Kush zgjedh,populli apo kryetari

Diskutime tek 'Hapësira filozofike' filluar nga lutficoka1, 27 Jun 2019.

  1. lutficoka1

    lutficoka1 Primus registratum

    Kush zgjedh,populli apo kryetari!?

    Po bëhet shumë zhurmë për zgjedhjet lokale.Nuk e kuptoj se çfarë kanë parasyshë,kjo parapolitikë, kur thuhet termi”Zgjedhje”.Kë do zgjedh populli? Populli nuk zgjedh asgjë,por shkon në votim për të votuar të zgjedhurit e kryetarëve.Shokëve,miqëve,dashamirsëve,nepotizmit dhe atyre që paguajnë më shumë.Mallkuar qoftë marrveshja e 2008 që,kryetarëve të partive iu dhanë kopetencat maksimale duke shpallur dy “Despot’’dhe, vendin në despotizëm mesjetarë.Kjo marrveshje ka pjell gjithëmonë kriza,kriminalitet dhe varfëri siҫ shihet në vendin tonë ,pjellë e kësaj marrveshje famëkeqe.Parlamenti është mbushur përveç kriminelve ,me deputet të” gjallë,por të vdekur”.Themi të gjallë sepse deputetët e zgjedhur nga “Despotët”,marrin frymë,hanë në lokalet më luksoze dhe janë të aftë vetëm të ngrejnë dhe të ulin kartonin sa,si,kur, ka nevojë kryetari.Janë të “vdekur” sepse nuk guxojnë të thonë mendimet e tyre por,si servilë të neveritu,thurin lavdi kryetarit , shpifin dhe mashtrojnë sipas oreksit të padronit.Pra,ky kuvend që konstituohet mbi bazën e marrveshjes 2008,vetëm popullor nuk është ,nuk ka asnjë lidhje me pushtetin e popullit,por është një parlament në dorën dhe në sherbimin e kryetarëve, janë të zgjedhur dhe sherbetorë të kryetarëve.Populli thot:”Dy kamberë në një derë ,njeri e mban e tjetri i bjerë”..Pra në shqipëri sundojnë dy “Despot” njeri në pushtet dhe tjetri në luftë për t’i marrë pushtetin .Në këto kushte populli nuk zgjedh pasi ka zgjedh kryetari,por eshtë numëror për të votuar të zgjedhurit dhe dashamirësit e kryetarit,që më pas t’a shfrytëzojnë këtë popull sipas orekseve të kryetarit të mallkuar nga mjerimi I popullit nga sundimi dhe shfrytëzimi i kësaj dinastie famkeqe në prëhrin e kryetarit.

    Poqese ku ligj nuk abrogohet ,në shqipëri do ketë “ luftë despotësh” në forma të principatave mesjetare për sundim e pasuri,do ketë kriza,varfëri,sundim,mashtrim,servilizëm maksimal ,ologarki shfrytëzyese ,mashtrim dhe gjenocid të paparashikuar. .Me ketë marrveshje famekeqe parlamenti nuk është i popullit,por parlament i kryetarit dhe në sherbim të familjes së kryetarit , nepotizmit të tij në pushtet dhe, të kryetarit apo” Despotit” që kërkon të marr pushtetin me dhunë!?

    Me ketë marrveshje tinzare kanë lind e lindin ҫdo ditë kriza ,varëri,oligarki,servilizëm maksimal,mashtrues përfeksionistë, dhunues e mospërfillës për popullin pasi, populli për këtë ligj njihet si numror,për t’u siguruar një karrike ,ku pastaj vazhdojnë avazin e mospërfilljes. Me këtë marreveshje zgjedh kryetari ,vendos i plotfuqishmi dhe populli voton të zgjedhurit e kryetarit.Kryetari i zgjedh me “para”,i vendos po me “para”dhe në fund i largon me dhunë dhe i shanë pa “para”. Ky ligj nuk e përmban termin”Komision izgjedhjeve”,por komisioni i votimit,pasi populli nuk zgjedh ,por voton të zgjedhurit e plotfuqishmit.!?Kryetari zgjedh,Populli voton të zgjedhurit!?
     

Shpërndajeni këtë faqe