Kosovë, Kushtetuesja pezullon marrëveshjen për Asociacionin

Diskutime tek 'Tema e ditës, ndërkombëtare' filluar nga Universal, 10 Nov 2015.

  1. Universal

    Universal AnonymouS

    [​IMG]
    Gjykata Kushtetuese e Kosovës ka vendosur një masë të përkohshme, pezullimin e marrëveshjes për Asociacionin e Komunave me shumicë serbe, deri në marrjen e vendimit përfundimtar nga ana e këtij institucioni.

    Vendimi i Kushtetueses së Kosovës është publikuar vetëm pak çaste më parë në faqen e internetit të institucionit, ndërkohë që kjo çështje ishte dërguar për vlerësim në organin më të lartë të drejtësisë nga Presidentja Atifete Jahjaga.

    Në njoftimin e Gjykatës Kushtetuese thuhet ndër të tjera se, “në seancën e mbajtur më 10 nëntor 2015, Gjykata Kushtetuese e Republikës së Kosovës mbajti këshillime dhe njëherazi miratoi një masë të përkohshme në kërkesën e paraqitur nga Presidentja e Republikës së Kosovës Lidhur me vlerësimin e përputhshmërisë së ‘Asociacionit/Bashkësisë së komunave me shumicë serbe në Kosovë - Parimet e përgjithshme/Elementet kryesore’ me frymën e Kushtetutës së Republikës së Kosovës”.

    Gjykata Kushtetuese ka nxjerrë dhe ka publikuar vendimin për masë të përkohshme, me të cilin pezullon implementimin e çfarëdo veprimi të mëtejshëm ligjor, në bazë të “parimeve të përgjithshme/elementet kryesore” të Asociacionit/Bashkësisë së komunave me shumicë serbe në Kosovë, deri në vlerësimin e përputhshmërisë së këtyre parimeve me Kushtetutën nga ana e Gjykatës Kushtetuese.

    Ky vendim për masë të përkohshme është pa paragjykim ndaj ndonjë vendimi të mëtejshëm, që do të nxirret nga gjykata për pranueshmërinë apo për meritat e kërkesës.

    / Top Channel
     
  2. gurax

    gurax Pan ignoramus

    Ajo qe me beri pershtypje eshte nje detaj qe ka te beje me datat.

    Nderkohe, ne fillim te lajmit gjendet:
    ... dmth, ne daten 10 miratohet nje vendim, dhe ne daten 12 anullohet ky vendim?

    Nese e kam kuptuar drejt kete lajm.. ... lere fare.
    Jane shume te trishta mendimet qe kam ne kete moment.
     
    Airbourne likes this.
  3. Airbourne

    Airbourne Papirus rex

    Gjykatësit serbë nuk janë betuar para Thaçit.

    Kryeministrja e Serbisë, Ana Brnabiq, tha të premten se gjykatësit dhe prokurorët serbë nuk e kanë bërë betimin para presidentit të Kosovës, Hashim Thaçi, porse kanë dhënë deklaratë të veçantë dhe neutrale.
    Që të keni informacione të sakta: gjykatësit tanë nuk kanë bërë kurrfarë betimi, por kanë dhënë një deklaratë të veçantë, neutrale ndaj statusit. E vërteta është e rëndësishme, tha Brnabiq. Ajo ka reaguar ndaj një teksti të betimit që është shfaqur në mediat sociale. Sipas këtij teksti, gjykatësit dhe prokurorët serbë, para presidentit Thaçi, kanë thënë: Solemnisht deklaroj se gjatë shërbimit si gjykatës i Republikës së Kosovës, do t’i mbetem besnik Kushtetutës së Republikës së Kosovës dhe do të kryej punën e gjykatësit me nder, përgjegjësi dhe në mënyrë të paanshme, duke respektuar rregullat e etikës profesionale. Në zyrën e presidentit të Kosovës, më 20 tetor, janë betuar 40 gjykatës dhe 13 prokurorë nga veriu i Kosovës.

    Oct 27, 2017 20:15 Europe.

    Shenimi im: NATYRISHT une e besoj Kryeministren e Serbise per FAKTIN.
     

Shpërndajeni këtë faqe