Këto janë efektet e “Coca-Cola” brenda një ore pas konsumimit!

Diskutime tek 'Trupi dhe Shëndeti' filluar nga Valmir D, 30 May 2016.

  1. Valmir D

    Valmir D Primus registratum

    [​IMG]
    Coca-Cola është ndër pijet më të preferuara të çdo njeri në këtë botë, mirëpo shumë pak janë të vetëdijshëm për efektet e dëmshme që i sjell kjo pije.

    Sidoqoftë, Coca-Cola mbetet një pije e sigurt për t’u pirë, nëse veç konsumohet në sasi modeste, por nëse teprohet konsumimi i saj, atëherë efektet janë të tmerrshme, transmeton Telegrafi.

    Dhjetë minutat e parë


    Pas dhjetë minutave që keni konsumuar një Coca-Cola në kënaçe, dhjetë lugë gjelle sheqer do të futen në sistemin tuaj.

    Pas 20 minutave

    Sheqeri në gjak arrin majën, duke shkaktuar që insulina të marr hovin.

    Kësaj dukurie, mëlçia i përgjigjet duke e kthyer çdo sasi të vetme sheqeri në yndyrë.

    Pas 40 minutave

    Absorbimi i kafeinës më në fund përfundon.

    Bebëzat e syrit zgjerohen dhe shtypja e gjakut rritet për shkak se mëlçia hedh më shumë se që duhet sheqer në sistemin e qarkullimit të gjakut. Receptorët e adenozinës në tru bllokohen, si dhe e parandalojnë përgjumjen.

    Pas 45 minutave

    Trupi e rrit prodhimin e dopaminës duke e stimuluar kënaqësinë në qendrat e trurit. Vlen të ceket se e njëjta gjë ndodhë edhe kur përdorni heroinë.

    Pas 60 minutave

    Acidi fosforik e lidhë kalciumin, magnezin dhe zinkun në zorrën e hollë, duke e përmirësuar metabolizmin.

    Kjo shkaktohet nga dozat e larta të sheqerit dhe ëmbëltuesve artificial.

    Veç këtyre, pas 60 minutave vetitë e kafeinës fillojnë të bëjnë punën e tyre duke nxitur nevojën për të urinuar.
     
  2. katsune

    katsune cherry blossom

    Per hir te se vertetes, duhet thene se artikulli nuk eshte i sakte. Nje kanace coca-cola permban 7-8 luge te vogla sheqer, te vogla ama, jo luge gjelle. Totalisht permban po aq sheqer sa doza qe WHO keshillon te mos tejkalohet ne dite.
     

Shpërndajeni këtë faqe