Lajme ekonomike!

Diskutime tek 'Ekonomia & Biznesi Shqiptar' filluar nga Daniel H, 8 Jan 2007.

  1. forwardi

    forwardi Primus registratum

    Re: Lajme ekonomike!

    Një gazësjellës Greqi-Shqipëri-Itali

    KRRTRSH miraton projektin madhor të gjurmës së gazsjellësit Trans-Adriatik


    Këshilli Kombëtar i Rregullimit të Territorit të Republikës së Shqipërisë miratoi në mbledhjen e djeshme gjurmën e gazsjellësit Trans-Adriatik (TAP) së bashku me linjën për stokimin nëntokësor të gazit. Gjatë fjalës së tij Kryeministri Berisha e cilësoi këtë si një projekt madhor. Ai theksoi se ky gazsjellës i projektuar nga kompania e fuqishme EGL, një nga kompanitë më kryesore në këtë fushë, është ndoshta gazsjellësi më ekonomik në kuptimin e shkurtimit të distancës mes vendeve që lidh, i cili e sjell gazin nga Kaspiku duke kaluar nëpërmjet Greqisë dhe Shqipërisë drejt Italisë.
    Projekti
    Gjurma kryesore e këtij projekti përfshin Shqipërinë në një korridor që do të sjellë gazin nga vendet kaspike, nga vendet e Lindjes së Mesme dhe burimet e gazit të lëngëzuar në Turqi. Projekti lidhet me rrjetin ndërkombëtar të gazit në Selanik dhe futet në Shqipëri në qarkun e Korçës në Devoll, vazhdon në jug nëpërmjet Kolonjës, Përmetit dhe zonës së Tepelenës, duke kaluar në rrethin e Vlorës dhe shkon në veri duke përshkuar zonën e Mallkastrës dhe arrin në detin Adriatik në bregdetin afër Fierit Njëkohësisht në këtë projekt është përfshirë edhe linja që shkon në veri në drejtim të malësive të Dumresë që është një burim natyror mjaft i rëndësishëm për t`u shfrytëzuar për depozitim nëntokësor të gazit.
    Përfaqësuesi i kompanisë EGL theksoi se ky projekt përfaqëson një investim madhor që e përfshin Shqipërinë në një korridor nga më të rëndësishmit, i cili diversifikon burimet e gazit për Europën dhe rrit furnizimin jo vetëm për BE, por edhe për Shqipërinë dhe vendet e rajonit.
    Lobingu i Shqipërisë
    Kryeministri nënvizoi faktin se Shqipëria, e cila përshkohet transversialisht nga ky gazsjellës ka dhe meritën e veçantë të depozitave në disa miliarda m3 gaz natyror, ç`ka lejon përdorimin e tyre. Më tej Kryeministri e vuri theksin në lobingun që ka bërë qeveria shqiptare dhe ai personalisht, për këtë gazsjellës, ndërsa theksoi se edhe gazjellësi tjetër, i cili parashikohet të ndërtohet mbi bazën e marrëveshjes së fundit me ENI GASPROM është në përfundim e sipër, dhe projekton kalimin e një dege për Shqipërinë. Kryeministri theksoi se Shqipëria duhet të shfrytëzojë maksimalisht pozicionin e saj gjeografik, si vendi më perëndimor i Ballkanit ku distanca mes brigjeve mes Adriatikut bëhet më e shkurtër, për interesat e saj publike.
    Kapaciteti
    Ky projekt është miratuar nga komuniteti europian si një projekt prioritar dhe ka mbështetje nga qeveria zviceriane, e cila është gjithashtu në një proçes lobingu në bashkëpunim edhe me qeverinë shqiptare dhe me mbështetjen e disa komisionerëve të BE-së për përfshirjen e Shqipërisë në këtë projekt. Ky gazsjellës ka një kapacitet fillestar prej 10 miliardë m3, një pjesë e së cilës mund të përdoret për nevojat dhe për TEC-et e reja që do të ndërtohen në Shqipëri. Gjurma e projektit nuk do të kalojë në Parkun Kombëtar Bregu i Hotovës me qëllim mbrojtjen e këtij parku.

    E Merkure, 15 Gusht 2007
     
  2. forwardi

    forwardi Primus registratum

    Re: Lajme ekonomike!

    Berisha kërcënon Ramën për ndërtimin

    Kryeministri kërkon hapjen e procedurave për lejet e ndërtimit. Kërcënon Ramën se do t'i marrë kompetencat në rast se bllokimi i sektorit të ndërtimit vazhdon

    Bllokimi i lejeve të ndërtimit në Tiranë pritet të jetë dhe konflikti i rradhës në vjeshtë mes qeverisë së qendrës së djathtë dhe Bashkisë së Tiranës që kryesohet nga shefi i Partisë Socialiste. Dje kryeministri Berisha e cilësoi si të dhimbshëm dhe të papërgjegjshëm qëndrimin e disa bashkive dhe Këshillave Bashkiake të vendit, të cilët nuk mbledhin Këshillat e Rregullimit të Territorit. Në fakt z.Berisha nuk foli me emra konkretë por lehtësisht kuptohej që “dhimbja” dhe “papërgjegjshmëria” sipas tij ka vetëm një emër, rivalin politk dhe njëkohësisht kreun e Bashkisë së Tiranës Edi Rama. Ndryshe nga çka ndodhur rëndom kur sa herë Berisha sulmonte Bashkinë e nëpërmjet saj opozitën, nga selia rozë ose poltroni i Bashkisë pritej të kishte një reagim, një gjë e tillë nuk ka ndodhur dje. Kreu i Bashkisë është me pushime në Francë dhe asnjë nga zëdhënësit e tij në Parti apo Bashki nuk ka reaguar për deklaratat e Berishës. Sulmi ndaj kreut të Bashkisë ndodhi dje gjatë mbledhjes së Këshillit të Rregullimit të Territorit të Republikës dhe pas një sërë ankesash të Shoqatës së Ndërtuesve për mos mbledhjen e këshillave rajonalë të rregullimit tyë territorit. Si pasojë për vitin 2007 nuk është dhënë asnjë leje e re ndërtimit dhe firmat iu janë “qepur” kodrave të Dajtit dhe rrethinave të tjera si në Sauk e Farkë, por edhe në Unazën e Re apo pranë autostradës për të ndërtuar pallate. Ky bllokim i lejeve brenda Tiranës po shkakton një tjetër masakër urbane por tashmë në zonat rurale. Pallatet në zona si Qesarake, Farkë, Dajt iu ngjajnë blloqeve të mëdha të banimit dhe po shkaktojnë probleme të mëdha në infrastrukturën e këtyre zonave dhe në furnizimin me ujë të lagjeve të kryeqytetit.
    Akuzat e Berishës
    Gjatë mbledhjes së KRRTRSH-së Kryeministri tha se është shqetësues fakti që këto bashki nuk aktivizojnë potencialet e tyre për fillimin dhe finalizmin e planeve urbanistike, dhe nuk ushtrojnë detyrimet ligjore për të dhënë leje ndërtimi. Ai theksoi se një përgjigje për këtë situatë do të japë ligji i urbanistikës duke nënvizuar se edhe ky ligj do të ketë parimin e miratimit në heshtje për të gjitha kërkesat që burokracia për shkak të mykut të saj nuk i shqyrton në kohë. “Unë jam shumë i shqetësuar për këtë situatë të krijuar në bashkitë e vendit, dhe në bashkitë kryesore për fat të keq, dhe u bëj thirrje t`i japin fund me shpejtësi kësaj situate përndryshe qeveria do të detyrohet të zhbllokojë këtë situatë. Ne nuk mund të pajtohemi me një situatë të tillë”, tha kryeministri Berisha duke shtuar se bashkitë kryesore të vendit janë para një bllokimi të veprimtarisë urbanistike ndërtuese në një seri qytetesh. Në këtë mënyrë kreu i ekzekutivit ka paralajmëruar një tjetër ndërhyrje të ekzekutivit në punët e pushtetit vendor duke paralajmëruar ndërhyrje me akte normative të qeverisë për dhënien e lejeve të ndërtimit apo vendime të tjera që nuk ndërmerren dot nga të zgjedhurit lokalë.
    Shtyrja e planit rregullues
    Kritikat e Berishës për Këshillin e Rregullimit të Territorit të Tiranës, ku opozita dhe mazhoranca kanë numër të njëjtë antarësh, ishin lajmëruar më parë nga ministri që mbulon ndërtimin Sokol Olldashi. Para disa ditëve ishte Olldashi që i bëri presion ish-rivalit të tij për kreun e Bashkisë, nëpërmjet ndërtuesve për të miratuar Planin Rregullues për Tiranën. Konflikti midis qeverisë dhe Bashkisë për mbledhjen e Këshillit të Rregullimit të Territorit të Tiranës, e ka transmetuar koston politike në kosto financiare për biznesin ndërtues. Olldashi është shprehur se Bashkia e Tiranës duhet që në mbledhjen më të afërt të Këshillit Bashkiak të fusë në rendin e ditës çështjen e KRT-së. Olldashi, tha se "kjo do t'i hapte rrugë zhbllokimit të situatës", e cila sipas tij, "është krijuar nga mungesa e gjatë e këtij institucioni prej 11 muajsh dhe që po dëmton rëndë industrinë e ndërtimit". Industria e ndërtimit tashmë po përjeton një krizë nga një “sandviç” i qeverisë nga njëra anë duke mos realizuar investime publike në infrastrukturë ku mund të marrin pjesë kompanitë vendase dhe nga ana tjetër nga bllokimi i lejeve të ndërtimit për banesa. Sipas raportit të fundit të Bankës së Shqipërisë, rezulton se sektori i ndërtimit ka ulur ndjeshëm kontributin e tij në Produktin e Brendshëm Bruto. Kështu, nga 13% të GDP-së që jepte ndërtimi, në vitin 2007 kjo shifër ka rënë në 9.5%. Në tremujorin e parë të vitit 2007 shënoi një kontribut rreth 31 për qind më të ulët se sa ai i një viti më parë në vëllimin total të shitjeve të ekonomisë.

    E Merkure, 15 Gusht 2007
     
  3. forwardi

    forwardi Primus registratum

    Re: Lajme ekonomike!

    Përgjysmohet prodhimi i energjisë

    Rënie drastike me 50 % e prodhimit të energjisë elektrike. Importi dyfishohet ndërsa konsumi ulet nga ndërprerjet

    Kriza e energjisë elektrike është përkthyer dje në shifra nga ana e Institutit të Statistikave. Prodhimi i energjisë elektrike është përgjysmuar duke i lënë vend dyfishimit të importit. Por kjo nuk ka përballuar kërkesën për energji elektrike dhe në mënyrë të veçantë nga ana e familjarëve të cilët kanë ulur konsumin. Jo se kanë gjetur burime alternative por sepse energjia ka munguar me orë të zgjatura gjatë muajve të parë të vitit e sidomos në janar 2007.
    Burimet e energjisë elektrike në gjashtëmujorin e parë të vitit 2007 u ulën ndejshëm me 16.3 për qind, krahasuar me të njëjtën periudhë në vitin 2006. Vlera e tyre arriti sasinë 3,067 GWh. Prodhimi total i energjisë elektrike në vend u ul me 48.9 përqind, krahasuar me gjashtëmujorin e pare 2006. Sasia totale e prodhuar në gjashtëmujorin e parë 2007 është 1,622 GWh dhe zë 52.9 përqind të burimeve gjithsej të energjisë. Rënia e konsiderueshme në prodhimin e hidrocentraleve, me 50.3 përqind ka dhënë ndikimin kryesor në rënien e prodhimit total të energjisë. Prodhimi i energjisë nga hidrocentralet, në këtë gjashtëmujor, zuri 95.3 përqind të prodhimit total në vend. Energjia elektrike e prodhuar nga TEC-et u rrit me 19.7 përqind krahasuar me gjashtëmujorin e parë të vitit 2006. Rritje pati dhe prodhimi i imjanteve private e me konçension me 4.3 përqind krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë.
    Dyfishohet importi
    Importi (përfshirë këmbimet) i energjisë elektrike është rritur me 197.2 përqind krahasuar me gjashtëmujorin e parë të vitit 2006. Sasia e importuar (përfshirë këmbimet), është 1,445 GWh. Ajo përbën 47.1 përqind të sasisë së burimeve gjithsej në gjashtëmujorin e parë 2007 nga 13.3 përqind që përbënte në gjashtëmujorin e parë të vitit 2006.
    Ulen humbjet në rrjet
    Humbjet në totale në rrjet janë ulur me 13.3 përqind në krahasim me gjashtëmujorin e parë të vitit 2006. Sasia e humbjeve totale deri në gjysmën e parë të vitit 2007 është 1,156 GWh. Ato përbëjnë 37.7 përqind të sasisë së energjië disponibël për përdorim. Humbjet në shpërndarje janë ulur me 13.4 përqind krahasuar me të njëjtën periudhë në vitin 2006. Në periudhën referuese të vitit 2007, ato zenë 91.1 përqind të sasisë së energjisë të humbur në rrjet.
    Rritet përdorimi konsumatorëve
    Përdorimi nga konsumatorët është rritur me 2.8 krahasuar me gjashtëmujorin e parë në vitin 2006. Sasia e disponueshme për konsum final arriti vlerën 1,850 GËh dhe përbën 60.3 përqind të sasisë totale të energjisë elektrike për përdorim. Energjia e konsumuar nga sektori i familjes ka rënë me 3.3 përqind ndaj sasisë së energjisë elektrike të konsumuar në gjashtëmujorin e parë të vitit 2006. Ky sektor ka konsumuar 58.1 përqind të sasisë së përdorur nga konsumatorët gjithsej. Energjia elektrike e konsumuar nga përdoruesit e tjerë është rritur me 12.6 përqind në gjashtëmujorin e parë të vitit 2007.

    E Enjte, 16 Gusht 2007
     
  4. forwardi

    forwardi Primus registratum

    Re: Lajme ekonomike!

    “Ëndrat” me miliarda euro projekte

    Në kulmin e një krize të thellë energjetike që po përkeqësohet dita-ditës, qeveria gjen kurajën të bëjë “marketing” me projekte miliarda eurosh. Gazeta zyrtare e Partisë Demokratike në pushtet, njoftonte dje me titull të madh se në sistemin e tansmetimit, parashikohen investime që kapin vlerën rreth 670 milion euro. Lajmi vazhdon e trajtohet me seriozitet nga agjencia shtetërore e lajmeve si për të vërtetuar se makina e propagandës e qeverisë nuk vuan nga mungesa e energjisë elektrike. Ndërkohë që një gazetë pranë qeverisë dje ironizonte një parti të opozitës, Lëvizjen Socialiste për integrim se po bënte protesta ngaqë drejtuesit e saj po “humbisnin” mundësinë të dilnin në konferenca për shtyp, gjendja bëhet shumë groteske. Vetë qeveria e ka mbështetur të gjithë propagandën në projekte dhe investime miliona e miliarda eurosh, madje deri në marrëzira si eksporte të energjisë përpos furnizimit me energji elektrike 24 orë në ditë! Kjo ndodh në një kohë që Shqipëria po vuan një nga krizat më të thella të energjisë si pasojë e papërgjegjshmërisë së menaxhimit të situatës nga një korporatë që mundohet të justifikohet herë me thatësirën, herë me problemet që po kalon rajoni e herë të tjera me fajin e qeverive paraardhëse që nuk kanë investuar në këtë sektor. Teksa energjia ka ikur disa herë gjatë “qëndisjes” së këtij komenti të shkurtër, që u përfundua me gjenerator, pyetjet që lehtësisht shtrohen për zgjidhje janë kur do mbarojë propaganda e kabllit me Italinë apo miliardave euro investime në shpërndarje, kur do të ndërtohen linjat e transmetimit të tensionit të lartë me vendet e rajonit, po termocentralet dhe burimet alternative dhe në fund të fundit kur do të presë kryeministri shiritin e ndonjë projekti të përfunduar në energjetikë. Sigurisht nëse do të arrijë brenda mandatit të tij.

    E Enjte, 16 Gusht 2007
     
  5. forwardi

    forwardi Primus registratum

    Re: Lajme ekonomike!

    Energjia, miratohet kabulli për Itali

    Një kompani private do të ndërtojë linjën nënujore. EGL merr koncesionin pa tender

    Ndryshe nga siç ishte përfolur nga qeveria ditë më parë, kabulli i interkonjeksionit që do të lidhë Shqipërinë me Italinë do të ndërtohet nga një kompani private. Investimi i premtuar për të shtrirë një kabull interkonjeksioni për tu lidhur me Italinë do të ndërtohet nga kompania ASG Poëer. Madje ky investim do të shoqërohet me ndërtimin një TEC-i në Seman, për ta bërë funksionale këtë linjë interkonjeksioni. Megjithëse ky investim do të jetë më vlerë për Shqipërinë ai nuk pritet të zgjidhë krizën e dritave siç tha zëdhënësja e qeverisë ditë më parë. Kjo për faktin se kjo linjë për tu bërë funksionale kërkon disa vite kohë. Kryeministri, Berisha tha dje në mbledhjen e qeverisë, se "Njëri prej këtyre investimeve ka të bëjë me lejen konçesionare që jepet në përputhje me ligjin e miratuar nga qeveria dhe parlamenti vetëm pak javë më parë për ndërtimin mbi bazë të investimit privat apo komercial të linjave të interkonjeksionit të rrjeteve energjetike.
    Ky ligj u përshtat plotësisht me direktivën europiane të tregut të energjisë". Sipas tij, projekti do të realizohet nga konsorciumi AGS, i cili parashikon instalimin e kabllit nënujor Seman-Bari, në kuadër të investimeve të këtij konsorciumi prej 2.3 miliardë euro për ngritjen e një impianti rigazifikimi të gazit të lëngshëm në Itali, dhe ndërtimin e një termocentrali 1200 megaëat. Kështu, leja është miratuar mbi bazën e kushteve të njohura, të cilat parashikojnë shfrytëzimin e kësaj linje për një periudhë të caktuar nga konsorciumi në fjalë, ndërkohë që një përqindje e caktuar e kësaj linje i takon qeverisë shqiptare. Kryeministri Berisha tha se "Pas një periudhe kohe që do të fiksohet në kushtet e kontratës, e gjithë linja do të mbetet pasuri publike shqiptare".
    Investimi
    Projekti përbëhet nga një stacion i ri-gazifikimit të gazit të lëngshëm natyror (LNG) me një kapacitet vjetor prej 10 miliard metra kub (10 BCM) dhe një TEC-i me cikël të kombinuar, të ndërtuar në tre faza nga 400 MËh secila. Po ashtu në projekt bën pjesë një tubacion nëndetar për transportin e gazit që do të lidhë Shqipërinë me Italinë e Jugut si dhe një linjë nëndetare e interkonjeksionit. Rreth 2 miliardë metra kub gaz natyror do të shfrytëzohen në ciklin e prodhimit për vendin, ndërsa pjesa tjetër e prodhimit do të transportohet në tregjet europiane përmes Italisë apo Ballkanit. Afërsisht 8 miliardë metra kub gaz do të transportohen nëpërmjet tubacionit nëndetar dhe pjesa tjetër e elektro-energjisë do të transportohet përmes një Linje të rinovuar të tensionit të lartë brenda vendit si dhe një linje të re kabllore nënujore për në Itali, me kapacitet transmetimi prej 1000 MËh.
    Përfitimet
    Qeveria shqiptare do të ketë përfitime nga ky projekt që lidhen me një sasi energjie për të mbuluar të gjitha nevojat e brendshme te vendit, me çmimin e kostos se prodhimit. Ky çmim është më i ulët se çmimi aktual i blerjes se tij në tregun ndërkombëtar, është shprehur drejtori ekzekutiv i Asg Poëer më parë. Rrjeti kombëtar i Shqipërisë do të lidhet përmes këtij investimi me rrjetin europian të energjisë. Nga ana tjetër, krijimi i një qendre energjetike të tillë, do të balancoje rrjetin elektrik të Shqipërisë, duke ulur në minimum humbjet teknike të transferimit te energjisë nga veriu ne jug te vendit. Nga ana tjetër, vlerësohet, sipas drejtuesve të projektit, se gazi natyror i lëngshëm që do të përpunojë ky kompleks energjetik, është burimi më i pastër djegës në natyrë. Nga ndërtimi i impiantit mund të rivihen në punë një seri industrish si ajo kimike, e plehrave,etj. Përfaqësuesit e ASG thanë se përfitime turistike do të ketë zona e Semanit nga ky investim, pasi parashikohet që do të eliminohen ndotjet ekzistuese të naftës në Vijën e Ngjalës.

    E Enjte, 16 Gusht 2007
     
  6. Kondrapedali

    Kondrapedali Kondrapedali

    Re: Lajme ekonomike!

    <div class="ubbcode-block"><div class="ubbcode-header">Quote:</div><div class="ubbcode-body"> Si Venezuela!
    E Premte, 11 Janar 2008
    Nje rezerve gjigande dhe e paprekur nafte dhe gazi u zbulua ne Shqiperine Veriore, tha dje nje korporate lider nafte ne Europen Qendrore dhe Azi.

    Raporti u hartua nga Gustavson Associates LLC per llogari te Manas Petroleum Corporation, e cila ishte ngarkuar nga qeveria e Shqiperise per te kryer eksplorime ne veri te vendit per te kerkuar burime nafte dhe gazi. Duke u bazuar ne te dhenat e tyre, rezerva supozohet se permban mbi 2.987 miliarde fuci nafte dhe 3.014 trilione metra kub gaz natyror. Edhe ne rast se nafta do te jete e mbuluar nga shtrese gazi, Gustavson perllogarit se ne kete fushe mund te shfrytezohen ne total 1.4 miliarde fuci nafte dhe 15 trilione meter kub gaz.Ndersa ne rast se aty gjendet vetem gaz, rezerva pritet te permbaje 28 trilione meter kub gaz natyror.

    Rajoni i Ballkanit ka aktualisht te vertetuar rezerva qe arrijne nje total prej 345 milione fucish. Nga keto, 198 milione ndodhen ne Shqiperi. Ndersa rezervat aktuale te gazit natyror ne Ballkan arrijne deri ne afro 2,7 trilion metra kub. Me nje licence te dhene per llogari te Manas Petroleum Corporation, kompania eshte lejuar te zhvilloje kerkime nafte dhe hazi ne nje zone prej 780 mije akrash, qe shtrihet pergjate nje thyerjeje gjeologjike ne Shqiperine veri-perendimore. Probabiliteti i suksesit per shpime ne nje zone strukturalisht komplekse si kjo eshte relativisht i larte, per shkak te pranise se nje burimi te provuar hidrokarboni atje, si dhe prodhimit analog qe ekziston vetem 20 deri ne 30 kilometra me tej", thote raporti i Gustavson. Manas eshte ende duke analizuar rezultatet e kerkimi dhe do te beje njoftime te tjera rreth hapave qe do te ndiqen javet ne vazhdim.

    Kompania mendon te luaje nje rol te rendesishem ne zhvillimin e rezervave nentokesore te naftes dhe gazit ne Shqiperi. Ne dhjetor te 2007-es, Keshilli i Ministrave ne Shqiperi, ra dakord per te lejuar DWM Petroleum AG, nje nenkontraktore e Manas, per te asistuar ne eksplorimin, zhvillimin dhe prodhimin e rezervave te vendosura ne nentoken shqiptare ne bashkepunim me Agjencine qeveritare te Kerkimeve Natyrore.

    Marrë nga Korrieri online, 11 janar 2008

    http://www.korrieri.com/index.php?k=1&i=54772

    </div></div>
     
  7. PUPA

    PUPA Primus registratum

    Re: Lajme ekonomike!

    Buxheti i Shqipërisë 4.5 miliardë dollarë
    Ministria e Financave tha se të ardhurat e buxhetit të konsoliduar për vitin e ardhshëm pritet të jenë 361 miliardë lekë, ndërsa shpenzimet rreth 411 miliardë lekë, (4.47 miliardë dollarë ose 3 miliardë euro). Sipas tij, buxheti do të rritet me rreth 600 milionë dollarë në krahasim me këtë vit, ndërsa deficiti buxhetor është programuar në 3.8 për qind të Prodhimit të Brendshëm Bruto. Rruga Rrëshen-Kalimash pritet të hajë edhe 6 miliardë lekë të tjera më 2010, ndërkohë që ka ngrënë 40 miliardë lekë gjatë vitit 2009.
    Qeveria shqiptare poashtu ka në plan të ngrejë 50 miliardë lekë borxhe (534 milionë dollarë, 365 milionë euro), për të financuar deficitin buxhetor të vitit 2010, deklaroi ministri i Financave, Ridvan Bode.

    &quot;Buxheti është tërësisht i realizueshëm pasi sot Shqipëria ka një rritje ekonomike, të paktën 3 herë më të lartë nga vendi me rritjen me të madhe në Europë&quot;, deklaroi Bode. &quot;Në 2010, një sërë vendesh të rajonit dhe më gjerë do të kenë rritje të mëtejshme të deficitit dhe borxhit publik. Në 2010-ën, parashikohet një rritje e pagave dhe ulje e deficitit vjetor dhe borxhit publik&quot;, vijoi ai. Kreu i Financave deklaroi se rritja e programuar e të ardhurave do t‘i lejojë qeverisë që të vazhdojë të mbajë stimujt fiskalë, për të mbështetur rritjen ekonomike.
     
  8. PUPA

    PUPA Primus registratum

    Re: Lajme ekonomike!

    ÇEZ-i në Shqipëri do të pushojë nga puna 1.400 të punësuar
    Rreth 400 të punësuar të Elektrodistribucionit të mëparshëm shqiptar, tani pronë e kompanisë çeke ÇEZ, do të pushohen nga puna gjatë muajit nëntor dhe një mijë të tjerë në fillim të vitit 2010.
    Këtë e thanë në konferencë për shtyp sindikalistët, ku ashpër e kritikuan vendimin e kompanisë çeke.

    Mes atyre të cilët duhet të largohen nga Elektrodistribucioni shumica janë persona pa kualifikim adekuat. Por ka edhe të atillë, të cilët me vite kanë punuar si elektriçistë.

    Sindikata e kompanisë akuzoi se shumë persona janë të punësuar gjatë fushatës zgjedhore dhe se ata edhe më tej mbeten në punë.

    Një pjesë e të punësuarve në Elektrodistribucion, siç u tha, nuk kanë nënshkruar marrëveshje kolektive.
     
  9. marigona

    marigona Guest

     
  10. Etleva Hoxha

    Etleva Hoxha Guest

     
  11. book tookide

    book tookide Guest

     
  12. pasho

    pasho Guest

     
  13. Jilly

    Jilly Guest


    </ P>
    </ p> Thursday, 22 March 2007 [/ quote] </ p>
    </ p>
     
  14. jonashkurti

    jonashkurti Guest

     

Shpërndajeni këtë faqe