Këndi i shkrimeve të reja.

Diskutime tek 'Letërsia' filluar nga harap, 4 Nov 2002.

  1. shefki

    shefki Papirus rex

    MES ULERITJESH...



    Jam mpire ne shpat te malit

    Akoma bie bore

    Do te fle prej hallit

    Te pakten per nje ore

    Mbi trupin e pajete te djalit

    Te care kryq e terthor
     
  2. shefki

    shefki Papirus rex

    MIREMENGJES QYTET!



    kalimtaret ne vijat e bardha ecin

    borite e taksive s'reshtin

    shoferet e tyre pa fryme mbesin

    sikurse pasagjeret qe pothuaj vdesin



    Vdesin per buke e per uje

    vdesin per zhurme e buje

    vdesin per shpejtesi e rremuje

    C'mengjes rrokupuje
     
    TinkerBell likes this.
  3. shefki

    shefki Papirus rex

    ISO DJALOSHARE TROTUARIT...

    Me nxjerr gjuhen me kthen shpinen

    prapeseprape me do

    ndez muziken ndez makinen

    lozonjare o
     
  4. shefki

    shefki Papirus rex

    RRETH RROTULL
    RRETH RROTULL

    Llogarite se si gjeta mes territ
    Simiten e Xhaferrit
    Llogarite
    intrigen e nates rrefyer brenda nje dite
    Llogarite njemije here
    Ne miniere ose helikopter
    Llogarite si ku kush dhe pse
    Hyn e del brenda teje si rrufe
    Dhe casti i hutimit nderron kursin e kembimit

    S'llogarit gje ti gjithesesi
    Prandaj mbaj qetesi
    Kur bedena resh shpartallohen neper shi
    Kur kunguj pikojne musht portokalli
    Kur fara e ankthit mbillet...tani
    Tani llogarite
    cne mollekuqet e Etnes cative gjirokastrite...
     
  5. shefki

    shefki Papirus rex

    NJE CAST ME TY
    Vere
    Riviere
    Gjinkallat limonave bejne potere

    Ti
    Kundermon ullinj
    Detit pakufi
     
  6. shefki

    shefki Papirus rex

    POLITIKE ARTISTIKE


    Askush s'luan ketu,asgje s'ben ze

    asnje gjallese as nate as dite;

    trishtohem,vetmohem,si gjithnje,

    per foljet qe i pjerdhin poezite
     
  7. shefki

    shefki Papirus rex

    BOSHLLEK
    17 u quajt muaji midis janarit the dhjetorit
    Ky vendim hyri ne fuqi ne oren zero te qershorit
    U miratua zyrtarisht nga Ministria e Folklorit
    Pa firmen e 17-te te drejtorit
     
  8. shefki

    shefki Papirus rex

    NATEN NE BAHCE...

    Ujite moj rrushin
    le te rritet shume
    tunde moj bebushin
    qe te la pa gjume

    Ujite moj qershine
    te piqet anembane
    rrite moj femine
    ti s'ja njeh babane

    Ishte erresire
    Ty ai s'te pa
    Ia dhe me deshire
    qe te t'jape para
     
  9. shefki

    shefki Papirus rex

    NJE NATE E TILLE
    Bashke beme nje shfaqe kabareje
    U perlyem me meze e salce pikante
    Dhe u shtrime ne trotuar

    Kalimtaret me cehre keqardhjeje
    Dhe gjuhe llapaqene
    U dhurova nje te share

    Kurse ti kryekeputur
    Gerhisje sa per t'u dukur
    Dhe mbllacitje panxhar

    Ishe veshur si frat
    Gagarisje si pate
    Lihje si zagar

    Sec ishe ti s'merret me mend
    Dihet qe me solle shend
    Udhetar
     
  10. shefki

    shefki Papirus rex

    EKRAN

    Kur jam larg asaj qe dua
    Shkruaj vjersha per te qare
    Ne mendje i mbaj
    Kurre s'ka per t'i pare

    Ama ne faqet e internetit
    Hiqem si bejtexhi i regjur
    Nga frika se ajo largohet
    Pa vargje per te qeshur
     
  11. shefki

    shefki Papirus rex

    FIKSIM

    Me mbeti mendja te ca hareme
    Me fshehtesi me joshese se grate;
    Me gjarprinj te gjate sa hostene
    Me sulltan sa nje ka te ngrate

    Askush s'bente dashuri vec eunukeve
    Po kush i binte gernetes se krisur
    Domosdo hordhi tymrash te cibukeve
    Ne kerkim te muzes se gremisur
     
  12. shefki

    shefki Papirus rex

    ARGETIM VAJZERIE
    Porten hapma vajze
    te t'jap nje buqete
    kalova male e dete...
    me biciklete

    Ti me fton ne oborr
    buqeten perulshem e merr
    dhe me fut ne rradhe
    me rrenacaket e tjere
     
  13. shefki

    shefki Papirus rex

    URATE BURRNORE

    Kafen qe me ben ti
    e rrufis pa merak
    o grua perri

    Ehu sa t’kam hak

    Kur te shkoj n'kurbet

    do t’coj shume para
    I befsh ne qytet

    rrush e kumbulla
     

Shpërndajeni këtë faqe