Laerta, ylli 4-vjeçar i Instagramit

Diskutime tek 'Personazhe te artit dhe skenave shqiptare' filluar nga Universal, 17 Jun 2015.

Thread Status:
Not open for further replies.
  1. Universal

    Universal AnonymouS



    Është vetëm 4 vjeç, por ka plot 78 mijë ndjekës në instragram. Ajo është Laerta Dedukaj. Një vogëlushe shqiptare, e cila prej më shumë se një viti jeton në Londër.

    Dhe, pavarësisht moshës së saj të vogël, ajo ka arritur të thyejë kufijtë, duke u bërë e famshme në mbarë botën, veçanërisht në atë virtuale. Faqja e saj në Instagram është “Fashion Laerta” dhe, në qindra postime të saj, vogëlushja shpalos pozime dhe veshje të admirueshme. Një “fashioniste” në miniaturë.

    Ajo është shumë e vogël për të kërkuar të drejtën e hapjes dhe menaxhimit të një faqeje në rrjetet sociale, megjithatë, pasioni i saj për fotografinë i dha prindërve të saj një sinjal, se vogëlushja mund të ishte një talent në botën e fotomodelimit.

    Kështu, një vit më parë, prindërit e saj vendosën t’i hapin një faqe, si fillim nga dëshira për të ndarë foto të bukura të vajzës së tyre. Por, me kalimin e muajve, e vogla pati një bum pëlqimesh dhe ndjekësish në faqen e saj.

    Në këtë moment, Laerta është përfaqësuese e markave shumë të njohura dyqanesh për fëmijë. Asaj i janë lidhur 5 kontrata në Amerikë dhe dy në Britaninë e Madhe. Ajo ka mbushur faqet e shumë revistave, për të cilat ka pozuar, ndërsa prestigjiozia “Bazaar” e ka cilësuar Laertën, si një nga 10 fëmijët më “fashion” në botë.

    / Top Channel
     
    -Zana- likes this.
  2. Thamina

    Thamina Papirus rex

    hmmm une kam vetem 50 veta...lol.
     
  3. Almaa'95

    Almaa'95 Papirus rex

    Le nje here qe eshte femij i shemtuar. Po un sjam fare dakort me menyren si mamaja ksaj ka vendosur te terheq 'ndjeksit'.. Femija tre vjec,merre kallangjose vishe si grua dhe nxirre lendinave beji foto. Pastaj zihet me fjale ordinere ne instagram me ata qe (shajne/se pelqejne) Laerten.

    Njs nje gje te mire e ka e gjitha kjo pervecse u be vip , t'pakten kur te rritet cfare'do rruge te marr do jete e justifikuar;)
     
    Mirabel and Thamina like this.
  4. -Zana-

    -Zana- e...Thjeshte

    Suksese bukuroshes se vogel.. Nuk paskam degjuar per te . Me ktheu back 0n time :cool:
     
  5. Thamina

    Thamina Papirus rex

    sakte por kjo eshte shoqeria e sotme...sic ishte dhe kardashian nje cope "mish me dy sy" e sot nga ajo injorance qe kane si ajo si motrat ja ku jane...Kjo eshte e demshme per shoqerine pasi nuk eshte shembull I mire per brezin e ri qe punon dhe jep rezultate ne shkolle e ne jete.
     
  6. -Zana-

    -Zana- e...Thjeshte

    Nuk ka ndonje ndryshim me femijet neper kataloge.... Nuk late njeri pa I bêre moral.. Lol

    Kimi ,cope mishi me dy sy.. I will say , today a successful business woman. Lol
     
  7. Lisa

    Lisa Moderator Anëtar i Shtabit

    uu aman...ngjarje historike qenka :D
    Po pse me ku ka nevoje nje femije te lyet e te behet si grua,apo te beje poza si TOP MODELS...:p..Njs Mamaja e saj mbase e ka pasur enderr ne syrtar per vete e ja ka transmetuar vajzes..:p
     
    SNAP likes this.
  8. -Zana-

    -Zana- e...Thjeshte

    Little girls always love to pretend wearing a bit of make & dress up, like they play with dolls ... Is not smth appealing as sexually .... Mah.
     
  9. Lisa

    Lisa Moderator Anëtar i Shtabit

    Aman o zot se kuptojm dhe shqip mi girl...:p
    E dime te gjithe ate gje se jo vetem vajzat e vogela po dhe meshkutj luajne me gjera te cilat ti bejen ti duken me te rritur.. :D
     
  10. -Zana-

    -Zana- e...Thjeshte

    Ti bejne te duken me te rritur- wrong, kur mosha behet mese e qarte ... Sic thashe me lart , she is not appealing as sexually .. Ato qe e mendojne/moralizojne/paragjykojne in that way - k'to te rriturit, jane sick on their head.
     
  11. Almaa'95

    Almaa'95 Papirus rex

    Shume bukur ke folur :)
    Por Per aq kohe sa te kete njerez qe admirojne / justifikojne / do donin te ishin Kardashian , mendoj se ky fenomen do rritet dhe gjalloj me keq tek brezat e rinj.

    Mjere femijet kujt mund ti mbijne ne bark. E frikshme!
     
    Thamina likes this.
  12. Lisa

    Lisa Moderator Anëtar i Shtabit

    Amore (Alma) mos fol me fjale kaq te medha se nuk te kuptojn gjysma ketu :p
     
    Thamina, SNAP and Almaa'95 like this.
  13. MysteriousMan

    MysteriousMan Valoris scriptorum

    un se di per kete dhe per pjesen me te madhe por femijet e mij kur te vijne do jene "teme" diskutimesh per lodrat qe kane me shoqerin e tyre te kopeshtit jo teme diskutimesh nga persona te deshperuar nga rrjeter sociale.
     
    Thamina, Almaa'95 and Lisa like this.
  14. Lisa

    Lisa Moderator Anëtar i Shtabit

    po ku i pe ti keta persona te deshperuar ?Se ja fute kot fare ti tani ?:D
     
    SNAP likes this.
  15. MysteriousMan

    MysteriousMan Valoris scriptorum

    nuk e kam per te forumit, ne 5-6 jemi ketu nga 5 minuta me shkeputje flasim apo rrim ne forum, flas per persona qe fiksohen pas cdo gjeje ne rrjete sociale dhe sbejne thuajse asgje tjeter :)
     
    Thamina, Almaa'95 and Lisa like this.
  16. Lisa

    Lisa Moderator Anëtar i Shtabit

    PO mire me .ne pse e diskutojme kete gje sdo te thote se jemi te varur?Pastaj me diskutim pa lidhje skam pare asiher...:D
     
  17. MysteriousMan

    MysteriousMan Valoris scriptorum

    ti mund te diskutosh dhe te jesh e varur por un ste njoh :)
    gjithsesi mbase sme ke kuptuar mire ose un se kam formuluar mire por ne fund te fundit rendesi ka qe jemi kuptuar.
    e thene me shkurt, pavarsisht cfar zgjedhjesh bejne te tjeret mendoj se bota e femijeve duhet te jete me lodra dhe e perkushtuar ne rritje jo e perkushtuar ne orare fotografie, me sa e kuptoj une kontrata te mban te lidhur pas dickaje ndryshe ti jepnin $$$ per ekspozim veshjesh pa firmosur asgje :)
     
    Thamina and Almaa'95 like this.
  18. Lisa

    Lisa Moderator Anëtar i Shtabit

    Po kete thashe dhe une...Bota e lojrave eshte me e bukur per femijet dhe nje femijeri e rritur krahas moshesh e cdo gje qe ka te beje me FEMIJERIN.:) eshte pjesa me e bukur e jetes!:)
     
    Thamina, SNAP and Almaa'95 like this.
  19. Mirabel

    Mirabel Locus omnem

    Gjynah qe femijet sot te behen ose me sakte prinderit vete ti bejne pjese e nje bote te piset materialiste.
    nje femije i kesaj moshe duhet te ishte duke koleksionuar kuklla , pare filma vizatimor ose duke zhgarravitur fletet ....etj etj
    eshte e denueshme ajo cka nena e saj po ben...
     
    Thamina, Lisa and Almaa'95 like this.
  20. KrimiN'Aksion

    KrimiN'Aksion Forumium maestatis

    Fakti qe shiten nuk do te thote me do e mos qe te blihen. Tani edhe birra shitet ja tja japim nje 3 vjeçari.
    Mirabel..Mirabel jo çdo prinder eshte njelloj, ka ata si tuj't qe vendosen qe vajza e tyre te komentoj per nje 3 vjeçare,ka dhe nga ata qe synojne te shkruajne per kete 3 vjeçare...ata qe luajn me kukulla perfundojne duke komentuar ata qe luajne me veshje perfundojne duke i komentuar ky eshte dallimi. Alma - Zana pas ksaj urrejtje mes jush vajza...fshihet nje dashuri e madhe :p ju imagjinoj shoqe t mira duke pir kafe nshqiperi e duke kujtuar debatet me ngacmime tbera nforum :p ky ishte mendimi dhe imagjinata ime...zakonisht ato qe grinden duhen. si tomi dhe jery <3 :p
     
    Thamina and Dreamer like this.
Thread Status:
Not open for further replies.

Shpërndajeni këtë faqe