Këndi i shkrimeve të reja.

Diskutime tek 'Letërsia' filluar nga harap, 4 Nov 2002.

  1. shefki

    shefki Papirus rex

    MALLKIM XHELOZIE



    U merzita shume

    Ti puthe nje pele

    I gjori une

    Une zemer-fertele


    Me tradhtove mua dashnorin

    Kurre nuk ta fal

    Te cafsha kraharorin

    Krifelepiri kale!
     
    joetisti_ likes this.
  2. guest17

    guest17 Forumium maestatis

    Ti ndez një cigare,
    Dhe në mendime rri.
    Ku shkuan ato zjarre
    Që mbaje në gji?

    Pse ndjenjat të ftohen
    Dhe gjaku,s'vlon më?
    Kujtime që të zgjohen
    Por s'të thonë asgjë!

    Ti pi një cigare,
    Dhe e trishtuar rri.
    Kush ti vrau fare
    Ti bëri ndjenjat hi?

    Ecën jeta, vazhdon..
    Ti e heshtur njëlloj,
    Gjithë kohën mendon
    Me cigare në gojë!

    Dhe s'sheh ditë të bardhë,
    Sa e zymtë,kjo jetë!
    Të mbyt,zhgënjim i madh
    Kur dashuria vret..!
     
    Last edited: 3 Jul 2017
    Artin and joetisti_ like this.
  3. joetisti_

    joetisti_ Locus omnem

    gjithe inatin e ka me te
    sado 'nuk dua' e tha ajo
    ta merrte me mend idioti!,
    qe donte te thoshte 'po'
    i tha nuk dua ne ngurrim
    pastaj cka tha e mallkoi
    tjeter ne zemer shkruar kish
    e tjeter per tjeter e lexoi
    ta shqyej tani ajo do
    budalla qe kupton te sakten
    haji fjalet qe s'te pelqejne
    disa shkronja, te pakten!
     
    guest17 likes this.
  4. joetisti_

    joetisti_ Locus omnem

    biseden s'e kuptova fare
    dijenia me bente konfuz
    cka thoje te prekte buzet
    ndaj dhe degjoja me buz'.
     
  5. joetisti_

    joetisti_ Locus omnem

    në imagjinatën e saj
    jam aq me fat, unë
    sa dhe veten kam zili
    pasi lejon ta zhvesh
    si lulen nga petalet
    ethshëm bëj dashuri.
     
  6. joetisti_

    joetisti_ Locus omnem

    trishtimi, që na lindi
    te ka kërkuar
    do të pijë
    e c't'i jap, s'kam
    më ka mua
    më quan 'daddy'
    e s'të ka ty
    të të quajë 'mom'.
     
    Anabell likes this.
  7. joetisti_

    joetisti_ Locus omnem

    sigurisht që jam optimist
    ç'është për t'u parë, u pa
    vërtet s'e dha jetën për mua
    por vdekjen ama, e dha.
     
    Strategu likes this.
  8. joetisti_

    joetisti_ Locus omnem

    nuk e kemi një jetë tjetër
    çka bëmë gabim, ta rregullojm'
    nëse për diçka e kemi dh*erë
    e kemi dh*erë përgjithmon'.
     
    guest17 likes this.
  9. joetisti_

    joetisti_ Locus omnem

    të pyesësh detin
    të përgjigjet me dallgë
    të pyesësh ditën
    te përgjigjet me drit'
    të pyesësh femrën
    të përgjigjet me fjalë
    dhe ose të shtang
    ose të mahnit...
     
    Artin likes this.
  10. joetisti_

    joetisti_ Locus omnem

    prej ditësh, si shekuj
    akoma s'po mbaron
    po derdh nga zemra
    gjithçka na bashkon
    mbajtur grykëposhtë
    ndjenja derdh si lumë
    sa shumë paska patur
    paska patur shumë!
     
  11. shefki

    shefki Papirus rex

    NE SHTEPINE E FJALES….


    Gelltitem fergese me pjepra

    Me i shijshmi ishe ti mik

    Buzeve t’lulezojne kucedra

    Silli dhimbjet-ik


    Vetem ketu mbeta

    M’duket si furrik

    Veze pele theva

    Hunda sec mu rrit


    Lexova fjalimin e varrimit tim kur u ndjeva keq

    Rima e pegjumur shtratin prish e ndreq

    Lakon erresira muret e oxhakut

    Cudia ze pusi pas e prapa pragut....
     
  12. shefki

    shefki Papirus rex

    JOSHJE MODERNE



    Mbolla nje dashuri dje

    Ehu,sa do te rritet !

    S’e di si,ku pse…

    Dhe…s’me pritet!
     
    TinkerBell likes this.
  13. shefki

    shefki Papirus rex

    Faleminderit tinkers

    LARG QOFTE!
    LARG QOFTE!

    Kam shtate thinja ne temthin e majte
    Dhe tre prenka ne mes te fytyres
    Jam shemtuar me shume se djajte
    Fajin ia ngjis pasqyres
     
    Aki likes this.
  14. shefki

    shefki Papirus rex

    MESHIRE PER TY

    Ne shtratin tim degjohen peshperitje intime
    Urata mallkime piskama gulcime
    Tinguj piskatoresh kolazh nevojtoresh...
    Mjafton....se terbohesh!
     
  15. shefki

    shefki Papirus rex

    Thanks Aki

    XHELOZI

    Tre pelikane gelltitur peshq
    Duke shijuar bukerite buze lumit
    Shtrihem... atypari i paftuar
    Ne gostine e tyre...te fundit
     
  16. guest17

    guest17 Forumium maestatis

    Ku ke shkuar tinkerbell?
    Nëpër dete,me pushime?
    Kushedi,ndonjë valë të sjell
    Këtu në folenë time?!
     
    TinkerBell likes this.
  17. TinkerBell

    TinkerBell Papirus rex

    Hahaha, ja intuita si më solli :p

    P.s Çik me pushime vërtetë, uroj të jesh mirë :)
    Pushime të bukura dhe ty.
     
    guest17 likes this.
  18. guest17

    guest17 Forumium maestatis

    Rrofsh..edhe ty pushime te mbara!
     
    TinkerBell likes this.
  19. shefki

    shefki Papirus rex

    NE...
    Qe nga jugu ne veri ra shi
    Edhe gjera te tjera ndodhen;
    Krimbat u perdrodhen
    Kurvat u shperndane
    U mblodhen xhin e xhan
    Ne... me gure ne cdo dore
    Rakete kunder ajrore...

    Qielli i zi pa punen e tij
     

Shpërndajeni këtë faqe