ISIS, “skema” e BBC: Në Siri, të gjithë kundër të gjithëve

Diskutime tek 'Tema e ditës, ndërkombëtare' filluar nga Universal, 17 Nov 2015.

  1. Universal

    Universal AnonymouS


    Ka pasur një valë intensive sulmesh ajrore ruse në dy zona të Sirise. Moska këmbëngul se po shënjestron grupe xhihadiste si Shteti Islamik dhe se veprimet i koordinon me qeverinë siriane.

    Por NATO druhet se, një pjesë e mirë e sulmeve të saj kanë goditur fraksionet rebele, kundërshtare të Presidentit Bashar al-Assad, disa prej të cilave të mbështetura nga Perëndimi.

    Atëherë, kush lufton kundër kujt në Siri? BBC përpiqet ta shpjegojë përmes një videoje të shkurtër 90 sekondëshe, atë çfarë po ndodh sot në vendin e munduar prej konfliktit të përgjakshëm 4-vjeçar.

    - Presidenti sirian Bashar al-Assad përballet me një rebelim të armatosur në vendlindjen e tij, kryengritje të cilën është përpjekur ta shtypë me ndihmën e miqve të vetë: Iranit, rusëve dhe Hezbollahut në Liban.

    - Në krahun tjetër, Shtetet e Bashkuara, Turqia, shtetet arabe të Gjirit dhe një pjesë e mirë e botës perëndimore këmbëngul që Assadi të largohet. Për këtë arsye kanë armatosur e stërvitur shumë nga rebelët, që synojnë rrëzimin e udhëheqësit sirian nga froni i tij.

    - Problemi është se njëri prej grupeve qendrore kryengritëse është i ashtuquajturi Shtet Islamik, të cilin e urrejnë të gjithë, përfshirë këtu dhe rebelët e tjerë. Ndaj, logjika e thjeshtë dikton që e gjithë bota, praktikisht të jetë e rreshtuar në të njëjtën anë: atë kundër ISIS-it.

    - Por, ja që nuk ndodh tamam ashtu. Rusët thonë se po bombardojnë ISIS-in, e në fakt kanë goditur pozicionet e kryengritësve të tjerë, atyre që luftojnë Assadin. Disa prej tyre financohen nga vende arabe të Gjirit, si Arabia Saudite dhe Katari, që nga ana e tyre janë rivalë të Iranit.

    - Turqit, ndërkohë, duan ta shohin Assadin të largohet nga skena politike e vendit, por nuk e kanë bombarduar; të paktën deri më tani. Në vend të kësaj, avionët e tyre luftarakë kanë sulmuar ISIS-in e u hedhin bomba edhe kurdëve; kurdët vetë, të vetmit që luftojnë Shtetin Islamik në terren, mbështeten nga Amerika, që është aleate e Turqisë.

    Pra, në thelb, këta miq të Uashingtonit luftojnë njëri-tjetrin, ndërsa të dy së bashku luftojnë armikun e përbetuar të Shteteve të Bashkuara, ISIS-in, që nga ana e vet lufton Assadin. Shume e thjeshtë, apo jo?

    / Top Channel
     
  2. hareid

    hareid Papirus rex

    Jo Rusia apo Amerika...por te gjithe pa marre parasysh etnine, rracen apo fene duhet te bashkohen dhe te e luftojne perbindshin me emrin ISIS. Nese interesi i te gjitheve eshte qe ne te vertete te zhduket ISIS, atehere kjo gje mundet te realizohet shume shpejte, mirepo nese neper media flitet dicka tjeter dhe neper rruget sekrete ndiqen qellime tjera duke e furnizuar ISIS me arme moderne, atehere ky perbindesh do te vazhdoj te bej kerdine...
     
    Balahk likes this.
  3. hurtlocker

    hurtlocker Valoris scriptorum

    ...saktesisht si ne luften civile te spanjes...kur ai statist i mrekullueshem qe ish francisko franco, mori fatet e vendit te vet ne dore e shtypi terroristet e kuq...

    e mbani mend ca ndodhi pas eksperimentimeve te spanjes??? nje terrorist nderkombetar si mehmet shehu, qe bente saktesisht te njejtat gjera qe ben lavdrim muhaxheri sot ne siri, i beri edhe ne shqiperi....pastaj e patem 27 vjet kryeminister...

    askush nuk besonte qe churchill te behej aleat me stalinin....

    nje opcion i mundhesm....luft boterore rusi - nato.... nato=america do zgjedh gjithmon aleatin ekonomikisht me pak efikas pra ISIS (sic zgjodhi anglezet e ruset ne luften e par e te dyte)....pastaj si shperpblim isis do i jepte te gjith ballkanin...sic i i dha evropen deri ne berlin.... sa nga ju mbajn mend murin e berlinit....?

    nqs kjo do ndodh ater ne do jemi nen influencen e isis sic ishim nen ate te bolshevizmit...e pas 50 vjetsh do kishim nje grek si paskal milo e nje kollovar si pellumb xhufi qe na mbushin mendjen sse muhaxheret luftonin epr atdhe....

    sa ishin komunistet ne 1938>?? aq sa jan ektremistet sot ne shqiperi...qemal stafa thoshte qe ska nevoj epr avokat se e mbron e drejta e zotit....jihadistet thon en gjykaten e toranes qe skan nevoj epr avokat se i mbron allahu...
    historia perseritet....ne po zhele zhele e pa shtyll kurrizore..
    para se te me hidheni ne fyt...
    ne 1938 prifti fshatiti tim pater anton luli ne nje dark me fshataret e mi, ju parashikon se lufta do shperthente para 1940, qe churchilli do behej me stalini (e kush e besonte aso kohe)...qe amerika do behej me ta, qe gjermani do humbte, qe bolshevizmi do kapte gjysmen e evropes eprfshis hqiperine, qe ne do beheshim keta te depersonalizuar qe jemi bere...

    te gjitj ju versulen dhe e ben per nje lek....
    53 vjet me von me 23 maj 1991 pater antoni ja ka permend gjyshit tim ket fakt....gjyshi qe kish qen prezent ne at dreke....ngeli...u zverdh e kaq....

    ne end ekemi rrug me emra terroristesh si asim vokshi me shoke....quajm hero 4 her dezertorin spiro moisiu qe me 7 porill 39 u bashkua me italine, themi partizanet ishin patriot por kishin simbolin e fuqis me armike te shqipersi ne kapele...dhe komandoheshin nga serbet.... po...kush jam un tu jap mend??? deri me 15 mars 2008 kur shpertheu gerdeci besoj te nje stalinist e serbomadh si berisha....
     
    joetisti_ and Dreamer like this.
  4. hareid

    hareid Papirus rex

    Para ca kohe ish agjenti i CIA-s Edward Snowden theksoi:
    "Lideri i ISIS u trajnua nga Izraeli"
    Ebu Bekr Al Bagdadi mori trajnime ushtarake intensive me shërbimin sekret “Mossad”

    [​IMG]

    Ish-agjenti i NSA-s dhe CIA-s, Edward Snowden, ka zbuluar se udhëheqësi i Shtetit Islam të Irakut dhe Sirisë, Abu Bakr Al Baghdadi u trajnua në Izrael. Snowden shtoi se CIA amerikane dhe inteligjenca britanike kanë bashkëpunuar me Mosadin e Izraelit për të krijuar një organizatë terroriste që do të ishte në gjendje për të tërhequr të gjithë ekstremistët e botës në një vend, duke përdorur një strategji të quajtur “Foleja e grerëzës”. Strategjia “Foleja e grerëzës”, ka për qëllim të sjellë të gjitha kërcënimet kryesore në një vend, që të bëjë më të lehtë përcjelljen e tyre dhe kryesisht për të destabilizuar vendet arabe. Agjenti CIA-s ka zbuluar se Ebu Bekr Al Bagdadi ka marrë trajnime ushtarake intensive në inteligjencën izraelite “Mossad”. Përveç trajnimit ushtarak, Al Bagdadi ka studiuar edhe aftësitë e komunikimit dhe të të folurit në publik në mënyrë që të tërheqë “terroristët” nga të gjitha qoshet e botës. Qendra për Kërkime mbi Globalizimin (CRG), një organizatë e pavarur jofitimprurëse në provincën e Quebec-ut, Kanada, e cila fokusohet në kërkime dhe media, ka bërë një artikull për këtë, duke shtuar se tre vendet që krijuan këtë organizatë terroriste do të jenë në gjendje të tërheqin të gjithë ekstremistët e botës në një vend, duke e përdorur strategjinë e lartpërmendur e njohur si “Foleja e grerëzës”. “Zgjidhja e vetme për mbrojtjen e shtetit hebre është duke krijuar një armik pranë kufijve të saj”, ka thënë Snowden.


     
    gurax likes this.
  5. hurtlocker

    hurtlocker Valoris scriptorum

    Edward Snowden nuk esht agent dhe ska punuar kurr per cia

    Ka qen kontraktor I jashtem I nsa national security agency zbulimi elektronik
     
    joetisti_ likes this.
  6. hareid

    hareid Papirus rex



    Ndoshta e keni gabim...Nese kerkoni neper faqet e internetit e shihni se Snowden ka punuar per CIA...psh. ne Wikipedia qendron:

    " Edward Joseph Snowden (born June 21, 1983) is a computer professional, former CIA employee, and former government contractor who copied classified information from the United States National Security Agency (NSA) and United Kingdom Government ......."
     
    Last edited: 3 Dec 2015
  7. joetisti_

    joetisti_ Locus omnem

    Si nuk shpalosim gjithe aftesite tona, ashtu sic bejme analize per ngjarjet se si isis eshte "i verdhe apo jeshil", per te vraret dhe ata qe vuajne ne Siri?!

    Si mund te ndalet dhuna atje pa u perfshire me komente si: e ka fajin filan shtet apo nje shtet tjeter?
     
  8. hareid

    hareid Papirus rex

    Nese shtetet qe kane ndihmuar ne krijimin e IS-is deshirojne qe ky perbindesh te ndalet, atehere me siguri dhe shume shpejte mundet te shkaterrohet kjo organizate terroriste. Mirepo, perderisa ky perbindesh perdoret per qellime tjera, atehere ankthi i vrasjeve te njerezve te pafajshem dhe egzodusi i tyre do te vazhdoj edhe me tutje....
     
    joetisti_ likes this.
  9. Universal

    Universal AnonymouS

    Per mua kjo eshte e gjith loje islame e cila mbrohet ose paguhet nga vet Amerika qe per qellimet e saj kerkoj tundje pse jo edhe ne Europe.
     
    Qika_Ks likes this.
  10. joetisti_

    joetisti_ Locus omnem

    e di, e di. "Shtetet i kane te gjitha fajet. Sidoqofte e kisha fjalen gjetiu.
    Ja nje ide: Te heqim dore te gjithe nga rrjetet sociale madje nga cdo aktivitet per kohe te pacaktuar dhe kjo te imitohet nga te gjithe pa perjashtim qe, pavaresisht se cilat jane shtetet qe ndihmojne apo bejne te kunderten, te vihen ne veprim per ta ndalur dhunen.
    E pakta dhe e vetmja qe mund te bejme, por le ta bejme.

    Fjalet e tjera jane fukarallek.
     
    Qika_Ks likes this.
  11. hareid

    hareid Papirus rex

    Nuk them une qe IS-is u krijua nga sherbimet sekrete....por ate e thone edhe vet amerikanet...Jo vetem njerezit e thjeshte por edhe politikanet, gjeneralet....
    psh :"General Wesley Clark explains ISIS was created by U.S. Allies"
    Per me shume ne kete faqe:
    http://davidduke.com/general-wesley-clark-admits-allies-created-isis-fight-hezbollah/


    Kurse ne nje faqe te Internetit (youtube) behet fjale per nje dokument:
    "Documented Proof ISIS Is a Creation of The United States of America"


     
  12. hareid

    hareid Papirus rex

    Vendet te cilat ne menyre direkte apo indirekte jane sulmuar nga Amerika dhe aleatet e saj.
    Ne anen e majte fotot te cilat e tregojne gjendjen para luftes dhe ne ate te djathten gjendjen e mjerueshme tani


    [​IMG]
     
    Last edited: 7 Dec 2015
    gurax likes this.
  13. joetisti_

    joetisti_ Locus omnem

    Ketu jemi ne forum dhe eshte bukur kur themi gjera serioze, por po aq bukur eshte edhe kur bejme shaka apo pergjigjemi me shaka per nje teme serioze:
    C'ne qe u beson gjeneraleve dhe nuk i beson presidentit? :)
     
  14. hareid

    hareid Papirus rex

    Presidentit i besoj vetem atehere kur eshte per te mos i besuar....;)
     
    joetisti_ likes this.
  15. Lisa

    Lisa Moderator Anëtar i Shtabit

    Ow...:( :(
     
  16. gurax

    gurax Pan ignoramus

    Lisa, ka ende edhe nga ata qe nuk jane ne gjendje te pertypin faktin se ISIS eshte nje problem i krijuar dhe me pas mufatur nga USA per te mos ngelur pa armik dhe oponence ideologjike perpara amerikaneve ne rradhe te pare dhe me pas perpara Botes. Eshte perhere i nevojshem nje armik, nje rezik prezent - ndoshta i fjetur por qe mund te jete shperthyes qe neser menjehere - dhe qe kercenon ne menyre te vazhdueshme paqen mbi glob. Qe ketu me pas mjafton te kemi me teper arme, me teper baza, me teper kontroll, me teper survejim, etj, qe te ruajme veten nga ky rrezik i fshehte por prezent ne cdo kohe per te tere!
    Shume, shume gjera do te ndryshojne gjate ketij 10-vjecari ne vijim. Le te shpresojme qe nuk do te behet lemsh tere globi. Ose qe nuk do te behet shume lemsh tere globi.
     
  17. Lisa

    Lisa Moderator Anëtar i Shtabit

    E drejte...:)
     
  18. joetisti_

    joetisti_ Locus omnem

    Realiste s'na detyron njeri te jemi, por une personalisht e kam kenaqesi te jem. Eshte njelloj sikur te ankohet dikush se i kane hyre ne shtepi dhe aty ku kishte te fshehur 20 000 000 leke, i kane vjedhur nje 200 lekeshe.
    Amerika po te doje t'i beje ato qe dyshohen per te nuk merr 200 lekshin, por e merr tere shumen :)

    Nejse, le ta besoje secili si te doje. Pa diversitet mendimi nuk ka jete te shendetshme.
     
  19. hareid

    hareid Papirus rex

    [​IMG]

    Nje shkrim i publicistit Gjerman Jürgen Todenhöfer:

    Ndaloni kete cmenduri!!!!

    AFGANISTANI

    - 240.000 te vdekur
    -14 vite lufte.
    -Talibanet jane po aq te forte si ne fillim te luftes
    -Situata e sigurise katastrofale
    -Asnje permiresim i dukshem ne kushtet e jetes
    __________________________________________________________________
    IRAKU
    - 1. 000 000 te vdekur
    - Vendi ne tre pjese i ndare: ISIS, Pjesa shiite dhe pjesa e kurdeve
    - Situata e njerezve: Me keq se ne kohen e Sadamit
    ______________________________________________________
    LIBIA

    - 40 000 te vdekur
    -qe 4 vite lufte, kaosi i pambaruar
    -Vendi eshte ne ndarrje ne tre pjese
    -ISis gjithnje e me te forte
    -Situata e njerezve: Me keq se sa ne kohen e Gadafit, Rremuje
    ___________________________________________________________
    SIRIA

    - 250 000 te vdekur
    - 4 vite lufte
    - Rrrezik qe vendi te ndahet ne disa pjese
    - Gjendja e njerezve: Me keqe se para kryengritjeve
     
    Airbourne and joetisti_ like this.
  20. joetisti_

    joetisti_ Locus omnem

    E kthyen nga te gjitha anet, ne tere historine, ata qe deshiruan fort qe ne bote te kishte paqe, por me sa shohim paqe s'do te kete kurre.

    Lufta eshte shtegtare. Sot ne Siri, neser ku i dihet...
     
    Airbourne likes this.

Shpërndajeni këtë faqe