Intel kercenon Microsoft dhe Qualcomm me patenta

Diskutime tek 'Te reja dhe njoftime teknologjike' filluar nga gurax, 11 Jun 2017.

  1. gurax

    gurax Pan ignoramus

    Intel ka treguar shenja nervozizmi dhe ne menyre indirekte ka permendur "patentat e shpikjeve", drejtuar keto fjale per kompanite Microsoft dhe Qualcomm.

    [​IMG]

    Microsoft eshte e njohur per produkte si "MS Windows" dhe "MS Office". Ndersa Qualcomm eshte nje nder gjigandet e botes ne prodhimin e mikroprocesoreve ARM, te cilet ndodhen ne cdo telefon iPhone, ne shumicen e telefonave Android, ne shume e shume sisteme elektronike automobilash, etj.

    Arsyeja per kete nervozizem te Intel eshte se kohet e fundit teknologjite e virtualizimit ne procesoret ARM jane zhvilluar me ritme shume te shpejta. Dhe ne fund te ketij viti, pritet qe kompani si Asus, HP, Lenovo e shume te tjere, te nxjerrin ne treg per shitje laptope qe nuk do te kene me nje procesor te familjes x86 (Intel/AMD) por do te jene me procesorin Qualcomm 835. Pjesa mbreselenese eshte se keta laptope do te jene me sistem operativ Windows, dhe do te jene ne gjendje te instalohen me programet ekzistuese ne treg te projektuar per arkitekturen x86.

    Dhe ketu fillon problemi per Intel. Laptope me procesor ARM. Nese ne treg do te kete laptope qe jane me performance me te larte, me te lire, me te shpejte, me te lehte, qe harxhojne me pak energji, sesa ata qe ne jemi mesuar, nuk ka shume sens qe bleresit te vazhdojne te blejne laptope qe bazohen ne procesoret Intel.

    Ky eshte perseri, nje tjeter shembull se si perparimi i teknologjise luftohet dhe frenohet me ane te legjislacionit. Arsyeja: Cmime te larta ne treg dhe fitim "me grushta" per monopolet.

    1. https://arstechnica.com/information...t-claims-x86-emulation-is-a-patent-minefield/
    2. http://www.zdnet.com/article/intel-...ent-infringement-around-x86-emulation-on-arm/
     
    Artin likes this.
  2. Artin

    Artin Valoris scriptorum

    Nuk besoj që do t'i lënë ta bëjnë.
    Kompjuterët duhen shitur shtrenjtë, aq sa duan ata.
     
  3. gurax

    gurax Pan ignoramus

    Ka dicka qe nuk inkuadron e plote ne kete histori. Intel mund te shprehet per shume gjera te ketij lloji, por nuk duhet harruar (ndonese pak veta e dine) se tek Intel te tere jane te vetedijshem se arkitektura baze x86 eshte me inferiore sesa arkitekturat e tjera.
    Qe ne 1996, me daljen e procesoreve Pentium Pro, arkitektura x86 nuk ishte me nje x86, me teper nje emulim ne hardware i x86 me ane te nje arkiteture tjeter. Ishte nje arkitekture ne thelb si ajo qe perdorin"IBM Power Processor" apo "Sun MIPS", sepse keto ishin me eficente qe ne zanafille, qe ne projektim. Intel e provoi te ndryshoje gradualisht drejt arkitekturave me moderrne, me proceseoret Itanium dhe Xscale, por pa shume sukses sepse tregu nuk ishte shume entuziazt per te riblere edhe nje here te tera programet qe i kishin blere nje here. Intel kuptoi se arkitektura x86 ishte nje gjel qe ben veze te arta per faktin e vetem se bleresit jane pertace per te ndryshuar dhe do te pranojne te punojne me teknologji te vjeter dhe te superuar nese nuk ju prishet rehatia dhe xhepi. Vendimet e atehershme, ne dukje pa ndonje impakt, sot kane sjelle ne kete gjendje stagnante, ku tregu eshte ne nje situate qe "i ka shkelur rrota bishin" dhe qe per te dale nga ngerci do i duhet te reformoje vetveten.

    ARM eshte nje arkitekture e ngjashme me 'Power' apo 'MIPS'. Nese do te filloje nje lufte gjelash duke trumbetuar patentat, edhe Intel mund te dale me plage te renda. Intel e di shume mire se cfare perdor ne berthamen e procesoreve qe ka prodhuar gjate ketyre 20 vjeteve te fundit. Prandaj edhe une jam kurioz te shoh se si do te procedojne ngjarjet.
     
  4. Artin

    Artin Valoris scriptorum

    Gurax, le të shpresojmë që do të dalin me procesorë ARM, por meqë merr vesh nga kjo fushë, dua të të pyes, ç'ndryshim ka Intel nga AMD?
    Para ca kohësh bleva një laptop me Intel i5, por nuk jam i kënaqur, se ka RAM 4Gb dhe rezolucion të ulët të ekranit.
    Kam parë laptopë me RAM 8gb dhe rezolucion të lartë siç i dua unë, e me çmime të arsyeshme, por kanë procesor AMD. A ia vlejnë këta lloj procesorësh? Sepse çmimi më i ulët që kanë, mund të jetë tregues që nuk janë të mirë.
     
  5. gurax

    gurax Pan ignoramus

    Artin, zgjedhja e nje laptop ka te beje shume me llojin e punes qe do behet me kete laptop. Ne teresi cmimi i larte eshte nje tregues per parametra me te mire, por ama cmmi total perfshin edhe cmimin per emrin e madh, si dhe gjera te tjera ashtu sic permende edhe ti vete, qe jane RAM Memory, rezolucioni ne ekran, madhesia e ekranit, madhesia e diskut, kohezgjatja autonomise se baterise, lloji i portave periferike (USB 2/3, Wifi, Firewire, HDMI, DisplayPort, VGA/DVI, Ethernet, CD/DVD Bay, etj).

    Ne aktivitete xhenerike te perditshme: [Office, web, email, media play] nuk do te shohesh diference ne procesore, pavaresisht nese jane Intel apo AMD. AMD tradicionalisht kane patur cmime me te ulta sesa Intel, dhe per produkte me cmim te njejte, AMD ka qene perhere me performance me te larte sesa ekuivalentet Intel. Intel fillon ka superioritet kur flitet per maksimumet e mundshme teknike dhe kur cmimi eshte dytesor.
    Nese me laptop do te duhet te besh pune te cilat kerkojne procesor te fuqishem, me programe si Autocad, Maya, 3dMax, apo video/audio encoding, procesoret Intel jane me performante. Ne krahun tjeter, procesoret AMD jane me terheqes dhe performante ne konfigurimet kur jane te kombinuara ne nje te vetem funksionet e procesorit dhe kartes grafike, kur nuk ka karte grafike te dedikuar. Keto te fundit jane interesante sepse ne keto konfigurime bateria e laptopit ka autonomi te larte pasi kartat grafike te dedikuara konsumojne mjaft energji. Madje edhe kur ka karte grafike te dedikuar, le te themi qe perfomanca eshte e njejte nderkohe qe krahu AMD eshte me i lire. Gjithashtu, kur flitet per RAM Memory, nuk demton asnjehere nese ke shume.

    Une personalisht s'do e kisha fare problem nje laptop me procesor AMD, sidomos nese do flitej per ndonje A10 apo A12. Jo vetem qe do ishte me i lire, por ne disa aspekte do ishte edhe me i mire, te pakten per menyren se si une perdor nje laptop dhe lloji i punes qe do te perdorej ky laptop.
     
  6. Artin

    Artin Valoris scriptorum

    Unë laptopin e dua për programe fotosh/videosh, si psh. Photoshop dhe Photoshop Premier. Kam lexuar se për këto duhet Intel, por mbase edhe AMD 10 dhe 12 bëjnë punë tani.
    Ky që kam tani, ngec ndonjëherë kur dua t'i përdor këto programe, por besoj që e ka nga RAM Memory e paktë. Kam lexuar se për këto programe duhet të paktën 8Gb RAM.
     
  7. gurax

    gurax Pan ignoramus

    Mendoj se 4GB RAM Memory jane pak. Sidomos kur flitet per video editing, multilayer dhe tranzicione, memory eshte dicka qe duhet patjeter. Photo editing mund te jete ok me 8GB por nese flitet per video, nuk do ishte keq te ishin 16. Une kam shoke qe merren me video editing. Per aktivitet te tille ata nuk i konsiderojne fare laptopet, por ndertojne kompjutera vete me komponente, me parametra si 64GB RAM Memory, SSD system disk dhe 4TB RAID5 data disks, octacore Xeon processor, dual Nvidia Quadro 2000 ne mainboard qe suportojne SLI.

    Mendoj se ky link mund te te ndihmoje ne vleresime dhe vendimmarrje per gjera te tilla.
    https://makeawebsitehub.com/best-laptops-for-photo-editing/
     
    Artin likes this.

Shpërndajeni këtë faqe