Lajme ekonomike!

Diskutime tek 'Ekonomia & Biznesi Shqiptar' filluar nga Daniel H, 8 Jan 2007.

  1. dimir

    dimir Forumium praecox

    Re: Lajme ekonomike!

    KESH publikon oraret pra drita.
    Pa Drita NON-STOP!
    lol:
     
  2. forwardi

    forwardi Primus registratum

    Re: Lajme ekonomike!

    Kufizimet, tani edhe nga defektet

    Shtohen orët e errësirës edhe në Tiranë 6 orë pa drita. Periferia dhe rrethet 9-12 orë

    Situata e rëndë energjetike që po kalon vendi ka bërë që kufizimet e energjisë elektrike në të gjithë vendin ti kalojnë ata të programuar nga KESH. Gjatë dy ditëve të fundit janë shtuar ndjeshëm kufizimet madje dhe oraret kanë ndryshuar pa ndonjë njoftim nga ana e Korporatës. Kufizimet në Tiranë janë shtuar me të paktën dy orë ndërsa në periferitë e saj dhe në rrethe orët me energji numërohen me gishta. "Si pasojë e ndërprerjeve të shumta dhe kufizimeve rrjeti rëndohet dhe si pasojë sjell stakime dhe diegje të transformatorëve e për pasojë shtohen orë e kufizimeve"- thotë specialistët. Kështu përveç rëndesës së mungesës së energjisë dhe importit me kosto të lartë KESH-it i është shtuar dhe një tjetër shpenzim ai i mirëmbajtjes së rrjetit dhe i zëvendësimit të transformatorëve të prishur. Nga ana tjetër, kriza e rëndë energjetike që po kalon vendi, pritet të sjellë pasoja të rënda për ekonominë, e sidomos sektorin e turizmit. Këtë vit numri i pushuesve duket se ka rënë ndjeshëm dhe mungesa e energjisë dhe e ujit të pijshëm pritet të jetë mbresëlënëse edhe për të mos ardhur më për pushime në Shqipëri. Kjo do të jetë një tjetër goditje ekonomisë shqiptare pasi industria e turizmit jo vetëm që sjellë një vëllim prej 800 milionë euro në vit të ardhura por edhe ka një numër të shumtë të punësuarish që do të mbeten pa punë.

    E Marte, 31 Korrik 2007
     
  3. forwardi

    forwardi Primus registratum

    Re: Lajme ekonomike!

    Rritet importi, 16 milionë euro për gushtin

    KESH nënshkruan kontratën e importit me 5 firma. Çmimi mesatar 78 euro/megavat

    Në pikun e sezonit turistik, muajin gusht kufizimet e energjisë elektrike priten të jenë edhe më të mëdha. Korporata Elektroenergjetike Shqiptare, ka mbyllur kontratë për blerjen e energjisë për 31 ditët në vijim në muajin gusht dhe nga sasia që ai ka siguruar për këtë muaj duke marrë parasysh dhe sasinë mjaft të kufizuar të prodhimit, orët e errësirës pritet që të jenë më të mëdha. Sipas kontratës, së siguruar me kompanitë, KESH që nga data 1 gusht do të importojë 7 milion kilovatorë energji në ditë nga 5 milion që është aktualisht. Por kjo rritje sasie nuk do të përkthehet në më pak orë kufizime pasi prodhimi vendas si pasojë e thatësirës së madhe do të shoqërohet detyrimisht një prodhim më të ulët. Edhe pse qëllimi i KESH është që të mbajë importin në nivelin aktuali 3 milionë kilovat orë në ditë, sasia më e madhe e energjisë së importuar jo vetëm që nuk do të ulë kufizimet por pritet ti rrisë ato për shkak se në këtë muaj si pasojë e aktivitetit turistik do të shtojë dhe më tej konsumin e energjisë e për pasojë dhe kufizimet. Kështu, nga njëra anë do të rritet importi mesatar me 1.5-2 milionë kilovatorë në ditë dhe nga ana tjetër do të ulet prodhimi me të njëjtin interval.
    Importi 545 000 mijë euro në ditë
    Sipas KESH, importi i energjisë së kontraktuar për muajin gusht do të jetë 7 milionë kilovatorë në ditë. Ndërkohë që çmimi mesatar i kësaj sasie të importuar do të jetë 78 euro për megavatorë. Kjo do të thotë që çdo ditë të muajit gusht KESH do të shpenzojë 545 mijë euro për të importuar energji elektrike. Vetëm për muajin gusht energjia e importuar do të kapë vlerën e 16 milionë euro. Kompanitë me të cilat KESH ka rënë dakord për të importuar këtë sasi energjie për muajin gusht janë zvicerania EFT, Espada, Cez Çeki, Rundap dhe Gen-i slloveni. Kështu edhe pse kostoja e importit të energjisë elektrike është rritur shumë për financat e Korporatës Elektroenergjetike, orët me drita nuk do të shtohen aspak. Madje duke qenë se konsumi i energjisë është gjithnjë në rritje me këtë situatë që ndodhet vendi, kufizimet e energjisë elektrike do të rriten.
    Treguesit
    Sipas KESH, prodhimi aktual i energjisë është në nivelin e 5.1 milionë kilivatorë në ditë ndërsa importi edhe pse është i luhatshëm është shtuar në 7.8 milionë kWh. Kështu, sipas përllogaritjeve konsumi i energjisë elektrike është 13 milionë kilovatorë në ditë. Prurjet në liqenin e Fierzës janë 44 metërkub për sekondë dhe liqeni bie çdo ditë me 8 centimetër. Qëllimi i Korporatës është që të shtohen disi rezervat hidrike duke bërë që, nga 5 milion që, është aktualisht prodhimi të ulet me të paktën 1 milionë në ditë. Edhe gjate muajt gusht qytetarët pritet t kenë të njërën situate kufizimesh mesatarisht 6-10 orë në ditë.

    E Marte, 31 Korrik 2007
     
  4. forwardi

    forwardi Primus registratum

    Re: Lajme ekonomike!

    Gjoba 800 mijë euro ndaj sigurimeve

    Kompanitë e sigurimeve e kanë hedhur në gjyq çështjen. Urdhri i Bodes kundër tyre

    Hetimi kundër kompanive të sigurimeve kishte filluar që nga viti 2005 nga ana e Autoritetit të Konkurrencës. Gjoba për një marrëveshje kartel është vendosur më 21 mars 2007 pasi është vërejtur kufizimi i konkurrencës, si rezultat i sjelljes së shoqërive të sigurimit, koordinimit të veprimeve të tyre, të formalizuara në një marrëveshje të datës 5 prill 2005.

    Marrëveshje e ndaluar
    Sipas vendimit të Komisionit të Konkurrencës, marrëveshja e nënshkruar nga shoqëritë e sigurimit dhe të miratuar është marrëveshje e ndaluar, e cila bie në kundërshtim me ligjin “Për Mbrojtjen e Konkurrencës”, mbasi nëpërmjet kësaj marrëveshje shoqëritë fiksojnë çmimin dhe ndajnë tregun. Sipas marrëveshjes, ndarja e të ardhurave nga shitja e policës së sigurimit kufitar, bëhet me Urdhër të Ministrit të Financave, bazuar në pjesën e tregut për TPL-në, që zë çdo shoqëri në tregun e sigurimit të detyrueshëm. Vetëm për vitin 2005, ndarja e të ardhurave nga shitja e policës së sigurimit është bërë sipas % të përcaktuara në akt marrëveshje. Ndaj dhe Komisoni i Konkurrencës me mori vendim për ndalimin e akt-marrëveshjes së datës 05.04.2005 “Mbi themelimin e Pool-it të Sigurimit Kufitar të Përgjegjësive ndaj palëve të treta të mbajtësit të mjetit motorrik”, e lidhur nga 8 (tetë) shoqëri sigurimi, që ushtrojnë veprimtari në tregun e sigurimeve dhe konkretisht: Sigma Sh.a, Sigal Sh.a, Atlantik Sh.a, Intersig Sh.a, Interalbanian Sh.a, Albsig Sh.a, Eurosig sh.a (ish Dukagjini Sh.a), si dhe Insig Sh.a, si marrëveshje e ndaluar me pasoja kufizuese për konkurrencën, mbasi fikson çmimin dhe ndan tregun.
    Gjoba 2 % e xhiros
    Masa penalizuese ishte vendosja e gjobës në masën 2% të xhiros të vitit 2005, ndaj shoqërive Sigma Sh.a, Sigal Sh.a, Atlantik Sh.a, Intersig Sh.a, Interalbania Sh.a, Albsig Sh.a, Insig Sh.a dhe Eurosig Sh.a. Sipas ligjit është Policia tatimore që kryen ekzekutimin e gjobës që sipas llogaritjeve arrin në rreth 800 mijë euro për të gjitha shoqëritë së bashku. Por kompanitë e sigurimeve e kan çuar çështjen në Gjykatë dhe urdhri i fundit i ministrit të Financave që ka prishur marrëveshjen e tyre duke në disfavor të tyre. Por gjithsesi është gjykata që do të vendos për gjobën.

    E Marte, 31 Korrik 2007
     
  5. forwardi

    forwardi Primus registratum

    Re: Lajme ekonomike!

    Bode prish kartelin e sigurimeve

    Shqiptarët do të mund të përfitojnë çmime më të lira për kartonin jeshil kur të udhëtojnë

    Autoriteti i Konkurrencës ka realizuar dje për herë të parë një vendim për prishjen e një karteli. Bëhet fjalë për një marrëveshje që kishit të gjitha kompanitë e sigurimeve për shitjen në një çmim të fiksuar, maksimalin e mundshëm të policës kufitare, siguracioni që marrin makinat me targa të huaja kur vijnë në Shqipëri. Komisioni i Konkurrencës i kishte gjobitur të tetë kompanitë e sigurimeve me gjobë në vlerën e 2 për qind të xhiros për shkak se kishin shkelur konkurrencën nëpërmjet një marrëveshje për të fiksuar çmimin, ndarë të ardhurat sipas pjesës që kishin në treg dhe duke autorizuar një agjent të vetëm për shitjen e policave të sigurimit.

    Prishja e marrëveshjes
    Por vendimi tjetër i Komisionit të Konkurrencës i sugjeronte ministrit të Financave që të detyronte kompanitë e sigurimit ta shisnin vetë policën kufitare në sportelet e tyre ose me agjentë, të vendosnin çmimet të ndryshme dhe secili të merte të ardhurat që i takonin nëpërmjet konkurrencës dhe jo marrëveshjeve për ndarje tregu. Ndaj dhe Autoriteti i Konkurrencës ka përshëndetur dje nxjerrjen e urdhërit nr. 69, datë 17.7.2007, të Ministrit të Financave ”Për prodhimin, emetimin, administrimin dhe shitjen e policave kufitare të sigurimit”, pasi pasqyron rekomandimet e dhëna në Vendimet Nr. 50 dhe 51, datë 21.03.2007, të Komisionit të Konkurrencës për kuadrin ligjor dhe rregullator të tregun të sigurimeve. Nëpërmjet këtij urdhëri realizohet vendimi i Autoritetit të Konkurrencës për ndalimin e praktikave antikonkurruese të zbatuara në tregun e sigurimeve, që shkelnin nenin 4 të ligjit “Për mbrojtjen e konkurrencës”, nëpërmjet ndarjes së tregut, fiksimit të çmimit dhe kufizimit të ofertës në një agjent të vetëm. Autoriteti i Konkurrencës me kënaqësi vëren rritjen e eficensës së vendimmarrjes së Komisionit të Autoritetit të Konkurrencës që synon në vendosjen e standardeve për funksionimin e tregut të sigurimeve. Këto standarde duhet të konsiderohen si kusht i domosdoshëm për funksionimin e bizneseve në tregun përkatës. Janë pikërisht këto standarte që duhet të merren në konsideratë gjatë procesit të licensimit të tyre sipas kritereve ligjore në fuqi.
    Ndryshimet e urdhërit
    Sipas urdhrit të ri të Ministrit të Financave, prodhimi, emetimi, administrimi i policave kufitare të sigurimit të detyrueshëm të bëhet nga Byroja Shqiptare e Sigurimeve dhe të mbikqyret nga Autoriteti i Mbikëqyrjes Financiare. Shoqëritë e sigurimit duhet të shesin policat kufitare të sigurimit në sportelet e tyre, si dhe nëpërmjet kontratave dypalëshe me agjentë të ndryshëm fizikë e juridikë.Ministri Bode ka vendosur shfuqizimin e plotë të Urdhërit Nr. 14, datë 6.5.2005 të Ministrit të Financave “Mbi shitjen dhe administrimin e policës kufitare nga BSHS” dhe urdhërave të tjerë në zbatim të tij, që lidhen me shpërndarjen e të ardhurave nga shitja e policës kufitare dhe shfuqizimin e Urdhërit Nr. 25, datë 26.6.2006 “Për disa ndryshime në Urdhërin e Ministrit të Financave Nr.14, datë 6.5.2005 “Për shitjen dhe administrimin e policave të sigurimit kufitare nga Byroja Shqiptare e Sigurimit.

    E Marte, 31 Korrik 2007
     
  6. forwardi

    forwardi Primus registratum

    Re: Lajme ekonomike!

    Furrtarët i shmangen kartelit të bukës

    Prodhuesit e bukës i ruhen një marrëveshjeje për rritjen “në grup” të çmimit

    Prodhuesit e bukës kanë refuzuar dje të pranojnë se kanë një plan për një rritje “në grup” të çmimit të bukës në 100 lekë për kilogram. Të mbledhur për ti kërkuar disa koncesione qeverisë, prodhuesit e bukës nuk kanë pranuar se do ta rrisin çmimin duke shmangur në këtë mënyrë ndonjë ndëshkim për mungesë konkurrence në treg. Tre vite më parë të gjithë furrtarët e kryeqytetit vendosën të rrisin njëherësh çmimin e bukës nëpërmjet një marrëveshje të “bekuar” nga ish-ministri i Ekonomisë, Anastas Angjeli. Ky ishte një rast i pastër i formimit të kartelit të bukës duke fiksuar çmimin me një marrëveshje joligjore.
    Kërkesat për qeverinë
    Të organizuar në formën e një shoqate, prodhuesit e bukës kanë paraqitur dje një sërë kërkesash për qeverinë për zgjidhjen e vështirësive nga kriza e energjisë. Shoqata e prodhuesve të bukës kërkon që të krijohen rezerva gruri dhe mielli për normalizimin e tregut si dhe të hiqen detyrime doganore. Ndërprerja e energjisë elektrike në orare të papërcaktuara po detyron prodhuesit të rrisin çmimin e bukës. Shoqata e prodhuesve nëpërmjet një komunikate i kërkoi qeverisë lehtësira pasi është pikërisht kriza energjetike në vend që po çon drejt falimentimit dhe mbylljes të shumë prej furrave të bukës. Në rritjen e kostos se bukës ndikon edhe rritja e çmimit të miellit. Sipas shoqatës së prodhuesve të bukës, rritja e çmimit të bukës është një iniciativë individuale e prodhuesve, të cilët për shkak të mungesës së energjisë elektrike janë shpesh të detyruar të derdhin brumin apo tu kthehet buka në dyqan. Shoqata e prodhuesve të bukës kërkon që të krijohen rezerva gruri dhe mielli për normalizimin e tregut, të hiqen detyrime doganore, taksa e transportit dhe taksat e grurit dhe miellit. Të kompensohet 50 për qind e energjisë elektrike dhe të ulet në 50 për qind çmimi i energjisë elektrike për furrat e bukës, janë ndër kërkesat kryesore të kësaj shoqate.

    E Merkure, 01 Gusht 2007
     
  7. forwardi

    forwardi Primus registratum

    Re: Lajme ekonomike!

    Ulje taksash, thjeshtim procedurash për biznesin

    Tatimet thonë se do të detyrojnë bizneset të paguajnë detyrimet duke ulur barrën dhe thjeshtuar procedurat

    Të gjitha iniciativat ligjore të ndërmarra gjatë vitit 2007 nga Qeveria shqiptare, synojnë thjeshtimin, konsolidimin dhe përmirësimin e legjislacionit tatimor", deklaroi dje drejtori i Proçedurave pranë Drejtorisë së Përgjithshme të Tatimeve (DPT), Niko Lera. Duke iu referuar Paketës Fiskale 2007, ai tha se "ndryshimet dhe përmirësimet ligjore janë pjesë e strategjisë dhe programit të Qeverisë Shqiptare". Ndër objektivat më kryesore, Lera renditi uljen e dukshme të tarifave tatimore, sidomos për tatimet direkte, me qëllim reduktimin e barrës fiskale drejt një sistemi të Taksës së Sheshtë; reduktimin e barrierave administrative dhe dizenjimin e një sistemi të thjeshtë të regjistrimit; deklarimit dhe pagesës së tatimeve si dhe përmirësimin dhe konsolidimin e procedurave tatimore, me qëllim reduktimin e mundësive për evazion dhe fshehje të të ardhurave.
    Ulja e tatim-fitimit
    "Tashmë vendi ynë prezantohet me një normë relativisht të ulët të tatimit mbi të ardhurat në nivelin 10 përqind për kompanitë dhe individët", nënvizoi Lera. Ai shtoi edhe faktin se me krijimin e Qendrës së Regjistrimit të Bizneseve, procedurat e regjistrimit të tatimpaguesve do të realizohen brenda një kohe shumë të shkurtër nga çdo tatimpagues. Ndërkohë, për tatimpaguesit do të ofrohet mundësia e deklarimit dhe pagesës elektronike të detyrimeve tatimore, ç'ka do të kursejë kohën, si dhe do të shmangë kontaktet e panevojshme me administratën tatimore. Në aspektin administrativ dhe atë proçedurial, janë miratuar një sërë ndryshimesh dhe amendimesh në ligjet bazë si në: Ligjin e Proçedurave Tatimore, Ligjin e TVSH-se dhe Ligjin e Tatimit mbi të Ardhurat, të cilat kanë si synim të vetëm, mbylljen e shtigjeve për evazion fiskal dhe shmangien e tatimeve. Sipas drejtorit të Procedurave në DPT, Lera, këto ndryshime dhe amendime ligjore janë në funksion të stimulimit dhe mbështetjes së bizneseve të formalizuar, që deklarojnë dhe paguajnë shumën e duhur dhe ligjore të detyrimeve.
    Luftë kundër evazionit
    Me përmirësimet ligjore, synohet vendosja e rregullave të qarta për atë grup tatimpaguesish, të cilët duke shfrytëzuar boshllëqet dhe mangësitë e legjislacionit tatimor, nuk deklarojnë të ardhurat dhe fitimet e tyre, duke reduktuar në këtë mënyrë kontributin fiskal në Buxhetin e Shtetit, tha Lera. Gjithashtu, këto ndryshime mbështesin strategjinë për reduktimin e "cash"-it në ekonomi, formalizimin e saj dhe lëvizjen e vendit tonë nga vendi, që konsiderohet me evazion të lartë tatimor, në një vend që aspiron të hyjë në familjen europiane me parametra normale fiskale dhe buxhetore, të krahasueshëm me vendet e tjera të këtij rajoni. Sipas Lerës, kjo paketë ndryshimesh ligjore, do të shoqërohet në muajt në vijim me draftimin dhe miratimin e ligjeve të plota integrale fiskale, ku me kryesori është ai i proçedurave tatimore. "Ky projekt, përbën një ndër zhvillimet më të rëndësishme në fushën e përmirësimit të legjislacionit tatimor, i cili do të konsolidojë detyrimet, të drejtat dhe përgjegjësitë para ligjit si të tatimpaguesve, ashtu edhe të punonjësve të administratës", u shpreh drejtori i Proçedurave, pranë DPT, Niko Lera.

    E Merkure, 01 Gusht 2007
     
  8. forwardi

    forwardi Primus registratum

    Re: Lajme ekonomike!

    Strategjia, peshkimi pa subvencionim

    Berisha: Qeveria e ka më kollaj të paguajë një rrogë peshkatarëve sesa ti japë subvencione

    Strategjia e re e sektorit të peshkimit do të jetë pa subvencionim. Këtë deklaratë e ka bërë vetë kryeministri Berisha gjatë prezantimit të kësaj strategjie. "Qeveria e ka më kollaj të paguajë një rrogë peshkatarëve sesa ti japë subvencione"-tha dje Berisha. Kështu sektori i peshkimit nuk do ta gëzojë më naftën pa akcizë që ishte marrë si premtim dhe masë subvencionimi nga ana e qeverisë. "Ne nuk heqim dorë nga subvencioni, por nuk e zgjidh subvencioni çështjen e peshkimit. Është vendimtare të modernizohet flota peshkimit. Për vlerësimin e kësaj pasurie të pamasë që kemi, është përcaktuese për të ardhmen të investojmë në mënyrë që peshkatarët shqiptarë të dalin në det në kushte të përafërta me atë të fqinjëve tanë. Në rast se industria përpunimit ka bërë hapa të dukshëm përpara, është e dhimbshme që kjo industri funksionon dhe bazohet mbi importin dhe jo prodhimin vendas. Prodhim, i cili mund të tejkalonte disa herë kapacitetet ekzistuese të përpunimit"-tha kryeministri në fjalën e tij. Por Berisha nuk ka bërë të qartë se çfarë masash do të ndërmerren nga qeveria për të modernizuar të ashtuquajturën flotë detare. E gjithë strategjia e qeverisë është fokusuar në fjalët të mëdha si tratativa me institucionet ndërkombëtare dhe vendet mike por asgjë konkrete. Berisha tha se "një nxitje të madhe do t’i japim akuakulturës. Kemi bërë disa lëvizje në tarifa dhe sërish, po të jetë e nevojshme, jemi të gatshëm të bëjmë të tjera, në mënyrë që të nxisim sa më shumë fermat e peshkut dhe prodhimin e tij, në ujëra të kripura dhe të ëmbla. Është arritje e madhe që sot peshkatarët shqiptarë mund të eksportojnë në të gjithë Europën. Natyrisht, kjo nuk është realizuar ende për midhjet, por do të bëjmë të pamundurën që të arrijmë certifikimin e nevojshëm dhe të hapet edhe tregu për midhjet. Ne duhet të jemi një prodhues i rëndësishëm i tyre". Megjithatë dhe për midhjet ende nuk është bërë asgje konkrete dhe aktualisht prodhuesit e tyre nuk kanë arritur standardet për të eksportuar drejt tregut të BE-së.

    E Merkure, 01 Gusht 2007
     
  9. forwardi

    forwardi Primus registratum

    Re: Lajme ekonomike!

    Kontrabanda mposht doganën

    Përgjysmohet importi legal i naftës dhe cigareve. Rritja e akcizës krijoi shteg për kontrabandën

    Po të shohësh statistikat e fundit të INSTAT vë re të paktën dy lajme, rënia e importit të mallrave të forta që paguajnë akcizë me 40 për qind dhe ulja e deficitit tregtar që mat diferencën importe minus eksporte. Kuptohet qartë që ulja e deficitit nuk ka ardhur nga rritja e eksporteve apo e prodhimit vendas, por nga shifrat jo reale të importeve. Thënë me fjalë të tjera kontrabanda e mallrave të forta që pas rritjes së akcizës në janar të këtij viti duhet parë me shqetësimin e viteve të para të trazicionit. INSAT njoftoi dje në një deklaratë për shtyp se krahasuar me Qershorin e 2006, importi i mallrave me akcizë ka patur rënie prej 38.7 përqind. Peshën më të madhe të këtyre mallrave e zënë nënproduktet e naftës (61.5 përqind). Në këtë mënyrë pas rënies së importit të cigareve, ka një rënie të konsiderueshme edhe në importin e mallrave të tjerë që paguajnë akcizë si karburantet apo kafeja.
    Rriten dhe eksportet
    Në muajin Qershor të vitit 2007 u eksportuan 9 miliardë e 274 milionë lekë mallra ose rreth 100 milionë dollarë, me rritje 33.9 përqind në krahasim me muajin Qershor të 2006. Ndërkohë u importuan 30 miliardë e 765 mln lekë mallra me rritje 10.7 përqind në krahasim me muajin Qershor të 2006 dhe rënie 3.7 përqind në krahasim me muajin Maj 2007. Defiçiti tregtar i këtij muaji është 21 miliardë e 491 milionë lekë, duke shënuar një rënie prej 8.2 përqind krahasuar me muajin paraardhës dhe një rritje prej 3.0 përqind krahasuar me muajin respektiv të vitit 2006.
    Partnerët tregtarë
    Tregtia me vendet e Bashkimit Europian zuri 66.9 përqind. Partnerët kryesorë tregtarë vazhdojnë të jenë Italia dhe Greqia. Me Italinë eksporti është 64.6 përqind dhe importi 30.4 përqind, kurse me Greqinë, eksporti është 10.6 përqind dhe importi 14.5 përqind. Disa nga partnerët tanë tregtarë me të cilët eksporti dhe importi është rritur, janë: për eksportin Greqia, Maqedonia, Turqia, Kina etj, dhe për importin, Italia, Gjermania, Maqedonia, etj. Krahasimi me muajin paraardhës për disa nga grup mallrat tregon që: Eksporti i grupit ”Minerale, lëndë djegëse, energji elektrike” u rrit 106.6 përqind, “Makineri, pajisje dhe pjesë këmbimi” u rrit 36.7 përqind etj. Ndërsa eksporti i grupit “Lëkurë dhe artikujt prej tyre” u ul 51.1 përqind etj. Importi i grupit “Materiale ndërtimi dhe metale” u rrit 9.4 përqind, etj. Ndërsa importi i grupit, “Ushqime, pije, duhan” u ul 19.9 përqind, etj. Në muajin Qershor 2007, importi i mallrave me akcizë arriti vlerën 2,575 mln lekë, duke zënë 8.4 përqind ndaj totalit të importit.

    E Merkure, 01 Gusht 2007
     
  10. forwardi

    forwardi Primus registratum

    Re: Lajme ekonomike!

    Ruli premton më shumë kufizime në gusht, në shtator, akoma më keq

    Ministri i Energjetikës shpjegon masat anti-krizë. Do ulet prodhimi dhe orët me drita

    Kriza energjetike ashtu si dhe zgjidhja e kësaj krize do të jetë afatgjatë. Kjo ka qenë deklarata e ministri Ruli për të shpjeguar situatën e rëndë energjetike që po kalon vendi. “Qeveria shqiptare nuk po qëndron me sytë nga qielli. Ajo është me sytë në tokë duke qenë tërësisht e angazhuar jo vetëm me marrjen e masave për lehtësimin e krizës energjetike por edhe duke punuar me strategji afatgjata për zgjidhjen e problemeve energjetike në vend”. Sipas ministrit Ruli, situata hidrike në Kaskadën e Drinit ka filluar të përkeqësohet duke filluar që nga shtatori i vitit 2006 si rezultat i një thatësire të tejzgjatur që ka vazhduar të thellohet edhe më shumë në korrikun e këtij viti. Por ministri Ruli nuk ka dhënë asnjë shpresë për zgjidhje të shpejtë të kësaj situate të rënduar në të gjithë vendin. Madje ai është shprehur se në muajt në vijim, kriza energjetike mund të thellohet dhe më tej si shkak i rritjes së konsumit dhe pamundësisë për të importuar dhe prodhuar më shumë se sa niveli aktual.
    Kriza thatësirë
    Ministri i Energjetikës ka bërë një pasqyrë të situatës së rëndë hidrike që po kalon vendi. Ai u shpreh se "Nëse do të flisnim me gjuhën e shifrave prurjet mbi lumin Drin gjatë 6-mujorit të parë të vitit 2007 rezultojnë si mesatare mujore 145.3 metër kub në sekondë nga 242.3 metër kub në sekondë, që është mesatarja e 60 viteve dhe 340 metër kub për sekondë që është mesatarja e 6 mujorit të parë të këtij viti". Kështu, sipas tij, kjo ka bërë që KESH për të përballuar furnizimin me energji elektrike dhe për të krijuar rezerva hidrike në kaskadë, ka prodhuar gjatë 6 mujorit të parë të 2007, 1.61 miliardë kWh dhe ka importuar 1.4 miliardë KWh, pra një import në shifra maksimale.
    Gjithashtu, për ditët e para të muajit korrik, vihet re një rënie drastike e prurjeve në Fierzë, rreth 20 metër kub në sekondë, që në 15 ditshin e dytë të këtij muaji është thelluar akoma edhe më shumë, duke shkuar në 10 metër kub për sekondë, rreth tetë herë më pak se sa mesatarja shumë vjeçare dhe 10 herë më pak se viti i kaluar në këtë muaj. "Nëse do të krahasoheshin me vitin 2001 dhe 2002, që kanë qenë edhe vitet më problematike për prodhimin e energjisë për shkak të thatësirës, prurjet në këtë 15 ditësh të dytë të korrikut janë 4 herë më të ulëta"-tha Ruli. Në këto kushte, për të ruajtur nivelin e Kaskadës dhe për të mos u gjendur në një dimër edhe më të vështirë, KESH-i ka marrë masa duke reduktuar konsumin e energjisë elektrike deri në 12 milionë kËh. Sipas ministrit, nëse deri në 1 shtator, punohet me regjimin e importit të 6.5 milionë kilovatorëve dhe prodhim të 5.5 milionëve (duke e ulur prodhimin e energjisë në këtë shifër, rreth 1.5 milionë në ditë prodhohet nga prurjet dhe pjesa tjetër nga rezerva hidrike që tashmë është rreth 530 milionë), parashikohet që të arrihet në kuotën 263 metër. Por kjo nuk do të përkthehet në më shumë drita për konsumatorët shqiptarë, pasi me rritjen e konsumit dhe mbajtjen në nivelin aktual të prodhimit dhe importit, kufizimet do të jenë dhe më të mëdha.
    Rajoni "fajtor"
    Ministri Ruli është shprehur se një nga fatkeqësitë që i ka rënë vendin tonë në këtë krizë energjetike është dhe faktori rajon. "Duke qenë se në muajt e verës importi ka qenë edhe më i vështirë, për shkak të konsumit të madh nga turizmi në vendet fqinje por edhe për shkak të krizës së gjithë rajonit që i ka kthyer këto vende në importuese të mëdha, duke e bërë edhe më të vështirë gjetjen e kapaciteteve të lira importuese, janë marrë një sërë masash të jashtëzakonshme për të kursyer energjinë elektrike". “I kemi marrë këto masa”, ka thënë ministri Ruli, “duke menduar edhe skenarin më të keq, atë të një thatësire të tejzgjatur. Sipas tij zgjidhja e vetme për të mos arritur në një kolaps total, është vetëm që të rritet në maksimum importi i energjisë elektrike.
    Masat afatgjatë
    Ministri Ruli u shpreh se janë marrë një sërë masash, si reduktimi i orarit zyrtar të administratës shtetërore, bashkëpunimi me bizneset për të ulur në këtë periudhë përdorimin e energjisë elektrike kanë për qëllim uljen e konsumit. Ndërkohë nga kufizimet e energjisë elektrike janë përjashtuar zonat turistike, spitalet apo ujësjellësit. “Kriza e energjisë nuk është vetëm e këtij viti, as e vitit të kaluar: ajo është rezultat i një mungese vullneti njëzetë vjeçar për të kryer investime në këtë sektor. Që nga hidrocentrali i Komanit në vitin ’85, në Shqipëri nuk është ndërtuar asnjë burim i ri energjie dhe asnjë linjë interkonjeksioni. Në 20 muaj nuk mund të zëvendësohet dot puna që nuk është bërë në 20 vjet”, ka thënë ministri Ruli duke e vënë theksin tek puna konkrete që është bërë në këto dy vite për ndërtimin e burimeve të reja energjetike.
    "Konkretisht, ka filluar puna për ndërtimin e Kalivaçit me fuqi 92 MË, ndërtimi i të cilit është zvarritur që nga viti ’97 për shkak të kontratës konçesionare mjaft problematike. Gjithashtu ka filluar zbatimi i ndërtimit të TEC-it të Vlorës, projekt i vitit 2002, një javë më parë është nënshkruar kontrata për ndërtimin i linjës 400 kV Tiranë – Podgoricë, rehabilitimi i të gjitha nënstacioneve 220 dhe 400 kV".

    E Merkure, 01 Gusht 2007
     
  11. forwardi

    forwardi Primus registratum

    Re: Lajme ekonomike!

    Shtohen turistët me "kollare"

    Rreth 66 mijë turistë kanë zbarkuar deri më 26 korrik në Shqipëri

    Numri i turistëve që kanë vizituar Shqipërinë gjatë 6 mujorit të parë është rritur. Një peshë të madhe nga kjo rritje e fluksit turistik e kanë sjellë vizitorët që vijnë në Shqipëri për çështje pune dhe të paorganizuar. Kështu, nga 1 janari deri në datën 26 korrik të vitit 2007 në vendin tonë kanë hyrë 66 034 turistë të huaj, ose 25 636 turistë më shumë se e njëjta periudhë e vitit të kaluar, pasi deri në 26 korrik të 2006 kishin hyrë në Shqipëri 40 398 turistë. Këta turistë kanë vizituar vendin tonë në grupe, duke ardhur ndërmjet shoqërive turistike. Gjithashtu, gjatë këtij vitit është rritur edhe fluksi i vizitorëve (turistëve që vijnë në mënyrë individuale të paorganizuar) që vijnë në Shqipëri, ku gjatë kësaj periudhe e kanë vizituar vendin tonë 373 657 persona, ndërkohë që në të njëjtën periudhë të vitit të kaluar kanë hyrë në Shqipëri 268 454 persona. Kështu bilanci i prurjeve për turistët e huaj deri tani rezulton në rritje me 105 203 persona. Ndërkohë që ardhja e personaliteteve të ndryshme nga shumë vendet të botës, duket se ka rritur ndjeshëm "turistët e detyruar". Vetëm ardhja e presidentit Bush në vendin tonë ka sjellë një numër të konsiderueshëm njerëzish që kanë ardhur në vendin tonë për shkak pune por që rezultojnë prurës të ardhurash për këtë sektor.

    E Enjte, 02 Gusht 2007
     
  12. forwardi

    forwardi Primus registratum

    Re: Lajme ekonomike!

    Banka Botërore: Nuk tërhiqemi nga TEC-i i Vlorës

    Banka Botërore përgënjeshtron braktisjen e financimit të TEC-it të Vlorës. Kështu, grupi i Menaxhuesve dhe Paneli i Inspektimit të Bankës Botërore ka dhënë këtë deklaratë në lidhje me disa njoftime të fundit në shtypin shqiptar mbi Projektin e Prodhimit të Energjisë dhe Ristrukturimit të Sektorit Energjetik. Sipas deklaratës nga zyra e shtypit e Bankës Botërore në Tiranë, thuhet se "Ky projekt, i aprovuar nga Bordi i Drejtorëve Ekzekutivë të Bankës Botërore dhe Qeveria Shqiptare, po vazhdon në përputhje me kushtet e aprovuara nga Bordi i Drejtorëve Ekzekutivë të Bankës Botërore. Banka Botërore nuk ka marrë ndonjë njoftim nga Qeveria Shqiptare në lidhje me ndryshimin e vendit apo kohës së ndërtimit". Paneli i Inspektimit është në proces të kryerjes së një investigimi të pavarur në përgjigje të një kërkese të bërë nga një organizatë lokale joqeveritare. Ky panel do të nxjerrë rezultate në lidhje me përputhshmërinë e Bankës Botërore me politikat dhe procedurat e veta. Në fund të procesit, Bordi i Bankës Botërore do të marrë në konsideratë Raportin e Investigimit të Panelit të Inspektimit si dhe Përgjigjen dhe Planin e Veprimit të përgatitur nga Grupi i Menaxhuesve të Bankës Botërore. "Në bazë të diskutimeve dhe vendimeve të Bordit, këto raporte do të bëhen të ditura dhe Grupi i Menaxhuesve, i cili do të punojë me autoritetet shqiptare për të zbatuar Planin e Veprimit dhe duke marrë parasysh gjetjet e Panelit të Inspektimit", përfundon deklarata e Bankës Botërore.

    E Enjte, 02 Gusht 2007
     
  13. forwardi

    forwardi Primus registratum

    Re: Lajme ekonomike!

    TEC-i merr "ok" e Vlorës për ndërtim

    Një investim prej 92 milionë euro për termocentralin që do të plotësojë 15 % të kërkesës për energji

    TEC-i i Vlorës ka marrë "ok" nga Këshilli i Rregullimit të Territorit të Qarkut për të filluar ndërtimin. Dje me 15 vota pro, KRRT ka miratuar lejen për sheshin e ndërtimit të këtij TEC-i dhe së shpejti pritet të hapen themelet për të filluar punën. Kështu, është miratuar leja e ndërtimit të Tec-it të Vlorës duke hapur kështu dritën jeshile për futjen e makinerive të rënda në kantier. Kështu të gjitha dilemat e përhapura gjatë kësaj kohe mbi vendndodhjen e këtij TEC-i kanë rënë poshtë.
    Pas plotësimit dhe dorëzimit të dokumentacionit të domosdoshëm për miratimin e Lejes së Ndërtimit të TEC-it në Urbanistiken e Qarkut Vlorë u krye shqyrtimi i dosjes si dhe miratimi duke lënë të lirë sheshin e ndërtimit, terreni i të cilit që prej bërjes efektive të kontratës në 5 Maj 2007 është përgatitur me studimet inxhinjerike, gjeologjike dhe planimetrisë si dhe pastrimin e kantieriterit nga ndërtimet pa leje që në Mars 2007. Sipas KESH, shpallja e raportit gjeologjik dhe planimetrisë i paraprin nisjes së punimeve për rehabilitimin e rrugës Port-Kantier, për futjen e makinerive të rënda si dhe piketimit të linjës 220 KË të transmetimit Kantier-Babicë. Menjëherë pas firmosjes së kontratës për ndërtimin e Tec-it të Vlorës me një kapacitet prodhimi vjetore prej 800 milion kËh në vit mes KESH dhe “Maire Engineering” në 9 Shkurt 2007, nisi faza e inxhinieringut siç parashikohet në kontratën EPC (Engineering Procurement Construction).
    Kështu, brenda muajit Mars, përpara afatit të parashikuar përfundoi faza inxhinjering si dhe nëpërmjet një bashkëpunimi të favorshëm me të gjitha insitutcionet përgjegjëse u arrit dhënia e lejeve dhe prishja e ndërtimeve pa leje, që përgatiti terrenin për nisjen e studimit gjeologjik dhe atë te planimetrisë.
    Investimi i parë energjetik
    Tec-i i Vlorës shënon dhe kontratën e pare në fushën e gjenerimit të energjisë elektrike që prej më shumë se dy dekadash. Ndërtimi i këtij Tec-i së bashku me linjën 400 kËh të interkonjeksionit, që është gjithashtu në proces kontraktimi do të bëjnë të mundur që, në fillim të vitit 2009 të përfundojë një herë e përgjithmonë varësia fatale e furnizimit me energji elektrike nga kushtet atmosferike. Sigurisht kjo nuk do ti mjaftojë vendit tonë pasi kërkesa për energji aktualisht është disa herë më e madhe sesa ajo që mund të prodhojë TEC-i me kapacitet të plotë. Por
    Banka Botërore do investojë
    Kontrata që kap shifrën 92 milionë euro, për Tec-in e Vlorës është financim i B.B., BERZH dhe BEI dhe do te implementohet nga kompania “Maire Engineering” e përzgjedhur si fituese.
    Pak ditë më parë në media u hodh dyshime se Banka Botërore e ka braktisuar financimin e këtij TEC-i. Por kjo u përgënjeshtrua si nga autoritetet e BB-së, ashtu dhe nga ministri Ruli para dy ditësh në konferencë për shtyp.
    Kapaciteti
    TEC-i i Vlorës do të ketë një kapacitet të instaluar prej 2.4 milionë kËh dhe do të plotësojë 15 % të nevojës për furnizim në qytetet kryesore të jugut të Shqipërisë si dhe do të sigurojë shtesë energjie si rezultat i uljes se humbjeve nga transmetimi i energjisë elektrike nga veriu në jug. Ky TEC vlerësohet si impiantet që kanë eficencën më të lartë bazuar në lëndën që digjet dhe prodhimin ekuivalent në MË ndërsa kostoja e prodhimit të tyre varet nga çmimi i tregut të lëndës djegëse, që zë edhe 80 % të kostos.

    E Enjte, 02 Gusht 2007
     
  14. forwardi

    forwardi Primus registratum

    Re: Lajme ekonomike!

    Depozitat e siguruara “kyçen” në Bankën e Shqipërisë

    Agjencia e Sigurimit të depozitave hap llogarinë në bankën qëndroree. Interesa për depozitat e siguruara

    Që me krijimin e Agjerncisë së Sigurimit të Depozitave, rreth 50 për qind e parave të shqiptarëve në banka janë të siguruara 100 % ndërsa pjesa tjetër në përqindje që vijnë në ulje. Çdo bankë që ka certifikatën e ASD-së, praktikisht të gjitha bankat, depoziton 1 për qind të depozitave në llogari të saj. Deri më tani këto depozita investoheshin në bono thesari por me një vendim të fundit të Këshillit Mbikëqyrës të Bankës së Shqipërisë ato do të depozitohen në bankën qëndrore kundrejt një interesi. Sipas vendimit Banka e Shqipërisë do të pranojë depozita nga Agjencia e Sigurimit të Depozitave, me afate maturimi një javore dhe tre mujore, të shprehura në lekë, euro ose dollar amerikanë. Sipas vendimit normat e interesit për depozitat e përcaktuara në pikat do të të jenë: për depozitën në lekë me afat maturimi 1(një) – javor, norma e interesit të jetë 10(dhjetë) pikë bazë më pak se norma e interesit të marrëveshjeve të riblerjes dhe të anasjellta të riblerjes, me afat maturimi njëjavor dhe për depozitën në lekë me afat maturimi 3(tre) – mujor, norma e interesit të jetë 100 pikë bazë më pak sesa mesatarja e ponderuar e interesit për bonot e thesarit me afat tremujor në ankandin më të fundit, e shprehur deri në dy shifra pas presjes dhjetore. Për depozitat në euro ose në dollarë amerikanë (usd) me afat maturimi 1(një) – javor dhe/ose 3(tre) – mujor, norma e interesit të jetë 10 (dhjetë) pikë bazë më pak se norma e interesit e publikuar nga Banka
    për Rregullime Ndërkombëtare (Bank for International Settlements
    (BIS)) për afatet e maturimit të përcaktuara në pikën 1 të këtij vendimi, në ditën e lidhjes së marrëveshjes.


    Rreth 2.15 miliardë USD, depozita të pasiguruara
    Një raport i Agjencisë së Sigurimit të depozitave thotë se për vitin 2006 banka më e madhe në vend ka pësuar një rënie në mbajtjen e kursimeve të shqiptarëve. Sipas raportit vjetor 2006 të Agjencisë së Sigurimit të Depozitave, që pritet të diskutohet gjatë periudhës trejavore në Kuvend, pjesa e tregut të Raiffeisen te depozitat ka rënë me 20 për qind. “Në tregun bankar, Banka Raiffeisen vazhdon të ketë një rol dominant duke zotëruar 46 për qind të depozitave të siguruara të sistemit, por ky pozicion krahasuar me një vit më parë ka pësuar rënie prej 20 për qind”, shkruhet në faqen 11 të raportit. Ndryshimi i madh në pjesën e tregut që zënë depozitat e siguruara mund të ketë ardhur nga lëvizjet e kursimtarëve të vegjël drejt bankave të tjera, depozitat e të cilëve deri në shumën 700 mijë lekë janë të siguruara 100 për qind. Raiffeisen zë gjithsesi pjesën kryesore të depozitave të siguruara, madje afërsisht gjysmën e totalit të depozitave të sistemit dhe me sa duket ka mbledhur kursimet e korporatave dhe biznesit të madh. Sipas të dhënave të ASD, 46 për qind e depozitave të siguruara të sistemit bankar i përkasin pikërisht bankës Raiffeisen.

    87 % e depozirtuesve të siguruar
    Nga të dhënat e vitit 2006, të cituara nga ASD, rezulton se 87 për qind e numrit të depozituesve në sistemin bankar janë të mbuluar sipas skemës së sigurimit, domethënë i kanë depozitat e tyre deri në 700 mijë lekë, kundrejt 83 për qind ndaj vitit 2005. pra numri i depozituesve të siguruar është rritur me 4 për qind krahasuar me një vit më parë. Në ligjin “Për sigurimin e depozitave” janë përcaktuar nivelet për kompensimin e depozitave në nivel maksimal 700 mijë lekë e me një aplikim co-insurance 15 për qind të pjesës së mbetur mbi 350 mijë lekë. Ky nivel i shumës së mbulimit është afërsisht dy herë më i madh se të ardhurat për frymë në vendin tonë, vëren në raport ASD. Sipas raportit, meqënëse qëllimi kryesor i skemave të sigurimit të depozitave është krijimi i besimit te sistemi banker për depozitorët e vegjël dhe depozitorët me një formim jo të mirë ekonomik, kjo shumë mbulimi e justifikon këtë qëllim.

    Depozitat 5.3 miliardë dollarë
    Edhe gjatë vitit 2006 kursimet e shqiptarëve në banka kanë ardhur në rritje duke kapur shifrën e 525 miliardë e 525 milionë lekë ose rreth 5.3 miliardë dollarë. Sipas raportit vjetor të ASD depozitat e siguruara janë rreth 2 miliardë dollarë. Individët mbajnë rreth 79 për qind të totali të depozitave ose rreth 4.15 miliardë dollarë nga të cilat vetëm 2.15 miliardë janë të pasiguruara. Pjesa tjetër, pra rreth 2 miliardë dollarë janë të sigluara 100 për qind dhe janë të ndara 1.28 miliardë dollarë depozita në monedhën vendase ndërsa pjesa tjetër në monedhë të huaj.

    E Enjte, 02 Gusht 2007
     
  15. forwardi

    forwardi Primus registratum

    Re: Lajme ekonomike!

    Kriza prek ndërtimin, shitjet bien 40 %, çmimet rriten me 17 %

    Sektori më i rëndësishëm i ekonomisë në kolaps. Pëgjatë gjithë 2007-ës nuk është dhënë asnjë leje në Tiranë.

    Ajo çka pritej prej kohësh ka prekur përfundimisht sektorin e ndërtimit. Viti 2007 mund të quhet dhe viti i krizës për sektorin që jep tashmë më pak se 9.5 % të produktit të brendshëm bruto nga 12.5-13 për qind që zinte dy vite më parë. Një raport i fundit i Bankës së Shqipërisë thotë se të dhënat zyrtare sipas vëllimit të shitjeve si edhe ato të siguruara nga vrojtimet periodike të Bankës së Shqipërisë pranë firmave, tregojnë se aktiviteti i ndërtimit në vend ka manifestuar rënie të theksuar gjatë tremujorit të parë të këtij viti. Tremujori i parë i vitit 2007 shënoi një kontribut rreth 31 për qind më të ulët se sa ai i një viti më parë në vëllimin total të shitjeve. Po kështu, në terma të ndryshimeve tremujore, shitjet sezonalisht të rregulluara rezultuan rreth 40 për qind më të ulëta.
    Ulja e lejeve të ndërtimit
    Në tkurrjen e aktivitetit në këtë sektor gjykohet të ketë patur një ndikim të rëndësishëm rënia e lejeve të ndërtimit, ndërkohë që vlerësohet se kërkesa për ndërtime është ende e lartë. Kjo konfirmohet edhe nga vlerat e larta pozitive të serisë së balancës për treguesin e kërkesës, të rezultuara nga deklarimet e firmave ndërtuese përgjatë gjithë vrojtimeve të besimit të biznesit.
    Rriten çmimet
    Niveli i lartë i kërkesës dhe oferta e kufizuar në lejet e ndërtimit, janë pasqyruar në çmimet e larta të banesave. Norma vjetore e rritjes së indeksit të çmimit të banesave rezultoi 17 për qind për tremujorin e parë 2007 apo disa pike përqindjeje më e lartë se sa mesatarja e pesë viteve të fundit. Nga ana tjetër, norma e rritjes vjetore të indeksit të kushtimit në ndërtim rezultoi vetëm 3 për qind, fakt që tregon se çmimet në ndërtim diktohen në pjesën më të madhe nga rritja e raportit kërkesë / ofertë se sa nga rritja e kostove të prodhimit.

    E Enjte, 02 Gusht 2007
     
  16. forwardi

    forwardi Primus registratum

    Re: Lajme ekonomike!

    Dështojnë investimet publike

    Për 6 muaj realizohen vetëm 30 % e shpenzimeve. BSH: mos shtyhen investimet në fund të vitit

    Qeveria ka mbetur prapa ose më saktë ka dështuar me realizmin e investimeve publike. Të paktën për 6 muajt e parë të vitit kur janë realizuar vetëm 30 për qind e investimeve të parashikuara për gjithë vitin. Lajmin e ka bërë të ditur Banka e Shqipërisë në raportin e fundit për zhvillimet e 6-mujorit të parë të vitit 2007. “Për periudhën referuese, janë kryer vetëm 83 për qind e shpenzimeve totale sipas programit buxhetor ose 30 për qind e shpenzimeve të planifikuara për gjithë vitin 2007”, shkruhet në raportin e Bankës. Më tej Banka e Shqipërisë ka vërejtur se qeveria po përsërit skenarin e vitit të kaluar kur pjesa më e madhe e investimeve u kryen në muajt e fundit duke rrezikuar treguesit makro por edhe duke hedhur hije dyshimi mbi përdorimin abuziv të fondeve buxhetore.
    Banka ka deklaruar se “aktiviteti i sektorit fiskal gjatë gjysmës së parë të vitit është karakterizuar nga rritja e të ardhurave dhe shpenzimeve, por edhe nga krijimi i tepricave fiskale si pasojë e prapambetjes në kryerjen e shpenzimeve kapitale”. Treguesit kryesorë fiskalë, sipas raportit, kanë vazhduar të kenë tendenca pozitive, por me ritme vjetore më të ngadalësuara rritjeje, krahasuar me një vit më parë.
    Të ardhurat
    Sipas të dhënave të Ministrisë së Financave, deri në fund të muajit maj, janë mbledhur 95.6 për qind e të ardhurave të parashikuara dhe janë realizuar 83 për qind e shpenzimeve të programuara, për këtë periudhë. Ndërkohë, për të dytin vit rradhazi, financat publike e mbyllën pesëmujorin e parë të vitit me një bilanc pozitiv, duke arritur një suficit prej 6.7 miliardë lekësh. Të ardhurat buxhetore kanë shënuar një rritje vjetore prej 7.5 për qind gjatë 5 muajve të pare të vitit. Ndikimin më të rëndësishëm në këtë rritje e dha mbledhja e të ardhurave tatimore, ku performancën më të mirë e evidentuan tatimi mbi vlerën e shtuar, ai mbi të ardhurat personale dhe zëri i akcizave.
    Shpenzimet
    Shpenzimet buxhetore shënuan një rritje vjetore prej afër 13.3 për qind, gjatë pesë muajve të parë të vitit 2007. Sidoqoftë, për periudhën referuese, janë kryer vetëm 83 për qind e shpenzimeve totale sipas programit buxhetor ose 30 për qind e shpenzimeve të planifikuara për gjithë vitin 2007. Rritja e shpenzimeve kapitale ka qenë më e lartë se sa ajo e shpenzimeve korente, por gjithsesi realizimi i tyre mbetet dukshëm larg niveleve të planifikuara. Nga ana tjetër, bilanci pozitiv I muajve të parë të vitit dhe niveli i ulët i normave të interesit kanë bërë që shpenzimet për interesat e borxhit të ulen me 0.4 për qind.
    Rekomandimi i Bankës
    Balanca fiskale në pesë muajt e parë të vitit ka rezultuar me suficit, megjithëse në nivele më të ulëta se një vit më parë. Profili i financimit të tij sipas burimeve paraqitet i ngjashëm me atë të vitit të kaluar. Kështu, në pjesën më të madhe të vitit të kaluar u mbart një suficit i grumbulluar dhe në muajt e fundit të vitit, rritja shumë e shpejtë e shpenzimeve përshpejtoi në mënyrë të konsiderueshme rritjen e deficitit i cili u mbulua kryesisht me financim të brendshëm. Sjellja e deritanishme e balancës fiskale, pothuaj e njëjtë me atë të verifikuar një vit më parë, shton premisat për ripërsëritjen e situatave të përqendrimit të shpenzimeve publike dhe të deficitit buxhetor, në muajt e fundit të vitit. Banka e Shqipërisë gjykon që shmangia e një skenari të tillë, do të ndihmonte në krijimin e një klime më të përshtatshme në tregun financiar dhe në përdorimin më efikas të burimeve të tij.

    E Premte, 03 Gusht 2007
     
  17. forwardi

    forwardi Primus registratum

    Re: Lajme ekonomike!

    Rritja e pensioneve, nga korriku shtyhet për në shtator

    Fillojnë llogaritjet e pensioneve të reja. Pensionistët do i marrin shtesat edhe për korrikun e gushtin

    Pensionistët nuk do ti marrin shtesat e pensioneve të premtuara nga qeveria këtë që këtë muaj. Qeveria edhe pse ka miratuar rritjen e pensioneve nga 8-10 përqind në buxhetin shtesë nuk i ka bërë akoma llogaritë për marrjen e shtesave nga pensionistët. Dje Ministria e Financave informoi se ka nisur puna për llogaritjen e shtesave për pensionet e tyre mujore . Sipas Financave efekti financiar do të fillojë që nga data 1 korrik 2007. "Ministria e Financave siguron se brenda një periudhe të shkurtër dhe në mënyrë periodike do të nisë shpërndarja e shtesave fillimisht me fshatin pastaj me qytetin"-thuhet në sqarimin e Ministrisë. Ndërsa lidhur me zbatimin e këtij udhëzimi, Instituti i Sigurimeve Shoqërore, ka nisur punën në terren për përllogaritjen e të gjitha kartelave të pensionistëve.
    Rritja e pensioneve
    Sipas vendimit të qeverisë do të rriten 10 për qind pensioneve të fshatit ndërsa pensionet minimale të qytetit me rritjen e dytë prej 5 për qind do të shënojnë një rritje prej 20 për qind duke marrë parasysh dhe një rritje të tyre që iu bë në muajin janar të këtij viti. Nga kjo rritje përfitojnë rreth 400 mijë pensionistë shqiptarë nga 517 mijë që janë në skemën e pensioneve.

    E Premte, 03 Gusht 2007
     
  18. forwardi

    forwardi Primus registratum

    Re: Lajme ekonomike!

    Bizneset nuk do iu rrisin pagat të punësuarve

    Një anketë zbulon se vitin e kaluar shumica e bizneseve nuk i rritën pagat. Rreth 50 % e tyre nuk do i rrisin as këtë vit

    Rritja e lehtë e pagave për buxhetorët nuk ka ndikuar te bizneset për të rritur pagat e të punësuarve të tyre gjatë vitit të kaluar. Një sjellje e tillë e sektorit privat me pagat pritet të ndodhë edhe gjatë këtij viti. Pas rritjes së pagave për të punësuarit në shtet që hyn në fuqi nga muaji gusht dhe pensioneve që hyri në fuqi në muajin korrik, biznesi nuk do të sillet njëlloj me të punësuarit e tij. Të paktën këtë konfirmon një anketë e Bankës së Shqipërisë me 6709 firmave të mëdha dhe pranë 120 010 konsumatorëve.
    Rritje pagash, një herë në dy vjet
    Rreth 45 për qind e firmave që bashkëpunuan në këtë vrojtim, u shprehën se i rishikojnë pagat me një periodicitet mesatar prej 2 vitesh, ndërkohë që pjesa tjetër nuk ndjek ndonjë rregull kohor në rishikimin e tyre. Kjo konfirmohet edhe nga përgjigjet e konsumatorëve të punësuar në sektorin privat, pjesa më e madhe e të cilëve shprehen se nuk ka ndonjë rregullsi në rishikimin e pagave. Rreth 48 për qind e konsumatorëve të punësuar, shprehen se nuk kanë asnjë forcë negociuese dhe për më tepër, nuk marrin pjesë në një proces të tillë. Profili i rishikimit kohor të pagave, ndryshon nga njëri sektor në tjetrin. Pagat në sektorin e ndërtimit janë më të luhatshme, se pagat në industri dhe në shërbime. Firmat e sektorit të ndërtimit i rishohin pagat më shpesh - rreth 60 për qind e bizneseve të këtij sektori shprehen për një rishikim të përvitshëm të pagave. Koha mesatare e rishikimit të pagave në këtë sektor është nën mesataren e ekonomisë, 1.7 vite.
    Për 2006 nuk pati rritje pagash
    Gjatë vitit 2006, 40 për qind e bizneseve dhe 31 për qind e konsumatorëve deklarojnë se nuk janë aplikuar rritje pagash. Sipas përgjigjeve të bizneseve dhe të konsumatorëvë që deklarojnë rritje pagash, rezulton se rritja mesatare e pagave shkon drejt vlerës 8.5 për qind, sipas të dy burimeve. Përsa u takon bizneseve, është ai i sektorit të ndërtimit që ka aplikuar rritjen mesatare më të lartë të pagës, rreth 9 për qind. Firmat rivlerësojnë pagat
    nisur nga disa faktorë, ku më të rëndësishmit janë rezultati financiar i firmës, përdorimi i rritjes së pagës si instrument nxitës për të shtuar motivimin dhe përkushtimin në punë, konkurrenca në tregun e pagave brenda sektorit si edhe vjetërsia në punë. Ndërkohë që rritja e pagave rezulton të jetë më pak e ndjeshme ndaj faktorëve të tillë si: inflacioni i kaluar dhe ai i pritur në ekonomi, dhe rritja e pagave në sektorin publik. Edhe nga të dhënat e deritanishme, rezulton se rritja e pagave në sektorin shtetëror është më e lartë se sa ajo e deklaruar nga bizneset në këtë vrojtim. Rezultatet e mësipërme tregojnë se firmat, në përcaktimin e pagës nisen më shumë nga përmbushja e disa kushteve mikro (deri brenda sektorit) se sa nga informacioni në nivel makro (inflacioni i kaluar dhe ai i pritur).
    Gjysma bizneseve nuk rrit pagat për 2007
    Deri në fund të vitit 2007, rreth 85 për qind e firmave të intervistuara, pritet të rishikojnë/rrisin pagat, mesatarisht me 8.7 për qind. Rritjen më të lartë pritet ta aplikojnë firmat prodhuese dhe ndërtuese, me rreth 9 për qind. Reagimi i sektorit privat të ekonomisë ndaj rritjeve të mundshme të pagave në sektorin shtetëror, pritet të jetë i ekuilibruar. Rreth ½ e bizneseve të përgjigjura nuk do të ndikohen aspak (nuk do të vepronin) dhe pjesa tjetër do të reagonte duke i rritur në mënyrë modeste pagat, në përgjigje të rritjes së tyre në sektorin publik. Gjithashtu, edhe konsumatorët e intervistuar presin rritje pagash deri në fund të vitit 2007. Ata pretendojnë që kjo rritje duhet të jetë mesatarisht rreth vlerës 18 për qind apo 10 pikë përqindje më e lartë sesa ajo që deklarohet nga bizneset. Ky është një fenomen i njohur në procesin e rishikimit të pagave
    ndërmejt palëve, ku punëdhënësit (bizneset) vendosin kufij më të ulët se sa të punësuarit dhe sindikatat e tyre, për të arritur në një pikë të mesme në përfundim të procesit të negocimit. Në përcaktimin e nivelit të pritur të rishikimit të pagave, konsumatorët, vlerësojnë si faktorë të rëndësishëm, jo vetëm faktorë në nivel mikro, si edukimin dhe performancën profesionale, por edhe faktorë makro, si ecurinë e çmimeve në të ardhmen, të kursit të këmbimit, veçanërisht të atij lekë /euro.

    E Premte, 03 Gusht 2007
     
  19. forwardi

    forwardi Primus registratum

    Re: Lajme ekonomike!

    Ndërtimi në krizë, Bashkia shtyn Planin Rregullues

    Olldashi i kërkon ndërtuesve ti bëjnë presion Ramës për shlyerjen e planit rregullues në vitin 2008

    Plani Rregullues i Bashkisë së Tiranës është shtyrë për në mars të vitit 2008. Ndërkohë dje, Ministri i Punëve Publike Olldashi ka nënshkruar një marrëveshje me përfaqësuesin e Shoqatës së Ndërtuesve Luigj Aleksi. Olldashi ka gjetur rastin për ti bërë presion kreut Bashkisë, nëpërmjet ndërtuesve për të miratuar Planin Rregullues për Tiranën. Konflikti midis qeverisë dhe Bashkisë për mbledhjen e Këshillit të Rregullimit të Territorit të Tiranës, e ka transmetuar koston politike në kosto financiare për biznesin ndërtues. Në takimin e djeshëm, ministri Olldashi është shprehur se Bashkia e Tiranës duhet që në mbledhjen më të afërt të Këshillit Bashkiak të fusë në rendin e ditës çështjen e KRT-së. Olldashi, tha se "kjo do t'i hapte rrugë zhbllokimit të situatës", e cila sipas tij, "është krijuar nga mungesa e gjatë e këtij institucioni prej 11 muajsh dhe që po dëmton rëndë industrinë e ndërtimit". Gjithashtu Olldashi kërkoi edhe një rritje të prezencës dhe kontributit të shoqatës në të gjitha nivelet e Këshillave të Rregullimit të Territorit dhe Sekretaritë Teknike përkatëse. "Kjo është edhe më e rëndësishme në rastin e Tiranës, pasi Bashkia ka kërkuar shtyrje të mëtejshme, deri në mars 2008 të afatit për realizimin e planit rregullues, që duhet të kishte përfunduar më 1 Gusht 2007", u shpreh ministri i MPPTT-së, Olldashi. Kështu industria e ndërtimit tashmë po përjeton një krizë nga një sanduiç i qeverisë nga njëra anë duke mos realizuar investime publike në infrastrukturë ku mund të marrin pjesë kompanitë vendase dhe nga ana tjetër nga bllokimi i lejeve të ndërtimit për banesa.
    Kompanitë me CV të mirë në tendera
    Kompanitë me shumë punonjës dhe me reputacion të mirë do të favorizohen në tenderat publikë. Kështu sipas kësaj marrëveshje kompanitë që do të favorizohen në tenderat publike për ndërtimin e rrugëve apo objekteve të tjera të varura nga kjo ministri do të jenë ato që kanë xhiro më të lartë vjetore të deklaruar. Kompanitë e ndërtimit tani kanë rënë në një krizë të dyfishtë, e para ka të bëjë me rënien e sektorit të ndërtimit të banesave e cila ka qenë një nga aktivitetet më fitimprurëse për vite me radhë e dhe dyta ka të bëjë me investimet publike në ndërtim që kanë qenë në ritme mjaft të ulëta gjatë kësaj periudhe. Vetëm për vitin 2006, janë 400 milionë USD të investime publike të cilat nuk janë realizuar, e nëse do të përdoreshin këto para biznesi i ndërtimit nuk do të hynte në këtë krizë. Nga ana tjetër investimet private të kompanive të ndërtimit kanë rënë për shkak të mungesës së lejeve të ndërtimit, ky lejet që janë dhënë nga bashkia e Tiranës për vitin 2006 janë të krahasueshme me shifrat e vitit 2001.
    Bien shitjet
    Çdo tremujor sektori i ndërtimit ka shfaqur dobësi në lidhje me shitjet e realizuara. Kështu, sipas raportit të fundit të Bankës së Shqipërisë, rezulton se sektori i ndërtimit ka ulur ndjeshëm kontributin e tij në Produktin e Brendshëm Bruto. Kështu, nga 13% të GDP-së që jepte ndërtimi, në vitin 2007 kjo shifër ka rënë në 9.5%
    Kështu, sipas këtij raporti, në tremujorin e parë të vitit 2007 shënoi një kontribut rreth 31 për qind më të ulët se sa ai i një viti më parë në vëllimin total të shitjeve. Para pak kohësh Banka e Shqipërisë ndërmori një vrojtim për këtë sektor. Ky studim nxori në pah se faktori kryesor që ka shkaktuar rritjen e çmimeve nga ana e ofertës, është zvogëlimi i numrit të lejeve të ndërtimit. Ndërkohë, reduktimi i sipërfaqeve të ndërrueshme dhe çmimi i truallit, janë cilësuar të një rëndësie mbi nivelin mesatar që ka ndikuar nga ana ofertës, rritjen e çmimeve.

    E Premte, 03 Gusht 2007
     
  20. forwardi

    forwardi Primus registratum

    Re: Lajme ekonomike!

    Shqipëria mbetet pas rajonit për rritjen ekonomike

    Rajoni po njeh një zhvillim të madh nga investimet e huaja. Mali i Zi dhe Serbia lënë pas Shqipërinë


    Zhvillimi ekonomik i Shqipërisë duket se ka marrë një goditje të fortë gjatë dy viteve të fundit kur rritja ekonomike ka zbritur në 5 për qind. Vendi jonë e ka humbur “statusin” e vendit me rritjen ekonomike më të madhe në rajon duke u kaluar nga Serbia por edhe Kroacia e Mali i Zi. Të dhënat e fundit të Bankës së Shqipërisë tregojnë se ekonomia e Shqipërisë u rrit me 6 për qind në vitin 2004, për të rënë ritmi i rritjes në 5.5 për qind për vitin 2005 dhe duke mbetur në vetëm 5 për qind për vitin që lamë pas. Forcat politke që erdhën në pushtet në korrik 2005, patën premtuar se me anë të politikave lehtësuese për biznesin në përputhje me filozofit e djathta të qeverisjes do të thyenin rekordet e rritjes ekonomike të regjistruar nga qeveritë e majta. Por një disa kriza energjetike të njëpasnjëshme dhe faktorë të tjerë kanë ndikuar në kahun e kundërt për ekonominë e vendit të dytë më të varfër në Evropës(pas Moldavisë). Produkti i brendshëm bruto është rritur me vetëm 5 për qind vitin e kaluar ndërsa parashikimet për vitin në vijim janë dhe më pesimiste pasi këtë vit kriza e energjisë është më e thellë se një vit më parë dhe i ka shtrirë efektet që me fillimin e verës. Rreth 200 milionë euro do të shkojnë vetëm për importin e energjisë elektrike një shifër kjo rreth 7 herë më e lartë se e një viti më parë kur shënonin 32 milionë euro.
    Rajoni
    Banka e Shqipërisë ka vlerësuar se zhvillimi ekonomik i vendeve të rajonit ishte i kënaqshëm në vitin 2006. Mesatarja e rritjes ekonomike të rajonit është 5.1 për qind, pra më e lartë se e Shqipërisë ndërsa tre vjet më parë Shqipëria kishte rritjen më të madhe në rajon me 6 për qind. Rritjen më të madhe ekonomike e ka regjistruar Serbia me 5.4 për qind por rritje kanë njohur edhe ekonominë e konsoliduara të vendeve antare të eurozonës si Greqisë dhe Italisë. Banka qendore vëren se investimet e huaja direkte luajtën një rol të rëndësishëm në këtë rritje, gjë që u pasqyrua në progresin e procesit të privatizimit dhe në klimën e përmirësuar të biznesit. Megjithatë, rritja ekonomike pritet të ngadalësohet lehtësisht gjatë vitit 2007, duke arritur në 5 për qind. Kërkesa e brendshme, kryesisht konsumi privat dhe investimet, mbeten burimet kryesore të zhvillimit në rajon, ndërkohë që edhe kërkesa e jashtme pritet të luajë një rol në rritje në zhvillimin ekonomik gjatë vitit vitin 2007. Për vitin 2008 pritshmëritë janë për një përmirësim në ritmin mesatar të rritjes ekonomike në terma vjetorë, me 0.2 pikë përqindjeje. Fillimi i vitit 2007 i përballi disa nga vendet e Ballkanit Perëndimor3 me probleme gjeopolitike, duke ndikuar ecurinë e ekonomisë së tyre. Mbi të gjitha, përcaktimi i statusit përfundimtar të Kosovës mbetet problemi më i spikatur në rajon. Në Ish-Republikën Jugosllave të Maqedonisë, partia më e madhe etnike shqiptare, bojkotoi Parlamentin. Ndërsa zgjatja e procesit të formimit të qeverive të reja në Bosnje-Hercegovinë dhe në Serbi, si dhe zgjedhjet e ardhshme në Kroaci, mund të ndikojnë performancën ekonomike të këtyre vendeve.

    E Shtune, 04 Gusht 2007
     

Shpërndajeni këtë faqe