shume e vertete. Per kompanite e rrobave (dyqane marka etj) nje njeri lakuriq sherben gjithmone si subjekt publiciteti promovimi (fushate ne kete rast). Kur EBM tha ate shembull mendja me shkoi te nje dyqan rrobash, psh. me emrin POSTER dhe nje njeri lakuriq me nje sllogan "UNE NUK KAM QENE ASNJEHERE TE POSTER". Do te ishte nje publicitet fantastik.
     
  19. Daniel H

    Daniel H Primus registratum

    Re: Marketing & Ide, Koncepte dhe psikologji Biznesi.

    Hej po flasim per ne Shqiperi, mos harroni. Ato gjera mund te shkojne per shtat ne nje shtet tjeter (ku pa dyshim dhe andej do perballen me konservatorizem dhe me kritike te ashper), por ne Shqiperi eshte pak e veshtire te realizohet nje gje e tille, duke marre faktoret psiko-sociale te vendit tone.
    Dhe reklama e Vodafone ne shtete te tjera mund te perceptohet me kollaj (mbase nga fakti se kompania e ka me aktiv departamentin e Marredhenive Publike), po ketu Vodafone del me nje fushate te re dhe nuk merr persiper ta mediatizoje kete veprim qe ka ndermarre.
     
  20. pppppaa

    pppppaa Primus registratum

    Re: Marketing & Ide, Koncepte dhe psikologji Biznesi.

    Po pra pikerisht sepse flasim per Shqiperine, prandaj dhe ajo metode do te bente me teper efekt. Sepse pikerisht ketu ben me shume pershtypje, terheq me teper vemendje, ngulitet me thelle ne memorien e njerzve. Te thashe : Qe nje gje te mbahet mend s'duhet domosdoshmerisht te jete "e mire" ajo te tundon dhe te terheq me teper kur eshte jashte kornizimeve te ndryshme shoqerore. Ty te fiksohet me mire kjo e fundit sesa dicka qe eshte thjesht e mire e zakonshme, e cila harrohet qe pas nje ore.

    Eshte tjeter gje fakti sesa ti arrin te gjesh njerez te gatshem per ta bere kete pune. Por pa problem se me nje bote nen efektin e avujve te globalizimit, s'ka gje qe nuk gjen.
     

Shpërndajeni këtë faqe