Juno - Misioni i Jupiterit

Diskutime tek 'Astronomi, Kozmologji, Astrofizike' filluar nga gurax, 5 Jul 2016.

  1. gurax

    gurax Pan ignoramus

    [​IMG]

    Sot sonda hapsinore "Juno" shenoi fundin e udhetimit te saj drejt Jupiterit dhe filloi levizjen e saj ne orbite perreth planetit gjigand dhe me te madh te Sistemit Diellor.

    Juno u nis drejt Jupiterit ne gusht te 2011. Gjate ketij udhetimi 5 vjecar, Juno ka thyer rekordin e shpejtesise me te larte te cdo objekti qe eshte prodhuar nga njeriu. Keto ditet e fundit gjate afrimit final me Jupiterin, nga graviteti i larte i tij, Juno ka arritur nje shpejtesi maramendese prej 265,000 km/h. Ne momentet e fundit, i eshte dashur te rrotullohet ne te kundert me drejtimin e fluturimit dhe te mbaje ndezur motorret ne fuqi te plote per 35 min. Ne kete menyre ka frenuar deri ne shpejtesine e duhur per te filluar levizjen ne orbite. Me nje shpejtesi te tille kaq te larte, udhetimi nga Toka ne Hene do te zgjaste vetem 90 min.
    Per krahasim, shpejtesia e nje plumbi ne ajer eshte rreth 2700 km/h.

    Ne qiell, ne keto dite kur Juno ka mbrritur ne Jupiter, vendndodhja e Jupiter ne qiell e pare nga Toka tregohet ne kete figure. Eshte midis yjesive Virgjeresha dhe Luani.

    [​IMG]

    Eshte parashikuar qe Juno do te beje disa rrotullime - orbita - rreth Jupiterit. Keto nuk do te jene ne te njejtin vend por cdo orbite do te jete e zhvendosur nga tjetra, kryesisht per arsye te levizjes se Jupiterit perreth Diellit. Juno do te duhe te kompensoje per kete levizje duke ndryshuar cdo here orbiten e rradhes perreth planetit.

    [​IMG]

    Pasi te perfundoje edhe faza e orbitave, Juno do te kaloje edhe ne fazen finale - dramatike - te misionit te saj: renia ne Jupiter. Gjate kesaj faze sidoqofte, do te hyje sa me thelle te jete e mundur ne atmosferen e Jupiterit duke kaluar neper disa shtresa te saj dhe duke derguar te dhena te jashtezakonshme si per perberjen e ketyre shtresave ashtu edhe per fenomenet atmosferike qe ndodhin neper to.
     
    Dreamer likes this.
  2. Eléonoré

    Eléonoré Valoris scriptorum

    Ku ndodhet Jupiteri, gurax?

    Sa para u mblodhen per kryerjen e ketij misioni ?

    Nqs sondat hapesinore e kane origjinen nga TOKA atehere per t'u ngjitur drejt qiellit, atyre, ose JUNO-s ne rastin tone konkret, do t'i duhej te cante percen akullnajore, iceberg-ore te firmament e cila eshte krijuar ne menyre te natyrshme nga shuarja e drites miliarda vjete me pare.

    Nqs dikush perpiqet te thyeje nepermjet misioneve te dergimit ne orbite te sondave apo rockets atehere ai dikush eshte duke bere krimin me te madh te heqjes se catise se TOKES e cila eshte nder te tjera mbrojtese ndaj rrezeve ULTRAVIOLET te drites se vertete e cila eshte e demshme, jo per faj te saj, por per "faj" te mungeses se evolucionit te njeriut i cili nuk mund te jetoje ne boten reale per arsye te karakteristikave te vecanta te saj.


    El
     

Shpërndajeni këtë faqe