KESH-i kerkon dyfishimin e çmimit te energjise

Diskutime tek 'Ekonomia & Biznesi Shqiptar' filluar nga MLK, 20 Oct 2005.

  1. mostro

    mostro Putraku

    Re: KESH-i kerkon dyfishimin e çmimit te energjise

    /pf/images/graemlins/rockband.gif
     
  2. preator

    preator Primus registratum

    Re: KESH-i kerkon dyfishimin e çmimit te energjise

    Ata qe thone se vetem 30% e rezervave hidrike ne Shqiperi shfrytezohen, jane te zanatit dhe kane shifra qe e mbeshtesin ate qe thone. Ti qe degjon denglat e BB dhe FMN me kujton Nastradinin qe besonte se do paguante borxhin duke mbjelle ferra dhe me shitjen e leshit te deleve te komshiut (qe do ngecnin te ferrat e Nastradinit) do lante borxhin.
    Me thuaj qofte edhe nje vend te vetem qe ka bere hajer nga "keshillat" dhe "ndihmat" e BB apo FMN!
    Sa per dijeni Shqiperia behet keq e me keq nderkohe qe eshte zhytur ne 1 000 000 000$ borxh!
     
  3. MLK

    MLK Primus registratum

    Re: KESH-i kerkon dyfishimin e çmimit te energjise

    Aktualisht, ne Shqiperi duhet te fillojne sa me shpejt rihabilitimi dhe ngritja e linjave te reja te interkonjeksionit me shtetet fqine ne menyre qe te behet i mundur transportimi i energjise nga shtete te ndryshme.
    Te filloje konsultimi per TEC-in e Vlores i cili do te ndihmoje ne optimizimin e prodhimit te energjise termik-hidrik. Pra eshte nje zgjidhje e "kapriçove" te natyres.
    Te fillojne diskutimet per marveshjen per HEC e Bratiles i cili financohet 100% nga Shoqeria Islandeze shteterore dhe do te shfrytezohet prej saj me koncesion. Kjo nuk duhet pare si pushtim nga te huajt por si rritje e prodhimit te energjise ne vend e si rrjedhoje si siguri per biznesin vendas pa harruar dhe konsumatorin shqiptar.
    Konsumatori nuk do tja dije nese energjia e prodhuar eshte shqiptare apo e e huaj, ai shkurt do energji pasi pa te nuk ben dot, e kur nuk jemi ne gjendje ta prodhojme duhet bashkepunim.
    Nese shteti ka para ne te ardhmen dhe nuk do te kete shoqeri te huaja ne Shqiperi le ti shtetezoje keto kompani duke i riblere, per momentin skemi as morra ne xhep keshtu qe eshte utopi te pretendosh se do ti besh te tera vet.
    Rendesi ka qe te vendosen rregullat "e lojes" ne menyre qe shteti te dije te ruaje interesat e tij e te shtetaseve shqiptar.
    Per 5 vjet ne Shqiperi do te jete krize energjitike nese bazohemi vetem te prodhimi i brendshem, pra duhen negociuar kontrata importi afatgjate e per kete duhet integruar ne buxhetin e shtetit nje fond special i destinuar per te subvencionuar energjine. Vetem ne kete menyre mund te pretendojme te kemi zhvillim te PNB me 6%/vit e te krijojme stabilitet ne ekonomi.
    Mos harrojme se fjala krize largon çdo investitor potencial e ne te njeten kohe p"ngon hyrjen e kapitaleve te huaja ne treg.
     
  4. Leopardii

    Leopardii Primus registratum

    Re: KESH-i kerkon dyfishimin e çmimit te energjise

    </font><blockquote><font class="small">Citim:</font><hr />
    Ata qe thone se vetem 30% e rezervave hidrike ne Shqiperi shfrytezohen, jane te zanatit dhe kane shifra qe e mbeshtesin ate qe thone. Ti qe degjon denglat e BB dhe FMN me kujton Nastradinin qe besonte se do paguante borxhin duke mbjelle ferra dhe me shitjen e leshit te deleve te komshiut (qe do ngecnin te ferrat e Nastradinit) do lante borxhin.
    Me thuaj qofte edhe nje vend te vetem qe ka bere hajer nga "keshillat" dhe "ndihmat" e BB apo FMN!
    Sa per dijeni Shqiperia behet keq e me keq nderkohe qe eshte zhytur ne 1 000 000 000$ borxh!

    [/ QUOTE ]


    me then te drejten 1,3 miliard $
     
  5. MLK

    MLK Primus registratum

    Re: KESH-i kerkon dyfishimin e çmimit te energjise

    Nje tjeter zgjidhje efikase do te ishte mundesimi i lejimit te ndertimit te hidro-centraleve te reja nga investitore te huaj me koncesion te tipit BOT ose BOO, ne kete menyre Shqiperia do te siguronte pergjithmone problemin e furnizimit me energji elektrike, krijimin e mijera vendeve te reja pune per punimet civile, vende per shfrytezimin e ketyre veprave (pra studentet e ardheshem te kesaj fushe do te kishin mundesi te punojne ne profesionet e tyre) si dhe vjeljes se taksave nga keto vepra qe nuk jan pak per nje shtet si Shqiperia.
    Ne te njeten kohe ne vend qe parate te investohen te TEC-i i Vlores ( me qene te sinqerte ne TEC me nafte apo gaz vetem Banka Boterore dhe Berzh financojne ne budalliqe te tilla pasi nuk ka financier te hedhi koker leku me kurset qe do te kete lenda e pare vitet e ardheshme) te investohen per ndertimin e Centralit te ri nuklear qe do te ndertohet pas nje viti ne Bullgari i cili do te ket nje kapacitet rreth 7 here sa ai i Komanit dhe energjia e prodhuar ka nje kosto 2 here me te lire se sa ajo e nje Tec-i.
    Pra shteti shqiptar te ler menjane rrugen idiote qe po na dikton Banka Boterore ne kete fushe e te marri iniciativen te investoje per te ardhmen e popullit tone e per ekonomine shqiptare.
    Mos harrojme se Maqedonia do marri pjese ne rreth 10% te investimit te ketij Centrali e ne kete menyre ka te sigurte te mari po aq energji nga prodhimi i tij pas venies ne funksionim.
    Pra nuk eshte akoma vone qe te nderohet strategjia e famshme e energjitikes shqiptare.
     
  6. aziz

    aziz Primus registratum

    Re: KESH-i kerkon dyfishimin e çmimit te energjise

    Ajo eshte ide interesante qe te investohet ne ndertimin e centraleve atomike ne bullgari, por duhet te kemi parasysh numrat. Pas nje kerkimi te shpejte lexova qe ky central i ri do filloje punimet ne 2006 dhe do filloje te prodhoje energji ne 2011 me mbarimin e reaktorit te pare me kosto 2.4 miliarde euro. A ka shqiperia 240 milione Euro te investoje tashti per te perfituar energji pas 5 vjetesh? E nderkohe nqs e gjithe bota leviz drejt energjise atomike, dhe cmimi i lendes se pare do rritet sipas ligjit jo-komunist te kerkese-ofertes.

    Nderkohe TEC-i mund te perdore naften dhe gazin e prodhuar ne shqiperi ne menyre me efikase se sa perpunimi i tij per perdorim nga makinat.

    Patjeter qe tec-i nuk duhet ndertuar ne vlore, po ne ballsh qe ta kete naften/gazin afer /pf/images/graemlins/laugh.gif

    Qe ky diskutim te veje me tutje duhen ca numra, kush ka nge, te vije te na sjelle ca numra, ca prodhon sot shqiperia, ca kostoje, ca konsumi kemi, ca pretendohet te perfitohet nga ndertimi i mini-HEC etj etj.
     
  7. MLK

    MLK Primus registratum

    Re: KESH-i kerkon dyfishimin e çmimit te energjise

    TEC i Vlores se pari nuk mund te funksionoje me nefetn e Ballshit as si sasi e as si cilesi, pra perveç Tec-it se pari duhet ndertuar nje rafineri e re e rafinerine e re qe ta financosh (pra te gjesh parate) duhet qe te kesh burime te sigurta netokesore per te pakten 20 vjet (gje qe eshte e pamundur aktualisht ne Shqiperi).
    Tec-i i Vlores nese ndertohet do te funksionoje me lende te pare te importuar.
     
  8. aziz

    aziz Primus registratum

    Re: KESH-i kerkon dyfishimin e çmimit te energjise

    A perdoret nafta e ballshit ne shqiperi per makinat? A do te thuash qe TEC-i kerkon nafte me te paster se sa bencat e 1980-es? /pf/images/graemlins/smile.gif Une sigurisht qe nuk jam ekspert karburantesh, thjesht mu duk si ashiqarre qe TEC-i te perdore nafte me pak te paster se sa nje makine.
     
  9. MLK

    MLK Primus registratum

    Re: KESH-i kerkon dyfishimin e çmimit te energjise

    Nuk ben aziz jo, mos lodh koken kot se e kane vrare te tjere para teje per kete pune.
     
  10. aziz

    aziz Primus registratum

    Re: KESH-i kerkon dyfishimin e çmimit te energjise

    une e di qe ti i di te gjitha MLK, po nuk eshte aspak lodhje koke perpunimi i informacioneve. Ndoshta ti e mendon keshtu, por duhet te marresh parasysh diferencat midis njerezve.

    Tashti, ky TEC-i, nuk mund te perdore gaz si lende te pare? A nuk do ishte e mundur qe te punonte me te dyja llojet nafte/gaz? A ka ndonje studim te publikuar nga BB apo FMN mbi kete projekt?

    He MLK, behu djale i mbare dhe na drejto ne ndonje burim te besueshem te dhenash.
     
  11. Leopardii

    Leopardii Primus registratum

    Re: KESH-i kerkon dyfishimin e çmimit te energjise

    </font><blockquote><font class="small">Citim:</font><hr />
    Nje tjeter zgjidhje efikase do te ishte mundesimi i lejimit te ndertimit te hidro-centraleve te reja nga investitore te huaj me koncesion te tipit BOT ose BOO, ne kete menyre Shqiperia do te siguronte pergjithmone problemin e furnizimit me energji elektrike, krijimin e mijera vendeve te reja pune per punimet civile, vende per shfrytezimin e ketyre veprave (pra studentet e ardheshem te kesaj fushe do te kishin mundesi te punojne ne profesionet e tyre) si dhe vjeljes se taksave nga keto vepra qe nuk jan pak per nje shtet si Shqiperia.
    Ne te njeten kohe ne vend qe parate te investohen te TEC-i i Vlores ( me qene te sinqerte ne TEC me nafte apo gaz vetem Banka Boterore dhe Berzh financojne ne budalliqe te tilla pasi nuk ka financier te hedhi koker leku me kurset qe do te kete lenda e pare vitet e ardheshme) te investohen per ndertimin e Centralit te ri nuklear qe do te ndertohet pas nje viti ne Bullgari i cili do te ket nje kapacitet rreth 7 here sa ai i Komanit dhe energjia e prodhuar ka nje kosto 2 here me te lire se sa ajo e nje Tec-i.
    Pra shteti shqiptar te ler menjane rrugen idiote qe po na dikton Banka Boterore ne kete fushe e te marri iniciativen te investoje per te ardhmen e popullit tone e per ekonomine shqiptare.
    Mos harrojme se Maqedonia do marri pjese ne rreth 10% te investimit te ketij Centrali e ne kete menyre ka te sigurte te mari po aq energji nga prodhimi i tij pas venies ne funksionim.
    Pra nuk eshte akoma vone qe te nderohet strategjia e famshme e energjitikes shqiptare.

    [/ QUOTE ]


    e ku ti cojme skoriet berthamore pastaj MLK ??

    ne natyra na ka dhene mundesine per te pasur energji.

    kemi 2/3 te burimeve te pashfrytezuara dmth akoma edhe 3000 MW potence me shume sesa e sotmja .

    pastaj edhe leket per te ndertuar keto HEC-e jane neper banka.

    ne gusht te 2005 shqiptaret kishin depozituar ne bankat e nivelit te dyte 1,5 miliard dollar (edhe valute tjeter) ku marrin nje mizerie prej 2 - 3,5 % ne vit interes.

    kesh duhet ti drejtohet obligazioneve .

    me menaxhimin e Harasanit doli me 45 milion euro fitim ne vit (ne mos gabohem) edhe me kete fitim mund te marri deri 800 milion euro borxhe , ku te hipotekoj HEC-et e tjera qe vlejne miliarda euro.
     
  12. aziz

    aziz Primus registratum

    Re: KESH-i kerkon dyfishimin e çmimit te energjise

    KESH-i duhet privatizuar, ndoshta jo 100%, po minimumi 49%. Kjo fut ketu nje partner tjeter qe nuk eshte i perulshem ndaj politikes, ka si synim fitimin dhe qe si rrjedhoje do rrise kontrollet ndaj cdo lloj abuzimi apo humbjesh. Do sjelle rritjen e investimeve ne rrjetin shperndares, rritet % e mbledhjes se faturave ( ve bast qe do veje tek 99%), dhe kjo do sjelle rritjen e fitimeve te KESH, qe do sjelle dhe mundesine e KESH per te investuar ne rritjen e kapacitetit prodhues. Nderkohe, privatizimi i energjise do sjelle rritjen e paevitueshme te cmimit te energjise elektrike qe do sjelle dhe uljen e konsumit te saj nga popullsia. Sigurisht qe rritja e cmimit nuk eshte dicka qe duhet pritur me duartrokitje, por duhet arritur nje balance ku cmimi qe paguan popullata te jete sa me afer cmimit te vertete te energjise.

    Po sigurisht, ne vend te bejme kete, ne duhet te investojme 300 milione euro ne bullgari per te pasur te drejten per te blere 200MW (sikur te ishte kaq e thjeshte puna).
     
  13. Leopardii

    Leopardii Primus registratum

    Re: KESH-i kerkon dyfishimin e çmimit te energjise

    Sigurisht qe rritja e cmimit nuk eshte dicka qe duhet pritur me duartrokitje, por duhet arritur nje balance ku cmimi qe paguan popullata te jete sa me afer cmimit te vertete te energjise.

    e sa eshte cmimi i vertet sipas teje aziz ??
     
  14. preator

    preator Primus registratum

    Re: KESH-i kerkon dyfishimin e çmimit te energjise

    Sa kujdes kane keta Pahko-Nurellaret apo apologjetet e Liberizmit anglo-sakson te jene ne nje linje me cmimet boterore (sigurisht kur kane interesa ne mes kompanite e tyre tip-Enron)!
    Po meazallah se u shkon gjuha njehere te thone se qe shqiptari te paguaje cmimet e Norvegjezit, duhet edhe te fitoje te pakten gjysmen e asaj qe fiton novegjezi!
    ....................
    Qe ti kthehemi temes. Personalisht nuk do te isha dakord per Shqiperine qe ti futej (edhe po te mundte financiarisht, gje qe eshte e pamundur) rruges se centraleve atomike.
    Jam dakord me MLK dhe leopardin ne analizat e tyre.
    Sa per ironite fshatareske te ndonje anetari ketu ne adrese te MLK (MLK nuk ka nevoje aspak per ndihmen time), do ti keshilloja te lexonte pak me shume libra e me pak gazeta e broshura FMN-je, per kedo me me shume se 3-4 neurone ne koke shihet qe MLK ka formim te gjere ne profilin ekonomiko-financiar dhe eshte me e udhes te mesosh sadopak nga ai se sa te besh ironira qe me shume vene ne pah nje papjekuri ne rastin me te mire, dhe injorance te thelle ne rastin me te keq!
    Sa per informacion edhe kompanite gjigande amerikane te naftes (qe jane ne kete biznes nga nje shekull) kane gati 20-25 vjet qe nuk po investojne sa duhet (gati aspak) ne kapacitete rafinimi. Mos u hani hakun, ato dine dicka qe ndjekin nje politike te tille (vec ngritjes deri diku artificiale te cmimeve te benzines)!

    Dikush shpalosi njohurite qe ka marre ne Dituri Natyre mbi krijimin e naftes (nga gjelberimi ......).
    Ne vitet 60 inxhiniere Ruse kane perpunuar nje teori alternative te krijimit te naftes nga materialet inorganike.....
    Kjo eshte jashte temes por eshte sot e vetmja teori qe shpjegon se si dhe pse puset e braktisura kane filluar te rigjenerojne rezervat (ne shkalle jo-industriale sigurisht)!

    Me falni per daljen disi jashte teme....
     
  15. nycattorney

    nycattorney Primus registratum

    Re: KESH-i kerkon dyfishimin e çmimit te energjise

    Cohu Enver nga varri na nderto hidrocentrale!
     
  16. rvd

    rvd Primus registratum

    Re: KESH-i kerkon dyfishimin e çmimit te energjise

    Mendoj se ne Shqiptaret duhet ta kemi ne kulturen tone si popull qe çdo gje qe do ta marresh nga tjetri duhet ta paguash, keshtu dhe per energjine.Personat qe paguajne e bejne dhe per ato qe nuk paguajne per kete motv lindin padrejtesite dhe nderprerjet.Kush nuk paguan duhet te denohet ne baze te ligjit nqs ne Shqiperi duam drejtesi duhet ta nisim me zbatimin e gjerave me te vogla.
    Kolapsi eshte konseguence e inefiçences se impianteve te tanishem dhe duhet ndertuar TEC ne Vlore qe te kemi energji tonen dhe jo ta blejme nga te huajt me çmime te larta.Ju pershendes.
     
  17. leart

    leart Primus registratum

    Re: KESH-i kerkon dyfishimin e çmimit te energjise

    </font><blockquote><font class="small">Citim:</font><hr />
    (MLK nuk ka nevoje aspak per ndihmen time

    [/ QUOTE ]

    po ti edhe nga kerthiza ta kishe nxjerre MLKn nuk do shkruaje gjithe postin, me aq pathos, ne mbrojtje te tij. Mund ti shkruash nje mesazh privat dhe mbase te thote ndonje gje te cmuar qe ta kesh vetem ti.

    Tashti, qe energjia duhet paguar, duhet paguar qe cke me te. Jo norvegjez, po edhe pigmi te jesh. Tashti, a do paguajne dot shqiptaret aq sa paguajne norvegjezet... ndoshta jo po duhet te kemi parasysh qe energjia blihet me cmimin e tregut jo me cmimin qe mundemi te blejme ne. Prandaj, ne pamundesi te prodhimit te brendshem, ne duhet ta blejme energjine ne tregun e lire te botes kapitaliste. Tashti, ne ose te gjithe duhet te paguajme cmimin e vertete te energjise permuaj tek KESH-i, ose do e paguajme te gjithe nepermjet taksave me te larta, si psh. TVSH. Ose, taksat mbi rrogat, ose taksa mbi importet, ose taksa mbi eksportet, ose taksat mbi fitimin te bizneseve....

    Ose, Shqiperia do hyje ne borxh shume e me shume duke marre kredi nga jashte apo duke shitur bono thesari.

    Tashti, keto jane te ditura nga te gjithe se jeni shume te mencur te gjithe, nuk lini vend pa e permendur. Po po mundohem te koncentrohem tek pergjigja e pyetjes: Kush do paguaje per energjine??? Sepse kur te dale kjo pergjigje, i dalim ne krye dhe diskutimit.

    Ndryshe, me retorikat ala Brigate Rosse, si nepunesi me siper...
     
  18. preator

    preator Primus registratum

    Re: KESH-i kerkon dyfishimin e çmimit te energjise

    Ketu nuk po flitet (tani) nese duhet te paguhet apo jo energjia! Mos u beni qesharake me brockulla te tipit "A duhet te denohet veprimi i nje hajduti nga nenet qe mbulojne vjedhjen!"
    Askush nuk ka hedhur idene qe energjia nuk duhet paguar.
    Ceshtja eshte (per larot er....leartet&amp;Co) a ka kuptim te shkaterrojme natyren e Vlores me nje projekt rentabiliteti i se cilit duket qe ne 2005 qe eshte inegzistent?
    Laroja me siper mund te kete qene politikan prandaj mendon me 6-mujore apo maksimumi me 3-4 vjet, po strategjia energjitike e nje vendi behet per 20-50 vjet dhe kur eshte e mundur edhe me shume!

    Giovinezza giovinezza...
    Primavera di bellezza!
     
  19. Kondrapedali

    Kondrapedali Kondrapedali

    Re: KESH-i kerkon dyfishimin e çmimit te energjise

    Po ore po por këta qekan vetëm belleza e hiç fare primavera /pf/images/graemlins/laugh.gif.

    Shqipëria ka aktualisht një potencial hidrik tepër të madh energjetik dhe kjo vlen edhe për periudhën e verës (thatësirës). Problemi është se prodhimi i energjisë hidroelektrike në Shqipëri është përqëndruar në shumë pak lumenj ndërkohë që duhet të ketë një shpërndarje të rrjetit prodhues e si pasojë një konsumim më të arsyeshëm të ujit (1 + 1 = 2). Mundësia e ngritjes së digave egziston edhe për lumenj si Vjosa e Shkumbini të cilët kanë një potencial të përafërt me Drinin (të dy bashkë).

    Ja dhe një artikull i Këshillit të ministrave të Shqipërisë mbi gjendjen hidrike të Shqipërisë në vitin 2000:

    BURIMET HIDRIKE

    Shqiperia, me siperfaqen e saj te pergjithshme prej 28 748 km2, ne pergjithesi eshte nje vend malor ku 70 % e zene malet, kodrat, siperfaqet e liqeneve dhe shtratet e lumenjve. Per sa i perket pasurive ujore dhe potencialit hidroenergjitik te saj ajo radhitet nder vendet e para ne Evrope. Territori hidrografik i Shqiperise ka nje siperfaqe prej 44000 km2 ose 57 % me shume se territori shteteror i vendit tone.Lartesia mesatare e territorit hidrografik eshte shume e madhe, rreth 700 metra mbi nivelin e detit.Shqiperia eshte nje vend me rreshje relativisht te shumta.Ne territorin e saj hidrografik ben mesatarisht rreth 1400 m/m shi ne vit. Ne lartesine mbi 1000 m bien rreshje debore, ku ne zonat e thella malore ajo qendron per disa muaj, duke siguruar ne kete menyre furnizimin me uje te lumenjve per periudhen e pranveres dhe deri diku edhe ne vere. Prurja mesatare shumevjecare e rrjedhjes se pergjithshme te lumenjve tane eshte rreth 1.245 m3/sek, e nje rendi me lumenjte e njohur te Evropes, qe derdhen ne Detin Mesdhe si lumi PO me prurje 1.275 m3/sek dhe lumi Ron me prurje 1.350 m3/sek.Te gjithe lumenjte e Shqiperise, me perjashtim te lumit te Vermoshit e kane drejtimin e rrjedhjes nga lindja ne perendim dhe derdhen kryesisht ne detin Adriatik dhe pjeserisht ne detin Jon.Lumenjte me te rendesishem te Shqiperise jane Buna me prurje mesatare shumevjecare prej 652 m3/sek dhe pastaj, me radhe, vijne Drini me 340 m3/sek, Vjosa me 210 m3/sek, Semani me 101 m3/sek, Mati me 74 m3/sek, Shkumbimi me 60 m3/sek etj.Pervec ketyre lumenjve, vendi yne per vete natyren e tij te vecante fiziko-gjeografike nderpritet nga nje rrjet i tere lumenjsh e perrenjsh malore, qe kane burimet ujore 500-1000 m mbi nivelin e detit, te cilet kane vlera te medha hidroenergjitike. Nder lumenjte malore qe kane rezerva ujore te rendesishme dhe potencial hidroenergjitik te konsiderueshem jane Valbona, Curraj, Cemi, Fani i Madh e Fani i Vogel, Kiri, Gjadri, Erzeni, Osumi, Devolli, Smokthina, Benca etj. Megjithese prurjet e ketyre lumenjve relativisht jane te vogla, ata kane renie te madhe dhe bejne qe potenciali hidroenergjitik i tyre te jete i konsiderueshem per vendin tone.Keto resurse e bejne Shqiperine nje vend te pasur ne rezervat ujore dhe potenciali hidroenergjitik qe mund te shfrytezohet te kete vlera te rendesishme per zhvillimin e vendit.Gjate nje viti nga te gjithe lumenjte tane derdhen ne det rreth 39 miliarde m3 uje. Deri tani eshte shfrytezuar rreth 30 % ketij potenciali, ndersa vellimi i liqeneve artificiale per te rregulluar prurjet e lumenjve eshte i barabarte me 40 % te prurjes vjetore te lumenjve qe derdhen ne det.Ne baze te studimit te aprovuar, potenciali i lumit Drin do te shfrytezohet me pese hidrocentrale: hidrocentrali i Skavices, Fierzes, Komanit, Vaut te Dejes dhe Bushatit. Te pese hidrocentralet e Drinit do te kene nje fuqi te vendosur prej 1.8 milion KW dhe nje prodhim mesatar te energjise elektrike prej rreth 6.7 miliarde KWh ne vite. Per te prodhuar kete energji elektrike me nafte do te duheshin rreth 2.8 milione tone nafte ne vit.

    Secili nga keto hidrocentrale do te kete fuqi te instaluar dhe do te prodhoje mesatarisht energji elektrike ne vit si me poshte:

    Hidrocentrali i Skavices 350 000 KW dhe 1.5 miliarde KWh Hidrocentrali i Fierzes 500 000 KW dhe 1.8 miliarde KWh Hidrocentrali i Komanit 600 000 KW dhe 2.0 miliarde KWh Hidrocentrali i Vaut te Dejes 250 000 KW dhe 1.0 miliard KWh Hidrocentrali i Bushatit 100 000 KW dhe 0.4 miliard KWh


    Rishikuar me 03.03.2000

    Ka edhe një pasazh mbi sasinë e nevojshme në naftë për të prodhuar të njëjtën sasi energjie të planifikuar vetëm mbi Drinin. Besoj se ky artikull duhet së paku ti bëjë të mendohen partizanët e TEC. /pf/images/graemlins/wave.gif

    www.keshilliministrave.al/shqip/info/shqip/page26.htm - 5k
     
  20. preator

    preator Primus registratum

    Re: KESH-i kerkon dyfishimin e çmimit te energjise

    He me ne fund.....se na mbyten "Tecistet"!

    I the, po kujt i the.......
     

Shpërndajeni këtë faqe