Lajme ekonomike!

Diskutime tek 'Ekonomia & Biznesi Shqiptar' filluar nga Daniel H, 8 Jan 2007.

  1. forwardi

    forwardi Primus registratum

    Re: Lajme ekonomike!

    Faturat e taksive me taksimetër

    Taksitë, pasagjerë me një drejtim. Kufizohet numri i licencave sipas bashkive. Ja kriteret për licensat

    Ndryshimet kryesore në ligjin "Për Transportet Rrugore", që u miratuan dje në Kuvend, detyrojnë Këshillin Bashkiak të përcaktojë mënyrën e organizimit dhe funksionimit të këtij shërbimi, brenda juridiksionit të tij. Gjithashtu kriteret për caktimin e numrit maksimal të taksive, në shkallë vendi, vendosen me udhëzim të ministrit.
    Fatura sipas kilometrave
    Licenca për shërbimin taksi jepet nga Kryetari i Bashkisë përkatëse, duke respektuar kriterin e numrit. Kjo liçensë për shërbim taksi jepet me afat 5 vjet dhe me të drejtë rinovimi automatikisht kur subjekti ka përmbushur detyrimet e përcaktuar në këtë ligj. Këshilli Bashkiak përcakton nivelet e diferencuara të çmimeve dhe tarifave, brenda juridiksionit të vet, në përputhje me udhëzimin e përbashkët të Ministrisë së Punëve Publike, Transportit dhe Telekomunikacionit dhe Ministrisë së Financave. Sipas ligjit të ri, taksimetrat duhet të jenë në përputhje me rekomandimet e organizatës Ndërkombëtare të Meterologjisë Ligjore (OIML) dhe me kushtet e vendosura në standardet e BE-së. Drejtoria e Përgjithshme e Metrologjisë dhe Kalibrimit, si autoriteti përgjegjës, kryen verifikimin fillestar të taksimetrit sipas tipeve të mjeteve. Taksimetri duhet të jetë i kalibruar dhe i vulosur nga autoriteti përkatës, si dhe duhet të jetë në gjendje të rregullt pune dhe i vendosur në vend të dukshëm.
    Taksitë të kthehen bosh
    Në rastin kur autovetura taksi kryen shërbime jashtë territorit të rrethit, ku është e rregjistruar, ajo lejohet të marrë në kthim: a) udhëtarë vetëm në rrethin e rregjistrimit të saj, b) të njëjtët udhëtarë, të cilët e kanë prenotuar dhe/ose rezervuar më parë në vajtje dhe që kanë hipur në rrethin e rregjistrimit të saj. Këto ndryshime u propozuan nga Ministria e Punëve Publike, Transportit dhe telekomunikacionit, nisur nga deformimet që ka pësuar tregu i transportit të udhëtarëve, kryesisht ai i autobuzave në linja të rregullta ndërqytetëse.

    E Shtune, 23 Qershor 2007
     
  2. forwardi

    forwardi Primus registratum

    Re: Lajme ekonomike!

    Serbët fitojnë tenderin e energjisë

    Serbët me çmimet më të larta dhe sasinë më të madhe. KESH nuk siguron dot energji për 6-mujorin e dytë

    Një vjeshtë pa drita, çmime të kripura të importit të energjisë dhe dominim i firmave serbe mund të përshkruajnë me pak fjalë tenderin e djeshëm 110 milionë euro të KESH-it.
    Korporata Elektroenergjetike Shqiptare nuk ka arritur të sigurojë sasinë e nevojshme për gjashtëmujorin e dytë të këtij viti. Dje, KESH hapi zarfet e ofertuesve të energjisë nga tenderi ndërkombëtar dhe jo vetëm që nuk pati një kompani të vetme fituese por dhe të gjitha së bashku nuk arrijnë të plotësojnë kërkesën e Korporatës për energji për 6 mujorin në vijim. Edhe nëse KESH do të siguronte të gjithë sasinë e tenderuar për energjinë elektrike, me këtë thatësire dhe nivel të liqenit të të Fierzës, nuk do të arrinte të furnizonte popullatën 24 orë me energji elektrike. Por të gjashtë kompanitë e marra së bashku, nuk kanë arritur t’i ofrojnë KESH, energjinë e kërkuar për 6 mujorin në vijim. Kështu, pritet që nga vjeshta e këtij viti kufizimet e energjisë të rriten. Korporatë ka planifikuar të blejë 108.5 milionë euro energji për 6 muajt e fundit të vitit, ndërkohë që vetëm dy lotet e para nëse do të merren të gjithë kompanitë së bashku do të kushtojnë 82 milionë euro. Kurse loti i tretë dhe i katërt, i ofruar nga të gjitha së bashku kap vlerën e 18 milionë euro. Kështu në total nëse KESH do të blejtë të gjithë energjinë e ofruar do t’i kushtojë rreth 100 milionë euro. Por duhet marrë parasysh që energjia e ofruar nga kompanitë është 25% më pak sesa ajo e kërkuar nga KESH.
    Gara mes 6 firmave
    Kompanitë pjesëmarrëse në tender ishin gjashtë dhe të gjitha të marra së bashku kanë ofruar për periudhën korrik-shtator, 457 000 MWh energji, ndërkohë që KESH kishte planifikuar të blejë 600 576 MWh. Diferenca në sasinë që KESH ka nevojë dhe asaj që kompanitë së bashku ofrojnë është 143 520 MWh, ose 31.4 %. Ndërkohë që për periudhën e dimrit, tetor-dhjetor, KESH kishte planifikuar të blejë 710 978 MWh energji. Ndërkohë që kompanitë kanë ofruar vetëm 596 170 MWh, ose 19.3% më pak se sa nevoja e KESH. Në total për të gjithë gjashtëmujorin energjia e tenderuar është 24.5% më e ulët sesa ajo që KESH kërkon të blejë. Kështu dita-ditës energjia për Shqipërinë por dhe për Ballkanin po bëhet një mall i cili jo vetëm po kushton shtrenjtë por dhe që mungon. Kompanitë pjesëmarrëse në tender ishin GSA (Shqipëri), Istrabenz Gorenje, (Slloveni), ATEL (Zvicër), EFT (Zvicër), Rudnap (Serbi), dhe EGL (Zvicër).
    Dominimi firmave serbe
    Në këtë tender nga 6 kompanitë pjesëmarrëse, dy prej tyre ishin serbe. Por, kompanitë serbe kanë ofruar mbi 60% të sasisë së mundshme. Nga rreth 1 milionë MWh që është totali i sasisë së ofruar nga 6 kompanitë, 648 mijë MWh e ofrojnë dy kompanitë serbe EFT dhe Rudnap. Kështu, pas hegjemonisë të deri tanishme të kompanisë serbe EFT, është shtuar dhe një tjetër ajo e Rudnap ku për këtë gjashtëmujor do të ofrojnë mbi 60 % të energjisë.
    Çmimet e kripura
    Korporata Elektroenergjetike Shqiptare kishte planifikuar një çmim mesatar prej 70.4 euro për MWh për periudhën korrik-shtator dhe për pjesën tjetër tetor-dhjetor 76 euro për MWh. Shumica e kompanive për këtë periudhë kanë ofruar çmime më të larta për MWh, por ajo që bie në sy është që ofertuesit më të mëdhenj që janë dy kompanitë serbe kanë çmimet më të kripura. Për lotin e parë dhe të dytë, EFT ofron një çmim mesatar prej 81.2 euro për MWh ndërsa Rundap 80 euro për MWh. Kështu, KESH për 60% të energjisë së ofruar do të detyrohet ta blejë me një çmim rreth 10 euro për MWh më të shtrenjtë sesa kishte planifikuar. Ndërkohë kompanitë e tjerë edhe pse ofrojnë çmime disi më të leverdishme, kanë pak energji në dispozicion.

    E Shtune, 23 Qershor 2007
     
  3. forwardi

    forwardi Primus registratum

    Re: Lajme ekonomike!

    Bankat monopol rrisin interesat e bonove

    Një ekspert i Bursës së Milanos: bankat abuzojnë me interesat e borxhit. Duhet të marrin pjesë individët

    Fjorent Rrushi, një shqiptar që punon në Bursën e Milanos i ka shigjetuar Bankën e Shqipërisë se nuk ka ndërhyrë për të rritur konkurrencën mes bankave në mënyrë që interesat e bonove të thesarit, që ndryshe janë kosto e borxhit që merr qeveria të jenë artificialisht të larta. Në një komunikim në internet ai ka shprehur një sërë shqetësimesh për mënyrën e funksionimit të sistemit bankar në Shqipëri. Komisionet e larta që kanë bankat për individët, interesat e larta me bonot e thesarit, mungesa e konkurrencës në sistemin bankar, “gabimet” sipas tij të Bankës së Shqipërisë me rritjen e normës bazë të interesit, janë në qendër të një dialogu të gjatë me ekspertët e Bankës tonë qendrore.

    E kuptoj që Banka e Shqipërisë nuk mund të përballonte fluksin e madh të njerëzve në sportelet e saj për tregtimin në tregun sekondar të bonove të thesarit, por si është e mundur që ky treg ju la në dorë bankave të nivelit të dytë që dëshirojnë të mbajnë monopolin e tyre në këtë fushë duke aplikuar edhe yield që shpeshherë janë edhe 2% më të ulta se ai mesatar? Pse nuk ndërhyn me direktiva Banka apo Autoriteti i Konkurrencës kundër këtyre komisioneve që rëndojnë mbi individët shqiptarë? Çfarë aksionesh ka ndërmend të ndërmarrë Banka e Shqipërisë që ky treg të jetë konkurrues dhe që kostoja e borxhit që qeveria (pra ne dhe fëmijët tanë të nesërmen) është e detyruar të paguajë të mos jetë artificialisht kaq i lartë. Jam i bindur se shumë individë do të donin të investonin në bono në krahasim me interesin e depozitave (tjetër paradoks shqiptar me yield më të ulët e me risk më të lartë), por mungesa e një konkurrence reale e pengon këtë?
    Z. Fjorent do të vlerësonim përvojën që ju keni fituar gjatë punës në bursën e Milanos sidomos në aspektin e ndikimit të autoritetit respektiv (mbikqyrës/kontrollues) në vendosjen e limeteve për komisionet që institucionet financiare duhet të ngarkojnë për shërbimet e tyre.
    Në kushtet e një ekonomie tregu ne mendojmë se është konkurrenca ajo që duhet të vendosë për cmimet e shërbimeve të ndryshme dhe jo veprimet e ndryshme administrative që mund të ndërmerren nga autoriteti respektiv.
    Përsa i perket mundësisë së pjesëmarrjes së inidvideve në tregun primar të bonove të thesarit kjo mundësi ekziston e jo vetëm nëpërmjet sistemit bankar (niveli i komisionit është i ndryshëm e mjafton për ta ndjekur tregun më nga afër për ta kuptuar që niveli që ju përmendni është në maksimumin e bandës) por edhe nëpërmjet BSH (komisioni është vetëm 1000 lekë). Ndryshimi i vetëm, në rastin e BSH, është se fondet nuk duhet të depozitohen në formën e cashit por vetëm në formën e llogarisë.

    Muajt e fundit Ministria e Financave ka nxjerrë në shitje obligacione me maturim 2 - 3 dhe 5 vjecar. Pse nuk janë vënë në dispozicion edhe të individëve?
    Përsa i përket pjsemarrjes së inidividëve në tregun e obligacioneve sipas informacionit që ne kemi Ministria e Financave po punon në këtë drejtim. Për më shumë informacion mund të kontaktoni Ministrinë e Financave.

    Pas lajmeve të fundit për rënien e indeksit të shitjeve a mendon Banka e Shqipërisë se rritja e normës së interesit ishte paksa e nxituar duke parë që edhe inflacioni nuk i ka kapërcyer nivelet e emergjencës dhe çfarë aksionesh ka ndërmarrë Banka që të bashkërendojë punën me Ministrinë e Financave?
    Së pari, rënia e Indeksit të shitjeve është një fenomen sezonal. Në term vjetore shitjet kanë pësuar rritje prej rreth 14 për qind. Ritmi vjetor i një tregues përjashton efektin sezonal të tij dhe shërben si një tregues më i mirë i tendencës afatmesme të atij treguesi.
    Së dyti, një tregues i vetëm nuk përbën një argument të mjaftueshëm për të gjykuar rreth kursit të politikës monetare. Politika monetare hartohet duke marre parasysh një set informacionit të gjerë makroekonomik dhe duke vlerësuar ndikimin e tyre në ecurinë e pritshme të inflacionit dhe në perspektivën afatgjatë të tij.

    E Shtune, 23 Qershor 2007
     
  4. forwardi

    forwardi Primus registratum

    Re: Lajme ekonomike!

    Pallatet zhvendoset në Durrës

    Bllokimi i lejeve të ndërtimit në Tiranë i zhvendos firmat drejt Durrësit

    Prej kohësh industria e ndërtimit po vuan kufizimin në ekstrem të lejeve të banimit në Tiranë dhe për 6 muajt e parë të këtij viti nuk është dhënë asnjë leje ndërtimi. Por firmat e ndërtimit kanë gjetur rrugë të reja për biznesin e tyre dhe pasi i kanë kthyer në pallate shumicën e kodrave rreth e qark Tiranës, si në Dajt, Farkë e Sauk, kanë vërshyer drejt bregdetit. Mania e shumë qytetarëve të kryeqytetit për të patur një shtëpi në Durrës, kërkesa e madhe në tregun e banesave nga ana e të ardhurve nga rrethet dhe nga Kosova e Maqedonia, ka rritur kërkesën për banesa. Ndaj dhe firmat e ndërtimit kanë investuar gjatë vitit të kaluar në rrethin e Durrësit më shumë se 95 pallate me një investim të parashikuar prej afro 5.2 miliard lekë. Burime nga zyra e statistikave të rrethit thanë se në katër bashkitë dhe gjashtë komunat e rrethit të Durrësit janë dhënë 95 leje ndërtimi për banesa, me një sipërfaqe të përgjithshme banimi prej afro 200 mijë metra katrorë. Krahasuar me vitin 2005 numri i lejeve të ndërtimit për objekte banimi është më i madh, ndërsa ndjehet një rënie e investimeve të parashikuara me afro 2.7 miliard lekë, thanë burimet. Burimet shtuan se duke iu referuar lejeve të ndërtimit gjatë vitit 2006 ka nisur edhe realizimi i 69 objekteve të tjera, kryesisht hotele, magazina, punishte, etj. me një sipërfaqe të përgjithshme prej 59 mijë metra katrorë dhe me një investim të parashikuar prej më shumë se 1.5 miliard lekë gjithsej. "Gjatë së njëjtës periudhë ka nisur ndërtimi i tetë rrugëve rajonale si dhe janë kryer punime të tjera inxhinierike me një fond prej afro 940 milion lekë nga buxheti i shtetit apo bashkive dhe komunave", përfunduan burimet.

    E Marte, 26 Qershor 2007
     
  5. forwardi

    forwardi Primus registratum

    Re: Lajme ekonomike!

    Doganat, një sportel për eksportet e këpucëve

    Qeveria “zbut” dhimbjen e pagave të referencës me lehtësi në zhdoganim

    Biznesi i përpunimit të lëkurëve dhe veshjeve, që ndryshe njihet si “fason” për shkak të rieksportit, ka fituar dje një sportel të veçantë për veprimet në doganë. Rreth 100 mijë të punësuarit në këtë sektor që paguhen me rreth 150 dollarë në muaj kanë marrë dje një lajm të mirë nga punëdhënësit e tyre. Të cilët një javë më parë ishin të revoltuar me qeverinë pasi sistemi i ri i pagave referencë rrezikon t’i falimentojë ata për shkak se Shqipëria humbet edhe një nga avantazhet e pakta që ka në këtë industri, krahun e lirë të punës. Megjithëse qeveria morri një masë mbrojtëse duke mos vendosur tatim mbi të ardhurat për 1000 lekët e para të pagës, përsëri barra fiskale mbi pagat e të punësuarve në industrinë e veshjeve dhe këpucëve rezultoi më e lartë se më parë.
    Ngushëllimi
    Por shoqatat e prodhuesve të Fasonistëve dhe të Lëkurë-Këpucës, janë “ngushëlluar” në një farë mënyre nga qeveria me anë të drejtorit të Përgjithshëm të Doganave, Përparim Dervishi. Prodhuesit e industrisë së fasonit, që kanë peshën kryesore të eksporteve shqiptare, por dhe ndikimin kryesor në punësim në shkallë vendi, kërkuan që Doganat të hapin një sportel të vetëm dhe të veçantë për të kryer veprimet doganore të këtyre prodhueseve. Sipas tyre, duhet reduktim i dy veprimeve doganore, ç'ka do të eleminonte veprimet në dogana, rritje e regjimit për makineritë, pasi kjo masë do të rriste dukshëm futjen e makinerive të reja në sektorët prodhues, rakordim më të saktë të përllogaritjes së vlerave dhe sasisë së mallit të biznesit të fasoneve, etj. Drejtori i Përgjithshëm i Doganave, Përparim Dervishi, vlerësoi rëndësinë që sektori i fasonit dhe lëkurë-këpucëve, si sektorët me peshë të rëndësishme në ekonominë shqiptare, si në rritjen e eksporteve, në punësim dhe zhvillimin në tërësi të këtyre degëve. Ai u shpreh se Doganat së shpejti do të hapin një sportel të vetëm për fasonistët dhe të lëkurë-këpucës, pranë pikave kryesore doganore, si në Tiranë, Durrës, Kakavijë dhe Kapshticë, për të kryer më shpejt veprimet doganore.
    Gjithashtu, Dervishi u kërkoi prodhuesve të industrisë së lehtë që të ndërmarrin nismën ligjore për realizimin e kërkesës për rritjen e regjimit të makinerive deri në 10 vjet, që do të mbështetet nga drejtoria e Përgjithshme e Doganave, etj.
    Tregu i fasonit
    Në shkallë vendi, numërohen sot më shumë se 400 subjekte private, që punojnë me fason, prej të cilave, rreth 300 janë të përfshira në sistemin e kompjuterizimit të shërbimit doganor "ASICUDA", dhe që qarkullojnë rreth 4 miliardë lekë si xhiro ekonomike. Vetëm në Tiranë numërohen afro 160 biznese prodhuese me fason, me një xhiro ekonomike prej rreth 1.2 miliardë lekë. Në vitin 2006, industritë e fasonit dhe të lëkurë-këpucëve zunë në total, 54% të eksporteve shqiptare, si dhe rreth 5% të Prodhimit të Brendshëm Bruto në vend. E gjithë industria është e organizuar me material porositësi (fason), me drejtim tregjet e huaja. Rreth 70% e këtij prodhimi, shkon në tregjet e Italisë dhe Greqisë, si dhe në disa vende të BE-së, kryesisht Gjermani, Austri, etj.

    E Marte, 26 Qershor 2007
     
  6. forwardi

    forwardi Primus registratum

    Re: Lajme ekonomike!

    250 mijë USD në ditë për kondicionerët

    Rritje e frikshme e konsumit. Deficiti nga prodhimi dhe importi na lë 2-3 orë pa drita në verës

    Temperaturat e larta kanë rritur ndjeshëm konsumin e energjisë duke shpuar xhepat e konsumatorëve që përdorin kondicionerët për pak fresk. Rreth 250 mijë dollarë në ditë janë shpenzimet e shqiptarëve për pak fresk në një kohë që termometri shënon mbi 38 gradë celsius ndërsa konsumi pritet të rritet më tej gjatë muajit korrik dhe gusht. Kjo rritje konsumi e ka gjetur korporatën elektroenergjetike në situatën më të vështirë të prodhimit gjatë 10 viteve të fundit për shkak të thatësirës së zgjatur. Nga ana tjetër edhe linjat e importit janë të mbingarkuara dhe me gjithë çmimet e larta firmat që morën pjesë në tenderin e fundit plotësuan vetëm 60 për qind të kërkesës së bërë nga KESH. Këto janë dhge faktorët kryesorë që shqiptarët do të vuajnë në vjeshtë të paktën 2-3 orë errësirë për tu thelluar më tej me uljen e temperaturave në dhjetor kur konsumi kap nivelet më të larta në rreth 26 milionë kilovatorë në ditë.
    Situata më keq se vjet
    Gjendja energjetike në vend ndodhet para një situate mjaft të vështirë. Parametrat e prodhimit dhe importit aktual, nuk do të mjaftojnë për të plotësuar nevojat gjithnjë e në rritje për energji elektrike të popullatës. Sipas drejtorit të prodhimit Muharrem Stojku, niveli i Liqenit të Fierzës është në një gjendje të mjerueshme pas thatësirës, ndërkohë që konsumi i energjisë elektrike është rritur edhe tani në verë, ku vetëm përdorimi i kondicionerëve konsumon me 3 milionë KWh. Nga ana tjetër sasia e energjisë që do të importohet në vijim përsëri nuk plotëson nevojat e popullatës për energji. Kështu, që nga shtatori KESH wshtë i detyruar të planifikojë një skenar me kufizime në të gjithë vendin si pasojë e deficitit energjetik në vend dhe mundësive të pakta për të importuar energjinë e nevojshme. Drejtori i Shpërndarjes në KESH, Muharrem Stojku u shpreh dje se “po vazhdon përsëri situata e vështirë e energjisë. Prurjet në Liqenin e Fierzës, përsëri janë në nivele mjaft të ulta rreth 40% e mesatares dhjetëvjeçare dhe rreth 44% e vitit të kaluar”. Kështu sipas tij, gjendja në korporatë është më e rendë sesa ajo e vitit të shkuar. Stojku shprehet se “këto tregues të përkthyer në termat e prodhimit të energjisë do të thotë se ne kemi mangësi afërsisht 830 milion kilovat orë nga situata e vitit të kaluar që duhet të kishim gjendje.
    Shifrat
    Në këto momente, që po flasim në Liqenin e Fierzës, niveli është 276 metër nga 296 metër që ka qenë vitin e kaluar”. Pra rezultati është që niveli i Liqenit të Fierzës, është 20 metër më i ulët sesa ai i vitit të kaluar. Sipas Stojkut, parashikohet që niveli i konsumit duhet të ulet sepse do të ulet njëkohësisht edhe prodhimi, me shifrën rreth 7 milionë kilovat orë dhe mundësia maksimale e importit është 6.5 deri në 7 milionë kilovatorë. “Pjesa tjetër me siguri që detyrimisht do të kufizohet, pasi kemi një deficit prej 600 milion kilovat orë”. Nga ana tjetër, drejtori i shpërndarjes, shprehet se këto ditë, është rritur konsumi i energjisë dhe si pasojë vapës dhe përdorimit të kondicionerëve. Stojku, llogarit që janë 2 milionë kilovat orë në ditë konsum energjie vetëm nga përdorimi i kondicionerëve. Ndërkohë që sipas tij, në muajin gusht dhe si pasojë e shtimit të numrit të emigrantëve, dhe sezonit turistik konsumi i energjisë do të rritet me 1 milionë kilovatorë.
    Tenderi nuk siguron importet
    Sakaq tenderi për gjashtëmujorin e dytë të vitit konsiderohet ligjërisht i dështuar, pasi kompanitë pjesëmarrëse nuk ofruar sasinë e kërkuar nga KESH. Përveç këtij fakti, çmimi limit për MWh që kishte planifikuar KESH prej 73.4 euro për MWh është shumë më i ulët sesa ai i ofruar nga kompanitë pjesëmarrëse. Kjo në fakt nuk është hera e parë që ndodh, pasi tashmë energjia në Ballkan jo vetëm që është një mall që kushton por dhe i munguar pas mbylljes së reaktorit bërthamor në Bullgari. Kështu, korporata do të detyrohet ta prokurojë drejtpërdrejtë të gjithë energjisë e ofruar nga kompanitë, pasi nuk ka asnjë zgjidhje tjetër. Por dhe kjo nuk do të mjaftojë për të plotësuar nevojat e vendit me drita, pasi realisht po të importojmë maksimalisht dhe të prodhojmë maksimalisht përsëri konsumi dimëror është më i lartë sesa të dyja bashkë.

    E Marte, 26 Qershor 2007
     
  7. forwardi

    forwardi Primus registratum

    Re: Lajme ekonomike!

    Pensionet rriten me 5 dollarë

    Bode: pensionet u rritën një herë në janar. Rritja në korrik 5 % në qytet dhe 10 % në fshat

    Sigurisht që shtresa më e interesuar për lajmin e buxhetit të rishikuar janë pensionistët. Por nëse bëjnë një llogari të thjeshtë, gëzimi për një rritje të dytë pensionesh brenda vitit do të jetë zhgënjyes. Sepse qeveria ka vendosur të rrisë pensionet me përqindje të moderuara dhe kryesisht do të rrisë pensionet e ulta ku dhe efekti është më i ulët. Sipas Bodes “politika e pensioneve do të vazhdojë me rritjen e pensioneve të ulëta”.
    Kur flet për shifrat e rritjes së pensioneve ministri i Financave thotë se do të ketë “një rritje tërësore e pensioneve në nivelin 5 % dhe një rritje mbi 10 % të pensioneve të fshatit”, rezulton se në vlerë absolute rritja e pensioneve si në fshat ashtu dhe në qytet është e njëjtë. Kjo pasi vetë Bode sqaron se kjo është rritje suplementare pasi rritja e këtij viti, pasi një herë pensionet janë rritur në janar të këtij viti kur pensionet e fshatit shkuan në jo më pak se 5 mijë lekë dhe ato të qytetit jo më pak se 10 mijë lekë.
    Por rritja e 1 korrikut, nëse marrim vlerat e pensioneve minimale rezulton se do të jetë 500 lekë si për fshatin(10 % i 5000) ashtu dhe për qytetin(5 % e 10000). Pra, rreth 5 dollarë në muaj do të marrin më shumë pensionistët që nga korriku i këtij viti. Ndërsa nëse llogarisim një përfitim mesatar rezulton se rreth 600 mijë pensionistë do të ndajnë mes tyre rreth 40 milionë dollarë shtesë për 6 muajt e ardhshëm, ose rreth 11 dollarë për person në çdo muaj.


    Pagat rriten 10 për qind
    Ministri i Financave ka deklaruar dje se nga 1 korriku do të rriten pagat e buxhetorëve por më së shumti do të përfitojnë arsimtarët dhe mjekët. “Ne kemi deklaruar një politikë për rritjen e pagave dhe pensioneve. Në vlerë totale për gjithë vitin 2007 ato rriten me 10 miliard lekë. Pra është një rritje e konsiderueshme”, cilësoi dje Bode. Sipas buxhetit suplementar, që nga 1 korriku do të rriten pagat në sektorin e arsimit dhe shëndetësisë nga 20 deri në 25 për qind. Pagat e tjera të nivelit mesatar, sipas ministrit Bode, për efekt të vendosjes së taksës së sheshtë dhe kompensimit të saj do të rriten midis niveleve 8 – 10 për qind. Efekti total në buxhet i rritjes së pagave është rreth 6 miliardë lekë ose mbi 60 milionë dollarë

    E Merkure, 27 Qershor 2007
     
  8. forwardi

    forwardi Primus registratum

    Re: Lajme ekonomike!

    Humbasin në xhepat e qeverisë 70 milionë euro

    Ruli: Nga Albtelekom morëm gati 200 milionë euro. Bode: Nga Albtelekom morëm 120 milionë euro

    Një ditë pas nënshkrimit të marrëveshjes së shitjes së Albtelekom, ministri i Ekonomisë Genc Ruli tha se qeveria shqiptare gjatë kësaj periudhe ka pakësuar kapitalin e kompanisë Albtelekom por pa ndryshuar vlerën finale të aksioneve. Sipas Rulit, “së fundi është bërë një pakësim i kapitalit të kompanisë, ku si pasojë, numri i aksioneve të saj, ra nga 13.320.000 aksione, në 11.400.000 aksione, ku duke pasur të njëjtin çmim të kuotuar, pra 120 milionë euro, si pasojë është rritur vlera e 1 aksioni, prej gati 15%”. “Pra, në arkën e shtetit, janë futur deri më sot, rreth 70 milionë euro, përveç 120 milionë euro, që pritet të futen në çastin e transferimit të kompanisë, duke arritur në një vlerë prej gati 200 milionë euro", tha Ruli.
    Bode s’di gjë
    Por dje ministri i Financave as e ka përmendur fare këtë shifër të “re” të fituar nga shitja e Albtelekomit prej 70 milionë euro.
    Sipas ministrit të Financave “janë 14.2 miliard lekë(120 milionë euro) që vijnë nga privatizimi i Albtelekomit nga të cilat: 7.1 miliard lekë për uljen e borxhit publik të vendit dhe 7.1 miliard lekë për financimin e investimeve në infrastrukturën rrugore tërësisht, për të financuar avancimin e punimeve të rrugës Durrës – Kukës”.
    Mbyllja e kontratës së shitjes së Albtelekomit dhe marrja me një dorë e 120 milionë eurove ka krijuar një xhep të fryrë të buxhetit. Shpenzimet e këtyre parave do të shkojnë kryesisht për projektin e rrugës Durrës-Kukës. Me këtë rast qeveria shton dyshimet se fondet për ndërtimin e kësaj rruge mbeten të pamjaftueshme madje shifra totale e investimit ende e pakonfimuar. Pak javë më parë qeveria mori borxh nga dy bankat greke, Alpha Banka dhe Banka Kombëtare e Greqisë rreth 220 milionë euro me terma tregtarë për ndërtimin e kësaj rruge.

    E Merkure, 27 Qershor 2007
     
  9. forwardi

    forwardi Primus registratum

    Re: Lajme ekonomike!

    135 milionë USD, buxheti shtesë “mrekulli” nga mosrealizimet

    Faktet, buxheti shtesë nga dështimi investimeve publike. Edhe të ardhurat nuk u rritën por ishin deficit 45 milionë dollarë

    Milionat e dollarëve të buxhetit shtesë janë gjetur si me shkop magjik nga mosrealizimet e investime gjatë 6 mujorit të parë të viti. Ndryshe nga sa e ka reklamuar ministri i Financave Ridvan Bode, se ky buxhet shtesë vjen nga tejkalimi i të ardhurave dhe miradministrimi, faktet janë ndryshe. Ministri në prezantimin e buxhetit shtesë u shpreh se “në tërësinë e saj rreth 13.5 miliard lekë ose 135 milion USD vijnë tërësisht për shkak të administrimit të mirë fiskal, tejkalimit të të ardhurave fiskale korente dhe përmirësimit të administrimit të shpenzimeve publike, ku rreth 1 miliard USD janë kryesisht të kursyera nga shërbimi i borxhit publik për shkak të zgjatjes së maturimit të kohës së bonove të thesarit dhe uljes së kostos së shërbimit të borxhit publik të vendit”. Por ndryshe nga deklarata e Bode-s, shifrat e 5 mujorit të publikuara nga vetë Ministria e Financave tregojnë për një mos realizimin të planit si nga të ardhurat, ashtu dhe të shpenzimeve. Kështu, sipas treguesve fiskal të qeverisë, deri në fund të Majit 2007, të ardhurat buxhetore gjithsej arritën në 93.23 miliardë lekë ose rreth 4.41% më pak se parashikimi. Nga këto, të ardhurat tatimore po në fund të këtij muaji arritën në 87.08 miliardë lekë ose 2.01% më pak se parashikimi. Kështu vetëm nga mosrealizimi i planit të të ardhurave këtë 5 mujor, qeveria ka një deficit prej 4.3 miliardë lekësh. Kështu, lind pyetja se ku u gjetën paratë për një buxhet shtesë prej 135 milionë USD, kur të ardhurat tatimore janë më pak se plani? “Magjia” dhe këtë herë qëndron në mos realizimin e investimeve kapitale, kryesisht në infrastrukturë. Nga diferenca e grumbullimit të të ardhurave buxhetore dhe realizimi i shpenzimeve për këtë 5 mujor, qeveria ka në llogarinë e saj rreth 67 milionë USD të papërdorura. Ndërkohë që sipas shifrave zyrtare të Ministrisë së Financave, shpenzimet kapitale të planifikuara për këtë 5 mujor janë 200.6 milionë USD por nga këto janë realizuar vetëm 46.3% ose 95 milionë USD. Kështu, diferenca prej mbi 105 milionë USD vjen vetëm nga paratë që duhet të ishin shpenzuar për investime kapitale në ifrastrukturë si rrugë, ujësjellësa, energji, shkolla, spitale etj. Ndërkohë që shpenzimet totale të planifikuara të qeverisë për këtë 5 mujor rezultojnë me një mosrealizim prej 176 milionë dollarë. Sipas të dhënave fiskale nga ministria e Financave, Shpenzimet e përgjithshme rezultuan 86.49 miliardë lekë ose 16.93% më pak se e njëjta periudhe e vitit te kaluar. Ndërkohë që shpenzimet korente rezultuan me 6.93% me pak se parashikimi dhe shpenzimet kapitale rezultuan 53.69% me pak se parashikimi.
    “Parajsa” fiskale
    Ministri Bode, dje është shprehur se “në tërësi situata financiare e financave publike paraqitet e konsoliduar dhe me përmirësim të mëtejshëm, me një tepricë konstante të gjendjes së llogarisë korente të qeverisë, të cilat ne mendojmë se nga një intensifikim i investimeve publike do të mund të përdoren me eficencë në periudhën që vjen”. Por nëse qeveria ka akumuluar në llogarinë e saj 67 milionë USD, këto nuk kanë ardhur për mirëmenaxhim fiskal pasi të ardhurat e realizuara janë 43 milionë USD më pak se sa ato të planifikuara. Nga ana tjetër, investimet kanë një mosrealizim prej 176 milionë USD nga plani. Kështu, nëse llogaria e qeverisë është plot këtë 6 mujor, kjo ka ardhur si rezultat i keq menaxhimit si të të ardhurave ashtu dhe të investimeve. Prandaj, qeveria planifikon një buxhet shtesë në mes të vitit, ku një pjesë të mirë të tij e kalon në rritjen e pagave dhe pensioneve, si rezultat i mos realizimit të investimeve publike e jo si dëshirë e mirë apo mirë menaxhim fiskal për të rritur rrogat. Madje Bode tërthorazi e ka pranuar që investimet publike kanë ngecur gjatë kësaj periudhe. Ai u shpreh dje se “Sigurisht që 6 mujori dëshmon se investimet publike kanë nevojë të përshpejtohen, aq më tepër kur shtesa kryesore e buxhetit do të destinohet përsëri për investimet publike. Si fund 5 mujori ne jemi në nivelin e 70 % të programit të periudhës me investimet e brendshme ose kemi shpenzuar në fund të 5 mujorit të parë ¼ e fondeve vjetore të destinuara për investime publike”. Por dhe si vitin e kaluar, përqendrimi i pjesës më të madhe të investimeve në fund të vitit do ta vendosë qeverinë përballë një sfide ku duhet të shpenzojë dhjetëra milionë USD në ditë për investime, e cila është e pamundur realisht.

    E Merkure, 27 Qershor 2007
     
  10. forwardi

    forwardi Primus registratum

    Re: Lajme ekonomike!

    Banka Dardania shitet përsëri

    Aksioneri i vetëm i Bankës Italiane të Zhvillimit shet shumicën e aksioneve

    Banka Italiane e Zhvillimit, ish-banka Dardania ndërron aksionerë
    Një tjetër lëvizje në aksionet e bankave shqiptare. Këtë herë është ish-banka ‘Dardania” që deri para dy vitesh i takonte ish-qeverisë së Kosovës në kohën e emigracionit(Bukoshi) por që më pas në mënyrë të çuditshme u ble në shumicën dërmuese të 90 % të aksioneve nga një aksioner i vetëm. E quajtur Banka Italiane e Zhvillimit, mbeti përsëri një nga bankat më të vogla dhe të pandjeshme të sistemit bankar. Ndërkohë dje Banka e Shqipërisë njoftoi se Banka Italiane e Zhvillimit ka paraqitur një kërkesë për miratimin e transferimit të pronësisë së aksioneve të kapitalit aksioner nga aksioneri Francesco Mariano Mariano tek NEREO FINANCE S.A. dhe CERERE S.r.l.. Kërkesa është mbështetur në rregulloren “Për dhënien e licencës për të ushtruar veprimtari bankare në Republikën e Shqipërisë”, miratuar me vendimin nr. 71, datë 11.09.2002 të Këshillit Mbikëqyrës të Bankës së Shqipërisë, dhe shoqërohet me dokumentacionin përkatës.
    Blerësit e rinj
    Sipas dokumentacionit të paraqitur, shoqëria NEREO FINANCE S.A. kërkon të zotërojë 37.00 për qind të aksioneve të Bankës Italiane të Zhvillimit. Shoqëria CERERE S.r.l. është e regjistruar në Itali dhe kërkon të zotërojë 18.00 për qind plus 2 aksione të Bankës. Struktura e aksionerëve të Bankës Italiane të Zhvillimit, në qoftë se do të miratohen këto transferime, do të jetë si më poshtë: Nereo Finance S.A. me 37%, Cerere S.r.l.me 18% + 2 aksione, Generali S.p.A me 10.00 % - 1 aksion, Banka Podravska d.d. 10.00 % - 1 aksion, Francesco Mariano Mariano 20.00 %, dhe Banca Popolare Pugliese me 5.00 %.
    Blerësit
    Shoqëria NEREO FINANCE S.A. është e regjistruar në Luksemburg në regjistrin tregtar të kompanive dhe në autoritetet e tatim-taksave të Luksemburgut. Objekti i veprimtarisë së shoqërisë, ndër të tjera, është blerja e pjesëmarrjeve sipas të gjitha formave që ekzistojnë, për të gjitha shoqëritë luksemburgeze ose të huaja. Shoqëria CERERE S.r.l. është e regjistruar në Itali në Dhomën e Tregtisë, Industrisë, Artizanatit dhe Bujqësisë të Triestes si edhe në Agjencinë e të Ardhurave të Triestes. Kjo shoqëri ka për objekt të veprimtarisë së saj, ndër të tjera, tregtinë me shumicë, importimin, eksportimin, kalimin tranzit të produkteve bujqësore, të fruta-perimeve dhe të agrumeve, të produkteve ushqimore. Gjithashtu shoqëria ka për objekt edhe ushtrimin e çdo lloji veprimtarie financiare; blerjen, shitjen dhe administrimin e pasurive të paluajtshme, blerjen, shitjen dhe administrimin e shoqërive, ushtrimin e veprimtarisë së “Factoring” dhe “Leasing”.

    E Enjte, 28 Qershor 2007
     
  11. forwardi

    forwardi Primus registratum

    Re: Lajme ekonomike!

    Banka rrit interesin, kredia më e shtrenjtë

    Rritet 0.25 pikë norma bazë e interesit. Rritet kosto e borxhit të qeverisë dhe kredive

    Norma bazë e interesit që vendos Banka qendrore me bankat e tjera dje është rritur me 0.25 pikë duke arritur në 5.75 për qind. Normalisht kjo pritet të shoqërohet me veprimin e bankave të nivelit të dytë në rritjen e normave të interesit kryesisht të kredive por edhe të depozitave. Po ti referohemi të dhënave të Bankës së Shqipërisë, nga rritja e fundit e normës bazë po me 0.25 %, bankat reaguan duke rritur interesat e kredive me 2 për qind ndërsa interesat e depozitave u rritën me vetëm 0.25-0.5 për qind. Në fakt kjo është një sjellje e njohur e bankave në Shqipëri të cilat rrisin disa herë më shumë interesat e kredive se sa depozitave. Shqipëria është një nga vendet me “spread”-in(diferencat) më të larta mes interesave të kredive dhe depozitave, që do të thotë që bankat paguajnë interesa të ulta për depozitat dhe aplikojnë interesa të larta për kreditë duke siguruar fitime të mëdha. Kështu për shembull nga 5.5 për që është interesi mesatar i depozitave në lekë, për kreditë duhet të paguash një interes të paktën 3 herë më të lartë. Këto fitime justifikohen me riskun e lartë që ka kthimi i kredive në Shqipëri.
    Rritet kosto e borxhit
    Rritja e interesit bazë ishte një hap tjetër i Bankës qendrore pritet të rëndojë financat e buxhetit. Rritja e normës bazë të interesit do të rrisë dhe shpenzimet për borxhin e qeverisë e cila çdo javë organizon nëpërmjet bankës ankandet e bonove të thesarit. Aktualisht interesat e bonove të thesarit janë rreth 7 për qind dhe me këtë rritje pritet të shkojnë në 7.5 për qind. Pak javë më parë qeveria preferoi të marrë kredi tregtare nga dy banka greke me interes eurobor+1.5 ose rreth 4.5-5 për qind. Ky interes ishte më i ulët se ai i borxhit publik që merr nga bonot e thesarit. Këto të fundit normalisht duhet të kishin interesa më të ulta se depozitat pasi janë investime me risk zero pasi i jepet borxh qeverisë dhe shteti nuk falimenton kurrë. Ka patur së fundi debate se kjo vjen si pasoje e sjelljeve dominuese të disa bankave me borxhin.
    Pse u rrit interesi
    Banka e Shqipërisë vlerëson se ashtu si edhe vitin e kaluar, në 6 muajt e parë të vitit 2007 buxheti fiskal vazhdon të karakterizohet nga teprica, të cilat pasqyrojnë kryesisht shkallën e ulët të realizimit të shpenzimeve kapitale. Nga ana tjetër, deficiti tregtar ka shënuar një zgjerim të dukshëm gjatë tremujorit të parë të vitit, duke gjeneruar premisa për krijimin e zhbalancimeve në sektorin e jashtëm të ekonomisë. Kursi i këmbimit, i cili u karakterizua nga tendenca nënçmuese në pjesën e parë të vitit, ka regjistruar një ecuri më të stabilizuar në tremujorin e dytë, duke reaguar ndaj faktorëve sezonalë, zhvillimeve në tregun ndërkombëtar dhe ecurisë së kushteve monetare në vend. Ndërkohë, nëpërmjet integrimit në rritje të tregjeve financiare shqiptare, politikat e ndjekura nga Banka Qendrore Evropiane dhe Rezerva Federale, janë pasqyruar edhe në tregun e brendshëm valutor. Këto zhvillime mbartin implikime më të gjera në treguesit e tjerë të sistemit financiar, në aktivitetin ekonomik dhe në politikën monetare.

    E Enjte, 28 Qershor 2007
     
  12. forwardi

    forwardi Primus registratum

    Re: Lajme ekonomike!

    Taksa e sheshtë heq “rritjen” e pagave

    Bode përgënjeshtron Berishën, nuk ka rritje pagash por bëhet për efekt të taksës së sheshtë

    Rritja e pagave që ka planifikuar qeveria për pjesën e dytë të vitit do të bëhet thjesht për të kompensuar efektet e taksës së sheshtë. Edhe pse lajmi është publikuar me bujë si një rritje pagash prej 20-25%, kjo rritje në fakt do të prekë ato kategori të cilat do të paguanin më shumë taksa si pasojë e reformës fiskale të taksës së sheshtë. Vetë ministri Bode, është shprehur në konferencën e fundit për shtyp se “do të rriten pagat në sektorin e arsimit dhe shëndetësisë me jo më pak 20 % ose nga 20-25%. Pagat e tjera të nivelit mesatar për efekt të vendosjes së taksës së sheshtë dhe kompensimit të saj do të rriten midis niveleve 8 – 10 për qind”.
    Kompensimi i taksës
    Në fakt rritja e pagave për arsimin dhe shëndetësinë bëhet për efekt se këto dy sektorë kanë një nivel pagash të cilat do të preken më së shumti nga taksimi i sheshtë. Pra me hyrjen në fuqi të tatimit mbi të ardhurat prej 10%, do të jenë pedagogët, arsimtarët dhe mjekët të cilët do të paguajnë më shumë taksa sesa kanë paguar më parë me sistemin progresiv. Kështu qeveria për të zbutur disi efektet dhe pakënaqësitë që do të vijnë nga këto punonjës publikë, pasi të marrin më pak lekë në dorë nga taksa e sheshtë, do të rrisë pagat si kompensim. Bode ka deklaruar se për të mënjanuar efektet negative që mund të japi vendosja e kësaj takse, në një sërë biznesesh të cilat bazohen mbi punën e krahut dhe që kanë një nivel të ulët pagash, qeveria ka ofruar që deri në nivelin 10 mijë lekë për pagat deri në 30 mijë lekë, të mos ketë taksim të të ardhurave të tyre dhe duke filluar nga 10 mijë lekë e lart të mund të fillojë taksimi mbi këto paga.
    Përgënjeshtrimi i Bodes
    “Nga ana tjetër, qeveria po merr të gjitha masat dhe do të garantojë që futja e kësaj takse të sheshtë mbi të ardhurat personale nuk do të preki të ardhurat e punonjësve publikë. Në të gjithë sektorët, do të garantohet një rritje e re pagash që do të synojë një rritje më të madhe për pagat e ulëta, dhe të cilat afektohen nga veprimi i këtij ligji, në mënyrë që të gjithë, prej vendosjes së këtyre taksave, të mos kenë asnjë konsekuencë në të ardhurat e tyre nominale që prekin ata, ose pagat reale që priten gjashtë mujorin e dytë”-është shprehur Bode. Kështu ministri i financave është shprehur qartë që e gjithë rritja e pagave do të bëhet për të kompensuar efektin e taksës së sheshtë, pasi në xhepat e punonjësve publikë do të mbetet po aq lekë sa kanë marrë deri tani. Madje, kësaj here rritja e pagave për sektorin buxhetor, nuk indeksohet as me inflacionin, siç është bërë zakonisht në gjysmën e dytë të vitit. Kështu, edhe pse në xhepat e buxhetorëve do të merren aq para sa para taksimit të sheshtë, fuqia e tyre blerëse për shkak të inflacionit do të jetë më e vogël nga më parë.



    Berisha: rriten pagat për mirëqenie
    Kjo rritje, u shpreh Kryeministri, synon realizimin e objektivit të qeverisë për dyfishimin e buxhetit për arsimin dyfishimin e rrogave për mësuesit, gjatë 4 viteve, modernizimin e mëtejshëm të shkollave, shtrirjen e internetit në çdo shkollë, përgatitjen masive të fëmijëve për moshën dixhitale të vendit dhe po kështu, rritjen dhe përmirësimin e cilësisë së shërbimit mjekësor.

    Bode: Lekë në dorë do merrni njëlloj
    Ministri Bode para pak ditësh tha se “Në të gjithë sektorët, do të garantohet një rritje e re pagash që do të synojë një rritje më të madhe për pagat e ulëta, dhe të cilat afektohen nga veprimi i këtij ligji, në mënyrë që të gjithë, prej vendosjes së këtyre taksave, të mos kenë asnjë konsekuencë në të ardhurat e tyre nominale që prekin ata, ose pagat reale që priten gjashtë mujorin e dytë”.

    E Enjte, 28 Qershor 2007
     
  13. forwardi

    forwardi Primus registratum

    Re: Lajme ekonomike!

    Qeveria ndryshon administratorët e piramidave

    Në mbledhjen e djeshme ekzekutivi shqiptar ka ndryshuar përsëri administratorët e pronave të shoqërive huammarrëse. Vendimi i fundit i marrë me propozimin e Kryeministrit Berisha citon se Ymer Liksala lirohet nga detyra e administratorit tё shoqёrive huamarrёse, nё administrim, “Kamberi & Co” , “M.Leka”, “Global Foods”, “Fabiona”, “Univers”, “Arsed”, “Beno”, “Nahlel” dhe të fondacioneve “Populli” e “Xhaferri” . Po ashtu edhe Daniela Riska lirohet nga detyra e administratorit tё shoqёrive huamarrёse, nё administrim, “Silva” dhe “Cenaj & Co”. Ndërkohë që shtohen detyrat për Yllka Sejatin, administratore e shoqёrisë huamarrёse, nё administrim, “Gjallica”, që caktohet, gjithashtu, administratore edhe në shoqëritë “Kamberi & Co”, “M.Leka”, “Global Foods”, “Fabiona”, “Univers”, “Arsed”, “Beno”, “Nahlel” dhe nё fondacionet “Populli” dhe “Xhaferri”.
    Astrit Qerimi, administrator i shoqërisë huamarrëse, në administrim, “Vefa”, caktohet, gjithashtu, administrator edhe në shoqëritë “Silva” dhe “Cenaj & Co”.
    Që me marrjen nën administrim të shoqërive huammarëse piramidale ka patur shumë probleme me administrimin dhe shitjen e pronave të tyre. Në ankandet e zhvilluara shpesh herë janë dhënë çmime simbolike për pasuri që ishin krijuar me fondet e kreditorëve. Ndërkohë që me ardhjen në pushtet të së djathtës u shkarkua menjëherë kryeadministratori Farudin Arapi por gjykata i dha atij të drejtë në procesin gjyqësor me qeverinë dhe tashmë kjo e fundit i detyrohet rreth 50 mijë dollarë.

    E Premte, 29 Qershor 2007
     
  14. forwardi

    forwardi Primus registratum

    Re: Lajme ekonomike!

    Bankat japin kredi nën kosto

    Banka Amerikanë akuzon disa banka se po japin kredi korporatave jashtë çdo logjike

    Disa banka të nivelit të dytë kanë dhënë kredi jashtë çdo logjike biznesi. Kështu, shprehet Banka Amerikane në raportin përfundimtar të vitit 2006 mbi aktivitetin e kredi-dhënies. Sipas bankës rritja e shpejtë e kredisë gjatë vitit 2006 ka qenë dhe si pasojë e kreditimit të korporativ të lartë, por që ka qenë jashtë çdo logjike kreditimi. Në raportin përfundimtar të vitit 2006, BASH shprehet se “Viti 2006, u karakterizua nga një rritje e konsiderueshme e nivelit të kreditimit kryesisht sepse disa banka operuan në sektorin e Biznesit të vogël dhe të mesëm dhe të kredisë konsumatore. Ky fenomen solli uljen e marzheve të interesit, të cilat në disa raste nuk ishin të mjaftueshëm për të mbuluar risqet që bankat kishin marrë përsipër. Disa raste kreditimi, edhe për klientët korporativ, ishin në kundërshtim me çdo logjikë kreditimi. Ndërkohë, BASH me anë të politikës së saj të kreditimit tregoi kujdes të madh në krahasim më tregun që rritej “shumë shpejt” duke i përqendruar përpjekjet e saj në projekte të mëdha në infrastrukturë, shtetërore dhe tregtare”.
    Në konferencën e ditës së martë gazetarët e pyetën edhe guvernatorin Fullani mbi këtë akuzë të bërë nga Banka Amerikane, e anashkaloi përgjigjen e drejtpërdrejtë kësaj pyetje.
    Kredia rritet
    Sipas raportit të Bankës së Shqipërisë, deri në fund të Dhjetorit 2006, niveli i kreditimit për sektorin e ekonomisë në Shqipëri arriti 196.8 miliard LEK (ekuivalenti prej 2.09 miliard USD). Niveli i kreditimit për sektorin privat u rrit nga 9% e PBB në fund të vitit 2005 në 22% në fund të vitit 2006, duke rritur kërkesën për kredi. Sipas raportit të BASH, duke reflektuar situatën në tregjet ndërkombëtare, normat e interesit për kreditë në monedhë të huaj pësuan një rritje gjatë vitit 2006, megjithatë, konkurrenca gjithnjë e në rritje vazhdoi të rrisë trysninë për uljen e marzheve të kreditimit. Por kjo mund të sjellë dhe një deformimin jo natyral të kredidhënies në sistem. “BASH është e mendimit se duhet të tregohemi të kujdesshëm në një situatë ku kreditimi karakterizohet nga rritje e vazhdueshme. Bankat po kreditojnë me ritme të shpejta dhe, për shkak të konkurrencës, me norma interesi që në dukje nuk rezultojnë fitimprurëse. Në rast se kjo situatë vazhdon, atëherë sistemi bankar mund të përballet me probleme serioze në një të ardhme të afërt”.
    Kreditë e BASH
    Në Nëntor të vitit 2006, BASH drejtoi nënshkrimin e marrëveshjes për huanë e përbashkët me vlerë 10 milion USD akorduar kompanisë Romano Port sh.a. Ky është projekti i parë privat për transportimin e naftës, gazit dhe produkteve të tjera në Shqipëri. Kjo kredi u mundësua me anë të pjesëmarrjes së Bankës Amerikane të Shqipërisë dhe dy bankave të tjera vendase. Banka Amerikane e Shqipërisë ishte në rolin e bankës drejtuese si në procesin e negocimeve dhe atë të pjesëmarrjes në huanë e përbashkët. Ndërkohë që në Shtator 2006, KESH-it iu akordua huaja e përbashkët me vlerë 8 milion Euro ndërkohë BASH në bashkëpunim me një bankë të huaj rriti shumën e kredisë me 14.5 milion Euro.
    Në Dhjetor 2006, sërish BASH drejtoi huanë e përbashkët me vlerë 4 milion Euro akorduar Mane TCI për ndërtimin e qendrës tregtare.

    E Premte, 29 Qershor 2007
     
  15. forwardi

    forwardi Primus registratum

    Re: Lajme ekonomike!

    Kontrabanda, kapen peshqit e vegjël

    Antikontrabanda sekuestron disa steka me cigare, pak kafe dhe disa shishe verë

    Forcat e Antikontrabandës pranë Drejtorisë së Përgjithshme të Doganave kanë kryer kontrolle të vazhdueshme në akset rrugore pranë pikave doganore në të gjithë territorin e vendit, ku kanë evidentuar shkelje të vogla. Kështu, gjatë javës 18 – 24 Qershor 2007 Antikontrabanda ka dhe kanë vendosur penalitete në total 8 583 803 lekë. Nga këto penalitete, në Doganën e Kapshticës grupi i Kontrabandës gjatë kontrollit në automjetin me targa EL 2810 B i ngarkuar me sende personale për llogari të një individi gjeti mallra të padeklaruara të cilat përbënin shkelje në vlera të konsiderueshme. Kështu, subjekti u gjobit me një vlerë prej 1 164 402 lekë. Në Doganën e Shkodrës (Bajzë) gjatë kontrollit të ushtruar në trenin e ardhur me pije joalkolike “Bravo” për llogari të subjektit “Albania Drink” rezultoi se kishte diferenca në sasi gjatë deklarimit. Subjekti u gjobit me një vlerë prej 3 901 073 lekë. Ndërsa në doganën e Durrësit kontrollit të automjetin me targë BA 929700 i ngarkuar me orendi shtëpiake për llogari të subjektit “Naim Halili” u konstatuan diferenca në sasi dhe kësisoj subjekti u gjobit me 2 478 987 lekë. Gjithashtu, kontrolle ka patur në të gjitha pikat doganore në vend ku janë vendosur edhe penalitete të tjera për parregullsi në dokumentacion apo shmangie nga detyrimi doganor. Vetëm gjatë ditës së djeshme në Doganën e Hanit të Hotit Forcat e e Kontrabandës në bashkëpunim më personelin doganor të kësaj pikë gjatë kontrollit të automjetin tip benz me targa SH 20 31D, pronë e shtetasit Isuf Kuqi u gjetën 85 steka cigare të markave Wiston & Slims, 20 kg kafe e papjekur dhe 18 shishe verë të cilat tentonte ti kalonte kontrabandë duke shmangur detyrimet doganore. Subjektit iu sekuestrua malli dhe u gjobit në vlerën 299 000 lekë.

    E Shtune, 30 Qershor 2007
     
  16. forwardi

    forwardi Primus registratum

    Re: Lajme ekonomike!

    Qeveria “ngrin” kredinë nga bankat greke

    Qeveria merr lekët e Albtelekomit dhe nuk do të marrë borxh 170 milionë euro

    Kontrata e privatizimit të Albtelekom ka qenë një “suprizë” për qeverinë pasi ka ndryshuar planet e financimit të rrugës Durrës-Kukës. Sipas shumë gjasave kontrata ka qenë shumë afër prishjes ndaj dhe qeveria u detyrua të marrë borxh në një tender të hapur ndërkombëtar mbi 220 milionë euro për dy vjet. Kjo vihet re në përgjigjet e zv/ministrit të Financave Sherefedin Shehu i cili pohoi dje se nga 100 milionë euro që kishim parashikuar të marrim këtë vit, qeveria do të tërheq vetëm 40-50 milionë euro kredi nga Alfa dhe NBG bank. Shehu shpjegon edhe skemën e rritjes së pensioneve dhe pagave si dhe të gjitha kategoritë që përfitojnë nga kjo rritje menjëherë më 1 Korrik 2007. Ai paraqet edhe arsyet pse KESH dhe segmenti Durrës- Kukës, do të përfitojnë nga Buxheti Suplementar përkatësisht nga 5 dhe 7.1 milardë lekë.

    Një shpërndarje në këtë Buxhet Suplementar është parashikuar edhe për segmentin Durrës-Kukës, në vlerën e 7.1 miliardë lekëve?
    Shuma shtesë, në këtë rast është parashikuar që në fillim të vitit, pasi ne prisnim privatizimin e Albtelekomit dhe në rast të mos privatizimit të Albtelekomit, kjo do të realizohej me kredi, të cilën ne tashmë e kemi efektive dhe tashmë do të pakësojmë kredinë që kishim parashikuar për këtë vit, duke e shtyrë afatin e marrjes së saj. Kredia që do të marrim nga Alfa Bank dhe nga Banka Kombëtare e Greqisë do të skedulohet për t'u disbursuar në varësi të nevojave tona. Meqënëse u fut ky burim dhe ne kishim parashikuar të merrnim 100 milionë euro për këtë vit, kjo shifër do të ulet deri në 40-50 milionë euro kredi dhe ajo do të merret një vit më vonë.
    Në Buxhetin Suplementar është parashikuar një financim prej 5 miliardësh për KESH-in. Për ç'farë do të shërbejë ky financim?
    Financimi në këtë rast, është për të kompensuar efektin e rritjes së madhe të çmimeve në tregun botëror dhe për shkak të importit të madh të kryer nga KESH. Kjo ka krijuar një vështirësi financiare për këtë institucion. Financimi prej 5 miliardë lekë do të jetë kompensim i kësaj kostoje, që KESH e ka të pamundur ta mbulojë edhe duke rritur performancën e vet. Megjithatë, ka një plan masash të miratuara nga Qeveria, e cila synon përmirësimin e ndjeshëm të situatës së KESH, në dy aspekte: në investime për të përmirësuar rrjetin e shpërndarjes, humbjet në rrjet dhe së dyti mbledhjen e të ardhurave nga shitja e energjisë. Duke ecur paralelisht në dy drejtime, ne mendojmë se performanca do të rritet dhe KESH nuk do të ketë më nevojë për mbështetje.
    Po vlera prej 6.5 miliardë lekë investime ku është parashikuar të përdoret?
    Ky investim do t'u shtohet projekteve të rrugëve. Me përparësi janë projektet me donatorët, të cilët kanë filluar apo janë në proçes kontraktimi, psh mund të përmendim, segmentet Fier-Levan-Vlorë, Fier-Tepelenë, dhe njëkohësisht rrugën Lushnje-Fier. Në të gjitha këto projekte gjithnjë ka një kontribut të Qeverisë Shqiptare që minimumi është pagesa e TVSH-së, pasi donatorët nuk e paguajnë tatimin e vlerës së shtuar. Përveç këtyre investimeve që tërësisht do të jenë rrugët, do të ketë disa rregullimeve të tjera në Buxhet, përsa i përket nevojave operative që ato nuk zënë peshë të madhe, por që ne do të mbështesim kryesisht arsimin, shëndetësinë dhe pushtetin lokal, sidomos për efektin e taksës së sheshtë, ku do t'i bëhet një kompensim edhe pushtetit lokal.

    Qeveria rrit pagat e shoferëve dhe pastrueseve
    Rriten pagat e buxhetorëve deri në 20 mijë lekë në muaj. Pensionet rriten 5 %


    Ministria e Financave ka sqaruar dje se rrogat që do të përfitojnë më së shumti nga rritja e 1 korrikut do të jenë ata të punonjësve deri në 20 mijë lekë. Në administratën e lartë në këtë grup bëjnë pjesë shumë pak specialistë që kryesisht kanë funksione mbështetëse si pastruese, shoferë, roje etj. Zv/ministri i Financave Sherefedin Shehu thotë se përfituesit kryesor do të jenë mësuesit, punonjësit e shëndetësisë (infermierë dhe mjekë) dhe kategoritë e tjera të shërbimit civil, të cilat kanë paga të ulëta dmth deri në 20 mijë lekë në muaj. Kjo kategori do të përfitojë një rritje të paktën 20 % mbi pagën bazë. Qeveria do të kompensojë vendosjen e taksës së sheshtë pasi brenda sejcilit grup do të ketë dhe një kompensim të efektit të kësaj takse për këto kategori, çka do të thotë se kjo rritje tek kategoritë e mësipërme do të jetë mbi 20%, në varësi të efektit të taksës së sheshtë. “Ndërsa pjesa tjetër do të ketë një indeksim që do të jetë 5%, pra tek nivelet që konsiderohen të mesme dhe të larta dhe që nuk preken nga efekti i taksës së sheshtë. Me aplikimin e sistemit të ri të pagave, paga mesatare do të rritet në nivelin e 10 % në tërësi”, thotë Shehu.

    Pensionet rriten 5 për qind
    “Politikat që do të ndiqen për rritjen e pensioneve konsistojnë në atë skemë, që, ato kategori që kanë përfituar një rritje të madhe në fillim të vitit, kur ne bëmë caktimin e nivelit minimal të pensionit në qytet dhe fshat, përkatësisht 10 mijë lekë dhe 5 mijë lekë, do të kenë rritje më të vogël në këtë fazë”, thotë Shehu. Kjo rritje, do të jetë 5 % për atë kategori që ka përfituar rritje mbi 10% në fillim të vitit. Ndërsa pensionistët e fshatit, do të kenë një rritje 10%, me që baza e tyre është më e ulët. Ndërsa pensionet e qytetit që janë mbi 10 mijë lekë dhe që nuk kanë patur rritje në Janar, kur edhe u bë rritja e parë, do të përfitojnë një rritje të paktën 10%, për pensionet që variojnë nga 10-12 mijë lekë, ndërsa kategoria me mbi 12 mijë lekë do të përfitojë rritje mbi 5%.




    Thatësira jep efektet e para, thahet misri
    Thatësira e tejzgjatur dhe temperaturat e larta kanë dëmtuar 60 - 70 përqind të misrit të mbjellë, por edhe sipërfaqet me foragjere, e cila sipas specialistëve të bujqësisë mund të ndikojë në rënien e numrit të krerëve të bagëtive në dimrin e ardhshëm. Duke bërë të ditur këto fakte, specialistët e bujësisë në rrethin e Kukësit saktësuan për ATSH-në se "në këtë rreth, gjatë këtij viti, janë mbjellë me misër rreth 700 ha, ose 20 përqind më pak se një vit me parë, 130 ha me perime ose 25 përqind më pak së nje vit me parë, 900 ha me foragjere ose 14 përqind më pak se një vit më parë. "Edhe pse sipërfaqja e mbjellë është më e ulët së vitin e kaluar, si pasojë e thatësirës në muajt e pranverës, më shumë se gjysma e kësaj sipërfaqeje tashmë është dëmtuar ndjeshëm", thanë të njëjtat burime. Specialistet shtuan se si pasojë e thatësirës edhe rendimenti i grurit është 20 përqind më i ulët se një vit më parë.

    Kukësianët me sytë nga bimët mjekësore
    Bimët mjekësore gjatë kësaj periudhe përbëjnë një mundësi për shtimin e të ardhurave të banorëve të Kukësit, megjithëse ato konsiderohen si një 'pasuri' që nuk është vlerësuar sa dhe si duhet nga specialistët. "Pyjet e Kukësit zotërojnë një pasuri të madhe me bimë mjekësore, por shfrytëzimi i tyre është i pakontrolluar nga specialistët. Ndoshta është një mangësi e punës sonë", tha dje drejtori i drejtorisë së shfrytëzimit pyjor të rrethit të Kukësit, Fatmir Gjana. "Është një pasuri e madhe, por ende e pashfrytëzuar sipas kritereve shkencore. Ende mungon kontrolli i shfrytëzimit të kësaj pasurie jo vetem nga pushteti vendor, por dhe nga specialistët e bujqësisë dhe ndërmarrjes pyjore. Si pasojë një numër bimësh me efekte kurative janë në prag zhdukjeje", tha Ilmi Lisha, specialist i bujqësisë në prefekturën e Kukësit. Bimët mjekësore më të spikatura në këtë zonë janë salepi, tatulla, gjethja dhe fleta e frashërit, hithra, gjoroklla, agulicja, gjethja e bushit, etj. Megjithëse nuk ka ndonjë shifër të saktë për personat që merren me vjeljen dhe grumbullimin e tyre mendohet se në qarkun e Kukësit janë të paktën mbi 3000 të tillë që ushtrojnë këtë aktivitet në periudhën e verës. Në gjendje të papërpunuar bima mjekësore u shitet më pas grosisteve të mëdhenj që vijnë kryesisht nga rrethe të tjera të vendit. Ndërkaq, në zyrat e tatim- taksave të 3 rretheve të qarkut të Kukësit ka vetëm 2 firma private të licensuara për grumbullimin dhe tregtimin e bimëve mjekësore.

    E Shtune, 30 Qershor 2007
     
  17. forwardi

    forwardi Primus registratum

    Re: Lajme ekonomike!

    Shqipëria me risk të lartë për borxhin

    Për herë të parë kemi një vlerësim risku. Qeveria “fshehu” një pjesë të raportit

    Më në fund Shqipëria ka marrë notën për vlerësimin e riskut të borxhit nga kompania ndërkombëtare Moody’s. Edhe pse qeveria e pat bërë të ditur se ky vlerësim do të përfundonte në mars të këtij viti, afati i premtuar është shkelur. Madje qeveria para se të marrë vlerësimin për riskun e borxhit të Euro Bondeve, sakaq e ka marrë një kredi prej 220 milionë euro. Por mbase vlerësimi i bërë nga kompania Moody’s nuk do t’i pëlqente qeverisë dhe kështu, edhe pse ka bërë një hap pozitiv për të vlerësuar riskun e borxhit, ajo e ka shpallur rezultatin gati 3 muaj me vonesë. Ndërkohë, që është prezantimi i vlerësimit të kompanisë është shpallur nga Ministri i Financave me bujë, nuk është dhënë asnjë detaj mbi vlerësimin dhe opinion e kompanisë, përveç notës B1 për riskun e borxhit të qeverisë në lekë(Bonot e thesarit). Bode tha gjatë konferencës se “Sipas këtij vlerësimi, Shqipëria vlerësohet me B1, një vlerësim i cili pozicionon kapacitetet e vendit tonë për t’u kredituar si dhe kapacitetet dhe kushtet për të investuar”. Por në vlerësimin e vetë kompanisë është disi ndryshe. Vendet që konsiderohen me me risk të ulët për të investuar, sipas Moody’s kanë një vlerësim nga AAA e deri tek Baa3. Ndërkohë që vendi ynë nuk renditet tek grada e “Investimit” pra që ka risk të ulët të kthimit të borxhit, por tek grada “Spekulative”. Kjo sipas vetë vlerësimit të kompanisë do të thotë, që obligacionet qeveritare afatgjatë kanë elementë spekulativë, dhe janë subjekt i një risku lartë kredie.
    Vlerësimi i “fshehur”
    Gazeta “ABC” ka arritur të sigurojë vlerësimin dhe opinionin e bërë nga vetë kompania Moody’s për të ashtuquajturin “credit rating”. Nota për bondet në monedhë të huaj për Shqipërinë është Ba1 ndërsa për obligacionet qeveritare B1. Në këtë vlerësim shprehet zv presidenti i kompanisë Moody’s, Jonathan Schiffer. Ai shprehet se “ambienti makroekonomik tregon se Shqipëria vuan nga një performancë e dobët e eksporteve, kufizimeve energjetike, zbatim i keq i të drejtave të pronësisë përfshirë titujt e pronësisë mbi tokën, një sistem gjyqësor nën optimal dhe një ambient biznesi të pavolitshëm”. Sipas Schiffer “Përveç performancës tregtare, të gjitha dobësitë e tjera i adresohen qeverisë dhe projekteve shumëpalëshe”. Kështu, sipas tij, për shkak të një tregu të pa zhvilluar kapitalesh, Shqipëria ka një maturitet strukture borxhi jo të favorshëm. Megjithatë, i gjithë, borxhi publik në raport me Prodhimin e Brendshëm Bruto, nuk pritet të rritet në termat afatshkurtër.
    Nga ana tjetër, raporti i zv/presidentit të Moody’s shprehet se Shqipëria ka një eltië politike e cila është për pro biznesit dhe se nuk ka ndryshime të mëdha në politikat e jashtme midis forcave poltike të krahëve të kundërt. E gjithë klasa politike sipas Schiffer është pro BE, pro Nato dhe në favor të politikave ekonomike të sugjeruara nga FMN, Departamenti i thesarit i SHBA si dhe Banka Botërore.

    E Shtune, 30 Qershor 2007
     
  18. forwardi

    forwardi Primus registratum

    Re: Lajme ekonomike!

    Banka amerikane, që sot flet “italisht”

    Nënshkruhet kontrata, 157 milionë usd për 80 % të aksioneve. Në 2009 shitet dhe 20 %

    Banka e dytë më e madhe në Shqipëri, që i përkiste qeverisë amerikane do t’i kalojë një prej bankave më të mëdha italiane. Pasi ka marrë miratimin e Autoritetit të Konkurrencës dhe Bankës së Shqipërisë, dje u zyrtarizua marrëveshja e transferimit të paketës kontrolluese në masën 80 përqind të aksioneve të Bankës Amerikane të Shqipërisë, tek Grupi bankar Intesa Sanpaolo S.p.A. Itali, me vlerë 156.9 milion usd. Aksioneri i ri i Bankës Amerikane të Shqipërisë, Intesa Sanpaolo S.p.A është një lider italian me dimesion evropian dhe synon që të krijojë një operator të rëndësisë primare, i aftë të prodhojë produkte të rëndësishme për klientelën e të konkurrojë në mënyrë më efikase, në sektorin e shërbimeve bankare dhe financiare.
    Për më tepër në Itali grupi San Paolo Imi është bashkuar me një tjetër grup të njohur, Intesa dhe tashmë në Shqipëri ata do të zotërojnë dy banka, Bankën Amerikane dhe Bankën Italo-Shqiptare duke krijuar një bankë më konkurrente me bankën më të madhe në treg, Raiffeisen.
    Grupi Intesa Sanpaolo është i pranishëm në 48 vende. Rrjeti i brendshëm i Intesa Sanpaolo përbëhet afërsisht nga 5,500 degë të shpërndara në gjithë Italinë dhe i shërben rreth 12 milionë klientëve. Me filialet e veta në 13 vende të Evropës Qendrore dhe Lindore dhe me një rrjet prej rreth 1,650 degësh, ai i shërben rreth 7.7 milionë klientëve. Me miratimin e këtij transferimi, struktura e kapitalit aksioner të Bankës Amerikane të Shqipërisë zotërohet nga Fondi Shqiptaro Amerikan i Ndërmarrjeve dhe Grupi Intesa Sanpaolo S.p.A, në raportet FSHAN, 3,000,000 aksione që përfaqësojnë 20 përqind të kapitalit aksioner dhe Intesa Sanpaolo, 12,000,000 aksione që përfaqësojnë 80 përqind të kapitalit aksioner të Bankës. Banka Amerikane e Shqipërisë do të përfshihet, për efekt të mbikqyrjes, në grupin bankar Intesa Sanpaolo S.p.

    E Shtune, 30 Qershor 2007
     
  19. forwardi

    forwardi Primus registratum

    Re: Lajme ekonomike!

    Operatorët celularë fiksojnë tarifat

    Pse paguajmë më shumë se çdo vend tjetër në rajon për celularët dhe flasim më pak minuta

    Edhe pas masave të marra nga Enti Rregullator i Telekomunikacioneve për operatorët celularë mbi tarifat, shqiptarët vazhdojnë të paguajnë çmimet më të larta në Europë. Sipas raportit të ERT-së “Analiza e tregut të telefonisë së lëvizshme OFNT” të përfunduar në 15 qershor, thuhet se “ekzistenca e tarifave të qëndrueshme në periudha kohe relativisht të gjata mund të konsiderohet si shenjë e mungesës së konkurrencës në treg, si edhe mundësive të koordinimit të veprimeve midis operatorëve”. Kështu, pas këtij vëzhgimi të bërë nga ERT, rezulton shqiptarët i paguajnë më shtrenjtë bisedat telefonike jo vetëm për shkak të mos ekzistencës së konkurrencës midis Vodafone dhe AMC, por edhe si një marrëveshje kartel midis tyre për vendosjen e tarifave. Kjo në fakt duket edhe për faktin se tarifat jo vetëm që nuk ndryshojnë nga njëri operator në tjetrin, por edhe ka koordinime në vendosjen e tarifave për produktet e reja. Sipas raportit të ERT, “përkundrazi, ulja e tarifave do të ishte një tregues i ekzistencës së konkurrencës në treg”. Kështu, për shkak të strukturës së përdoruesve të dy operatoreve (96 për qind përdorues me parapagim) rëndësi me e madhe në këtë analize i është kushtuar tarifave të shërbimeve me parapagim.
    Celularët në Shqipëri, më të shtrenjtit në rajon
    ERt në raportin e saj ka bërë krahasime me të tarifave të thirrjeve nga rrjetet celulare për operatoret Vodafone e AMC, me vendet fqinje si Maqedonia dhe Mali i Zi. Krahasimi me këto vende, sipas ERT është më i përshtatshëm për shkak të ngjashmërisë në madhësinë e tregut, periudhën, strukturën (dy operatore ne çdo vend), por edhe ngjashmërisë në zhvillimet ekonomike të këtyre vendeve. “Mund të vëmë re se tarifat e operatorëve në Shqipëri megjithë reduktimet e vëna re gjatë vitit 2006, vazhdojnë të jenë më të larta se në vende të rajonit si Mal te Zi dhe Maqedoni”-thuhet në këtë raport. Gjithashtu, përdoruesit e telefonisë celulare në vende të tjera kanë edhe përfitime shtesë, të cilat thellojnë diferencën e tarifave apo shpenzimeve konsumatore për celularë në Shqipëri, në raport me këto vende.
    Paguajmë më shumë e flasim më pak
    Shqiptarët paguajnë më shumë se kushdo vend tjetër i Europës apo rajonit për celularët edhe pse kanë kohën më të vogël të bisedës krahasimisht me këto vende. Nga të dhënat e analizuara, vihet re se ARPU (Të ardhurat mesatare për përdorues) e të dy operatoreve është në rënie dhe që Vodafone ka të ardhura për përdorues më të mëdha se AMC, për të tre vitet e fundit. Diferenca midis të ardhurave për përdorues të Vodafone dhe AMC mund të shpjegohet me numrin me të madh të përdoruesve me kontratë të Vodafone se AMC në vitet 2004 - 2005, pra përdorues më të mëdhenj. Në vitin 2006 rezulton se vlera e ARPU për përdoruesit me kontratë dhe me parapagim në Shqipëri është reduktuar krahasuar me vlerat e vitit 2006. Megjithatë, sipas analizës së bërë nga ERT, për të dhënat e tremujorit të fundit te vitit 2006, mund të vërehet se përdoruesit me kontratë në Shqipëri regjistrojnë vlerën më të madhe të ARPU-së, e cila është rreth 50 përqind më e lartë se ARPU për Irlandën, që renditet në vend të dytë. Nga të dhënat e publikuara nga ERT, vihet re se minutat e përdorimit të celularit në Shqipëri janë më të ulëtat, krahasuar me vendet e tjera. Shqipëria ka një nivel shumë të lartë të minutave hyrëse (në raport me thirrjet dalëse), krahasuar me vendet e tjera. Kjo përforcohet edhe nga të dhënat në të cilën vihet re se përdorimi i celularit në Shqipëri është 3,6 herë më i ulët se në vendet e BE 15. “Duke marrë në konsideratë që përdorimi i shërbimeve celulare është në nivel të ulët (thirrje dalëse dhe shërbimet e të dhënave), mund të gjykojmë se vlera e lartë e ARPU në Shqipëri vjen si rezultat i tarifave të larta për thirrjet dalëse.

    E Hene, 02 Korrik 2007
     
  20. forwardi

    forwardi Primus registratum

    Re: Lajme ekonomike!

    Tregu, celularët 412 milionë USD të ardhura

    Të dy kompanitë celulare në vend kanë gjeneruar rreth 412 milionë USD gjatë vitit 2006. Sipas të dhënave nga raporti i fundit i ERT-së, Vodafone ka realizuar 215 milionë USD të ardhura në total, nga të cilat 68 milionë dollarë janë fitim neto. Ndërkohë që AMC, ka realizuar 197 milionë USD të ardhura me një fitim neto prej 70 milionë USD. Edhe pse të ardhurat totale të Vodafone janë më të larta se AMC, fitimi neto i kësaj të fundit është më i lartë, për shkak të normës më të lartë të fitimit që ka kompania. Të ardhurat e operatorëve në vitin 2006 në krahasim me vitin 2005, janë rritur në masën 7.7% për AMC dhe 8.9% për Vodafone, ndërsa fitimet neto janë rritur në masën 16% dhe 33% përkatësisht. Sipas studimit të ERT-së, “Norma e fitimit mbi kapitalin e punësuar (ROCE) krahasohet me koston e kapitalit. Studime të ndryshme në vende të tjera kanë përllogaritur koston e kapitalit në nivelin 15 përqind si normë të arsyeshme për telefoninë celulare. Norma e lartë dhe e qëndrueshme e fitimit mbi kapitalin e punësuar, për AMC dhe Vodafone, mbi këtë nivel është tregues i qartë i superfitimeve të dy kompanive, pra që çmimet e tarifuara përdoruesve janë në nivele shumë më të larta se çmimet që do të rezultonin në një treg konkurrues.
    Tregu ndahet 50 me 50%
    Për vitet 2005, 2006, të dy operatorët e telefonisë celulare zotërojnë pjesë tregu më të madhe se 25 për qind sa i përket numrit të përdoruesve, vëllimit të thirrjeve në minuta dhe të ardhurave. Përsa i përket numrit të përdoruesve të dy operatorët zotërojnë pothuajse pjesë të njëjta tregu. Nga të dhënat periodike të operatorëve për vitet 2004, 2005 dhe 2006 rezulton se pjesa e tregut për këtë tregues është pothuajse e njëjtë me një epërsi fare të lehtë të AMC-së. Raportet janë 51% - 52% për AMC dhe 48% - 49% për Vodafone Albania. Të dy operatorët celularë zotërojnë pjesë tregu më të madhe se niveli prag i “Ligjit për telekomunikacionet” 25 për qind dhe, ne bazë të nenit 17 si edhe nenit 5, plotësojnë kushtet për t’u shpallur OFNT (operatorë me fuqi të ndjeshme në treg). Kështu, që ERT, pas shpalljes OFNT ka të drejtë të vendosë tarifat e të dy kompanive për bisedat telefonike.

    E Hene, 02 Korrik 2007
     

Shpërndajeni këtë faqe