Lexoni ketu para se te postoni!

Diskutime tek 'Sociologjia' filluar nga scadarsko, 10 Oct 2014.

Thread Status:
Not open for further replies.
  1. scadarsko

    scadarsko Locus omnem

    Rifreskim i rregréave të nënforumit -Sociologji.

    1. Përpara se të hapni një temë të re hidhini nje sy temave të hapura më parë në mënyrë që të shmanget përsëritja e temave të njëjta. Nëse kjo do të ndodh, atëherë tema e hapur nga ju do të kaloj tek Arkivi ose do të bashkohet me temën më të vjetër(ekzistente).

    2. Tema e re duhet të plotësoj këto kritere:

    . Çdo temë e hapur duhet të formulohet dhe trajtohet nga pikëpamja sociologjike.
    . Në rastin kur hapësi i temës ka marrë copëza nga ndonjë artikull apo faqe tjetër, atëherë kjo do të shoqërohet me analizën ose mendimin e tij lidhur me shkrimin e huazuar.
    . Tema të reja të cilat përbëhen nga një fjali apo një pyetje do të mbyllen dhe do të kalojnë tek Arkivi.
    . Tema duhet të jetë e ndërtuar në atë formë që të stimuloj anëtarët e tjerë të marrin pjesë.

    3. Plagjiatura është e ndaluar

    . Paraqitja e shkrimeve apo punimeve pa i shoqëruar me emrin e autorit apo burimin nga ku është marrë është e ndaluar. Nëse përmbajtja e temave të hapura nga ju do të rezultoj e kopjuar nga ndonjë faqe/artikull dhe nuk do jetë shoqëruar me emrin apo burimin përkatës do të mbyllet ose fshihet.

    4. Temat apo postimet me karakter fetar dhe citimet nga Bibla dhe Kurani do fshihen si të papërshtatshëm. Për të shtjelluar besimet tuaja personale mund të frekuentoni nën-forumet e posaçme.

    5. Gjuha zyrtare e forumit është gjuha shqipe

    . Në këtë forum është mirë të përdoret gjuha letrare shqipe.
    . Përdorimi i dialekteve Toskë dhe Gegë lejohen në pamundësi të njohjes se gjuhës letrare shqipe.
    . Diskutimi në gjuhë të huaj është i ndaluar. Mund të lejohet citimi në gjuhë të huaj i ndonjë fraze apo fjalie të shkurtër të ndonjë autori të huaj.


    Ju falenderoj të gjithëve për kohën që shpenzoni në këtë forum!
     
    Last edited by a moderator: 11 Oct 2014
    Ermiraal likes this.
Thread Status:
Not open for further replies.

Shpërndajeni këtë faqe