Kontroll drejtshkrimi dhe fjalor për Shqipen. Tastierë Shqip

Diskutime tek 'Programet dhe Programuesit' filluar nga Besnik Bleta, 11 Nov 2002.

  1. ladio

    ladio Primus registratum

    Re: Kontroll drejtshkrimi dhe fjalor për Shqipen. Tastierë Shqip

    Djema mos u zini se nuk eshte mire.

    Une mendoj se ai spell checker per gjuhen shqipe mund te behet me "MS Word MACRO".

    Por puna nuk qendron vetem tek fjalet e fjalorit sepse ja e zeme se i kemi te gjitha fjalet ne database. Po ku ta dish se tek fjalia fjala nuk duhet te jete:
    emer por folje,
    trajta e shquar apo e pashquar,
    shume apo njejes....

    Programi duhet te jete "inteligjent" dhe te dije gramatiken e gjuhes shqipe gje qe eshte pak e veshtire.

    Megjithate jepni ndonje mendim edhe te shohim se mos bejme ndonje gje.
     
  2. Futbollisti

    Futbollisti Forumium maestatis

    Re: Kontroll drejtshkrimi dhe fjalor për Shqipen. Tastierë Shqip

    nuk diskutohet qe kerkon pune, por nuk mendoj qe eshte e pamundur. E vertete eshte qe gramatika shqipe eshte pak e veshtire per ta kthyer ne gjuhe kompjuterike, por nuk mendoj qe eshte e pamundur. Sido qe te jete krijimi i nje fjalori per M$ office nuk do ishte keq, nje shift+f7, do ishte shume i dobishem per te gjetur sinonimet.
    Sa per sharjet kane folur dhe te tjeret, ju lutem, te pakten tek kjo pjese e forumit nuk kemi pasur probleme te tilla. Te mundohemi ta ruajme keshtu, ndihmon shume dhe diskutimin.
    Gjithe te mirat
     
  3. a-alket

    a-alket Primus registratum

    Re: Kontroll drejtshkrimi dhe fjalor për Shqipen. Tastierë Shqip

    punoj, punon, punojme, punoni, punojne, duke punuar, punova, punuan, punuat, punuam, etj jane te gjitha trajta te foljes -- punoj

    ja pra, nje folje dhe dalin te pakten 10 forma.
     
  4. Eri

    Eri Primus registratum

    Re: Kontroll drejtshkrimi dhe fjalor për Shqipen. Tastierë Shqip

    nejse...po e shpreh edhe une mendimin tim.
    Ne rradhe te pare njehere...jam shume dakort rreth kesaj ideje...bile do te ishte hataja fare sikur te realizohej si ide.Puna eshte qe te kemi llafe shume dhe pune shume...sepse po ishte pune pak..s'ja vlen fare... ( dhe si ne rastin tone...do te fillojne te shamet ).
    Ne rradhe te dyte...sipas mendimit tim... mjafton qe te shkruajme ne database vetem rrenjen e fjales...ose 1, 2, 3... nenforma te saj. E rendesishme eshte qe te shkruhen diku dhe ne nje menyre ose tjetren te funksionoje.
    Pastaj ...oreksi vjen duke ngrene ... keshtu qe pasi te jete realizuar si ide, sado e vogel te varfer te jete si realizim ... do te pasurohet me kohen. Puna eshte e nje organizimi si grup. Ne ckuptim. Cdonjeri nga ne te japi nje mendim.Te shqyrtojme cdo mendim dhe te biem dakort per me te pershtatshmin.Me pas jepen idete se si mund te realizohet dhe ne fund ndahen detyrat per cdonjerin.
    Edhe nje here e theksoj...po te realizohet nje gje e tille do te jete fantastike.E rendesishme eshte qe te mos kemi vetem llafe por edhe pune ( gjithcka brenda mundesive).

    Hajt pra bofshi qef dhe pa te zime ... se pastaj duhet me thirr edukatoret me ju msu edukaten qe duhet ta kishit marr qe nkopesht.
     
  5. oneo

    oneo Forumium praecox

    Re: Kontroll drejtshkrimi dhe fjalor për Shqipen. Tastierë Shqip

    mos na hap barkun static. Ca emri kot
     
  6. Besnik Bleta

    Besnik Bleta Forumium praecox

    Re: Kontroll drejtshkrimi dhe fjalor për Shqipen. Tastierë Shqip

    bscemscs,

    Nuk propozova dhe as ngula këmbë në njërën mënyrë apo në një tjetër për zgjidhjen e problemit. Pyetja ime ishte e thjeshtë dhe konkrete:
    "A ka mundësi të përdoret kjo pjesë e programit apo moduli përkatës si një ndihmë për krijimin e një fjalori "spellchecker" për Shqipen?
    Më tej, a ka dije ndokush nëse ekziston ndonjë variant "spellchecker" për Shqipen diku?"

    Nuk vura në dyshim aftësitë profesionale të askujt, as nuk mund të marr me mend se një dikush konkret, me kualifikime dhe i përshtatshëm për temën, ekziston diku. Në fakt, po të ishte ndryshe, s'kisha pse i drejtohesha forumit: mund të të nisja ty një mesazh dhe e mbyllnim këtë kapitull.
    Mendimi im: është e panevojshme të diskutojmë për hierarki dhe aftësi vetiake të njërit apo tjetrit. Nuk jam i interesuar për këtë, nuk më bëhet vonë se në cilën kategori më klasifikojnë.
    Ajo që më bën të mendohem është vetëm mungesa, (e papërligjur që nga dalja e programeve "opensource"), e programeve që flasin shqip. Ndërkohë kanë kaluar rreth 20 vjet nga koha kur kompjuteri filloi të bëhet pjesë e së përditshmes. Dhe në shqip, nuk ka pothuaj asnjë program që komunikon shqip me përdoruesin. Im atë nuk mund të mësojë Anglisht në moshën 60 vjecare.
    Mbrapsht në anën teknike të problemit nga ku zumë fill: nuk këshillova aspak shkrimin e çdo fjale, një nga një, deri sa ti dalë fundi Shqipes! Pyeta nëse do ishte e mundur që modulin që përdoret për spellchecking tek OO ta përdornim për të filluar dicka. Kjo është krejt e ndryshme nga hartimi i një liste të thjeshtë fjalësh duke kopjuar me dorë një fjalor cfarëdo.

    Nuk diskutoj se kush e ka bërë Linux dhe sa vjet shkollë kishte!
    Pse shpërdorojmë kohën me gomarllëqe si këto. Në vend që të merremi me atë që na mungon, atë që i mungon pjesës më të madhe tonës, merremi me dicka krejt boshe: bëhet, nuk bëhet...
    Ndërkohë që për gjuhë të tjera është bërë! Atëherë pse jo për Shqipen? Sepse shqiptarët s'duan të lodhen apo të provojnë? E kanë më kollaj të mburren dhe të shqyejnë njëri tjetrin sesa të ulen dhe të shkruajnë me dorë 60 apo 100 mijë fjalë, (po marrim rastin më të keq të realizimit). Po po nuk e bëmë ne shqiptarët, cilin presim ta bëjë? MS? Të na e shesë pastaj
    500 e kusur Euro për përdorues në trajtën e një “MS Office Albanian language support included”? Dhe ti luajmë fenë me të kopjuar ilegalisht, sic u mësuam të gjejmë zgjidhje të rehatshme por dritëshkurtra, që çojnë paranë atje ku nuk duhet?

    Ne nuk kemi nevojë vetëm për një "notepad" në Shqip: kemi nevojë për sa më tepër programe në Shqip, sepse jo të gjithë kanë dhuntinë e gjuhëve të huaja, por të gjithë do kenë nevojë të përdorin kompjuterin. Që të mos bëjnë sherr pas 300 vjetësh " se pse shqiptarët nuk patën një "interface" të tyren që në fillimet e erës së kompjuterit, se mbetën prapa botës, se nuk i do njeri, se nuk i ndihmon kush?"

    Kompjuteri asnjëherë nuk do të zëvendësojë logjikën e përdoruesit, ndaj nuk duhet synuar në krijimin e një spellchecker-i që do të zëvendësonte mendjen e përdoruesit. Por çfarëdo realizim tjetër, i afërt për nga funksionet me trurin e njeriut, do ishte më i vlefshëm se sa hiçi i tanishëm (me kaq sa dimë).

    Edhe sikur 20 fjalë të ndryshme të së njëjtës rrënjë të na duhet të shkruajmë, nuk ka arsye logjike pse të ngurrojmë.
    Një listë që të shfaqë:

    punoj,
    punon,
    punojmë,
    punoni,
    punojnë,
    duke punuar,
    punova,
    punuan,
    punuat,
    punuam,

    si mundësi zgjedhjeje kur dikush ka shkruajtur gabimisht "ounoj", nuk ndryshon aspak në thelb nga një listë:

    work
    works
    working
    worked
    që shfaqet kur dikush shkruan gabimisht "vorked".
    Ndryshimi i vetëm është që ky i fundit mund të jetë banues i Redmond-it dhe i pari banues i Memaliajt.
    Por që të dy kanë të njëjtën të drejtë të përdorin gjuhën e nënës në jetën e përditshme.

    Vijon një përgjigje nga dikush i pyetur rreth temës:

    From :
    Geoff Kuenning <geoff@cs.hmc.edu>

    > I'm trying to find out how could I make a spellchecker for the Albanian
    > language, or any xxxxxx.hash dictionnary file which could work with AbiWord
    > or OpenOffice programs...

    The first thing you will need is a word list. The best way to get one
    is to take a lot of published documents, extract the correct words,
    and turn them into a list. The hard part is that you want to avoid
    having any incorrect words.

    Once you have a word list, you need an affix file. That gives you two
    things: the character set, and the affixes. At first, you don't have
    to have affixes. You can use another language file to start with (do
    you use ISO 8859-1 for Albanian?), and just delete all the affix
    definitions (after "prefixes" and "suffixes" -- see the ispell(4)
    manual page). Run your dictionary file through munchlist to make sure
    it is ready to be used, and then use buildhash to make a trial
    dictionary.

    After that, you can start building a real affix file. Use the
    "findaffix" and "tryaffix" scripts to get suggestions for affixes.
    Then write entries in the "prefixes" and "suffixes" sections. You can
    use affix files from other languages as a guide. Whenever you improve
    the affixes, run the original word list through munchlist.

    Building a dictionary is an iterative process. It takes quite a while
    to build up a word list. One thing I do is to use the "I" command to
    insert words into my personal dictionary when I'm working on
    documents, and then I later add those words to the main dictionary.
    Another technique is to fix up a few words every day, adding forms
    that aren't already there.

    Please let me know if you have more questions.
    --

    Ja një nga rrugët për të filluar, (Thanks Geoff!), që ne në inat e sipër me njëri tjetrin nuk patëm rastin ta kalonim nëpër mend: në vend të futjes së fjalëve me dorë, një nga një, mbledhja e sa më tepër materiali nga faqet Shqip në rrjet dhe shpërbërja e tyre në një listë fjalësh që do duhet përpunuar më pas.
    Një nga ju programuesët ose cilido me njohuri programimi, e ka rradhën tani.

    Ëndërr,

    Për të patur funksionin që kam përmendur tek OO, futu në Tools==>AutoCorrect/Autoformat dhe aty, pasi të kesh punuar për pak kohë me tekste Shqip do shohësh edhe fjalë në Shqip. Tek “Max Entries” vendos “10,000” që të mundet OO të rregjistrojë më tepër fjalë. Deri sa të mbushen 10 mijë, do kemi gjetur mënyrën se si të zmadhojmë këtë kufi.

    besnik
     
  7. DArtur21

    DArtur21 Primus registratum

    Re: Kontroll drejtshkrimi dhe fjalor për Shqipen. Tastierë Shqip

    Pershendetje te gjitheve!

    Hajt me kembe te mbare se eshte mesazhi im i pare mendoj ne forumin e ri.

    Pra kerkohet nje program qe ne bashkepunim me editore te fuqishem kontrollon korrektesine e drejtshkrimit dhe e korrekton automatikisht nese deshirohet.

    Nga ana e programimit them qe nuk eshte problem i madh per te kontrolluar ne liste per nje fjale qe fillon me shkronjat qe jane shkruar deri ne ate moment. Deri ketu problemi eshte lista e fjaleve dhe kjo funksionon boll mire edhe nese nuk perfshihen te gjitha fjalet dhe format ne kete liste.

    Problemi fillon kur kerkohet edhe kontrolli gramatikor. Edhe per anglishtjen qe ka gramatike shume me te thjeshte se shqipja, eshte shume e veshtire te besh nje kontrollues 100% te sakte.
    Edhe nje korrektor per Esperanton, qe eshte gjuha e folur me e thjeshte qe ekziston, me nje gramatike pa perjashtime, eshte nje pune jo e vogel marrja parasysh e te gjitha rasteve, qe per ne njerezit jane te vetkuptueshme, te cilat duhet ti behet te njohura kompjuterit.

    Sidoqofte, nje korrektor i tille me sa di une nuk ekziston per shqipen dhe qe te behet dicka e tille duhet t'ia vleje ekonomikisht se nuk eshte nje ndermarrje qe e bejne 10 programuesa ne 2-3 oret e kohes se lire falas.
    Sigurisht, qe 10 programuesa mund te arrijne dicka dhe jam shume i sigurte se dicka e tille eshte interesante nga ana profesionale, por une vete do te preferoja te beja dicka qe ta ndihmoje pak mbijetesen time ne menyre financiare. Dhe kjo eshte pika pse ne shqip nuk ka software - besoj nuk ka nevoje te permend edhe njehere.

    Me sa di une edhe nga te njohur qe jane marre direkt me ceshtje te tilla, duhen ca vite me shume studim dhe eksperience ne fushen e gjuhes pas studimit dhe eksperiences ne programim. Disa universitete ofrojne madje edhe specializime te tilla. Sigurisht jo universitete shqiptare dhe jo per gjuhen shqipe.
    Kush ka mundesine te beje dicka te tille edhe per nje gjuhe te huaj, eshte interesante.
     
  8. DArtur21

    DArtur21 Primus registratum

    Re: Kontroll drejtshkrimi dhe fjalor për Shqipen. Tastierë Shqip

    Edhe dicka:

    Jo te gjitha fjalet ne shqip sillet pavaresisht nga njera tjetra. Ka edhe folje edhe emra te rregullt. Per keto nuk ka nevoje te renditen te gjitha format. Madje nuk do rekomandohej te renditen te gjitha format, se keshtu do veshtiresohej korrektimi ne baze te kuptimit te fjalise. Per fjalet e rregullta, mjafton te jepet grupi ku bejne pjese, dhe sjellja e grupit organizohet ne nje liste tjeter.

    Nje problem tjeter do te qe p.sh. se shqipja lejon edhe fjali pa kryefjale (p.sh. peremri vetor mund te mungoje).
    Nga mund ta kuptoje programi se fjalia:
    "Mendoi se eshte mire ashtu."
    eshte korrekte keshtu dhe nuk duhej te ishte:
    "Mendoj se eshte mire keshtu"?

    Shife ne Internet se sa shqiptare e shkruajne veten e trete te foljeve te gupit te pare me -i ne vend te -j.
     
  9. bledar komino

    bledar komino Primus registratum

    Re: Kontroll drejtshkrimi dhe fjalor për Shqipen. Tastierë Shqip

    1. per te nisur nje projekt mjafton nje ide - e thjeshte ose gjeniale - edhe pse mund te duket "e fantaksur".
    2. se dyti merr nje kalem, bjeri kaplloqes dhe shtro pyetjet sipas rradhes : tastierë? ->mbase kur fabrikantet do te vendosin(ose zbulojne) qe ka nje treg ne Shqipëri[ma merr mendja se nje tastierë AZERTY mbaron pune - por është mendimi im]; programe? ->ja po e lëshoj një ide : e ardhmja e programeve shqip është projekti "OpenSource". Ne vend te shikoni filma apo shtoni RAM-et e PC-ve, beni je "shetitje" nga "mehalla" e "freesoftware". 16MB mjaftojne per te programuar diçka te thjeshte, sa per fillim.
    3. (por nga rendesia mund t'a vija te paren)kur nuk di t'i pergjigjesh nje pyetjeje, mos merr pushken si partizani i vogel V. Dhe anasjelltas, parashtro nje problem/pyetje sa me qarte, mos u çudit qe te tjeret s'e kuptojne menjehere. P.sh (merr prape kalemin) shkruaj ne nje cope leter çfare te vjen nga truri dhe jo direkt ne tastiere.
    4. PYETJE: si mund t'a perkthejme "tastiere"?
     
  10. Diabolis Dassaretis

    Diabolis Dassaretis Forumium praecox

    Re: Kontroll drejtshkrimi dhe fjalor për Shqipen. Tastierë Shqip

    Per tastieren ka zgjidhje qe e perdor bota sot e gjithe diten. Kapaket e tastave jane te heqshem kollaj, jane standart per PC, e ndrimin mund ta beje gjithsecili vete.
    Ne fakt kete si dhe te tjerat duhet ta benin tregtaret me prodhuesit, por si Shqiperi hesapi kush e can ...
    Gjuha shqipe eshte zyrtare dhe mbrohet me Kushtetuten e Shqiperise,por eshte dhe gjuha zyrtare e dy shteteve te tjere.
    Kur nje tastiere kushton 5 dollare a euro, kapaket e tastave merren me mend sa kushtojne, por kur asnje nga te paret e shqiptereve kudo qe jane nuk e merr mundimin te beje xhexh qofte per kompjuterat e shtetit (shteteve) as mos prit te mendoje bota te beje per ne zgjidhje qe do kerkonin miliona. Mjafton nje shqiptar te bleje nje program origjinal dhe e ka gjithe Shqiperia.
    Qe ta mbyll, tastire shqip ka. Me ca thase me kapake tastiere kineze a malejziane kjo histori merr fund.
     
  11. Besnik Bleta

    Besnik Bleta Forumium praecox

    Re: Kontroll drejtshkrimi dhe fjalor për Shqipen. Tastierë Shqip

    Për kushtet tona probleme të tillë mund të zgjidhen mbi bazë vullnetare, pra me filozofinë e "opensource" dhe "freeware" pasi jemi tejet të dobët financiarisht.
    Kërkesa për tu paguar, e përmendur më sipër është një luks i madh për çastin. Le të mos harrojmë më pas se gjithmonë fillimi është më i përunjur sesa majat e karrierës.

    A mundet dikush të shkruaj një program të cilit i jepet një teskt çfarëdo dhe këtë tekst e shndërron në një listë fjalësh e gërmash?
    Me këtë dhe me tërë faqet e tanishme në Shqip në Web mund të fillohej krijimi i hash-it për Shqipen.


    Bled33,

    S'të marr vesh unë apo nuk ke lexuar faqen e parë të kësaj teme? Pyetja ime rreth tastierës Shqip ishte vetëm nëse ka apo jo dhe aspak pse nuk ka!
    Open source u përmend që në fillim: nënkuptohet kur përmendet OpenOffice.
    Një pyetje bëhet zakonisht kur nuk dihet përgjigjja.
    Kjo mënyra e përpunimit në të papastër të çdo mendimi veç se shpërdoron kohën. Në fund të fundit këtu bëhet fjalë për një forum dhe jo për një simpozium programuesish.
    Nuk besoj që fjala tastierë ka nevojë për përkthim, meqë ka mbase mbi një shekull që përdoret për instrumentë si piano, fizarmonikë.

    Plotësisht i një mendje me ty, Diabole. Ashtu si besoj edhe ti rreth idesë që duhet synuar një zgjidhje më afër standarteve, pra një tastierë dhe jo një përshtatje.
     
  12. nikas

    nikas Primus registratum

    Re: Kontroll drejtshkrimi dhe fjalor për Shqipen. Tastierë Shqip

    per fat te mire egzistojne shume programe qe bejne spellchek ne gjuhen shqipe, por shume nga ato jane bere nga amatore. Ajo nuk eshte shume e veshtire. E njejta ide qe eshte bere per anglisht. Ata qe duhet ta bejne nuk kane nevoje te dine shume nga algorithmet edhe nga turing machines (ato gjera jane gati) ata duhet te dine mire gjuhen shqipe. Kaq gje nevojitet. brenda nje viti ata e bejne qe te jete ne gjendje te funksionoje 40-50%. Pak nga pak ata e updating. Une se mar vesh se cfare hyne phd apo bachelori ketu. Une po bej phd ne computer science edhe idea e berjes se nje check-spellit eshte shume e lehte. cdo gje do ndahet ne sub-grupe. Do kesh foljet, flalet, kryefjalet e ku di une pastaj..... tek foljet fut te gjitha foljet e njohura edhe ato prap i ndan ne subgrupe. Zgjuarsia eshte te mos punosh me cdo folje 10-20 here (te gjitha shtjellimet) por te kryjosh nje form e cila do u pershtate foljeve me te shumta. Shembull: punoj-vrapoj-pushoj-dashuroj. Po ta vini re te gjitha kane prapashtesen oj. E kuptoni ku e kam fjalen. Por qe ta harish kete gje ska shume nevoje per komputer scientista. Po te kem une tre veta(linguista) nga tre gjuhet karakteristike te shqiperise. Une e mbaroj per 2-3 vjet. Une vet smarr vesh nga gjuha shqipe!!
     
  13. VIMAR

    VIMAR Forumium praecox

    Re: Kontroll drejtshkrimi dhe fjalor për Shqipen. Tastierë Shqip

    Per mua eshte humbje kohe te ziheni nese duhet te punoni me programe te MS apo jo. Doni apo sdoni ju shumica(per te mos thene te gjithe) e perdoruesve te kompjuterave ne Shqiperi(sekretare, notere, avokat, etj) punojne me MS MS Word.

    Cdo oferte per pune te kerkon te dish te perdoresh MS WORD.

    Mes akam degjuar nej grup shqitparesh kane filluar te punojne per nje spellcheck per Shqipen ne MS Word.

    Megjithate une p.sh per nevoja personale kam shfrytezuar nje opsion te MS Word per disa fjale te thjeshta.(Tip minifjalori)

    P.sh: Kur shkruaj qe automatikisht me shnderrohet në , kur shkruaj shume, automatikisht me shnderrohet ne shumë.

    Dhe kjo eshte fare e thjeshtë!

    Ne MS Word : Tools -> Autocorrect Options...

    Tani nese keni nerva shkruani rreth 2000 fjale aty dhe ja keni arritur qellimit.
     
  14. germojsi

    germojsi Primus registratum

    Re: Kontroll drejtshkrimi dhe fjalor për Shqipen. Tastierë Shqip

    Përsa i përket problemit të tastjerës une kam
    krijuar një program(tip pad) ku tastjera standarte
    është modifikuar në dy tasta për të plotësuar
    ë,ç.
    Ndërsa për spelling në një program unë
    mendoj se me kalimin e kohës pasi të krijohen
    grupe pune të mirëfilltë programuesish (e jo si ne amatorë)
    apo përkthyesish programesh do të zgjidhet dhe
    kjo çështje
     
  15. eo

    eo Primus registratum

    Re: Kontroll drejtshkrimi dhe fjalor për Shqipen. Tastierë Shqip

    si ka mundesi qe ne nje tastier me alfabet latin te mos kete "ç" dhe "ë"...?
    une vete i kam dhe "ç" dhe "ë" te tjerat po dihen qe behen sepse jane bashkime germash, nuk kuptoj ku eshte veshtiresia per te shkruajtur shqip.
     
  16. Besnik Bleta

    Besnik Bleta Forumium praecox

    Re: Kontroll drejtshkrimi dhe fjalor për Shqipen.

    </font><blockquote><font class="small">Citim:</font><hr />
    ...MS? Të na e shesë pastaj 500 e kusur Euro për përdorues në trajtën e një “MS Office, Albanian language support included”? besnik

    [/ QUOTE ]

    He he, lirë e paskam pasur pazarin: sot te Shekulli thuhet se MS Office në Shqip do të ketë çmimin 750 USD ~ 615 Euro...
    E gëzofshim!
     
  17. GuJack20

    GuJack20 Primus registratum

    Re: Kontroll drejtshkrimi dhe fjalor për Shqipen.

    Amon ere se na myten neper televizore..sikur me qen Bill Gates bamiresi me i madh i botes..dhe qeka kujtu per shqiptaret. Per me teper e nxjerrin si ndonje sukses te papare te qeverise...

    VARI TENEQEN ME I LLAF
     
  18. caretaker2

    caretaker2 Primus registratum

    Re: Kontroll drejtshkrimi dhe fjalor për Shqipen.

    tani eshte hartuar nje spellchecker word per shqipen. e ka bere qeveria e Kosoves dhe eshte shume cilesor. ka bere gjithashtu nje fjalor elektronik shpjegues te shqipes.
     
  19. Besnik Bleta

    Besnik Bleta Forumium praecox

    Re: Kontroll drejtshkrimi dhe fjalor për Shqipen.

    Gati pesë vjetë pas fillimit të këtij diskutimi, ideja është sendërtuar:

    https://addons.mozilla.org/sq/firefox/downloads/file/23137/fjalori_shqip-1.6.1-fx+tb+sm.xpi

    Shtesa për kontrollin e drejtshkrimit që mund të shkarkohet nga lidhja më sipër, mund të instalohet për Firefox-in dhe Thunderbird-in. Dhe punon në rregull, sidomos në Thunderbird. Gjatë provës sime, për një tekst rreth një mijë fjalë, me ndihmën e këtij kontrolli, mu deshën jo më shumë se dy minuta për të ndrequr gabimet e drejtshkrimit.

    Përveç se si shtesë për Firefox-in dhe Thunderbird-in, fjalësi që është në bazën e kësaj, mund të kihet edhe në formën e programeve Aspell dhe Ispell, për ta përdorur brenda programesh të tjerë si OpenOffice apo AbiWord.
     
  20. jusuf

    jusuf Guest

     

Shpërndajeni këtë faqe