Kënga e Elhaida Danit në Eurosong

Diskutime tek 'Personazhe te artit dhe skenave shqiptare' filluar nga Universal, 17 Mar 2015.

  1. Universal

    Universal AnonymouS



    Jam gjallë sepse ti je gjithçka që dua”. Ky është mesazhi që Elhaida Dani do përcjellë në festivalin europian.

    “I’m Alive” është në kornizën e një pop balade, e tëra kushtuar dashurisë. Por në fokus të videoklipit, me të cilin do të prezantohet Shqipëria, nuk është vetëm Elhaida, ai ka edhe të tjera protagoniste.


    Ky material artistik është realizuar në një kohë shumë të shkurtër nga këngëtarja dhe bashkëpunëtorët e saj, pasi kënga me titullin “Diell”, e cila më herët fitoi biletën për Eurovizion u tërhoq mbrapsht nga kompozitori i saj. Megjithatë kënga e re është në përputhje të plotë edhe me rregulloren e Eurovizionit dhe tani gjithçka pritet të jetë një performancë sa më e mirë e Shqipërisë.

    Vjena do të kthehet në skenën e edicionit të këtij viti të Eurovisionit. Organizatorët e eventit të madh muzikor u shprehen se kjo është përzgjedhja e duhur, pasi kryeqyteti i Austrisë është edhe djepi i muzikës e artit, në zemër të Europës. Slogani i Eurovizionit për këtë vit është “krijoni ura bashkëpunimi në gjithë botën”.
    / Top Channel
     
    Lisa likes this.
  2. Lisa

    Lisa Moderator Anëtar i Shtabit

    SUKSESE !!!:)
     
  3. Hope

    Hope dans ton coeur

    Kot fare ishalla e kalon naten finale:)
     
  4. Lisa

    Lisa Moderator Anëtar i Shtabit

    Lool..sa i keq je :p
     
  5. Hope

    Hope dans ton coeur

    Mu me pelqen muzika is my pasion dhe thashe te verteten :p
     
  6. Al-Punk

    Al-Punk Still here

    Videoklipi ishte i mire si ide, por mund te ishte punuar pak me mire me imazhet.
    Kenga eshte e bukur, por ne Eurovision kerkohet tjeter stil kenge, dicka me impresionuese. Nuk besoj se mund te kalojme naten e pare.
     
    Universal likes this.
  7. Dreamer

    Dreamer Under the Dome

    Zerin e ka shume te mire kjo :) Thjesht kjo kenga me duket shume kenge "adoleshentesh "
    Une tifoj per te, edhe pse mundesite jan pak them une
     
  8. Universal

    Universal AnonymouS

    Per mua eshte nje nder kenget me te bukura qe kemi per sivjet duke pare dhe nga klikimet qe jane bere ne youtube.
     
  9. SNAP

    SNAP Papirus rex

    Si ka mundesi ne cdo festival ne EURO SONG nuk ecim me lart?
    Ishalla suksese , por mua sme pelqeka
     
    Lisa likes this.
  10. Almaa'95

    Almaa'95 Papirus rex

    Kenga eshte zgjedhja duhur, te pakten eshte material me i mire se kenga e pare (Diell).. Jep mundesi per shtrirje vokale, gje qe Elhaida e ka piken e saj me te forte. Duke pare reagimet ne youtube, duke pare dhe tera kenget pjesmarrese, ka shpresa!

    Ahh dhe dicka, ju qe jetoni jashte Shqiperise ne vend te flisni per mundesi, krijoini ato. Vetem votat tuaja mund ta cojne ne fazen finale kengen "Im Alive";)
     
    Last edited: 19 Mar 2015
    Solaris and Universal like this.
  11. Almaa'95

    Almaa'95 Papirus rex

    Kur con ne evente te tilla Frederik Ndocin e Kejsi Tolen nuk ke si te ecesh i dashur! Dy materiale te mira kemi patur ne në historin e Eurovisionit qe kan qene Anjeza Shahini(ESC2004) arriti vendin e 7 dhe Rona Nishliu(ESC2012) arriti vendin e 5.
    Kenget e tjera nuk kan patur lartesine e atij eventi te jemi koshient!

    (Plus pstj qe ekziston dhe nje lloj "ligji" ne votim qe e dini te gjithe pak a shume se po m duket vetja si Zhani Ciko tani:p
     
    SNAP and Al-Punk like this.
  12. SNAP

    SNAP Papirus rex

    po ke te drejte
     
  13. Solaris

    Solaris Suadade... Anëtar i Shtabit

    Më pëlqen kjo përzgjedhje. :)
    Lexova që kënga është trasmetuar edhe në një nga radiot më të famshme amerikane. Shumë pozitive.Komentet janë shumë të mira gjithashtu. :)
    Kësisoj i uroj shumë suksese përfaqësues tonë!
    Është shumë e talentuar , duken artistët e vërtete me potencialet e tyre.
    Ju që jetoni jashtë votoni sa më shumë.

    #Suksese dhe fitore!
     
    Almaa'95 likes this.

Shpërndajeni këtë faqe