Histori të shkurtra.

Diskutime tek 'Letërsia' filluar nga eM, 4 Dec 2002.

  1. Aki

    Aki Paint It Black

    It's a sentence, a statement, there is no story developing, no core, no motiv....wait...se mos dal ne homoside forensics tani :p
     
  2. n00b

    n00b Forumium maestatis

    lexoje mire... me kujdes, e prano qe ta thyeva rekordin. :D

    + ka me shume ndjenja ajo fjali se shume novela e tregime te gjata. :)
     
  3. Aki

    Aki Paint It Black

    Ncuk, se pranoj kot e ke, mine is better, religion and sience combined, it has a beginning an ending and a plot, best story ever :p
     
  4. gurax

    gurax Pan ignoramus

    Pullat jeshile

    (vazhdim)


    Ndihej i lodhur nga anija. Pak me pare ishte ndjere cuditshem, per nje moment te vetem iu duk sikur tere organet e brendshme i dolen jashte. I alarmuar jashte mase kerkoi i deshperuar per nje shpjegim ne mendjet e fragmenteve me mendje-mprehte. Arriti te kuptoje se anija kishte bere nje kercim te jashtezakonshem permes nje hapesire boshe e te pamate, te cilen ata e quanin 'tejhapesire'. Mendje-mprehtet ishin shume gjeniale.
    Por sidoqofte, ishte i lodhur nga anija. Te tera keto perpjekje ishin te deshperuara, fragmentet ishin shume te afte ne strukturat qe ndertonin. Dhe perseri e tere kjo nuk ishte asgje tjeter pervecse nje tregues i madheshtise se deshperimit te tyre konstant. Tere kohen vetem perpiqeshin te gjenin neper objekte te pajete ate qe nuk mund ta gjenin dot brenda vetvetes. Te pavetedijshem se kerkonin qe te ishin te plotesuar ata ndertonin makineri gjgande dhe vetem kerkonin, kerkonin, kerkonin...
    Keto krijesa nuk do mund ta gjenin asnjehere ate qe kerkonin, ishte i bindur per kete. Ne menyre te natyrshme kjo gje nuk mund te ndodhte, gjerat ne vetvete funksiononin ndryshe. Te pakten jo ne kaq kohe sa ai do te lejonte per ta dhe ky mendim i kaloi nje dritherime te lehte neper trup.

    Plotesimi!
    Fragmentet nuk kishin asnje ide se cfare do te thoshte kjo gje. Per ta, "Plotesimi" ishte nje fjale e varfer.
    Te zhytur ne injorancen e tyre ata madje e luftonin plotesimin. Nje tjeter anije kishte ardhur perpara tyre, brenda saj kishte patur shume mendje-mprehte te tjere. Ndryshe nga kjo, kishte patur dy lloje mendje-mprehtesh, lloji qe prodhonte jete dhe lloji steril. (Ndersa kjo anije ishte shume ndryshe, kishte vetem sterile. Ndersa te tere te tjeret, edhe mendje-mjegulltit edhe mendje-boshet, ishin te tere nga ata qe prodhonin jete. E habitshme.)

    Me cfare gezimi ishte pritur anija e pare nga i tere planeti! E mbante mend shume mire habine e jashtezakonshme kur kishin kuptuar se vizitoret ishin fragmente te paplote! Habia shume shpejt ishte zevendesuar nga keqardhje dhe meshire dhe me pas keto ishin zevendesuar nga veprime dashamirese per t'i ndihmuar. Nuk e kishin fare idene se si fragmentet do te integroheshin ne shoqerine e tyre, por kjo pasiguri nuk u be asnjehere pengese per ndihmen e ofruar. Te tera format e jetes ishin te shenjta dhe ne nje menyre apo nje tjeter do te gjehej nje vend per ta - per te tere paperjashtim - si per mendje-mprehtet trupmedhenj ashtu edhe per te vegjlit qe vetem shumoheshin pambarim ne erresire.
    Por ngjarjet nuk rrodhen sic pritej. Kishin gabuar ne analizen se si arsyetonin fragmentet. Mendje-mprehtet e dalluan se cfare po ju ndodhte dhe u shqetesuan. U tremben, sigurisht; nuk kishin kuptuar asgje.
    Formuan barrieren, dhe me pas, pak me vone, u veteshkaterruan, e tere anija e tyre u shperbe copa-copa dhe jeta brenda saj u fik plotesisht.
    Fragmente te shkrete, sa budallenj qe jeni.
    Por kesaje here do te ishte ndryshe. Do te shpetoheshin nga gjendja e tyre per keqardhje, pavaresisht vetvetes.

    Xhon Drake nuk do e kishte pranuar me aq shume fjale, por vertet qe ishte krenar per aftesite e tij ne perdorimin e shkruesit. Kishe nje model portabel qe e merrte me vete ne udhetime, me ngjyre te erret me nje cante vogel te bukur prej lekure qe e kishte fiksuar ne ane te trupit. Mund ta perdorte me secilen dore pa veshtiresi, duke prekur siperfaqen ne dukje bosh neper vende te caktuara dhe fjalet formoheshin vete si me magji.
    I hodhi nje sy te shpejte fillimit te pershkrimit te ngjarjes dhe iu drejtua Dr.Weiss. "Cfare mendimi keni, doktor?"
    "Me duket mire si fillim."
    Drake pohoi me koke. "Mendova se nje fillim me Saybrook-un do te ishte optimal. Ende nuk eshte botuar ngjarja e tij. Sa do te doja te lexoja raportin e Saybrook-ut. Me thoni dot si arriti ta dergoje?"
    "Tere naten e fundit e harxhoi ne transmetim. Vetem kur mbaroi i kaloi motorret ne regjim mbingarkese dhe pas pak milisekondash e tere anija u shnderrua ne nje re grimcash mikroskopike. Se bashku me te tere ekipazhin."
    "Cfare njeriu! Edhe ju keni qene i implikuar qe ne fillim, Doktor?"
    "Jo qe ne fillim," tha Weiss me kujdes. "Vetem pasi lexova raportin e Saybrook-ut."

    Dashje padashje, mendoi perseri per ngjarjet. Pas leximit te raportit, ishte e thjeshte te imagjinohej sa i jashtezakonshem dhe i mrekullueshem i ishte dukur planeti tere ekspedites. Pothuajse nje kopje e Tokes, me nje bimesi mahnitese dhe bote shtazore totalisht vegjetariane.
    Ajo cfare i ishte dukur e pazakonte ishin pullat e vogla me qime te buta jeshile (sa here e kishte perdorur kete shprehje ne raport?). Asnje organizem ne planet nuk kishte sy. Ne vend te tyre kishte qime te buta. Edhe bimet, ne cdo gjethe, ne cdo dege, ne cdo lule, kishte dy zona te vogla ngjyre jeshile, shume te bukur, shume te gjalle.
    Me vone vuri re shume i habitur se ne planet nuk kishte konflikte per ushqim. Te tera bimet kishin zona me tul te bollshem te cilat i hanin kafshe nga me te ndryshmet, dhe keto pjese rriteshin perseri shume shpejt, brenda pak oresh. Asnje pjese tjeter e bimeve nuk prekej apo demtohej nga asnje kafshe. Dukej sikur bimet i ushqenin kafshet sipas nje rregulli natyror te percaktuar. Vete bimet ishin te tera te rregullta dhe ne asnje rast nuk kishte mbirritje apo kalbje. Dukej sikur ishin bime te kultivuara me nje kujdes te tille qe do te benin ziliqar cdo fermer.
    Weiss pyeti veten sa kohe i ishte dashur Saybrook te vezhgonte kete rregullsi te cuditshme ne kete planet - faktin qe megjithese zogjte nuk ushqeheshin me insekte, perseri insektet nuk formonin tufa te pafundme; qe brejtesit nuk formonin koloni ndonese asnjehere asnje grabitqar nuk ushqehej me ta.
    Dhe me ne fund incidenti me minjte e bardhe.

    Beri nje gjest me dore drejt Drakes dhe tha: "Ah, nje korigjim i vogel, Drake. Nuk ishin hamster kafshet e para, por minj te bardhe."
    "Minj te bardhe", perseriti Drake duke mbajtur shenime.
    "Cdo anije kolonizimi," vazhdoi Weiss, "merr me vete nje grup minjsh te bardhe me te cilet provohen mundesite e ushqimit autokton alien. Minjte jane shume te ngjashem me njerezit ne lidhje me ezigjencat dhe nevojat ushqimore. Sigurisht, te tere keta minj jane femra."
    Nese perdorej vetem nje nga sekset, ekipazhi eliminonte rrezikun e daljes jashte kontrollit te shumezimit ne planet nese ky rezultonte i pershtatshem. Lepujt e Australise ishin nje shembull klasik qe njihej nga te tere kolonizatoret.
    "T'ju pyes, Doktor, pse nuk perdorni meshkujt?"
    "Femrat jane me rezistente," tha Weiss. "Eshte nje fat i madh, pikerisht kjo gje e tradhtoi situaten. U zbulua papritur se te tere minjte ishin shtatzene."
    "Kuptoj. Ne kete pike kam interes dhe do doja te dija me teper. Si u dallua ky fakt nga Saybrook, Doktor?"
    "Fare aksidentalisht. Eshte rutine qe here pas here te behet autopsi tek minjte per te pare efektet e ushqimit alien, nese ka efekte negative ne organizem. Tek minjte qe u perdoren u vu re qe ishin shtatzene. U moren edhe te tjere dhe u pa e njejta gje edhe tek ta. Pas pak kohe, te tere minjte linden klyshe, nderkohe qe ne anije nuk kishte asnje mi mashkull!"
    "Dhe keta minj, nese nuk gaboj, kishin pulla jeshile ne vend te syve."
    "Tamam ashtu. Saybrook ka raportuar keshtu dhe nuk ka arsye pse te mos jete e vertete. Pas minjve e njejta gje ndodhi edhe me nje mace qe nje anetar i ekipazhit kishte marre me vete si kafshe shtepiake sepse nuk kishte zemer ta linte vetem kur u nis ne udhetim. Kotelet qe lindi edhe ajo kishte pulla jeshile atje ku duhet te ishin syte. Ne anije nuk kishte mace tjeter pervec asaj. Saybrok menjehere i kaloi te tera femrat e ekipazhit ne analiza. Nuk ju tha per se behej fjale, nuk donte t'i frikesonte. Dhe te tera rezultuan ne fazat e para te shtatzanise, pervec atyre qe kishin qene shtatzena qe para se te niseshin. Saybrook nuk kishte nevoje te priste derisa te lindnin te vegjlit. Tashme ishte e qarte qe edhe ata do te kishin pulla me qime te buta jeshile ne vend te syve.
    Kontrolloi edhe kulturat bakteriale - ishte nje njeri shume rigoroz - dhe vuri re se edhe ne nivele mikroskopike, bakteret demonstronin pulla jeshile."

    Drake rreagoi me padurim. "Keto gjera nuk ishin ne raport, te pakten raportin qe kam lexuar une. Por nese vertet jeta ne Planetin e Saybrook-ut eshte e organizuar si nje teresi e unifikuar, si mund te behet kjo gje?"
    Weiss e pa gjysem i habitur. "Si? Me thoni, si jane te organizuara te tera qelizat ne trupin tend si nje teresi e unifikuar? Merr nje qelize te trupit, edhe nje qelize te trurit nese deshiron. E vetmuar nuk eshte asgje, asgje. Nje cope e vogel protoplazme me asnje aftesi me teper sesa aftesite e nje amebe. Madje, me pak aftesi sesa nje amebe, sepse ameba mund te jetoje e vetmuar, nje qelize cfaredo e trupit, jo. Por vendosi shume qeliza bashke dhe menjehere kemi nje teresi te unifikuar e cila mund te udhetoje ne hapesire dhe te kompozoje nje simfoni."
    "E kuptova konceptin," tha Drake duke mbajtur shenime.
    Weiss vazhdoi. "E tere jeta ne Planetin e Saybrook-ut eshte nje organizem i vetem! Ne nje fare menyre edhe ne Toke eshte e tille, por eshte ne nje maredhenie te bazuar mbi konflikt, nje varesi e llojit qeni-ha-qenin. Bakteret percaktojne azotin, bimet percaktojne karbonin, kafshet hane njera tjetren dhe bimet, bakteret kalbesore hane cdo gje. Dhe keshtu plotesohet te tere cikli. Kush te mundet merr per vete sa me shume te mundet, dhe edhe vete bie pre e dickaje tjeter.
    Ndersa ne Planetin e Saybrook-ut cdo organizem eshte ne vendin e vet, sic jane qelizat e trupit secila ne vendin e vet. Bakteret dhe bimet prodhojne ushqim, kjo teprice ushqimi perdoret nga kafshet, te cilat clirojne gaz karbonik dhe mbetje azotike. Asgje nuk prodhohet me teper sesa eshte e nevojshme. Kjo skeme e ecurise se jetes rregullohet ne nje menyre inteligjente per te qene e pershtatshme me ambientet perkatese. Asnje grup organizmash nuk shumohet me teper apo me pak sesa eshte e nevojshme, po ashtu sic edhe qelizat ne trup nuk shumohen me teper sesa eshte e nevojshme. Nese nuk ndalojne se shumuari, eshte nje situate qe ne e quajme kancer. Ne kete aspekt, jeta ne Toke eshte fiks e tille, kancer, nese krahasohet me jeten ne Planetin e Saybrook. Nje kancer i madh. Cdo specie, cdo individ, ben te pamunduren qe te jetoje ne kurriz te cdo specie apo individi tjeter."
    "Duket sikur jeni dakord me menyren e Planetit te Saybrook-ut, Doktor."
    "Jam, ne nje fare menyre. Per sa i perket biznesit te te jetuarit, eshte me shume sens. Madje mund te them qe e kuptoj edhe kendveshtrimin e tyre ndaj nesh. Imagjino nese nje qelize e trupit tend do ishte e vetedijshme e te kuptonte qe trupi si nje i tere eshte shume me eficent sesa cdo qelize individuale. Do te kuptonte se kjo eficense eshte rezultat i bashkepunimit te te tera qelizave dhe sjellja e tyre si nje teresi e vetme. Dhe imagjino nese do te mesonte se ka edhe qeliza te vetmuara dhe vetjake qe thjesht jetojne dhe aq. Ka shume mundesi qe do te ndjente nje deshire per ta marre edhe kete qelize fatkeqe te vetmuar brenda teresise se avancuar. Fare mire mund te ndjente keqardhje per te, madje mund te ndiente edhe ndonje detyre me mision shume te larte shpirteror per kete gje. Keto gjerat ne Planetin e Saybrookut - ose kjo Gjeja, eshte me e drejte nese perdorim njejes - ndoshta ndihet pikerisht keshtu."
    "Dhe vendosi te nderhyje me keto lindje virgjereshash, apo jo Doktor? Me duhet ta marr me shtruar ne kete aspekt. Kemi disa rregulla te forta ne kete gje, me kuptoni."
    "Nuk ka asgje te turpshme apo ofenduese ne kete gje, Drake. Ka shekuj qe ne vete kemi bere per vezet e iriqeve te detit, bleteve, bretkosave e kushedi sa te tjera, fertilizim pa nderhyrjen mashkullore. Nje prekje me nje maje gjilpere eshte e mjaftueshme ne shumicen e rasteve, ne raste te tjera me zhytje te vezes ne nje solucion te nderlikuar kriperash. Ne planetin e Saybrook-ut kjo ndodh me nje rezatim te nderlikuar energjie i cili eshte shume i kontrolluar. Eshte kjo arsyeja pse barriera energjitike arrin ta ndaloje kete gje. Nje lloj interference, nje dicka e ngjashme me nje zhurmues.
    Mund te bejne shume me teper sesa te fillojne ndarje spontane vezesh dhe ndjekjen e procesit zhvillues. Gjate ketij procesi mund te rregullojne duke nderhyre ne momente te caktuara formimin e proteinave duke i modifikuar strukturat qe formohen ne nje forme qe te permbajne karakteristikat e tyre. Ne kete menyre te sapolindurit jane disi me ndryshe sesa brezi paraardhes, kane pulla jeshile ne vend te syve, pulla qe sherbejne si organi ndjesor dhe komunikues i tere planetit. Te sapolindurit, ne kete menyre nuk jane me individe por tashme pjese perberese te teresise, te Gjese ne Planetin e Saybrook-ut. Nuk eshte pra rastesi qe kjo Gje mund te mbarse cdo lloj specie: kafshe, bime apo organizem mikroskopik."
    "Dicka shume e fuqishme," tha Drake mendueshem dhe me ze te ulet.
    "Total-potente, totipotente", tha i vendosur Weiss. "Me fuqi universale. Cdo fragment i ketij lloji eshte totipotent. Eshte vetem ceshtje kohe per nje bakter te vetem nga Planeti i Saybrook per te konvertuar te tere Token ne nje organizem te vetem! Per kete kemi prova dhe evidenca eksperimentale."

    Drake tha papritmas. "Shiko, me duket se une jam nje milioner, Doktor. A mund te me mbani nje sekret?"
    Weiss pohoi me koke i hutuar.
    "Kam marre nje suvenir te vogel nga Planeti i Saybrook-ut". Drake foli me nje qeshje trumfante. "Nje guralec i vogel, por pas publicitetit qe do te marre Planeti i Saybrook-ut nga kjo histori, duke qene se do jete planet ne karantine qe tashti e tutje, ky guraleci do jete gjithcka qe ne Toke do te kene mundesi te shohin nga i tere Planeti. Sa mendoni se do te jem ne gjendje ta shes?"
    Weiss hapi gojen i habitur. "Guralec?" Zgjati doren dhe mori ne dore objektin e vogel ngjyre gri. "Nuk duhet ta kishit bere ne asnje menyre kete gje. Eshte komplet jashte cdo rregulloreje."
    "E di. Prandaj ju thashe qe te me ruani nje sekret. Nese me jepni nje firme qe eshte dicka origjinale... cfare.. cfare keni, cfare ka ndodhur, Doktor?"
    Ne vend qe te pergjigjej, Weiss fliste nen ze dhe bente gjeste me gisht ne drejtim te guralecit. Drake u ngrit nga vendi dhe ju afrua te shihte. Ishte thjesht nje guralec... pervec se ashtu sic po e mbante ne dore Weiss, drita binte ne ate forme qe mund te dalloheshin dy pika te vogla jeshile. I pa me vemendje; ishin dy pulla te vogla me qime jeshile.

    Ndihej i shqetesuar. Ne te tere anijen kishte nje ndjesi rreziku. Ishte shume i qarte nje dyshim se ai ndodhej aty, me ta. Si ishte e mundur? Ai s'kishte bere asgje, akoma jo. Pakujdesi nga ndonje fragment tjeter nga shtepia qe kishte hyre bashke me te? E pamundur, nuk mund te mos ishte ne dijeni. Edhe nje here kontrolloi me mend te tere anijen dhe perseri nuk gjeti asgje. Ne ate moment ndjenja e dyshimit u zbeh, por nuk u zhduk. Nje nga mendje-mprehtet ishte dyshues dhe ishte shume prane te vertetes!
    Edhe sa kohe derisa te uleshin? Kaq afer dhe perseri nje bote e tere me fragmente mund te pengoheshin per te qene te plote! U fiksua mire ne cepat e telit te keputur, i trembur se mund ta gjenin, i trembur ne deshtimin e misionit te tij altruist.

    Dr.Weiss ishte mbyllur ne dhome. Kishin kohe qe kishin hyre ne Sistemin Diellor dhe vetem tre ore i ndanin nga ulja. Kishte tre ore per te marre nje vendim.
    "Guraleci" djallezor i Drakes kishte qene nje pjese e sistemit jetesor te Planetit te Saybrook-ut, por ishte i ngordhur. Kishte qene i ngordhur kur e mori ne dore dhe patjeter qe kishte ngordhur kur e hodhen ne dhomen e djegies se motorrit te anijes. Kolonite bakteriale nuk kishin pesuar ndryshime kur i kishin kontrolluar dhe ishin tere kohen nen vezhgim te rrepte.
    Nuk ishin keto cfare e shqetesonin.
    Drake e kishte marre "guralecin" gjate oreve te fundit mbi Planetin e Saybrook-ut - pas difektit te barrieres. Po sikur.. po sikur difekti te kishte qene rezultat i nje tensioni te ngadalte por te vazhdueshem mendor nga ana e Gjese ne planet? Po sikur te kishte pjese te panumerta ne pritje te difektit te barrieres? Sikur "guraleci" te mos kishte qene aq i shpejte dhe te kishte levizur pasi barriera ishte rregulluar, do te ishte i ngordhur. Do kishte qendruar atje qe Drake ta merrte me vete.
    Ishte "guralec" dhe jo cope organike. Por pse te mos ishte nje lloj tjeter i nje forme jete? Fare mire mund te ishte dicka e bere posacerisht nga organizmi planetar - nje gjallese qe pikerisht te dukej sikur ishte nje guralec i vogel, ne dukje i pademshem dhe i parrezikshem. Maskim, kamuflazh - nje maskim jashtezakonisht i thjeshte dhe i sukseshem.
    Po ndonje gjallese tjeter e maskuar... mund te kishte ndonje te tille qe te kalonte barrieren perpara se kjo te riparohej? Me ndonje forme apo ndonje pamje e cila ne mendjet e njerezve te ishte krejtesisht e zakonshme, e lexuar ne mendjet e ekipazhit nga organizmi telepatik planetar? Dicka qe i ngjante ndonje cope letre? Apo nje imitim i ndonje cepi metalik ne dorezen e ndonje dere? Si do te mund ta gjenin? Sa e mundur do te ishte te kontrollohej cdo gje ne anije - cdo mikrob ne anije?
    Pse i ishte dashur te maskohej? Per te qendruar e fshehur? Per sa kohe? Pse? Donte te mberrinte ne Toke?
    Infektimi nuk mund te frenohej nese anija shkaterrohej pasi te ishte ulur. Te paret do dorezoheshin bakteret, myqet, protozoat. Brenda me pak se nje viti, te posalindurit jo-njerezore do te vershonin kudo, me miliarda.
    Weiss mbylli syte. Ndoshta dicka e tille nuk do te ishte e keqe. Nuk do te kishte me semundje, asnje bakter nuk do te demtonte organizmin ku jetonte. Nuk do te kishte mbipopullim, hordhite e panumerta njerezore nuk do te shumoheshin ne menyra te pakontrolluara dhe do te pershtateshin ne varesi te ushqimit ne dispozicion. Nuk do te kishte me luftra, as krime, nuk do te kishte me makuteri.
    Por nuk do te kishte me as individualitet.
    Njerezimi do e gjente sigurine tek shndrrimi ne nje ingranazh i nje makine gjigande biologjike. Cdo njeri do te ishte vella me nje mikrob, apo me nje qelize melcie.
    U ngrit. Duhet te fliste patjeter me Kapiten Loring. Do nisnin raportin dhe do te hidhnin ne ere anijen, ashtu sic me pare kishte bere Saybrook.
    U ul perseri. Saybrook kishte prova, te pakundershtueshme. Ai vete kishte vetem nje fantazi ne mendjen e tij te terrorizuar nga dy pika jeshile ne nje cope gur. Te vriste me teper sesa 200 veta? Prej nje dyshimi te zbehte dhe te pavertetuar?
    I duhej te mendohej.

    Kishte filluar te shqetesohej. Pse po priste kaq gjate? Duhet te fillonte, t'i uronte mireseardhjen atyre qe ishin ketu. Ne kete moment!
    Por nje pjese tjeter e qenies brenda tij, me e qete dhe me racionale e ndaloi. Ata te vegjlit qe shumezoheshin e shumezoheshin ne erresire do ndryshonin brenda 15 minutash dhe mendje-mprehtit i ruanin gjate tere kohes. Edhe kur te ishin nje kilometer larg siperfaqes, prape do te ishte shume heret. Do e shperthenin anijen perpara se te uleshin.
    Do te priste. Derisa te hapeshin dyert dhe ajri i planetit te perzihej me ate te anijes, me miliona e milarda te vegjel qe shumoheshin. Me mire t'i uronte atyre mireseardhjen dhe le te ishin ata qe do te shperndanin mesazhin me tej.
    Atehere po. Nje bote tjeter e organizuar, e kompletuar!
    Ndejti ne pritje. Zhurma e motorreve degjohej e forte nderkohe qe frenonte anijen gjate uljes derisa u ndje nje tronditje e lehte kur kembet preken siperfaqen.
    Gezimi i mendje-mprehteve i vershoi mbi sense dhe ai iu pergjigj me mendimet e tij te lumtura. Shume shpejt edhe ata do te mund te merrnin dhe jo vetem te jepnin. Jo tamam keta fragmente, por fragmente te tjere, ata qe do te rriteshin nga ai lloji tjeter i mendje-mprehteve, ai lloji qe mund te prodhonte jete.
    Dera ishte gati duke u hapur --
    Dhe te tera mendimet pushuan.

    Xheri Thorn mendoi 'Hej dreq, po tashti cfare ka?'
    Iu kthye Kapiten Loringut. "Me fal. Ka dicka qe nuk shkon me energjine. Dera nuk hapet."
    "Je i sigurt? Dritat jane te tera ne rregull."
    "Po zoteri. Jemi duke kontrolluar."
    U largua dhe ju afrua Roger Olden tek kutia shperndarese e deres atmosferike. "Cfare ka ndodhur?"
    "Po nuk me le te qete nuk kam per ta kuptuar?" Olden ishte vertet i perqendruar ne pune. Pas pak minutash u kthye dhe tha. "Per nder te kapitenit, ka nje shkeputje nja 25 cm ne daljen e linjes me 35 Amper."
    "Si? Eshte e pamundur. Si ka mundesi?"
    Oldeni mbante ne dore copat e keputura te telit.
    Doktor Weiss u afrua. Dukej disi i perhumbur dhe vinte pak era konjak.
    "Cfare ka ndodhur?"
    I treguan cfare kishin zbuluar. Ne fund te kutise ishte dhe copa qe mungonte e telit. Weiss u perkul te shihte me mire. Nje objekt i zi dhe i stergjatur mund te shihej nese vezhgohej me kujdes. Zgjati doren dhe e preku, cepi u shkermoq duke i lene nje shenje te zeze mbi gishta. E fshiu dhe nderkohe mendjen e kishte diku tjeter.
    Mund te kishte patur ndonje dicka tjeter ne vend te telit qe mungonte. Dicka qe mund te ishte e gjalle dhe vetem dukej si tel por ndoshta nuk ishte tel. Dhe mund te ishte dicka qe nxehej, ngordhte dhe karbonizohej menjehere ne momentin e leshimit te energjise elektrike per hapjen e deres.
    "Si eshte gjendja e baktereve?", u kthye dhe pyeti.
    Nje anetar i ekipazhit iku te interesohej dhe u kthye perseri ne me pak se nje minute. "Gjithcka eshte normale, Doktor."
    Nderkohe telat e keputur u rilidhen dhe dera u hap. Doktor Weiss beri disa hapa dhe doli jashte, ne boten anarkike jetesore qe e kishte emrin Toke.
    "Anarki." Filloi te qeshte me nje ton agresiv dhe te eger. "Dhe keshtu do vazhdoje te jete!"


    * * * FUND * * *
     
    Aki likes this.
  5. Eléonoré

    Eléonoré Valoris scriptorum


    Jo vetem qe nuk mund te marr pare nese e shes por edhe sikur te jap pare per t'a hequr qafe askush nuk do te vinte duart mbi kete makine mendoi nje burre i lodhur dhe deziluzionuar nga jeta ndersa zbriste nga makina. Beri ta kycte deren pastaj mori vendimin t'a linte hapur duke menduar qe pankarta e vene mbi makine do te zbrapste hajdutet. Ne pankarte ishte shkruar «Nuk do te keni asnje leverdi nese e vidhni. Eshte cope e cike».
    U habit te nesermen ne mengjes kur ne vend te makines gjeti nje pankarte tjeter. «Mos ki merak! Jam mekanik i mire.

    Eleonore
     
  6. Eléonoré

    Eléonoré Valoris scriptorum




    You did! Do not let them into your house! Do not feel sorry for them! Do not like them!

    Eleonore
     
  7. topepicgames

    topepicgames Primus registratum

    interesante
     

Shpërndajeni këtë faqe